Të Lumtë Prof. Dr. Hyseni

Opinione

Të Lumtë Prof. Dr. Hyseni

Nga: Ragip Guraziu Më: 17 korrik 2021 Në ora: 09:32
Ragip Guraziu

Këtë duhet ta bëjnë qeveria e Tiranës dhe e Prishtinës përmes ministrive të Drejtësisë, që t’i urdhërojnë gjykatat përkatëse për dënimin post mortem të Dr. Vladan Gjorgjeviqit, i cili  në mënyrën më aktive ka gënjyer gjithë Evropën dhe mbarë botën, se “shqiptarët janë të egër, me bishta, pa komb dhe pa atdhe…”

Pasi institucionet tona, në gjumë verore, opinionistat nuk lëshojnë (PE),për gjithë ato ngjarje që në forma të ndryshme, qofte ajo edhe indivualisht, serbet, qofte  dhe Akademik, publicist, politikan, nuk po ndalen me shpifje e gënjeshtra, atëherë ku jemi ne?!

Vërtet, është absurde, e pashpjegueshme dhe anti-humane se si deri më sot as politika e as shkenca shqiptare nuk e kanë bërë “çështje’ veprën raciste antishqiptare të Dr.Vladan Gjorgjeviqit “Arnauti i velike sile”, të publikuar më 1913, si platformë për shfytyrimin dhe për shfarosjen e kombit shqiptar në Ballkan.

Dr. Vladan Gjorgjeviq (“ish-kryeministër, ish-akademik, ish-kirurg, ish-themelues dhe kryetar i Shoqërisë së Mjekëve Serbë”) në librin e tij me përmbajtje raciste, urrejtëse, anticivilizuese antishqiptare, me titull “Arnauti i Velike Sile” (1913), shqiptarët i ka poshtëruar, degraduar, diskredituar dhe  shpërfytyruar si qenie normale njerëzore, duke i quajtur para gjithë botës “ të egër dhe me bishta, primitivë dhe të paqytetëruar, të cilët nuk meritojnë të kenë shtetin e vet në Ballkan”.

Një deklaratë e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ka nxitur reagime të ashpra në Kosovë. Vuçiq ka thënë se konfliktet e ngrira mund të shpërthejnë në luftë, duke aluduar në një konflikt në mes të Kosovës dhe të Serbisë.

“Nuk duam që kjo të na ndodhë dhe të na befasojë. Prandaj, nuk angazhohemi për një konflikt të ngrirë, por duam një zgjidhje kompromisi dhe të këmbëngulim në procesin që zhvillohet nën përkujdesjen e BE-së”, ka thënë Vuçiq.

Atij për këtë deklaratë i ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës. Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se deklarimet e Vuçiqit, nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke.

“Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar në rolin e saj konstruktiv në të mirë të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të gjithë rajonit”, ka shkruar Hoti në një reagim në Facebook.

Deklarata e Vuçiqit ka nxitur reagimin edhe të ministrit të Mbrojtjes së Kosovës Anton Quni, i cili ka thënë se nëse lufta është e pashmangshme, Kosova do ta fitojë atë.

“Fare nuk jemi të interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangshme, ne si çdo herë do të fitojmë. Mos e harroni ferrin e Koshares!”, ka shkruar ministri Anton Quni në një postim në Facebook.

Edhe Enver Hoxhaj, U.D kryetar i PDK-së, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se i vetmi kërcënim për stabilitetin dhe paqen rajonale mbeten pasuesit e Milosheviqit në qeverinë serbe.

Ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare reagim të shpejtë, pasi siç ka thënë Hoxhaj, rajoni mund të lëvizë përpara vetëm kur Serbia të përballet me gjenocidin që ka kryer në të.

“I vetmi kërcënim për stabilitetin dhe paqen rajonale mbeten pasuesit e Millosheviqit në qeverinë serbe dhe aparatin e sigurisë. Komentet e sotme nga Aleksandar Vuçiq kërkojnë një reagim të shpejtë nga bashkësia ndërkombëtare. Rajoni mund të lëvizë përpara vetëm kur Serbia të përballet me gjenocidin që ka kryer në të”, ka shkruar Hoxhaj.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe NATO-ja, e cila ka thënë se Misioni i udhëhequr nga NATO – KFOR mbetet plotësisht i përqendruar në zbatimin e mandatit të tij të KB për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet e Kosovës, që rrjedhin nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

 “Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesin dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme e qëndrueshme politike për stabilitetin në Kosovë dhe rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor”.

Vuçiq tani po lehë si një qenë i nduktë, por zëri nuk po të dele

Sado që Serbia i kolonizoi tokat tona dhe bëri atë që i erdhi përdore, duke i shfrytëzuar të gjitha epshet e saja djallëzore mbi popullsinë shqiptare, ajo nuk mundi kurrë ta zhdukë qenien dhe dinjitetin e njeriut shqiptar, sepse kjo tokë, në momentin e krijimit të saj, është e mishëruar dhe bashkuar me këtë popull dhe këtë tokë Dardane e Iliriane

Vite më parë një shkrim në mediumet e Kosovës se rreziku i shqiptarëve është aleanca Rusi-Turqi nga gazsjellësi Rusi- Turqi - Greqi. Pas dështimit të gazsjellësit Rusi- Bullgari- Serbi, ngase Bullgaria refuzoi të kalojë gazsjellësi rus në territorin bullgar, Rusia u detyrua që gazsjellësi të kalojë nëpër Turqi- Greqi dhe pastaj të kalojë ose në Maqedoni ose në Shqipëri. Mendoj se Shqipëria nuk do ta lejojë gazsjellësin e Rusisë të kalojë në territorin shqiptar, edhe pse Turqia i ka premtuar Putinit se në fund shqiptarët do të pranojnë. Për Turqinë ka folur Ramë Bllaca, nga vije edhe autori i shkrimit që në vitin 1937 i kushtoi me jetë...Ramë Bllaca, përmendore që u qëndroi të gjitha furtunave në Kosovë. Tërë jetën u mundua që Kosova mos të zbrazet nga shqiptarët... Në vitin 1937, gjatë zhvillimeve të punimeve të parlamentit, qeveria e Beogradit paraqiti në parlament për të miratuar Traktatin që bënte fjalë për shpërnguljen e shqiptarëve për Turqi, (sepse formalisht mbase duhej ta miratonte edhe parlamenti jugosllav) traktatin e turpshëm Serbi-Turqi, traktat apo marrëveshje që lejonte shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi.

 

 Ramë Bllaca që ua bëri 8-2, jo vetëm armikut të përbetuar, Serbisë, por edhe gjithë armiqve tanë, STOPOI shpërnguljen e Shqiptarëve në Turqi, edhe pse kjo I kushtoi me jetë në vitin 1937.

Dhe dhunshëm Serbia e vazhdonte kolonizimin e Kosovës nën pretekstin e reformës agrare. Reformë kjo që shqiptarët veçse me dëbime e shpërngulje e paguan me humbje jete në shumë raste. Serbët kishin krijuar edhe infrastrukturën e duhur gjëja për t'u krijuar lehtësira shqiptarëve që të shpërngulen. Mijëra njerëz, për të marrë një vizë për në Turqi, shisnin fare lirë tokat e shtëpitë e tyre. Në këtë vit (1937), gjatë zhvillimeve të punimeve të parlamentit, qeveria e Beogradit paraqet në parlament për të miratuar(sepse formalisht mbase duhej ta miratonte edhe parlamenti jugosllav) traktatin e turpshëm Serbi-Turqi, trakt apo marrëveshje që lejonte shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Në bazë të dokumenteve të kohës, por edhe në bazë të tregimeve popullore e të këngëve që këndoi populli, këtu në parlamentin jugosllav u demonstrua në mënyrën më të shkëlqyer trimëria, patriotizmi dhe shqiptaria e Ramë Bllacës.  

Deri në fundvitin 1936, Serbia kishte mundur të shpronësonte shqiptarët dhe të sillte në Kosovë e t'u jepte pronat e shqiptarëve rreth 31 mijë familje serbe. Më shumë se gjysma e këtyre familjeve ishin kolonë të rinj serbë që i kishte sjellë Serbia nga anë të ndryshme e i kishte vendosë në Kosovë, në tokat e trojet më të mira të shqiptarëve, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, në Podrime dhe në Fushë Kosovë. Ndërsa në fshatrat e Suharekës, që ishin me tokë jo të paktë, u vendosën mbi 160 familje kolonësh. Në fshatin Bllacë, si fshat më i madh që ishte, dhe në fshatrat përreth, u vendosën 30 familje kolonësh serbë e malazezë, (që autori i këtij shkrimi i posedon emrat dhe mbiemrat e tyre me emër e mbiemër.

Këto familje filluan të vendosën në tokat e trojet shqiptare që pas vitit 1918,e sidomos kur qe ashpërsuar zbatimi i reformës agrare nga Beogradi, reformë që në fakt kishe për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve e vendosjen e serbëve e malazezëve në tokat e trojet shqiptare në Kosovë. Dhe njëmendësomini të popullit shqiptar të Kosovës për të mos lënë trojet e të parëve. Ndaj Ramë Bllaca mbeti kala. Kala në memorien e shqiptarëve. Kala e pathyeshme për çështjen më serioze të shqiptarëve. Se ndryshe s'do të kishte asnjë kuptim gjithë historia e rezistencës kombëtare shqiptare kundër serbëve. Se ndryshe do të delte se shqiptarët nuk paskan pas luftuar për trojet e tyre. Nuk paskan pas qenë trojet e tyre.

Ndaj Ramë Bllaca është gjeneral i luftës më të ashpër shqiptaro-serbe të viteve tridhjetë të shekullit të kaluar. Është nga ata gjeneral që atë që s'e realizoi në gjalljen e tij e plotësoi me vdekjen e tij…. Akti i grisjes së traktatit serbo-turk që bëri Ramë Bllaca në parlamentin jugosllav, ishte kulmi i gjithë kundërshtimeve të tij ndaj politikës së Beogradit që donte shfarosjen e shqiptarëve. Po atë ditë, që grisi dokumentin që i kushtoi me jetë, viti 1937, UDB-ja jugosllave, në orët e mbrëmjes së asaj dite kishte planifikuar vrasjen e tij dhe mu në hyrje të fshatit të lindjes së tij, Bllaca, fshat i komunës së Suharekës, tani Theranda, vritet në pusi Ramë Bllaca, por JO edhe ideali i tij patriotik kombëtar. Ky akt e lartësoi Ramë Bllacën aq shumë sa u bë legjendë për shqiptarët. Aq qëndrestare sa u bë Kulla e Ramës, po aq qëndrestar u bë edhe vetë Rama, dhe te dy bashkë ,ai dhe Kulla e tij, ia thyen hovin shpërnguljes masive të shqiptarëve. Por, në momentet më të vështira dhe të duhura, Ramë Bllaca, e kishte krah të djathtë, deputetin tjetër shqiptar, Sherif Vocën. Por sot nëse me të vërtetë jemi shqiptarë dhe kemi kombin tonë, atëherë edhe Ramë Bllacës t'i jemi mirënjohës. Çdo shqiptar, gjithë Kosova, gjithë Shqipëria i gjithë kombi ynë, duhet t'i themi me zë të lartë e gojën plot; Faleminderit, o Ramë Bllaca!

Edhe sot,  nuk e kam të qartë se si  u tolerua Vuçiq të instaloi politike shoviniste e çetnike të Sllobodan Millosheviqit para syve të botës

Jo me fajin tonë, por të atyre që shqiptarët që më shekuj donin t'i fshinin nga kjo botë, shkaktare e të gjithave krimeve në ish-Republikat e Jugosllavisë i ka bërë Serbia, sidomos në Kosovë ekzistojë mijëra dëshmi, dhe nuk po mendoj më se ne do bashkëpunojmë me sllavët e Serbisë të ardhur nga Karpatet, dhe po e destabilizojnë shtetin e ri të Kosovës. BE-ja dhe e gjithë bota i kanë mbyllur sytë ndaj këtyre rasteve dhe ende Serbia nuk po dënohet për gjitha këto krime që ka bërë ndaj popujve të tjerë të ish Republikave Jugosllave, e sidomos në Kosovë.

Serbia kurrë nuk ka pasur prona serbe në Kosovës, dhe as që do të ketë

E dëshmon edhe koha fashiste e shoviniste serbe me shekuj, tragjeditë që u ka krijuar shqiptarëve, që nga ndjekjet, vrasjet, masakrat dhe plaçkitjet. Në luftën e UÇK-së edhe i përzuri nga trojet e veta shqiptarët, dhe po mos të reagonin UÇK-ja, Amerika dhe aleatët e saj, më në fund u desh të intervenojë edhe NATO-ja, se përndryshe, Kosova kishte për të rënë në duart e Serbisë, dhe kjo do të ishte diçka tronditëse, siç qe e mundur që dikush t'i mbyllë sytë ndaj gjithë kësaj dhe ende Serbinë e kemi mbi kokë edhe në këtë kohë.

''Sipas reagimit të Serbisë, e cila thotë se i posedon tapitë e tokës së Kosovës, mbi 58 % , të cilat ajo i plaçkiti, i vodhi dhe i mori me dhunë përmes luftës që shkaktoi në vitin 1999, me urdhër të xhelatit Milosheviq dhe bashkëkriminelëve të tij, duke i bartur me qindra tona dokumente të ndryshme nga Kosova, duke i deponuar në magazinat e shtetit në Beograd''.

Sado që Serbia i kolonizoi tokat tona dhe bëri atë që i erdhi për dore, duke i shfrytëzuar të gjitha epshet e saja djallëzore mbi popullsinë shqiptare, ajo nuk mundi kurrë ta zhdukë qenien dhe dinjitetin e njeriut shqiptar, sepse kjo tokë, në momentin e krijimit të saj, është e mishëruar dhe bashkuar me këtë popull dhe këtë tokë Dardane e Iliriane.

Ramë Bllaca, përmendore që ju qëndroi të gjitha furtunave në Kosovë

Politikan i spikatur, patriot i patundur, inteligjent jo i zakonshëm, trim. Këto do të ishim disa nga vetitë që mbartet karakteri i tij. Lindur dhe rritur në mjedis patriotësh, të kamur relativisht, ndjeheshin thellë vuajtët që Serbia u shkaktonte shqiptarëve. Mundi që gjithë jetën t'ia kushtonin një bëme, një vepre, një ideje; Mos lejimin e zbrazjes së Kosovës nga shqiptarët.

Janë gjashtë arsyeje shumë të fuqishme që I bëjnë krenar banorët e fshatit Bllacë të komunës së Therandës(ish Suhareka), për personalitetet e tyre historike të të gjithave kohërave. Ali (Bllaca)Guraziu përfaqësues në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, krahas emrave të tjerë të njohur si Shaip Aga, Haxhi Beqiri, Selim Ibrahimi, Shaban Bajraktari, etj. Pastaj, vjen Ramë Bllaca, njeriu që kishte bërë histori si rrallëkush në kohërat më të zeza për shqiptarët. Asllan Fazliu, biri tjetër i Bllacës, kolon e fuqishme ngulur thellë në memorien e shqiptarëve, ishte Qazim Bllaca i biri i Ramës dhe vjen rapsodi i mirënjohur Riza Bllaca, kënga e të cilit vazhdon të jehojë sot e gjithë ditën ndër shqiptarët. Por në memorien e bllacianëve ka mbetur e pashlyer butja e Isa Boletinit në këtë fshat. Por, nga memorien e bllacienëve nuk mund të shlyhet as Azem Galica,dhe jo rastësisht Bllaca ka hyrë në historinë kombëtare shqiptare.

Kosovës që ishte në parlamentin e Jugosllavisë por edhe me armë në dorë kundër bandave serbe, u vra pabesisht nga serbët. Por mbeti lapidar në kujtesën kombëtare të shqiptarëve. Pra kjo është arsyeja se Bllaca, fshat i komunës së Therandës, në të gjitha luftërat në trevat shqiptare, gjithmonë ka dalur fitimtar dhe nga vetja ka dhënë njerëz patriotë të çështjes kombëtare brez pas brezi, për të vetmen arsye për lirin dhe bashkimin kombëtar, që po kjo Europ që na ndau neve shqiptarëve në disa shtete dhe na bëri pik e pesë, tani do të duhej ta ndryshoj pak qëndrimin prej njerke që kishte mbajtur për shqiptarët edhe si komb.

Po ky biri i Bllacës, ishte kalitur e rritur në një fshat historik dhe brymos gjithnjë e gjithherë për çështjen kombëtare, e që erdhi deri te pjesëmarrja e tij,jo rastësisht në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Pastaj dolën burra tjerë po nga ky fshat, deputeti i parlamentit të Jugosllavisë dhe mbrojtësi numër një i Shtjefën Gjeçovit, studiuesi i studentëve të shoqërisë ''Besa'' të Beogradit të viteve të 30-ta,dhe njeriu që kishte pas për dore në ditën e vrasjes nga UDB-ja serbe, birin e tij Qazim Bllacën dhe Asllan Fazliun, deri sa i kishte regjistruar në Medresenë e Shkupit, e që quhej Ramë Bllaca. Pastaj Rapsodi i njohur i këngëve historike kombëtare e që vije nga fshati Bllacë, Rizah Bllaca i njohur për gjithë kombin shqiptar.

Kush ishte Ramë Bllaca

Politikan i spikatur, patriot i patundur, inteligjent jo i zakonshëm, trim i pashamatë. Këto do të ishim disa nga vetitë që mbartet karakteri i tij. Lindur dhe rritur në mjedis patriotesh, i kamur relativisht, ndjente thellë vuajtët që Serbia u shkaktonte shqiptarëve. Mundi që gjithë jetën t'ia kushtonte një bëme, një vepre, një ideje; Mos lejimin e zbarsjes së Kosovës nga shqiptarët.

Dy vjet pas themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e pikërisht në vitin 1880,në fshatin Bllacë, komuna e Suharekës, tani Therandës, u lind patrioti Ramë Bllaca. Babai i Ramës ishte luftëtar me armë në dorë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Siç shkruan dr.Muhamet Piraku. Pra, dhuna sistematike, e programuar e serbëve kundër shqiptarëve në të gjitha mënyrat, llojet dhe format më përfide, kultivoi rezistencë dhe qëndresë shqiptare në të gjitha kohërat. Por do të duhej të vinte mesi dhe gjysma e dytë e shekullit të njëzetë që të merrte formë dhe karakter më të organizuar qëndresa shqiptare. Do të duhej të vinte një brez i ri, një gjeneratë e re të rritej pa luftë që të bëhej më e madhe popullsia, që të merrte vetën popullsia shqiptare pas masakrimeve e shfarosjeve në masë që kishte pësuar sidomos në dy dekadat e para të shekullit të kaluar...Do të duhej që edhe Evropa ta ndryshonte pak qëndrimin prej njerke që kishte mbajtur për shqiptarët. Do të duhej që edhe iluzionet e shqiptarëve të fashiteshin dalëngadalë dhe të bëheshin më realistë, më të përgjegjshëm, dhe të organizoheshin më mirë për qëndresë kolektive ,për reagimin e kundërshtimit kolektiv përballë një armiku që nuk ishte më i madh por që kishte vetëm avantazhin e organizimit më të mirë se shqiptarët.

Si njeri dhe si i ri aktiv, i mbrujtur me dashuri për kombin dhe me urrejtje për serbët e turqit si pushtues, Ramë Bllaca në kohën e kryengritjeve shqiptare ishte me armë në dorë. Luftëtar i spikatur për sakrifica dhe i evidencuar si organizator. Nuk shuhet nga kujtesa e bllacjanëve dhe e gjithë Kosovës rasti i tentimit prej Ramë Bllacës e Hasan Hysenit për me vra në vitin 1914 Krajl Petrin që ka udhëtuar andej i shoqëruar prej më shumë se 100 oficerëve dhe ushtarëve serbë të veshur me rroba shqiptaresh. Pastaj me emrin Ramë Bllaca filloi ta thërriste populli kur ai filloi të ndërtohej si figurë e njohur patriotike. Jeta dhe veprimtaria e tij atdhetare është shumë e gjerë. E shtrirë në shumë dekada. Veprimtari rrezatuese edhe pas vdekjes së tij fizike.

Ramë Bllacën, që në vitin 1910 të ikte e të strehohej në; Lumë,e cila siç thotë dr.Muhamet Pirraku,''..gjatë tërë Rilindjes Kombëtare SHqiptare mbajti premtimin e një kështjellë shqiptare, ‘Dhe përsëri si shumë bllacjanë, Rama është shumë aktiv në luftë kundër serbëve në vitin 1913-1914-1915.DHe në sajë edhe të pjekurisë më të madhe ,manifestonte aftësi më të madhe në luftë kundër bullgarëve 1915-1918.Dhe të duam ne, nuk mund ta kalojmë krejt në heshtje luftën e shqiptarëve kundër bullgarëve. Se edhe bullgarëve u ka ra radha të luftojnë kundër shqiptareve. Edhe bullgarët e kanë synuar pushtimin e Shqipërisë. Por si kudo, edhe në Kosovë, edhe në Bllacë, kanë hasur në një rezistencë të fortë të shqiptarëve.

Dhe Ramë Bllaca kishte zgjedhur frontin e luftës së tij kundër serbeve. Dhe natyrisht, nuk ishte front i lehtë lufte...Dhe vjen viti 1921,Ramë Bllaca me manovrat e tij politike dhe me votat që mori si kandidat për deputet, arriti të bëhet deputet për krahinën e tij në kohën e qeverisë së Nikolla Pasjhiqit. Më parë ishte në postin e kryetarit të komunës në Duhël. Fillon tanimë një stad i ri për këtë politikan shqiptar, për këtë luftëtar shqiptar. Pastaj serbët akuzë mbas akuze i ngrinin për t’a ulur reputacionin që po i rritej me shpejtësi në sytë e popullit. E ndaluan në burg tri herë sipas një akuze sikur Ramë Bllaca paska vrarë tre oficer serbë. Zvarritje pas zvarritje, shkresë pas shkresash deri në organet më të larta të ish,Jugosllavisë. Por Ramë Bllaca s’ishte tashmë gur aq i lehtë sa e konsideronin armiqtë dhe kundërshtarët e tij serbë.

Në vitin 1937 Serbia kishte planifikuar që Kosova të mos ishte më me shumicë popullsie shqiptare

Dhe dhunshëm Serbia e vazhdonte kolonizimin e Kosovës nën pretekstin e reformës agrare. Reformë kjo që shqiptarët veçse me dëbime e shpërngulje e paguan me humbje jete në shumë raste. Serbët kishin krijuar edhe infrastrukturën e duhur gjëja për t’u krijuar lehtësira shqiptarëve që të shpërngulen. Mijëra njerëz ,për të marrë një vizë për në Turqi, shisnin fare lirë tokat e shtëpitë e tyre.

Në Bllacë, por edhe në Kosovë njerëzit e mbajnë mend një ngjarje që ka të bëjë me Ramë Bllacën dhe me Hasan Hysenin në SHkup; Njëfarë Shasivari që ua rregullonte shqiptarëve vizikat(pasaportat) për në Turqi. Njerëzit shisnin krejt pasurinë për me e siguruar një visikë…’’.Pra të dy patriotët shqiptarë kishin shkuar në Shkup dhe po e kërkonin një njeri. E gjejnë pas tri ditësh, i futen në zyrë. Ai ua kishte dëgjuar zërin të dyve dhe kishte frikë se do ta vrisnin.

Por nuk e vranë. ’’A e di ti se ç’ dëme je duke sjellë këtij populli? Na e le Kosovën shkretë!...Na po ta falim jetën veç me një kusht që prej sot të mos merresh më me këtë punë të fëlliqtë’’…

Çfarë të bënte Ramë Bllaca kundër një shteti gjakatar?

Rama si deputet që ishte medoemos duhej dhënë shembull këtij populli. Në vitin 1936,pa patur nevojë për shtëpi të re, Ramë Bllaca thërret njerëzit dhe nis ndërtimin e një shtëpie të re. Ishte bash koha kur kishte nisë një valë e madhe shpërnguljesh të shqiptarëve. Njerëzit e shihnin. Bënin çudi. Të tjerët po shisnin shtëpitë, toka e troje dhe po iknin, ndërsa Ramë Bllaca kishte nisë shtëpi të re.

Dhe në një rast Rama i thotë Rexhep Krasniqit; ’’thoni popullit se Ramë Bllaca nuk është i padijshëm, ta ndërtojë shtëpinë sot e nesër ta lërë shkretë e të shkojë në Turqi. Kini kujdes se i merrni në qafë fëmijët…ju e dini se turqit gjithmonë na kanë thënë pis arnaut, dhe kurdoherë kanë qenë armiq për ne e tash kur u bënë miq! Kush e lëshon vatanin (thoniu) bëni mëkat dhe gabim të hatashëm!..’’

Thonë, se Ramë Bllaca kurrë nuk ka udhëtuar më shumë. Kishte hedhur në veprim të gjithë shqiptarët që ishin figure të nderuara. Të gjithë studentët e ‘’Besës’ ’kësaj organizate shqiptare. Serbët e kishin kuptuar nxitjen e kundërshtimit që bënte Ramë Bllaca. Por ai vazhdonte të ishte deputet i parlamentit Jugosllav.

Në këtë vit(1937),gjatë zhvillimeve të punëve të parlamentit, qeveria e Beogradit paraqet në parlament për të miratuar(sepse formalisht mbase duhej ta miratonte edhe parlamenti Jugosllav) traktatin e turpshëm Serbi-Turqi, trakt apo marrëveshje që lejonte shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Në bazë të dokumenteve të kohës, por edhe në bazë të tregimeve popullore e të këngëve që këndoi populli, këtu në parlamentin Jugosllav u demonstrua në mënyrën më të shkëlqyer trimëria, patriotizmi dhe shqiptaria e Ramë Bllacës. Ai votoi kundër këtij trakti, duke bërë një argument bindës pse e kundërshtonte. Por kur i japin dokumentin për ta nënshkruar, Ramë Bllaca brof në këmbë; ’’JO!’’-tha Ramë Bllaca, dhe e grisi dokumentin në mes të parlamentit, në sy të deputetëve. ’’Jemi në tokën tonë, në të drejtën tonë. Sa mund ta shkulni Kosovën e ta çoni në shkretëtirat e Anadollit, aq mund ta shkulni këtë popull nga kjo tokë e larë me gjak…’’ DHe mbase pa mbërritur Ramë Bllaca në Kosovë, në Bllacë, populli ia kishte ngrit këngën; Ky Ramë Bllaca shka ka thanë-Hiq imza nuk mundem me dhanë-Shqiptarët në Turki nuk munden me shku-Pesëqind vjet me ta kem luftu…..

Akti i grisjes së traktatit serbo-turk në parlamentin Jugosllav, Ramës i kushtoi me jetë

Deri në fudvitin 1936,Serbia kishte mundur të shpronësonte shqiptarët dhe të sillte në Kosovë e t’u jepte pronat e shqiptarëve rreth 31 mijë familje serbe. Më shumë se gjysma e këtyre familjeve ishin kolonë të rinj serbë që i kishte sjellë Serbia nga anë të ndryshme e i kishte vendosë në Kosovë, në tokat e trojet më të mira të shqiptarëve, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, në Podrime dhe në Fushë Kosovë. Ndërsa në fshatrat e Suharekës, që ishin me tokë jo të paktë,, u vendosë. Mbi 160 familje kolonësh. Në fshatin Bllacë, si fshat më i madh që ishte, dhe në fshatrat përreth, u vendosën 30 familje kolonësh serbë e malazezë,(që autori i këtij shkrimi i posedon emrat dhe mbiemrat e tyre me emër e mbiemër. Këto familje filluan të vendosën në tokat e trojet shqiptare që pas vitit 1918,e sidomos kur qe ashpërsuar zbatimi i reformës agrare nga Beogradi, reformë që në fakt kishe për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve e vendosjen e serbëve e malazezëve në tokat e trojet shqiptare në Kosovë. Dhe njëmendësimin të popullit shqiptar të Kosovës për të mos lënë trojet e të parëve.

Ndaj Ramë Bllaca mbeti kala. Kala në memorien e shqiptarëve. Kala e pathyeshme për çështjen më serioze të shqiptarëve. Se ndryshe s’do të kishte asnjë kuptim gjithë historia e rezistencës kombëtare shqiptare kundër serbëve.. Se ndryshe do të delte se shqiptarët nuk paskan pas luftuar për trojet e tyre. Nuk paskan pas qenë trojet e tyre. Ndaj Ramë Bllaca është gjeneral I luftës më të ashpër shqiptaro-serbe të viteve tredhjet të shekullit të kaluar. Është nga ato gjeneral që atë që s’e realizoi në gjalljen e tij e plotësoi me vdekjen e tij…. Akti i grisjes së traktatit serbo-turk që bëri Ramë Bllaca në parlamentin Jugosllav, ishte kulmi i gjithë kundërshtimeve të tij ndaj politikës së Beogradit që donte shfarosjen e shqiptarëve. Po atë ditë, mqë grisi dokumentin që i kushtoi me jetë, viti 1937,UDB-ja Jugosllave, në orët e mbrëmjes së asaj dite kishte planifikuar vrasjen e tij dhe mu në hyrje të fshatit të lindjes së tij, Bllaca, fshat i komunës së Suharekës, tani Theranda, vrite në pusi Ramë Bllaca ,por JO edhe ideali i tij patriotik kombëtar.

 Ky akt e lartësoi Ramë Bllacën aq shumë sa u bë legjendë për shqiptarët. Aq qëndrestare sa u bë Kulla e Ramës, po aq qëndrestar u bë edhe vetë Rama, dhe te dy bashkë, ai dhe Kulla e tij, ia thyen hovin shpërnguljes masive të shqiptarëve. Por, në momentet më të vështira dhe të duhura, Ramë Bllaca,e kishte krah të djathtë, deputetin tjetër shqiptar, Sherif Vocën. Por sot nëse me të vërtet jemi shqiptar dhe kemi kombin tonë, atëherë edhe Ramë Bllacës t’i jemi mirënjohës. Çdo shqiptar, gjithë Kosova, gjithë Shqipëria i gjithë kombi ynë, duhet t’i themi me zë të lartë e gojën plot; Faleminderit o Ramë Bllaca!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat