Albin Kurti duhet ta ketë të parin këshilltar Prof. Dr. Enver Bytyçin

Opinione

Albin Kurti duhet ta ketë të parin këshilltar Prof. Dr. Enver Bytyçin

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 14 korrik 2021 Në ora: 22:17
Enver Bytyçi

Dialogu Kosovë-Serbi për nga rëndësia për Kosovën dhe shqiptarët është o sot o kurrë, o të mbesim e vdesin të turpëruar, o të presim edhe një shekull për një ndryshim të ri.

Kosovës i sollën shumë të këqia Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Avdullah Hoti, Edita Tahiri dhe Skender Hyseni me naivitetin, paditurinë dhe papërgjegjësinë e tyre në dialogun nënshtrues Kosovë-Serbi në dekadën e fundit.

Ajo çka i rëndon edhe më shumë popullit të shumëvuajtur të Kosovës është përpjekja e këtyre dialoguesve dështakë, për ta arsyetuar veten se, gjoja paskan vepruar në të mirë të Kosovës.

Ky prush i zjarrtë tani ka mbetur në duart e Albin Kurtit dhe të Qevrisë së tij, e cila është në rrugë të mbarë që dialogun Kosovë-Serbi ta vë në binarët e duhur ne drejtim të të drejtës dhe të vërtetës për Kosovën. karshi kërkesave absurde ekspansioniste të Serbisë agresore gjenocidale e kriminale.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij janë vënë në shënjestër të kritikuesve qesharakë nga opozita e sotme, edhe pse në 21 vitet që Kosova i kaloi në liri e pavarësi, udhëheqësit e kësaj opozite gjersa ishin në qeverisje dhe pushtet me hajni e korrupsion, u bënë milionerë të pasluftës, duke ia rrjepur lekurën popullit.

Kryeministri Albin Kurti do ta bënte veprimin e duhur nëse në krye të këshilltarëve të tij në dialogun Kosovë-Serbi e angazhonte Prof.Dr. Enver Bytyçin, nga Departamenti i shkencave politike në Universitetin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës.

Prof. Dr. Enver Bytyçi ka tërhequr vëmendjen e opinionit Kosovës, mbarë shqiptar, por edhe atij ndëkombëtar, me studimet dhe analizat e tij të argumentuara, të sakta, dashamirëse dhe strategjike kombëtare shqiptare lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Kryeministri Albin Kurti, duhet t’i largojë këshilltarët e përfolur dhe sahanlepirës të Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Avdullah Hotit, Edita Tahirit dhe Slkender Hysenit, sepse nga këshillat e tyre Kosova, as nuk ka patur dhe as nuk mund të ketë ndonjë dobi.

Prof. Dr. Enver Bytyçi me analizat, studimet dhe sugjerimet e tij është dëshmuar si njohës dhe detektues shkëlqyer i situatës në Kosovë dhe i gjeostrategjisë së SHBA-ve dhe BE-së ndaj Kosovës.

Prof. Dr. Enver Bytyçi, është në gjendje të japë kontributin e tij konstruktiv në të mirë të dialogut Kosovë-Serbi, drejt pozicionimit të fuqishëm e të argumentuar të Kosovës karshi Serbisë agresore gjenocidale e kriminale.

Prof. Dr. Enver Bytyçi, si askush tjetër mund të japë kontribut të çmuar profesionist në artikulimin këmbëngulës dhe argumentues të kërkesave të Kosovës viktimë, karshi planeve ogurzeza dhe të padrejta të Serbisë agresore gjenocidale e kriminale ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Kosova duhet të bëjë përgatitje dhe përpjekje të gjithanshme për dialogun Kosdovë-Serbi, për t’i pastruar pisllëqet që i bënë Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Avdullah Hoti, Edita Tahiri dhe Skender Hyseni.

Kosova duhet të bëjë përgatitje dhe përpjekje serioze e të gjithanshme, në mënyrë që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë pa u dëmtuar Kosova as për një fije floku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat