Epoka e servileve pulenteve dhe njerëzve të pa karaktereve!

Opinione

Epoka e servileve pulenteve dhe njerëzve të pa karaktereve!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 11 korrik 2021 Në ora: 18:13
Ismail Muqiqi

Në kohën në të cilën po jetojmë është vështirë për njeriun normal dhe të sinqertë, i cili ka integritet dhe beson se ende në mesin e shoqërisë ka mbetur ndonjë vlerë njerëzore.

Njerëzit e luhatshëm me pak karakter ose fare pa te janë shndërruar në figura të objekteve manipulante të cilët karakterin dhe dinjitetin e tyre e luhatin sa here që ju afrohet ndonjë interes sado i vogël dhe i thjeshtë të jetë. Është e dhimbshme kur njeriu gjatë punës dhe jetës në mesin ku jeton nga distanca i sheh shokët e dikurshëm të cilët shefit apo drejtorit i rrinin gaditun duke ja vendosur mbi kraharor edhe gjybën vetëm e vetëm për tu ju afruar sa më ngatë me një fjalë për të përfituar ndonjë benificion apo për ta vazhduar kontratën e punës e cila gjithmonë ishte problematike për të vazhduar punën për shkak të mungesës të kualifikimit i cili kërkohej me ligj.

Njerëzit e tillë po vazhdojnë të jetojnë edhe tani duke u shndërruar në pulent dhe lakmitar përkatësisht në servilë ndaj pushtetit, ndaj biznesmenit, ndaj komandantit ndaj spekulantit, ndaj fajdexhis i cili pa mëshirshëm ja fikë derën familjes apo hallexhis.

Mjerisht epoka në të cilën po jetojmë është shndërruar në antivlerë në të cilën paraja e këtyre personaliteteve të cilët nuk dinë dhe nuk kanë të ngopur janë krijuar në personalitete ku jetojnë dhe punojnë me ndihmën dhe përkrahjen fallco të njerëzve pa vlerë dhe pa karakter. Sot njerëzve të cilëve u ke ndihmuar edhe pse nuk e kanë merituar janë të gatshëm të harrojnë qdo të mirë për kohën kur kishin vështirësi.

Është mjerim dhe turp për njerëzit të cilët paraqiten pa u skuqur me nga tri fytyra vetëm e vetëm për tu imponuar se ende kanë ndonjë vlerë. Mendojë se problemi dhe diagnoza patologjike e shoqërisë Shqiptare është shndërruar në sëmundje të pa shërueshme e kjo është.. Degradimi i karakterit dhe integritetit të njeriut. Ruana Zot prej njerëzve të këtillë. Sa më shumë po i njohë njerëzit e kohës së tanishme aq më shumë po më kthehet nostalgjia tek baballarët dhe gjyshërit e odave dhe kullave të burrave të cilët edhe pse pa shkollë dhe arsimim për kohën kanë mbetur legjenda të fjalës dhe besës dhe asnjëherë nuk e kanë harruar të mirën që shoku komshiu apo miku u ka ndihmuar. Në fund me duhet të theksojë me zhgënjim se kjo është koha e maskarenjve...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat