Fletëza kujtimësh...

Opinione

Fletëza kujtimësh...

Nga: Agron Shabani Më: 16 korrik 2021 Në ora: 23:03
Agron Shabani

Kur u zgjodhë Hashim Thaçi për Kryeministër të Kosovës, dorën në zemër, atëboë qeshë gëzuar bukur shumë.

Bëhej fjalë mbi ish udhëheqësin e njohur politik të UÇK-së, si dhe për një lider ose politikan të njohur nga treva e dashur e Drenicës, me të cilën me lidhin kujtime dhe emocione të shumëta.

Ndonëse, për z. Thaçi dhe partinë ose subjektin e tij politik (PDK-së) -kisha shkruar ose raportuar shpesh me nota të larta ose superlative në gazetën prestigjioze "Bota Sot", në revistën e dikurshme "Eurozëri", në "Java Shqiptare", në "Kosova Press", në Radio-televizionin shqiptar (seksioni i Kosovës), në RTK-së dhe kështu me radhë.

Ndërkaq, me vendimin e Shtabit të Përgjithëshëm të UÇK-s dhe përfaqësuesit diplomatik të UÇK-së në Gjermani, Prof. Dr. Mujë Rugova, isha i angazhuar dhe autorizuar për informacion dhe mobilizim pranë z. Mujë Rugova, gjatë kohës së luftës çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së.

Pos tjerash, me kujtohën takimët, bisedat dhe intervistat e ndryshme me Dr. Mujë Rugovën, me gazetarët e shumtë gjerman dhe të tjerë në ambientët e parlmentit (bundestagut) të atëhershëm gjerman me seli në Bonn, në zyrën e z. M. Rugova, raporti i konfidentuar ose special nga Mbledhja e parë e jashtëzakonshme e Këshillit Emërgjent të Republikës së Kosovës, nën drejtimin e Dr. Bujar Bukoshit, ish Kryeministër i Qeverisë në mërgim të Republikës së Kosovës, pas rënes heroike të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes monumentale dhe emblematike të Jasharëve nga Prekazi, në takime ose tubime të ndryshme mobilizuese ose patriotike gjithandej Gjermanisë, dhe të ngjajshme.

Mbaj mend (i kam shënimët dhe dëshmitë ose deshmitarët e gjallë për këto që i shkruaj) se në Bonn asokohe u ngritë ose themelua edhe Këshilli i jashtëzakonshëm ose emërgjent për të ndihmuar popullin dhe UÇK-së në luftën e tyre çlirimtare dhe heroike kundër Serbisë. Kryetar i Këshillit që zgjedhur Dr. Bujar Bukoshi, ndërsa anëtar të Këshillit ose Grupit (Trupit) të lartëpërmendur Emërgjent, u zgjodhën Prof. Dr. Mujë Rugova(asokohe Ministër i Emigracionit), Dr. Isa Mustafa (Ministër i Finansave), Hafiz Gagica ish kryetar i Degës së LDK-së Gjermani dhe i kolegjiumit të kryetarëve të Degëve të LDK-së diasporë, Luz Thaçi-kryetar i Bashkësisë së Degëve të PSHDK-së në Gjermani, Shemsi Reçica nga Bashkësia Shqiptare në Gjermani, Shukri Klinaku nga LKÇK-së, Pjetër Coli ish Kryetar i Komisionit Qëndrorë të Fondit Shtetrorë të R. Kosovës. Ndërkaq, Prof. Dr. Sabri Kiçmari dhe bashkëpunëtorët e tij, me kujtohët se e bojkotuan mbledhjen për shkak të mospajtimit të tyre me programin dhe metodologjinë operative ose funksionale të Këshillit Emërgjent. Edhe Sabri Duraku nga Fronti Revolucionar i Kosovës, gjithashtu.

Nejse!

Nuk shkoi shumë kohë..dhe fillova të zhgënjehem ose dëshprohem keq në z. Hashim Thaçi. E sidomos me rastin e cinizmit dhe injorancës së pafalshme dhe skandaloze të "trenomit të fuqishëm" Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu dhe Jakup Krasniqi ndaj figurës epike dhe kalorsiake të ish komandantit legjendar të Dukagjinit, z.Ramush Haradinaj dhe familjes së tij në seancën solemne të shpalljes së pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2OO8 në Prishtinë etj.

Ndonëse, nuk ka filozofi, lider, politikan ose politikë kosovare që mund të mohojë ose prolongojë heroizmun dhe sakrificën e Ramush Haradinajt dhe familjës së tij për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovès.

Ashtu siç nuk ka njeri ose politikan normal ose racional në këtë botë ose mbi këtë tokë që nuk mendon, reflekton dhe nuk e ka të qartë faktin se Kosova dhe shqiptarët, para luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, jetonin në burg (robëri), tirani, varfëri dhe diaboli totale ose absolute. 

Dhe, Ramush Haradinaj, i mirë, ose i keq (contradictio in adjecto)-është njeri prej heronjve, akterëve ose protagonistëve kryesor të lirisë së Kosovës.

E vërteta është bijë e kohë dhe jo e autoritetëve të shtetit, pushtetit ose politikave të ndryshme ditore ose peridike. Apo...?!

"Nderi, morali, deali dhe virtyti kanë vetëm një vello, një pamje ose fytyrë, ndërsa cemi, vesi i keq, harresa, rrena ose gënjeshtra, kanë shumë fytyra dhe shumë maska." (Viktor Hygo)

Thuhet se në majat e larta të tempullit të lavdisë së madhe shtetrore, nacionale, ushtarake (luftarake), historike dhe patriotike, asnjëherë nuk është zhurmë as tollovi.

Por, ja që disa atje i pështyen vetvetës ose njëri tjetrit në gjoks!

Sidoqoftë, kulti i njohur luftarak ose kalorsiak së bashku me epikën, lirikën, heroiken dhe (melo)dramatikën e njohur shqiptare, janë si të thuash elementët ose instrumentët me të rëndësishme dhe kryesore të historisë shqiptare. Ato provojnë dhe vërtetojnë praninë ose ekzistencën e pasosur të kultit të lartëpërmendur luftarak ose kalorsiak në pothuajse të gjitha etapat ose epokat e lavdishme të historisè së shqiptarëve. Epikën, mitikën, dramatikën dhe heroikën e pashoqe e tradicionale të njerëzve ose popullit ( kombit) shqiptar gjithëkah e gjithandej. Pavarësisht kurthave, intrigave, dredhive, shantazheve, komplotëve ose tendencave të vazhdueshme ose sistematike të armiqve të ndryshèm shekullor ose gjakatar, për t´i kapur ose zëne në "kurthë" shpirtin, intimitetin dhe autenticitetin e paprekshëm të qeniës së pavdekshme iliro-shqiptare, të cilat në instancë të fundit, i mobilizojnë dhe kthejnë vazhdimisht shqiptarërt kah trungu ose vetvetja e tyre shtetrore, nacionale, gjenealogjike ose strukturalgjenetike. 

Edhe atëherë kur prehën fatët e njerëzve, popujve (kombëve) dhe shtetëve të ndryshme së bashku me "tabelat e ligjëve"...Nuk vdesin dhe nuk zhbëhen kurrë iliro-shqiptarët. E sidomos e kaluara, historia, tradita dhe kultura e tyre. Janë si Feniksi ose Flaka Olimpike.

Legjendat, historitë, elegjitë, enciklopeditè ose antologjitë e njohura shqiptare, vazhdimisht i shpalosin ose deshifrojnè në ndërë kohë edhe çiltërsinë dhe fisnikërinë e shpirtit së bashku me "matafizikën e moralit" të njohur shtetror, nacional, rajonal, krahinorë, fetarë, kulturorë dhe patriotik tek shqiptarët. 

Thellësinë e mendimit, veprimit ose reagimit të hollë, të thellë, tè ndërgjegjëshëm e racional të shqiptarit ndaj të gjitha çështjëve ose fenomenëve të mundshme shtetrore, nacionale, ushtarake (luftarake), historike, gjeografike, fetare, kulturore, politike, diplomatike, strategjike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera.

Ndërkohë që mitët, eposet, legjendat dhe historitë e shumëta mbi figurat ose personalitetët epike, kalorsiake dhe titanike të kryetrimit dhe kryeheroit tonë legjendar, Gjergj Kastriot-Skënderbeut së bashku me ato të Adem Jasharit, Hamzait, Luan e Shkëlzen Haradinajt, Fehmi Lladrocit, Pal Palucës, Elton Zherkës, Përmet Vulës dhe shumë heronjve dhe dëshmorëve të tjerë të kombit dhe atdheut, provojnë dhe vërtetojnë fuqishëm dhe multicipërisht faktin e njohur sipas të të cilit: Rolin e trimit, heroit, luftètarit (çlirimtarit), strategut ose komandantit, nuk mund të zërë as zëvendësojë askush!

"Njeriu do duhej të vdiste dy herë, para së të lindë dhe jetojë si duhet." (H. Bergson)

Nderi dhe moraliteti janë baza ose esenca e gjërave, ndërsa e vërteta dhe intelegjenca, janë rrënja katrore e humanizmit, moralitetit dhe racionalitetit njerëzorë.

Se këndejmi, të dishë ose kuptosh se çfarë (çka) janë jeta, qenia, materia dhe ekistenca së bashku me lirinë (çlirimin), drejtësinë dhe barazinë e njohur shtetrore, nacionale, etnike, kulturore, historike, gjeografike dhe kështu me radhë, e të mos luftosh, përpiçësh ose sakrifikosh për to si lider, politikan a çatip i mirëmbajtur dhe paguar nga shteti, nuk ka ligësi dhe poshtërsi më të madhe.

Njohja e vetës, iu mbronë nga kotësia, ndërsa njohja dhe pranimi i mëkatëve, gabimëve, cemëve dhe deficitëve tuaja shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), profesionale, kadrovike dhe të tjera, iu mbronë dhe shpëton nga mediokriteti, padituria, nebuloza, kretenizmi, cinizmi, injoranca etj..

Nderi, morali, arsyea, ndërgjegia, vetëdija, intelekti, shpirti dhe intuita, sipas filozofëve, sociopsikologëve ose socioantropologëve të shumtë, janë hyjnia kryesore brenda njeriut.

Në instancë të fundit, Ramush Haradinaj (Fatmir Limaj, Lahi Brahimaj etj.)-ndoshta me tepër se gjithëkush tjetër, i njohin dhembjet, plagët ose plazmimët e ndryshme skeletore dhe gjenetike në atë "anën tjetër" të "lirisë" që pret moral dhe drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat