Tufat (kopetë) e harlisura dhe barinjët (çobanët) global....

Opinione

Tufat (kopetë) e harlisura dhe barinjët (çobanët) global....

Nga: Agron Shabani Më: 26 korrik 2021 Në ora: 13:21
Agron Shabani

Thonë se barinjët (çobanët) e rryer dhe me përvojë, ua mprejnè brinat, i qethin (rruajnë) ose ua prejnë leshin deshve ose ogiqëve të tufës, duke ua vënë nga një zile ose këmbanë në qafë, për të tërhequr pas vetës tufën ose kopenë e harlusur....Me ç'rast, deshët ose ogiqët e qethur ose pa lesh, fillojnë të vrasin ose therrin njëri tjetrin me brirë (brina) të mprehtë, sepse i dukën me të vegjël njëri tjetrit pa lesh.

Kështu që nga lufta e deshëve ose ogiqëve të qethur, fitojnë edhe barinjët (çobanë) që ua marrin deshëve ose ogiqëve dhe delëve të tyre edhe leshin, edhe mishin, edhe qumështin, por edhe ujqërit e uritur për gjah ose mish të freskët.

Kështu, është edhe me" barinjët (çobanët) e paqës dhe sigurisë globale" në raport me "tufat" ose "kopetë" e ndryshme gjithandej globit.

Akili dhe Hektori asokohe u vranë ose përgjaken mes veti, ndërsa Elena e bukur nga Troja, thuhet se e ruajti trupin ose shëndetin e saj nga lufta...!?

Apo...?!

Apo, të mendojmë ose reflektojmë së bashku në veprat e njohura si :"Në kërkim të së vërtetës" ose "Traktati mbi Natyrën dhe Meshirën e Zotit" të Nicolas de Malenbranchës, "Ligjet shoqërore ose qytetare në rendin e njohur natyrorë ose ordinarë"  të Jean Donatit, " Mendimet mbi zhvillimin dhe edukatën" të John Lockut, "Fjalori i njohur kritik dhe historik" i Pierre Baylesë, "Studimi i aftësive dhe meritave" i Anthony E. Shaftesburyt, "Bisedat ose debatet filozofike" të Mozes Mendelsonit, "Teoria e ndjenjave morale" të Adam Smithit, " E drejta natyrore dhe historike" e H. J. Störigut etj.

U mor vesh se në fushën (tabelen) ose lojen e njohur të shahut, pos tjerash, janë tepër me rëndësi mbrojtja dhe fitoret e vazhdueshme të mbretit (shtetit). Gjitheçka tjetër pra i takon mbretëreshës (popullit dhe pushtetit) të cilën lojtaret e rryer dhe me përvojë nuk e japin ose nuk e falin si të thuash kurrë për një  kali (tore) ose ushtar të thjeshtë në fushë. 

Kështu është edhe me mendimin ose opinionin e shfaqur publik dhe politik, i cili vazhdimisht i nënshtrohet ligjit të njohur të gravitetit ose barazpeshës së njohur morale (etike), profesionale, patriotike, metaestetike etj. Duke i ngjarë një "lavjerrësi" ose këndmatësi profesional dhe metaestetik në atë menyrë që poli ose krahu i djathtë i tij, është gjithmonë i njejtë ose i barabartë me të majtin në raport me epiqendrën, gjegjësishtë, me pikën qëndrore të barzpeshës ose gravitetit. Në fushën e njohur lukrative dhe tepër sfiduerse dhe kompetitive të mendimit ose opinionit të lartë shkencor,intelektual, politik, diplomatik, gazetarske, publicistik ose analitik-sidomos. 

 Shih për këtë, të qenurit (prezenca), sugjerimet, rekomandimet, këshillat ose rezistenca e çfarëdollojshme e elitës ose prominencës së njohur shkencore, intelektuale,,kulturore, informative, gazetareske ose publicitike në vendin tonë ( Kosovë) e kanë peshën, mesazhin, dimenzionin, karakterin dhe rëndësinë e posaçme nepër etapa ose  periudha të ndjeshme dhe tepër sfiduese ose eklektike nepër të cilat po kalojnë Kosova dhe shqiptarët. 

Ndonëse, pa i harruar në këtë sfond edhe veprat, shkrimet ose analizat e shquara politike, historike, kulturore, sociale, pedagogjike, filozofike dhe të tjera të Alexis de Tocquevileut, Jacob Burckhardit, Max Weberit, Sen Simonit, Immanuel Kantit, Friedrich Nietzsches, Hyppolite Tainesë, Ernest Renannit, Gustav Flaubertit, Sören Kierkegaardit, Vëllezërve të njohur Jacob dhe Wilhelm Grimm, Herbert Spencerit, John Stuart Millit, Fjodor Dostohevskit, Ruxher Boshoviçit, Arthur Gobinosë etj., në funksion të zbardhjes ose ndriçmit të historisë, antropologjisë, epistemologjisë, gjenealogjisë, etnologjisë, sociopsikologjisë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat