Partia/Qeveria me mendësi mbishtet

Opinione

Partia/Qeveria me mendësi mbishtet

Nga: Hisen Berisha Më: 13 korrik 2021 Në ora: 13:24
Hisen Berisha

(Raportimi para Kuvendit të Kosovës, pas çdo zhvillimi determinues politik në bisedimet ndërkombëtare me Serbinë është obligim i sanksionuar me Rezolutë nga vet legjislativi)

Sikur të ishte një fitore plebishitare përtej votës së thjeshtë mbi 50%, shqetësimi shtrohet se cila do të ishte forma e qeverisjes?! 

Pasiguria nga kompleksi i mungesës së vlerave dhe meritokracisë asocion se me automatizëm, do të kishim ndërrim të formës së regjimit nga demokraci në demokratur që në gjuhën totalitare kualifikohet si "diktatura e proletariatit". Ka një dallim në kontekst të masave popullore se nuk mund të cilësohet "llum proletariat". 

Kemi të bëjmë me lëvizje të disiplinuar të "debatikase" që funksionon brenda harkut të mbyllur ideologjik. 

Kjo nuk është siç po cilësohet "arrogancë e numrave" por është pasoj e "para politikës" si doktrinë udhëheqëse. 

Raportimi para Kuvendit të Kosovës, pas çdo zhvillimi determinues politik në bisedimet ndërkombëtare me Serbinë është obligim i sanksionuar me Rezolutë nga vet legjislativi. 

Bisedimet po ashtu janë të formatizuara mbi parime me bazë kushtetuese jashtë të cilave nuk mund të dilet. Edhe kjo platformë parimesh është e sanksionuar nga legjislativi. 

Mos zbatimi i saj, mos raportimi para kuvendit për zhvillimet pas çdo rundi bisedimesh, është tregues i mendësisë mbishtet të qeverisjes gjegjësisht politikbërjes. 

Arsyeja e mosraportimit permanent para kuvendit fshihet në konsekuencat përkatësisht rezultatin final që fshihet në katër propozimet e Kryeministrit në Bruksel dhe qëndrimin refuzues ndaj marrëveshjes së zotimeve të Uashingtonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat