Tre variantet politike të Edi Ramës për Open Ballkanin

Opinione

Tre variantet politike të Edi Ramës për Open Ballkanin

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 31 korrik 2021 Në ora: 21:33
Rama, Zaev dhe Vuçiq

Do ishte e logjikshme nëse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të Open Ballkanit të bënte lojën gjeostrategjike  të SHBA-ve në Ballkan kundër BE-së, po nëse Rama është  nën lojën politike të Vuçiqit e Rusisë atëherë do hyjë në grupin e tradhtarëve të kombit tonë.

Rrjedhat politike të mëtutjeshme do tregojnë e do zbulojnë se në cilën anë është kryeministri i Shqipërisë, Rama, nëse ai bind presidentin e Serbisë Vuçiqin që të njohë Kosovën ateherë  Ballkani i hapur (Open Ballkan) ka të bëjë me projektin e suksesshëm amerikan, nëse me të vërtetë deklarata politike e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit në formën e shakasë që tha, se 100% Ramës i beson, nëse Rama bind Vuçiqin me anë të SHBA-ve ta njohur Kosovën ateherë ky Ballkan i Hapur do jetë amerikan e do realizohet plotësisht, po nëse Vuçiqi nuk e njeh Kosoven atëherë hapur do shihet se kjo ide, ky projekt politik e ekonomik i Open Ballkanit të Ramës do jetë serbo-ruse.

Tre variantet e mundshme politike të Edi Ramës për Open Ballkanin janë: një, kundër BE-së, dy, me SHBA-në e kundër BE-së dhe ndikimeve ruse dhe tre, kundër BE-së e SHBA-së e me Serbinë e Rusinë.

-Varianti i parë i Open Ballkanit kundër BE-së, është politika e tanishme e tre shteteve, Serbisë, Shqipërisë e Verimaqedonisë që sa kohë BE-ja nuk i pranon në gjirin e saj dhe për t'iu refanshuar BE-së Vuçiqi, Rama e Zaevi krijuan Open Ballkanin kunder BE-së.

-Varianti i dytë me ndikime të SHBA-ve do jetë njohja e Kosovës nga Serbia, me këtë njohje të Kosovës nga Serbia, Albin Kurti do jetë i detyruar të pranojë e të bëjë aleancë me Open Ballkanin së bashku me Serbinë, Shqipërinë, R. e Verimaqedonisë, më vonë në këte aleancë ballkanike nën ndikimin e Turqisë do jetë edhe Bosnjë Hercegovina së bashku me Malin e Zi dhe Turqinë si fuqi më e madhe politike, ekonomike e teknologjike.

Bashkimi i këtyre shteteve do i kundërvihen BE-se dhe Rusise, pra Open Ballkani (OB), kundër BE-së e Rusisë.

-Varianti tretë i Open Ballkanit të Edi Ramës mund të jetë me Rusinë e kundër BE-së e SHBA-së, në këtë aleancë të Open Ballkanit mund të jenë: Shqiperia e shitur nga Rama, Serbia, Verimaqedonia, Republika serbe e Bosnjës, Rusia e askush tjetër.

Pra, dilemat e Open Ballkanit (OB) do zgjidhen me anë të Kosovës, nëse Serbia njeh Republikën e Kosovës atëhere Open Ballkani i Edi Ramës do jetë amerikan, nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, atëhere Open Ballkani i Edi Ramës do jetë serbo-ruse....???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat