Plenkoviçit t’i ndahet medalja presidenciale apo të shpallet qytetar nderi i një komune

Opinione

Plenkoviçit t’i ndahet medalja presidenciale apo të shpallet qytetar nderi i një komune

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 31 korrik 2021 Në ora: 16:32
Andrej Plenkoviç

“Për qytetarët e Kosovës bëmë çfarë do të bënim për Kroatët tanë.Shteti kroat ka reaguar me urgjencë dhe përkushtimin e njëjtë në shpëtimin e jetëve të qytetarëve të Kosovës,ashtu siç do të reagonte po të ishin në pyetje edhe qytetarët kroatë”.

Kjo është një dekleratë domethënëse dhe me peshë e kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviç, për aksidentin tragjik të një jave më parë, pra më 25 korrik ku humbën jetën dhjetë qytetarë të Kosovës kurse 45 të tjerë morën lëndime. Pra,ky është shtetari kroat i cili me tërë aparatin e shtetit ka reaguar me urgjencë në ditën e aksidentit të parathënë.

Ndaj,në shenj respekti,nderimi dhe falenderimi në emër të popullit të Kosovës do të ishte mëse e qëlluar që kryeministrit Plenkoviç,këtij shtetari kroat t’i ndahet Medalja Presidenciale nga Kosova apo ndonjë komunë e vendit ta shpall Qytetar Nderi. Sepse, nuk duhet të mjaftohemi vetëm me togfjalëshin “Faleminderit Kroaci(Hvala Hrvatska), si dhe me ndriçimin e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës me ngjyrat e flamurit të Kroacisë.

A morët vesh mirë bektesha.Apo tupani bie për ata që kanë vesh. Çfarë po pritni ju në nivelin qendror dhe ata komunal? Kur këta të fundit munden që një ambasador shteti ta shpallin Qytetar Nderi i cili pothuaja nuk ka dhënë kurrfarë kontributi për një komunë, pse atëherë të mos i ndahet Medalja Presidenciale e Kosovës, ose të shpallet Qytetar Nderi i një komune një kryeministër nga Kroacia mike. Këtë Plenkoviç dhe populli  kroat e meritojnë me plotë meritë.

Mos të bëhemi gazi i botës,por veproni sa nuk është bërë vonë nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat