Letër “drejtuar” Covid-19 & personave – akterëve ndërkombëtarë

Opinione

Letër “drejtuar” Covid-19 & personave – akterëve ndërkombëtarë

Nga: Sabahate Byci Më: 5 korrik 2021 Në ora: 09:50
Sabahate Byci

Delegatëve evropian, misionarëve intelektual - senzacional

Shumë i tepruari vizitor invaziv, i pa mëshirshëm si dhe arrogant, kriminel, shkatërrues, brutal dhe vdekjeprurës i të gjitha kohërave të njerëzimit të këtij rruzulli tokësor, si kurrë më parë COVID-19 si dhe ti pandemi rafinuese shumë herë dhe qëllimisht përtej masës, me mos respektim të së drejtës ekzistenciale balancuese dhe lojale - jo njëlloj për të gjithë njerëzimin kudo në botë!

COVID-19 i poshtër dhe kreten;

-Me një vetëdije dhe përgjegjësi të plotë dua të te them se me apo pa qëllim (këtë vetëm ti e din!) - erdhe e hyre në shpirtrat, përkatësisht në trupat pa dallim moshe të njerëzimit, çdo kund dhe kudo, në çdo cep të botës, aq brutal me metodat tuaja të brishta dhe shkatërrove shumë zemra, mushkëri e një mori organesh vitale të shumicës së qenieve njerëzore dhe jo vetëm.

Por për fat të mirë, mu ashtu siç e ka jeta sipas ligjit t’natyres, falë zotit, çdo fillim e ka edhe një mbarim dhe anasjelltas çdo mbarim e ka një fillim.

Ti COVID-19 armik fantom, në formë invazive erdhe e hyre tek ne, në urnën e shumicës sonë dhe pa asnjë grimë mëshirë na shkatërrove, por ja që edhe ty e pandemisë sate doni a s’doni, po iu vjen fundi dhe njerëzimit pas një kohe të gjatë izolimi, e karantinimi ngadalë, por me hapa të sigurt pas një mundimi të gjatë, iu ndez dhe ditë për ditë e më shumë po i ndizet drita e gjelbër në mënyrë që si përherë t’i gëzoi lëvizjet e lira ideale me një formë shëndeti optimal.

Shih për këtë eksplicit e kam një dëshirë te i madhi zoti që kjo letër e imja në të vërtetë drejtuar n’përgjithësi infektimit dmth. pandemisë, por me një formë aluzioni metaforik (shiko shkronjat fillestare t’zbërthyera metaforikisht), të hasë në mirëkuptim tek personat e zhanrit politik, përkatësisht tek personat funksional e kredibil, fenomenal e bravoroz si dhe identik konform kësaj metafore të zbërthimit në fjalë, si më lartë cekur, në mënyrë që të njëjtit bashkërisht e ndërmjet veti të konsultohen dhe bllokadat me karakter politik të lëvizjeve të lira drejtë Shteteve të Bashkuara të Evropës, e veçanërisht bllokada e lëvizjes së lirë e popullit tonë shqiptar të vendlindjes sime të bukur e të dashur-Republikës sonë Kosovës, dhe „infektimet“ politike sa më parë që të jetë e mundur t’i imunizohen me të ashtuquajturin Imfung; „EU-27 LIBERTA FALIKO-21“ (se nacionet e minoriteteve në Kosovë vetëm i kanë në posedim pasaportat për lëvizje të lira nga etnitetet e tyre) përderisa shqiptarëve të Kosovës nuk iu lejohen pasaportat e shtetit amë pra të Shqipërisë.

E në mënyrë që çdo ripërsëritje recidive me kësi lloj “infektimesh pandemike” politike të bllokohen dhe me në fund të eliminohen, me qëllim që lëvizjet e lira dhe eksplicit lëvizjet e Shqiptarëve të Republikës sonë Kosovës, të dalin nga “karantina apo izolimi politik” pra ashtu si themi ne në qytetin tim të lindjes në Gjakovë DUHET që;

-“Të bëhet një rrugë e dy punë”

Dhe një herë e përgjithmonë, në emër të shërimit rehabilitues, largimit dhe eliminimit të COVID-19 t’ ia mveshim edhe infektimin më ç’njerëzor ndalimin e lëvizjes së lirë, sipas meje anomali në këtë kohë civilizimi të shekullit 21, me pretekst që edhe populli i ynë shqiptar në Kosovë edhe me tutje të mos mbetet i izoluar në karantinën politike sa i përket lëvizjes së lirë.

Por, fatkeqësisht lëvizja e lirë e popullit në Vendlindjen time, vështruar nga aspekti politik po vuan nga shumë ideologjitë e “qëndrimeve infektive afatgjate politike“ të disa shteteve të cilat këtë herë me rastin e izolimit e karantinimit të imponuar nga COVID-19 besoj se edhe ata vet e kanë provuar dhe ndoshta ende edhe po e provojnë se çfarë do të thotë të mos kesh të drejtë të lëvizësh i lirë.

Por edhe diçka dua të cekë se përveç skepticizmit prezent, me plot fuqi optimiste vetes ia jap të drejtën që të shpresoj se infeksioni COVID-19 sa do që ishte shkatërrues e atu-këtu e kudo ende edhe është, mu ashtu sikurse erdhi, në formë rapide dhe si uragan, ashtu edhe do të shkoi, do ta thejë qafen, do të zhduket dhe me ndihmën e ZotitT do të tretet bashkë me të gjitha infektimet pandemike poashtu edhe me bllokadën e lëvizjeve të lira për popullin tonë të lashtë dardan-iliro-shqiptar të vendlindjes sime Republikës sonë Kosovës, pra bashkë me COVID-19 shpresoj të zhduken të gjitha qëndrimet e vendimet absurde në mënyrë që Shtetet e BE-janë (disa prej tyre) sipas Aspektit psikologjik të „mos izoloni për tu mos vetizoluar“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat