Nga 100 premtimet e Shpend Ahmetit, 72 premtime nuk u realizuan asnjëherë?!

Opinione

Nga 100 premtimet e Shpend Ahmetit, 72 premtime nuk u realizuan asnjëherë?!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 18 korrik 2021 Në ora: 13:50
Ismail Muqiqi

Kryetari i Komunës së Prishtinës gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017 ka premtuar gjithsej 100 premtime të cilat i kanë ndarë në dhjetë fusha.

1 Lagjja jonë e pastër me rregull e rend; 2 Lagjja jonë me sport dhe rekreacion; 3 Mobilitet dhe parkingje edhe në lagjen tone; 4 Prona jonë e barabartë në planifikim; 5 Shëndet dhe Mërqinie Sociale për të gjithë; 6 Lagjja jonë me arsim të mirëfillt; 7 Zhvillim në çdo cep; 8 Art në lagjen tone; 9 Infrastrukturë në çdo lagje dhe 10 Ndërmarrje Publike në shërbim të qytetarëve.

Nga kjo del secila fushë përmban në vete premtimet e veçantë dhe numri i përgjithshëm i tyre është 100. Nga raporti i Organizatës Iniciativa për progres INPO. Gjatë periudhës 4 vjeçare të mandatit të Kryetarit të Komunës së Prishtinës janë përmbushur vetëm 28 premtime dhënë qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore.

Shpend Ahmeti në mënyrë të heshtur dhe përfite i shfrytëzojë dy mandate në krye të Prishtinës duke i realizuar qëllimet e tij dhe të klanit të tij të përbashkët të cilët asnjëherë nuk i kërkuan falje qytetarëve për dështimet e tyre programore të zhvillimit të gjithmbarshëm të kryeqytetit të Kosovës. Ky me dinakëri qëndrojë në krye të komunës duke e shfrytëzuar mandatin e fituar nga Lëvizja Vetëvendosje të cilës në mënyrë të pandershme ja ktheu shpinën më vonë duke u munduar bashkë me shokët e tij ta përçaj këtë subjekt politik, për ta marrur kalanë nga brenda.

Shpend Ahmeti i njohur si kalkulant dhe njeri i cili din të notojë sa herë që ka turbulenca politike dhe sa herë që ndërrohet pushteti dhe Qeveria qendrore. Të dhënat dhe raportet e organizatave të cilat e monitorojnë punën e Qeverisjes në Komunën e Prishtinës tregojnë në mënyrë të detajuar për realizimin e projekteve të premtuara gjatë mandatit para qytetarëve të Prishtinës.

Të dhënat tregojnë se qeverisja komunale e Shpend Ahmetit do të mbahet mend gjatë për paaftësinë udhëheqëse dhe dështimet e tija të një pas njëshme, në udhëheqjen e Pushtetit Lokal të Prishtinës. Dështimet e tij janë të shumta por po i përmendem vetëm disa të cilat janë të lidhura me jetën e përditshme të qytetarëve.

Gjendja tregon se asnjëherë në Prishtinë nuk u ndërtua Tregu i Pemëve dhe perimeve si nevojë jetike për banorët e kryeqytetit. Dështoj renovimi i Pallatit të Rinisë, dështojë ndërtimi i objekteve shkollore për të cilat u kishte premtuar qytetarëve si për shembull: shkolla në Veterrnikë, në Kolovicë, në Badovc dhe në disa pjesë të kryeqytetit ku numri i nxënësve është trefishuar. Shpend Ahmeti dështoj edhe në ndërtimin e Teatrit Publikë në ndërtimin e sallës Koncentrale si dhe në zgjerimin e hapësirave publike si janë çerdhja e re në Kalabri, ajo në Veterrnikë, në Kolovicë, në Bardhosh dhe në disa vende tjera.

Duhet theksuar se premtimet e Shpend Ahmetit dhënë qytetarëve të Prishtinës gjatë mandatit qeverisës ishin edhe.. përfundimi i dy kolektorëve në Matë dhe Kalabri, por fat të keq komuna nuk ka arrit që ti përfundojë këto dhe gjendja në teren është e njëjtë dhe paraqet rrezik të madh për jetën e qytetarëve. Premtimet e kryetarit të komunës dhënë qytetarëve ishin të shumta.. Rritja e fushave sportive nën menaxhimin e ndërmarrjes “Sport dhe Marketing”, përkundrazi kjo ndërmarrje nuk i solli ndonjë të mirë Prishtinës por i krijoj humbje vetes dhe është në pikëpyetje të funksionojë më tutje.

Qeverisja e Shpend Ahmetit gjatë mandatit 4 vjeçar u përfol se e ndihmojë mafia e ndërtimit të egër të kompanive ndërtimore të dyshimta?. Në fund po theksojmë se 100 premtimet e Shpend Ahmetit dhënë qytetarëve të Prishtinës ishin boshe dhe mashtrime të cilat e dëmtuan zhvillimin e përgjithshëm të kryeqytetit dhe e vështirësuan jetën e qytetarëve. Shpend Ahmeti i shfrytëzoj dy mandate në krye të Prishtinës duke qëndruar nën hije larg, duke i shfrytëzuar rrethanat e politikës qendrore dhe në anën tjetër duke punuar për interesat e tija personale dhe të klanit politikë i cili punojë kundër Lëvizjes Vetëvendosje e këtë realitet po e vërteton koha. Prandaj në fund duhet theksuar se Shpend Ahmeti ishte dhe do të mbetet kryetari më i dështuar i cili ka udhëhequr me Komunën e Prishtinës që nga lufta e dytë botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat