Politikanët po ua falim! Por, le ta dijë bota mbarë se kjo Shqipëri nuk do të jetë më e ndarë!

Opinione

Politikanët po ua falim! Por, le ta dijë bota mbarë se kjo Shqipëri nuk do të jetë më e ndarë!

Nga: Silvana Begaj Më: 3 gusht 2021 Në ora: 15:28
Silvana Begaj

Faik Konica: Armiku më i madh i shqiptarëve janë vetë shqiptarët! Shqiptarët krijuan Serbinë, Greqinë, Turqinë, Romën antike dhe shumë shtete të tjera, por nuk u kujtuan kurrë të krijonin shtet për veten e vet!

Le ta dijë gjithë bota mbarë! Jemi Shqipëria e trimërisë dhe historisë. Histori e shkruajtur me pushkë e me gjak. Intriga, padrejtësi dhe përcarje! Luftëra të përgjakshme ka parë kjo Shqipëri dhe nuk u gjunjëzua!

Na vratë me të gjitha mjetet tuaja, por ne nuk vdiqëm. A vritet shqiponja nga cakejtë e errësirës?

Na vodhët trojet, na dhu*nuat, por kurrë nuk na nënshtruat. A nënshtrohet shqiponja nga hienat e pyjeve? Shqiponjat prekin pikën më të lartë të qiejve, por ju jeni minj dhe nuk dini as të fluturoni.

Ne, kemi gjak shqiptari në damarët tanë dhe nuk i harrojmë dot cizmet e ushtrisë serbe që shkelnin mbi trojet tona. Bari akoma mban aromën e gjakut të të pafajshmëve dhe luftëtarëve të lirisë. Ende muret mbajnë britmat e grave të përdhu*nuara dhe fëmijëve të vrarë në Kosovën heroike.

Ky gjak nuk thahet e harrohet, dhe as dhimbja nuk shuhet në gjoksin e kombit tonë!

Po si të harrojmë dhu*nën dhe mungesën e të drejtave që bënë Maqedonia e Veriut ndaj shqiptarëve edhe pse më të shumtë në numër? Edhe sot ata janë të shtypur.

E sot na kërkoni t´ju shtrëngojmë duart, ti bëjmë karshëllëk Europës dhe të fuqizojmë Serbinë? Të plotësojmë ëndrrën e Rusisë që me anë të Serbisë të kontrolloj gjithë Ballkanin dhe ta orientojë nga vendet e lindjes?

Por pa Kosovë nuk ka Shqipëri. Ne duam bashkimin mes vetes. Shqipëria do Shqipërinë nuk do ish Jugosllavinë. Shqiptaria do sot fuqizimin e kombit tonë në Ballkan, jo përcarjen dhe gostinë e Serbisë.

Ne s´jemi këtu për tekat tuaja që na vratë cdo gjë dhe ende të vdekur na doni! E ju, me politikat tuaja të shitura nuk na blini dot. Se ne jemi shqiptarët e Shqiptarisë së Madhe.
Ne duam zonë të përbashkët ekonomike me Kosovën, jo politika të shitura që cojnë ujë në mullirin e Serbisë ku gatuhet buka e helmët për kombin tonë.
Politikanët merrini. Ata po ua falim!

Por,

Pa Kosovë nuk ka Shqipëri! Le ta dijë bota mbarë që kjo Shqipëri nuk do jetë më e ndarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat