Demokratura e masave dhe disiplinimi i ish-ëve

Opinione

Demokratura e masave dhe disiplinimi i ish-ëve

Nga: Hisen Berisha Më: 9 korrik 2021 Në ora: 12:40
Hisen Berisha

Për më se 20 vite në fjalorin politik të pushtetarëve por dhe analistëve e mediave kemi dëgjuar sloganin “Sundimi i Ligjit” që është parimi bazë i demokracisë për stabilitet politik, social dhe ekonomik. Kjo doktrineë qeverisëse erdhi si support nga prania ndërkombëtare në trajten e protektoratit. Po ashtu parim krucial për të vendosur drejtësi dhe paqe është “Parimi i Ligjshmërisë”, si parim bazë i demokracisë juridike. Këto parime demokratike marrin kuptim kur i nënshtrohen mekanizmave të kontrollit të demokracisë siç janë: ZKA, KMLDNJ, OMBUDSPERSON, etj.

Ndërsa pas zgjedhjeve të viti 2019, përkatësisht 2021, ky parim dhe këto mekanizma nuk janë në rolin e tyre. 

Ndërsa që janë zëvendësuar me masat qeveritare dhe politike si mekanizma eksplicit të regjimeve autokratike, që po implementohen nga programi qeverisës i koalicionit LVV, GUXO dhe Alternativa. 

Kështu po tregohen dhëmbët e pushtetit autokratik.

Kjo frymë qeverisëse pa asnjë dilemë tregon finesat e regjimeve diktatoriale, të mveshur me fasadën e demokracisë që dominon Evropën.

Këto ditë në vendin tonë ka një valë arrestimesh spektakolarë, të cilën Policia e Kosovës duket se e ka kthyer në standard operativ veprimi.

Nëse i shohim nga prizmi politik, atëherë të krijohet përshtypja se këto arrestime janë presion diciplinues ndaj, Ish-ëve duke ju ofruar ombrellë për ti vënë në shërbim. 

Mësimiet e nxjerra nga këto masa të përcjella me veprime shtetërore policore, nuk përkojnë me parimet bazë të demokracisë dhe ligjshmërisë. Por, me gjuhën e ligjit duhet vënë pikën mbi i-në e krimit të çfarëdo natyre në Kosovë.

Në KS kanë mbete mësuesit, doktorët, policet, ushtarët dhe administrata, tjerët kanë ikur ose po ikin! 

Prandaj nënshtrimi i tyre hierarkik është praktikë që ua imponon edhe vet edukimi profesional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat