Matthew Palmer mos insisto për Asociacionin serb

Opinione

Matthew Palmer mos insisto për Asociacionin serb

Nga: Luz Tomaj Më: 5 korrik 2021 Në ora: 19:29
Matthew Palmer

Z. Palmer, Kosova, por edhe mbarë populli shqiptar, është aleati më i përkushtuar i Amerikës. Amerikën e shiqon si shtet gjigant, djep i kulturës dhe demokracisë, shtet në politikën e të cilit, drejtësia është element i pashmangëshëm i politikës dhe diplomacisë.

2. Përjashtim, nga principet e politikës së Amerikës bëri z. R. Grenell. Mos e bëjë edhe ti të njëjtën. Fakti se, personalisht, je në lidhje të drejtëpërdrejtë miqësore me Serbinë, ndërgjegjia duhet ta imponoj, që të tërhiqesh nga posti i ndërmjetësuesit në mes Serbisë dhe Kosovës. Qysh më parë, përmes Departmentit të Shtetit, me E-mail, ta dërgova një artikull, me titull se: Serbia historikisht u përpoq me i zhduk shqiptarët. Sot, ia dërgova DASH-it dhe UE, artikullin e botuar në Bota sot, në të cilin kërkova që, nga posti i ndërmjetësuesve të tërhiqesh ti dhe z. Lajçak, nga se u shmangeni drejtësisë.

3. SHBA dhe UE, më në fund, duhet të kuptojnë se, Serbia e shfrytëzon tolerancën e juaj por edhe dobësit e funksionimit të shtetit të Kosovës, në të kaluarën. Mjaft më. Kosova duhet të mësohet se, kur do thotë PO apo JO dhe ato ti mbështet me argumente, të flas me gjuhën e argumenteve. Së paku, SHBA-të, e kuptojnë gjuhën e argumenteve. Këtë e them, me plotë përgjegjësi si shtetas dhe njohës i rrjedhave politike të këtij shteti.

4. Është koha që të kuptohet se, Serbia nuk gjenë gjuhë të përbashkët me asnjë nga shtetet e ish Jugosllavisë. Shikoni çka ndodh në Bosnjë, në Mal të Zi dhe në Kosovë. Sa ka serbë në Kosovë, po e them globalisht, aq ka shqiptarë në Serbi, të cilët, asnjë tekst shkollor nuk mund ta botojnë pa lejen e qeverisë. A iu shkon mendja se, në bazë të rrethanave historike, edhe serbët duhet ta ndajnë fatin e minoritetit, si shumë popuj tjerë. Po më shkon mendja kur, në SHBA, e shkrova një artikull se, përveç tjerash, aty ku ndodhet edhe një i vetem serb, duhet të quhet Serbi. Jo, jo. Nëse askush tjeter, SHBA-të e kuptojn dhe duhet ta kuptojn politikën ekstremiste serbe.

5. Z. Palmer, kujdes të lutem, tregohu si amerikan. Përmes faqeve zyrtare e kontaktoi edhe Shtëpinë e Bardhë edhe DASH-in. Në vazhdim, ndoshta do insistoj edhe për largimin tënd nga DASH-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat