Sikur të ndodhte helmimi në Manastirin e Deçanit do ishin ngritë 6 kontinente, për 1.600 të helmuarit e Deçanit veç 6 politikanë të lartë shqiptarë

Opinione

Sikur të ndodhte helmimi në Manastirin e Deçanit do ishin ngritë 6 kontinente, për 1.600 të helmuarit e Deçanit veç 6 politikanë të lartë shqiptarë

Nga: Ramiz Lushaj Më: 14 korrik 2021 Në ora: 10:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

1.

Tragjedia e helmimit i ka prekur rreth 1.600 qytetarë/pacientë në Deçan, por mendojeni sikur në Manastirin e Deçanit të ishin helmuar kësaj here e kësisoj 6 priftërinj sllavë të tij.

Do të alarmoheshin e hidheshin në aktivitet të 6 kontinentet jetësorë të botës (ndoshte dhe duke akuzuar shqiptarët trojenik deçanas) për t’i shëruar menjëherë në klinika të huaja priftërinjtë serbë.

Po, çuditërsiht, ende nuk po shohim ndonjë reagim zyrtar publik as nga UNMIK, as nga EULEX në Kosovë apo ndonjë seli tjetër diplomatike në Prishtinë. Po as nga 73 vjeçarja Organizatë Botërore e Shëndetësisë (OBSH), nga kryetari i saj etipionian, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Image

2.

Kësaj here, ndryshe nga herët e raste të tjera, nuk kanë qënë bashkë, të njëzëshëm e të njëkohshëm në këtë tragjedi shëndetësore, përndryshe: këtë situatë tragjedike shëndetësore, as politikanët shqiptarë të ndarë padrejtësisht në 6 shtetet e stme ballkanike

Pra, ndodhi helmimi masiv në popullin e Deçanit, ndër shqiptarët e Deçanit, dhe po merren me prononcime e veprime vetëm 6 politikanë shqiptarë: Vjosa Osmane- Presidente e Kosovës, Ilir Meta- President i Shqipërisë, Albin Kurti- kryemnistër i Kosovës, deçanasja Donika Gervalla- Ministre e Jashtme dhe e Diasporës, Arben Vitia- Ministër i Shëndetësisë, Armend Mehaj- Ministër i Mbrojtjes i Kosovës.

Ndërkohë që politikanët e lartë të shteteve e viseve shqiptare në Rajonin Ballkanik Shqiptar, ndonjani prej tyne me pasë një event të madh për mirë apo një fatkeqësi të randë familjare, i vërshojnë mesazhet prej të gjithëve, prej gjithkahit.

3.

Image

Politikanë të lartë të shteteve e viseve shqiptare: Mos e lini vetëm Deçanin, mos i lini vetëm rreth 1.600 qytetarët/pacientë të helmuar, pasi iu duhet qëndruar pranë të sëmurëve me ditënatë, me ndihmë mjekësore, me subvencione të ilaçeve, me gjetje të shkakut apo shkaqeve të helmimit, me zgjidhjen e problematikave të krijuara dhe me ndëshkim të atyne që e krijuan këtë situatë të rëndë në Deçan.

Duhet solidaritet shqiptar mbarëkombëtar, edhe me ndihma mjekësore e humanitare, edhe me zgjidhje të shpejtë të situatës emergjente në Deçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat