Zoti President Macron - “Saktësisht njëjtë...”

Opinione

Zoti President Macron - “Saktësisht njëjtë...”

Nga: Prof. Dr. Zija Lleshi Më: 7 korrik 2021 Në ora: 15:24
Prof. Dr. Zija Lleshi

Takimi i Kryeministrit Kosovës Albin Kurtit që u zhvillua me ftesën e Presidentit Emmanuel Macron para disa dite në Pallatin Elisey në Paris, shiquar jo vetëm nga pikënisja dhe perspektiva e disa dekadave më parë por edhe nga momenti aktual dhe rëndësia e saj, mund të quhet historik, për atë do të flitet shpesh, dhe ai do të lërë gjurmë të gjatë në zhvillimet politike në Kosovën e pas ҫlirimit, të cilën faktikisht Serbia më parë e eksploatonte si koloni. Për kolonizimin e Kosovës dëshmojnë shumë dokumente historike jo vetëm të autorëve shqiptarë por edhe të shumë autorëve serbë (Gjorgje Krstiq, Mlovan Obradoviq, Anton Melik, Vasa Ҫubriloviq, Revista “Letopis matice srpske” viti 1925, etj., etj.)

Sado që kanë diskutuar edhe pika tjera, nga aspekti i politikës ndërkombëtare për Francën në këtë takim ka qenë me rëndësi kryesore përgjigjëja në pyetjën që Presidenti Macron ia kishte përgaditur dhe ia parashtroi Kryeministrit Kurti: ” Ҫfarë mund t´í jepni Serbisë në këmbim të njohjës ?”. Si duket ky ishte edhe motivi kryesor i ftesës për vizitë të kryeministrit Kurti nga ana e Presidentit Macron. Edhepse Franca përpiqet të tregohet disi neutrale në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe eventualisht si ndërmjetësues i tillë neutral, me këtë pyetje Presidenti Macron ka dashur të tregoj se ai nënkupton se Kosova kinse duheka t´i jep “diҫka” Serbisë dhe se ai është kurreshtar ta dijë se ҫfarë është ajo. Kjo pyetje ndërlidhet me deklaratën e Presidentit Vuҫiq: “Nuk mundet Kosova të merr të gjitha, kurse Serbia asgjë”, e cila nënkupton se edhe Serbia kinse duheka të merr ”diҫka” si ҫmim shtesë dhe kompenzim për dekolonizim dhe shtetësi e pavarësi. Me atë pyetje të tillë, Presidenti Macron tregon se nuk është krejtësisht neutral, por është i rreshtuar dhe në pozita që përputhen me pozitat e Presidentit Vuҫiq, dhe se vetë pyetja është vazhdimësi e logjikës dhe qëndrimit të presidentit Serbisë, e konform edhe me miqësinë dhe lidhjet e vjetra të Francës me Serbinë. Faktikisht Vuҫiqi kurrë nuk ka treguar se ҫfarë dhe sa janë ato “të gjitha”. Po sa na qenkan ato “ të gjitha”? Ҫka nënkupton ai me ato? A kanë emër ato “të gjitha” dhe si i emërton Vuҫiqi ato? Duhet të tregojë ato “të gjitha” që të mund të “dimensionohet” më lehtë e më saktë ajo pjesë tjetër që ai e quan “asgjë”, edhepse Serbia, në anën tjetër, shikuar faktikisht dhe realisht nga prizma nga e cila zbërthehen shumë më mirë e më detalisht ҫështjet nuk ka mbetur krejtësisht pa“asgjë”, por dënimet e zyrtarëve të lartë të saj politikë dhe ushtarakë janë treguar krejtësisht të pa mjaftueshme e jashtëzakonisht të vogëla që ajo të pëballet me të “gjithën” e të kaluarën e saj gjenocidale ndaj shqiptarëve në Kosovë, që duke falenderuar USA dhe intervenimit të NATO-s të, cilën e udhëhiqëte gjeneral Wesley Clarck, shpëtuan nga katastrofa definitive.

Të kompenzohet Serbia për agresionin gjenocidal nacionalfashist që i kishin shkaktuar shqiptarëve në Kosovë në luftën e tyre antikoloniale, këtë asnjë mendje e shëndosh nuk mund ta kuptoj. Këtë ide vetëm logjika e kolonizatorit më të egër e më barbar e më brutal mund ta mendoj.

Ҫmimin jashtëzakonisht të shtrenjët të lirisë, të ҫlirimit dhe të dekolonizimit që Sebia ta njohëka Kosovën si shtet, e ka paguar Kosova në aspektin material me eksploatimin njëqind e më shumë vjeҫarë të resurseve të tokës pjellore, resurseve ujore dhe atyre nëntokësore të xehërores “Trepҫa”, për të cilat Serbia Kosovën e trajtonte si “Afrikë e Bardhë”, kurse tmerrrshëm akoma më shtrenjët në aspektin njerëzor nëpërmjet viktimave dhe vrasjeve të panumërta nga agresioni gjenocidal i nacionalfashizmit serb dhe dëbimi i përgjakshëm e me dhunë i gjysës së popullatës autoktone nga trevat stërgjyshore në Kosovë, si rast unikat në botë i vendeve në luftën e tyre për ҫlirim dhe dekolonizim. Prandaj Kosova nuk i ka asgjë borxh Serbisë së sotit, dikur vetëm si “Pashalluk i Beogradit”, por është Serbia ajo që i ka borxh Kosovës.

Tërë problemi rreth njohjës së Kosovës nga ana e Serbisë duket sot si një skenar i ngjashëm me atë të luftës parë botërore. Edhe atëherë, ndonëse Serbia ishte ndezëse e luftës, ajo nuk u dënua por përfitoi nga ajo politikë dhe taktikë dhe u shpërblye me dy krahina: Vojvodinën në veri, dhe Kosovën në jug, të cilat rezultuan si viktima të përgjakshme. Në atë zgjidhëje Serbinë e ka ndihmuar Rusia që të ketë ndikim të madh në Ballkan, dhe poashtu e ka ndihmuar edhe Franca si aleate tematike e nevojëtare për hesapet e veta kryesisht lidhur me problemet e veta kufitare me Gjermaninë, e cila e konsideronte vetën të dëmtuar nga Franca.

Sot, nga një distancë tjetër kohore, Serbia, edhepse ndezëse e luftërave të fundit të përgjakshme në Ballkan, dëshiron përsëri të del përfituese nga këto luftëra me Srpska Republika, në Bosne e Hercegovinë, dhe pretendon me “diҫka” nga Kosova e ҫliruar dhe e dekolonizuar. Franca edhe kësaj radhe përpiqet të luan rol në zhvillimet e ngjarjeve, prej nga buron edhe pyetja e Presidentit Macron, që përgjigjëja e saj në fakt, për Francën me përvojë historike, nuk është e pa vetëkuptueshme: “Exactement le même.…”, Monsieur Macron. Pra, “Saktësisht njëjtë...”, ҫfarë shteti i Algjerisë i ka dhënur Francës pas dekolonizimit gadi 130 vjeҫar kur është tërhequr nga Algjeria e okupuar.

Disa muaj më parë Presidenti i Francës, z. Macron, i nderoi katër të rinjë algjerian duke i ftuar për vizitë në rezidencën e tij dhe u tha me pendim të sinqerët dhe në formë vetëkritike të thellë e si kërkimfalje: “Ushtarët françez iu vranë gjyshëritë e juaj” (“Les soldats français ont tué vos grands-pères”), ҫfarë mund të thot vetëm një president vigan, deklaratë kjo që u përkrah fuqishëm dhe zgjoi shumë emocione në botë. U tha më tutje dhe e pranoi poashtu para tërë botës nipërve të algjerianëve të vrarë, që ishin luftarë të lirisë e të çlirimit, se ushtarët françez i kanë vrarë luftarët e lirisë e të çlirimit (“Les soldats français ont tué des combattants de la liberté et de la libération”) të Algjerisë që atëherë dekolonizohej.

Ky ishte një veprim bravuroz me të cilin Ju për botën shkruat histori, Monsieur Macron. Dhe, për më tepër, me atë trajtim të dekolonizimit, në këtë moment u bëtë edhe Ju vetë histori, Monsieur Macron. Sot në shembullin e juaj, dhe në shembullin dikur të ish presidentit de Gaulle, të këtij kollosi të historisë botërore që ka lërë trashëgimi vizionin e dekolonizimin të cilin Ju e ndjekni, duhet të marrin leksion të gjithë kolonizatorët në botë dhe kushdo tjetër që është për paqë, barazi e luftar për liri dhe ҫlirim.

Ishte ky mesazh i fuqishëm nga distanca në kuptimin e qartë diplomatik se Franca respekton miqësitë e vjetëra por në këtë moment të ri historik nuk ka mundësi të bëjë për ata të tjerët diҫka më tepër, dhe mos ta bezdisin e të ia trokasin derrën duke kërkuar me kokëfortësi e paturpësi përkrahje dhe” mëshirë” për rikolonizime, që ishte një dush shumë i ftofët për Serbinë, të cilën sigurisht duhej ta ketë dëshpruar pa masë, meqë Serbia e ka llogaritur Francen si mbështetëse e sigurtë dhe kryesore të vedit, në bazë të miqësive të vjetëra që nga lufta e parë botërore e këndej.

Me atë pyetje që e parashtroi fitohen ashtu disi dy mazhe të ndryshme për Presidentin Macron. Imazhi i parë real është konsekuent dhe i bazuar në gjurmët parimore të humanistit dhe kollosit botëror në politikën ndërkombëtare, ish presidentit de Gaulle, që mbetët i famshëm kur është fjala për vizionin në shembullin vetanak të dekolonizimit të Algjerisë nga Franca, dhe imazhi i dytë imagjinar fitohet në shembullin e kondicionuar të tjetërit, jo vetanak, dhe jo në të njëjtën vijë, kur është ҫështja e dekolonizimt të Kosovës nga Serbia.

Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, si kryeministër i një shteti të vogël e si mysafir i Francës, i një shteti të madh e të fuqishëm që ka pasë ndikime vendimtare në historinë e njerëzimit, me gjuhën e urët, diplomatike, fjalëpak e të matur e miqësore, ҫfarë e determinon pozita e mysafirit, në mënyrë të prerë dhe të hapet i rikujtoi z. Macron historinë dhe të kaluarën dhe i tha se ajo politikë dhe taktikë e dhënjës Serbisë, e cila kurrë nuk është e kënaqur, duhet të merr fund dhe të ndërpritet. Ishte kjo përgjigje inventive dhe më se e arsyeshme si dhe e guximshme drejtuar bashkarisht dy palëve (Francës dhe Serbisë), ashtu siҫ nënkuptohej se ishte edhe pyetja indirekt e përbashkët nga të dy palët.

Nga Franca e sotit, në epokën e dekolonizimit, pritet të jetë një tjetër dhe me shembullin dhe rolin e shkëlqyeshëm vetanak të dekolonizimit të ndihmojë Serbinë që të përballet me të kaluarën e vetë gjenocidale dhe kolonizatore. Serbia sot kërcnon e armatosët për avantura të reja (ri)okupuese e (ri)kolonizuese dhe gjenocidale. Ekspansionizmi, përfitimet, eksploatimet, grabitjet të tjerëve, pasurimi i dhunëshëm nga luftërat e përgjakshme të cilat vetë i iniconte, kjo politikë dhe taktikë e Serbisë është nostalgjia e përherëshme e saj dhe njëherit kërcnimi permanent i Serbisë për paqën në Ballkan dhe në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat