Kur reagohet ndaj deklaratave të ambasadorit amerikan në Kosovë, duhet të tregohemi më të kujdesshëm

Opinione

Kur reagohet ndaj deklaratave të ambasadorit amerikan në Kosovë, duhet të tregohemi më të kujdesshëm

Nga: Adem Bytyçi Më: 11 korrik 2021 Në ora: 10:54
Adem Bytyçi

Këto ditë ambasadori amerikan në Kosovë, e gjykojë si të ngutshëm shkarkimin e disa bordeve nga Qeveria aktuale Kurti.

I menjëhershëm ishte reagimi i Dugollit të VV-së, kundër pronocimit të ambasadorit amerikan lidhur me shkarkimin e bordeve nga Qeveria aktuale Kurti.

Dukolli, i tha ambasadorit amerikan, se Kosova është shtet sovran dhe deputetët vendosin për shumë qështje të cilat sipas tij janë në interesin e Kosovës.

Reagimi i Dugollit, ndaj pronocimit të ambasadorit amerikan për ata që e dijnë shkallën e sovranitetit të shtetit të Kosovës, si dhe kontributin e SHBA-së, në lirinë e qytetarëve të Kosovës dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës, reagimin e z.Dugollit të VV-së, ndaj prononcimit të z.ambasador amarikan do ta vlerësonin jo vetëm si të nxituar dhe të pabalancuar, por edhe  si shumë të papërgjegjëshme politikisht.

Është pakësa e vështirë për ta kuptuar reagimin e z.Dugolli ndaj prononcimit të z. ambasador amerikan, lidhur me vrejtjen e tij për shkarkimin e bordeve nga Qeveria aktuale Kurti, pasi që vetë z .Dugolli e di se, pa përkrahjen e SHBA-ve, jo vetëm Kosova nuk do të ishte këtu ku është tani, por edhe një milon shqiptarët e Kosovës të dëbuar me dhunë  dhe terror nga ushtria dhe policia e regjimit gjakatar, gjenocidal dhe mizor të Millosheviqit, kurrë nuk do të ishin kthyer në trojet e tyre autoktone.

Kur janë në pyetje raportet me SHBA, subjektet politike, politikanët e Kosovës dhe të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës duhet të tregohen shumë të përgjegjëshme dhe tepër të vëmendshme në thellimin dhe ruajtjen e këtyre raportëve, e jo lëndimin e tyre, sepse pa përkrahjen e Amerikës dhe shteteve tjera mike të Kosovës, Kosova do ta kishte një fat tragjik dhe popullata shumicë shqiptare e Kosovës gati do t'a kishte të pamundur ta gëzonte lirinë të cilën e gëzon sot...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat