Shteti gradualisht po konsolidohet, mafia politike edhe pse ngadalë po zhbëhet

Opinione

Shteti gradualisht po konsolidohet, mafia politike edhe pse ngadalë po zhbëhet

Adem Bytyçi  Nga Adem Bytyçi Më 18 korrik 2021 Në ora: 09:20
Albin Kurti

Pas fitores në zgjedhjet e fundit të parakohshme të koalicionit të listës guxo dhe LVV, dhe emërimit të z.Albin Kurti në krye të ekzekutivit ka filluar të nuhatët Aroma e shtetit të Kosovës në të gjitha aspektet për të mirën e vetë shtetit dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Tani, prokurorët dhe gjyqtarët pa drojë, se politika do të ndërhy në pavarësinë e tyre profesionale dhe ligjore si në të kaluarën, kanë filluar ta ndjekin korrupsionin, krimin ekonomik të organizuar dhe të korruptuarit më një azhuritet dhe efikasitet si as një herë më parë.

Në këtë periudhë të qeverisjes së vendit nga Qeveria Kurti ,as që mund të merret me mend ndërhyrja në pavarësinë e Gjykatave edhe sikur Ministratë apo cilindo funksionar të lartë shtetëror të kësaj Qeveria ,ta procedonin Gjykatat për korrupsion apo krim ekonomik të organizuar dhe tjera veprimtari kriminale .

Ka ardhur koha edhe pse me vonesë ku nuk do të ketë absolutisht kompromise në mes sistemit të drejtësisë dhe politikës në favor të krimit dhe korrupsionit, pavarësisht se mund procedohen penalisht për korrupsion krim ekonomik apo afera tjera korruptive edhe figurat politike në funksionet më të larta shtetërore.

Bisedat private me Prokuror dhe gjyqtare të politikanëve koluarëve se kush duhet të amnistohet e kush duhet të dënohet kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë, kanë mbetur relikte të një sistemi të dështuar të një drejtësi të kaluar dhe dashtë zoti të harruar për gjithmonë për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

Në Qeverinë aktuale është difinitivisht e pa mundur të fshehët krimi dhe hajnia po të jetë në pyetje edhe vetë Kryeministri Kurti, siç ishte rasti dikur në dhomën e dëshmive, zhdukja dhe asgjësimi i shumë provave dhe dëshmive relevante në dispozicion të Prokurorisë dhe Gjykatave për ndjekjen dhe ndëshkimin e të korruptuarve.

Ngjarjet të tilla do t'i takojnë historisë së një sistemi të dështuar të drejtësisë dhe e kanë absolutisht të pamundur të përsëriten në kudër të qeverisë aktuale Kurti.

"Natyrisht" me të gjitha këto nuk mund të pajtohen ata të cilët sa kanë qenë në pushtet vetë kanë përfituar shumë padrejtësisht nga korrupsioni dhe krimi ekonomik , duke krijuar pasuri marramendëse nga hiqi, do të mundohen me çdo kusht edhe pse do ta kenë absolutisht të pa mundur, t'i sfidojnë reformat në drejtësi të cilat e kanë për qëllim luftën kundër korrupsionit krimit ekonomik dhe dënimin e të korruptuarve.

Qeveria aktuale Kurti, nëse mendon ta luftojë seriozisht korrupsionin, krimin ekonomik të organizuar dhe krimin në përgjithësi , i duhet që sa më shumë të investojë në ngritjen e sistemit të drejtësisë dhe përmirësimin e kushteve materiale dhe të punës së Prokurorëve dhe gjyqtareve, i vetëdijshëm se burimi i të gjitha të këqijave në Kosovë që nga çlirimi e deri në ditët e sotit ka qenë mos zbatimi dhe injorimi i ligjit.

Kjo praktikë nuk guxon të vazhdojë edhe më tutje.

Një fakt duhet ta pranojmë megjithatë, z.Kurti nuk është pejgamer për të mos gabuar as një herë, por aty ku bënë punë të mira duhet t'i duartrokasim të gjithë, po pse jo edhe opozita, aty ku nuk e qeverisë vendin ashtu siq pritej duhet të kritikohet ,por gjithherë me argumente , e jo vetëm sa për ta kritikuar nga dëshira për të ardhur në pushtet vetë cilado forcë politike edhe atëherë kur nuk e meriton dhe nuk është në interes të vendit dhe të qytetarëve .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat