Pandëshkueshmëria

Opinione

Pandëshkueshmëria

Nga: Gjon Marku Më: 26 korrik 2021 Në ora: 18:20
Gjon Marku

Historia e institucioneve është shpesh histori mashtrimesh e iluzionesh, sepse dobia e tyre varet nga idetë që prodhojnë, dhe nga fryma që ruajnë dhe kur lënda ka shteruar, forma mund të mbetet e pandryshuar edhe pse blerja e emërimeve në institucione është skandaloze, korrupsioni zyrtar i pa cak e skaj e mbizotëron autoritarizmi e shteti ndërhyn në sferën e lirisë vetiake. Ani se mund të thuash e propagandosh çfarë e si të duash apo të deklarosh se ky është një vend i lirë e demokratik. Kështu që ajo që nga një palë konsiderohet qartësisht e kthjellët, nuk është aspak e tillë dhe nga pala tjetër konsiderohet e errët dhe e zezë.

Në çdo epokë, që një komb të mbahet i bashkuar duhet jo vetëm autoriteti politik i shtetit, por dhe uniteti i racës harmonia dhe mirëkuptimi midis besimeve, klasave dhe grupeve shoqërore. Liria dhe siguria që gëzon shtetasi në një shoqëri të emanciuar e të përparuar, nuk do të thotë se kemi të drejtën edhe për të gabuar apo për të bërë çfarë të duam, por është e lidhur drejtëpërsëdrejti me besimin që ka shtetasi në strrkturat shtëtërore e sigurinë që vjen prej tyre.   

Konflikti midis autoritarizmit të shtetit, përqendrimit të pushtetit në duart e njerëzve të korruptuar, (që haptazi, apo fshehurazi kthejnë në qëllimin kryesor të tyre pasurimin e padrejtë) dhe të paaftë, që privilegjohen e që nuk kanë ndonjë standart të pranuar të së drejtës morale ose politike për ta bërë suazën e shoqërisë të qëndrueshme, përballë ndryshimit e përparimit shoqëror, gjithnjë përfundon në mënyrë katastrofike.

Kjo është më e theksuar sidomos në epokat e dyshimta dhe të tranzicionit gjatë së cilave kalohen jo rrallë herë situata të mjegullta ku autoritetet gjysmake që kanë penetruar në analet e strukturave të shtetit dalin jashta realitetit të zhvillimit dhe përparimit shoqëror që katandisen të varura nga pasuria, lufta për pushtet e që zotërojnë së bashku nga një grup njerëzish domenin e pamatë të shtetit. Këta faktorë çojnë në një shoqëri gjithnjë e më të pabarabartë dhe përherë e më të ndarë e gjithnjë e më teje të polarizuarn, ku njëra palë ka lirinë tërësore (edhe për të shkelur ligjin pasi strukturat e drejtësisë janë në dorë të tyre) e synon varësinë tërësore të palës tjetër. I vetmi besim që drejtuesit kërkojnë ta ngulin në mëndjen e atyre që kanë nënë urdhëra është karakteri i përhershëm dhe i parevokueshëm i epërsisë së drejtuesve dhe i nënështrimit pa kushte të vartësve ani se ky është njëri ndër dallimet ndërmjet lirisë, dhe mungesës së lirisë e sipas kësaj logjike ata që sundojnë e që lëvizin pushtetin brenda një rrjeti të caktuar e të organizuar në interestë tyre janë të lire, ani se ata që sundohen janë jo të lirë.

  Administrimi publik jo i mirë dominuar prej zyrtarëve ku mediokriteti çon në pengimin e legjislacionit të dobishëm, shkon deri atje ku pushtetarët e zyrtarët e korruptuar kërkojnë të përfitojnë nga humbja e tjetrit të cilët çonë në cënimin e themeleve të lirisë. Mashtrimi, lakmitë e ulëta, pandjeshmëria absolute, padija, dëshira për rehati të përfituar dhe realizuar në mënyr të padrejtë jo vetëm ndaj vlerave por dhe ndaj ligjit e kësisoj do të ketë prirjen ta nderojë më pak ndjenjën morale dhe t’i shmanget më dendur ligjit që çon deri atje sa shtresat e varfëra të neveritur nga të pasurit, shtresat e varfra shoqërore ku mjerimi i tyre dhe familjeve të varfra shkon deri tek varësia nga racionet publike ushqimore, apo nga përkrahjet dhe asistencat sociale të cilat vijnë nga rritjen e papunësisë dhe politikave të zhvillimit çon në acarimin tej mase të raporteve midis tyre.

Nëse ky përcaktim është tërësisht negativ, fushështrirja ku është shndërruar realisht budallallepsja nuk është në gjendje të përdorë aftësitë njerëzore ku njerëzit e administratës së korruptuar është e dhënë pas veseve e dëshirave egoiste, sajesave të ulta që lindin dobësinë bën që rreziku i zvetënimit moral është kaq i madh.  

Në fakt në shtresat e varfra dhe të harruara të shoqëris, por dhe në polarizimin e tejsakjshëm mund të gjurmohen thuajse të gjitha gabimet e rënda të lloj loj që po minojnë endrrën demokratike prej më se tridhjet vitesh.

Liria dhe qeveritë e mira nuk përjashtojnë njëra tjetrën, përkundrazi ekzistojnë arsyet dhe gjykimet e arsyeshme për të menduar se ato duhet dhe shkojnë së bashku.

Ne si vend së pari na duhet krijimi i strukturave të besueshme të afta për të marrë besimin por për këtë kërkohet krijimi i disa kushteve politike, një shkallë e caktuar e zhvillimit intelektual në stukturat e shtetit ku ndjenja e detyrës dhe e përgjegjësisë por dhe e ndërgjegjes së kontrolluar e dominuar nga zbatimi i ligjit që nuk mund të tolorojë asnjë lloj korrupsioni cilido qoftë emëri i atij që e bën apo forma e tij, dhe cilëdo qofshin instrumentet me anë të të cilëve ai mund të ushtrohet, është i vetmi arbitër i zhvillimit dhe përparimit shoqëror. Njerëzit që ndërtojnë modele të shoqërisë së përparuar janë intelektualët, pjestarë të klasave të dijes e të aristokracisë së shquar që prirjen e zgjidhjeve që kanë si qëllim përparimin dhe zhvillimin e kjo vjen nga pozita e pozicionit të tyre dhe përgjegjëshmëria morale dhe ligjore, por dhe nga vetëdijet kombëtare.duke siguruar lirinë e barabartë, e imunitet të barabart ndaj pushtetit por dhe privilegjet të përbashkëta që vijnë nga zhvillimi i vendit. Efektiviteti i lirisë  kërkon që disa njerëz të mos jenë të lirë e mbajtja e këtyre njerëzve jo të lirë do të thotë  se duhet ndëshkuar ata që vihen në dispozicion të mos zbatimit dhe shkeljes së drejtësisë dhe barazisë përpara ligjit pra kasta e korruptuar e gjyqtarëve dhe prokurorëve që  në vendin tonë kanë ndryshuar thelbin e tempujve të drejtësisë duke bërë që rregullat dhe ligjet më së shumti të jenë të verbërta e të padobishme ku nuk dënohen njerëzit që njihen apo të një rrethi nepotik e që lidhen drejtëpërsëdrejti me shkeljen e ligjeve. Gjyqtarë e prokurorë të lidhur me njësi të shumta pushteti e pronësie.     

 Rrjedhimisht atje ku shteti është i fuqishëm për shkak të konsolidimit dhe të traditës shumvjeçare e ku administra është larg korrupsionit e ku shtresat e zhvilluara dhe të përparuar të shoqërisë e sidomos intelektualët janë të përfaqësuar në mënyrë të mjaftueshme në vendimarrjen për çeshtjet e vendit dhe të kombit, e ku të gjitha interesat e shtresave shoqërore kombinohen kemi patjetër zhvillim e përparim shoqëror, transfomim, nëpërmjet reformave e në këtë rast është i domosdoshëm absolutizmi shtetëror  i cili është po ashtu i domosdoshëm dhe në rastin e shfaqjes së krimit dhe të korrupsionit.     

Por nëse kemi diçka që mund të përgatitet në bindjen e qytetarit e që na çon në një rezultat frytëdhënës është përputhja e ligjeve dhe administratës në mënyrë të tillë që të ushtrojë ndikimin e vet pozitiv me interesat e shtetasve të vet dhe  të grupeve e shtresave shoqërore e shteti duhet të jetë i prirur në mënyrë të vetëdijshme e që bën që shtetasit e vetë të varen tërësisht  nga mënyra e të qënit dhe  e të menduarit  dhe e të ndjerit të asaj që shteti bën për shtetasit e vet e që ata presin prej shtetit dhe duan mbrojtjen e tij e nuk janë të prirur drejt shkeljes së ligjit.  

Ndijimet, prirjet dhe pasionet janë pikërisht ato që shfaçin më së pari dhe me forcën më të madhe të njeriut. Vetë shoqëria njerëzore është e larmishme edhe pse pjesa më e madhe e shoqërisë është e prirur më së shumti drejt bashkërenduarit ndjeshmërive të tilla të thella dhe dallohet për një ndjenjë morali dhe për një frymë bindjeje më të madhe ndaj ligjit që çojnë në përparimin e vendit e të kombit.  Atje ku ato heshtin, përpara se kultura t’i ketë stërholluar ose t’i ketë dhenë energjisë së shpiritit një tjetër drejtim, atje dhe çdo forcë është shuar dhe nuk mund të lulëzojë më asgjë e mirë dhe e madhe. Botën ndijore dhe atë jondijore i lidh diçka e fshetë ndoshta ëndërrimet më të paarsyeshme. Elementët shpirtëror përbëjnë fillesën jetëdhënëse të botës ndijore. Nuk ka gjë që ushtron ndikim më të madh mbi të gjithë karakterin sesa shpalosja e elementit joshqisor tek elementi shqisor, e së madhërishmes, së thjeshtës, së bukurës në të gjitha veprat e natyrës.

Shpirti nuk mund t’i shmanget forcës, përpjekjes së pareshtur për të lartësuar aftësitë e tij e të përtërijë ato me anë të të cilës kjo madhështi e detyron atë të veprojë, dhe për ta mbrujtur vetëm me një ndjenjë të tillë, ai vepron rrjedhimisht pa menduar fare për kënaqësinë për shkak se ai nuk e humb kurrë vetëdijen e plotë se nuk ka përfytyrim të së keqes, cilado ajo qoftë, që do të bënte të ndryshonte mendim.

Ndërkohë nuk mund të harroj se si bota e ndjenjave përbën edhe burimin e një numri të madh të këqiash trupore dhe shpirtërore.

Nxitja shpirtërore për të kryer veprime të caktuara, ose nevoja për të shpërfilluar ato që sjell lindja e shpresës e bëhet më e fortë për të mposhtur prirjen mbizotëruese që çojnë drejt burimeve të vyrytit

Në një shtet, në të cilin qytetarët do të shtyheshin ose do të ishin të shtërnguar me anë mjetesh të tilla që t’u përmbaheshin ligjeve që nuk do të ishin në përputhje me interesat e shtresave shoqërore, do të mund të ishte një shtet i qetë përkohësisht në dukje paqësor, i begatë, por do të ishte kurdoherë një kope skëllavëruese e një pjese të shoqërisë dhe jo një bashkim njerëzish të lirë, të cilët kanë vetëm një kufi, atë të mosshkeljes se të drejtës ligjore.

Në rast se normat morale na detyrojë të shohim çdo zyrtar shteti apo strukturë shtetërore në vetvete e asaj i bashkohet ligjet e hartuara në përputhje me interest gjithëpërfshirëse, e cila mbush me jetë çdo grimcë apo pjesë të shoqërisë dhe që bën që çdo pjesë e saj të gjej në struktrurat dhe ligjet e shtetit mishërimin e interesave të vetë atëhere do të mund të ishte i sigurtë dhe në realitet do tiu shërbente vërtet shtetasve si shtysë drejt të moralshmes si një shpresë dhe besim në të ardhmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat