Ajo që bën Kryeministri aktual i Shqipërisë Edi Rama në favor të Serbisë dhe kundër interesave të kombit të tij është e tmerrshme!

Opinione

Ajo që bën Kryeministri aktual i Shqipërisë Edi Rama në favor të Serbisë dhe kundër interesave të kombit të tij është e tmerrshme!

Nga: Adem Bytyqi Më: 9 korrik 2021 Në ora: 12:28
Adem Bytyqi

Ky politikan shqiptar për inati pse Evropa nuk po e pranon Shqipërinë e Edi Ramës në gjirin e saj pa i plotësuar standardet evropiane, e ka zgjedhur një rrugë shumë të gabuar për Shqipërinë dhe shqiptarët e në të mirën e shtetit të Serbisë dhe popullit serb.

Për ata që e kanë kuptuar drejt fjalimin e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në takimin e Prespës të 6 (gjashtë) vendeve Ballkanike me 2 korrik 2021, Edi Rama, i shpalli në një mënyrë luftë Evropës, duke i thanë se nuk është Evropa ajo që mund të na thotë se si mund të organizohemi ne shtetet e Ballkanit edhe jashtë standardeve dhe jashtë parametrave të politikës së integrimeve evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Rama e kishte fjalën për institucionalizimin e njëfarë "Minishengenit Ballkanik" për bashkëpunim ekonomik dhe forma tjera të bashkëpunimit ndërmjet shteteve të Ballkanit, pa e ditur se ky Minishengen është në interesin më shumë të Serbisë se sa të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Rama duhet ta dijë se integrimi i Shqipërisë në BE është interes madhor, prandaj turrja në përqafimin e politikave tjera së bashku me Serbinë është kundër produktive sa u përket interesave madhore të shtetit shqiptar dhe shqiptarëve kudo që gjenden ata.

Këtë më se miri e ka dëshmuar historia e marrëdhënieve jo të mira në mes këtyre dy shteteve, prandaj nuk e shoh edhe aq të nevojshme për argumente shtesë.

Edi Rama do të duhej ta dinte se Serbia, asnjëherë historikisht nuk ka hyrë në marrëdhënie diplomatike, ekonomike apo të tjera me Shqipërinë, pa përfituar nga këto marrëdhënie nga Shqipëria, qoftë territore, qoftë ekonomikisht, kjo politikë e Serbisë në raport me shqiptarët nuk ka ndryshuar absolutisht dhe vazhdon të mbetet po ajo e njëjta.

Edi Rama para se ta zgjedh një rrugë qorre dhe politikë sterile sa i përket interesave të vërteta të popullit shqiptar për të hyrë në raporte aq të thella dhe absurde me Serbinë kundër interesave të popullit të vet, do të duhej ta dinte se Serbia e ka në krah Rusinë, prandaj edhe pretendon Evropën dhe mbajtjen e lidhjeve me Rusinë, Shqipëria jashtë Evropës vetizolohet dhe nuk e ka as edhe një interes të vetëm t'i bashkohet politikës së bashkëpunimit serbo ‐ rus. Duke e lënë Evropën aty ku e ka vendin historikisht dhe vërtetë mund të prospërijë dhe zhvillohet me shpejtësi.

Madje është vështirë për ta kuptuar Kryeministrin aktual të Shqipërisë Edi Ramën, se si ka mundur t’ua hap kufijtë e shtetit shqiptar, shtetasve serb për tu freskuar në bregdetin shqiptar, përderisa Serbia akoma jo vetëm që nuk ka kërkuar falje për gjenocidin dhe krimet më makabre të shtetit serb kundër popullatës civile shqiptare të Kosovës në luftën e fundit, por presidenti aktual i Serbisë Aleksandër Vuçiq, miku i ngushtë i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, vazhdon t'i mohojë gjenocidin dhe krimet lufte kundër shqiptarëve të Kosovës para syve të Evropës dhe bashkësisë ndërkombëtare edhe pse këto të dyja janë në dijeni për këto krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës nga shteti serb- Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat