Korçarët nuk do të bien pre e pabesisë dhe tradhtisë kombëtare që po ndodhë

Opinione

Korçarët nuk do të bien pre e pabesisë dhe tradhtisë kombëtare që po ndodhë

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 7 gusht 2021 Në ora: 09:24
Ruzhdi Peçani

Nuk e kishim paramenduar se, këtë që po na ndodhë si komb në ditët e sotme, përkundër vështirësive të mëdha që po kalojmë ne këtu në Kosovë! Nuk e kishim menduar se do tradhtohemi!

Nuk e kishim menduar se do na ndodhi dhe godas një pabesi dhe tradhti kombëtare! Po, ja që ndodhi  në Shkup me Marrëveshjen “Open Balkan”,Kosova mori thikë pas shpine dhe kjo goditje e thellë ngase erdhi nga Kryeministri Shqiptar Edi Rama. Jo, nuk e mendonim këtë kurrën e kurrës, mu tani kur pritnim më së shumti ndihmën vëllazërore nga Tirana, nga Qeveria Shqiptare!

Fundi i marsit i viti 1999.Luftë në Kosovë, kudo terror me vrasje, masakra, përdhunime dhe djegieje. E tërë Kosova ishte në flakë dhe gjëmonte! Me fillimin e bombardimeve të NATO-os, operacioni  i forcave ushtarake, policore dhe paramilitare “Patkoi” intensifikohej, me dëbimin e shqiptarëve duke ushtruar terror dhe vrasje. Prishtina po boshatisej, nga gjitha lagjet drejtoheshin tek stacioni i trenit, tek treni  famëkeq i depërtimit të dhunshëm drejt Bllacës - kufirit me Maqedoninë.

Gjatë pritjes, rrugëtimit me tren, gjëmë me lot dhe vaji i fëmijëve, ishte dhembja për Prishtinën. Me të kaluar kufirin, në Bllacë kjo gjëmë u shtua dhe ishte më e madhe – tani dhembja ishte për Kosovën dhe gjatë qëndrimit në lëndinën e Bllacës sa vinte shtohej, tani nuk kishim frikën nga vrasjet por në brendi dhe në mendje bluanim mendimin dhe ndjenjën “se mbetëm pa atdheun”, tani ishim refugjat. Po çfarë do ndodhi me ne? Ku do vemi?. Pas katër ditë qëndrimi arritën autobusët e mallkuar, do na shpërndanin në gjithë botën si  Amerikë, Kanada, Ausrali dhe shumë shtete të Evropës. Ishim familje të shkapërderdhura. Nuk dinim gjë se çfarë do ndodhi me ata që i lamë në Kosovë?

Dhe sot, nuk dimë se sa autobus u përmbushën përplot, shqiptarët nuk dinin asgjë se nga i dërgonin, në mëngjesin e 6 prillit ishim në Korçë. Studioni i qytetit u përbush ,ishte rasti i mirë të shtrinim këmbët e mpira nga ai udhëtim i gjatë. Korçarët kishin patur në dijeni se do vinin refugjatët kosovar. Dhe pa dallim moshe, ishin edhe fëmijë të moshës së mitur që sillnin ushqim dhe ujë për vëllezërit dhe motrat e tyre.

Përkundër dhembjes, rraskapitjes dhe shpirtit të lënduar, kjo pritje vëllazërore na kishte dhënë zemër. Emocionet ishin të mëdha, ndër lot sikur edhe nuk mund të komunikonim gjatë, një komunikim me sy të përlotur mes vëllezërve dhe motrave korçarë. Mikpritja vëllazërore nga korçarët do mbetet përherë në mendjen e kosovarëve po dhe brezave që do vinë.

Po tani, pas lajmit, që Bashkia e Korçës doli me idenë, shumë antagoniste dhe të pa justifikuar me ftesën e bërë artistit kontrovers serb Goran Bregoviq  si një “pikë kulmore kulturore” të programit në “Festën e Birrës Korça”. Nga  ky akt ne Kosovë qytetarët janë indinjuar dhe lënduar shumë.

Bashkia  “sugjerohen, që n`artistin Bregoviçi të shohin e dëgjojnë vetëm artin e tij dha ta konsumojnë gjithherë, duke abstrahuar faqen tjetër të personalitetit të artistit Bregoviq” ! Pra një sugjerim se ta lëmë anash atë se  Bregoviqit ishte një “artist” i cili ishte në në shërbim të regjimit e të politikave të Miloshevicit dhe luftës tragjike e spastrimeve etnike në ish Jugosllavi - veçanërisht në Kosovë! Nga rrjete sociale shihet se opinion i gjerë në Korçë po dhe Shqipëri nuk ka në dijeni se vërtet kush është Goran Bregoviç?! Ky ishte dhe qëndron si një shovinist serb , muzika e tij, intervistat politike, angazhimi publik dhe e gjithë karizma e tij, ishin n`shërbim të Gjakpirësit Milosheviqit dhe makinerisë se tij policore, ushtarake dhe paramilitare. Po dhe ky ishte dhe mbetet një antishqiptar dhe sot!

Korçarët duhet ditur se Kosova akoma lëngon nga mbi 12.000 të vrarët,20.400 motrave dhe grave të dhunuara. Dhe një numër 1639,që nuk është vetëm numër! Ky numër tregon  emrat e shqiptarëve të pa gjetur  të cilët u vranë nga ushtria serbe, që “miku” që do ta prisnit t´u argëtoj Goran Bregoviç i hymnizonte dhe i frymëzonte që të vrisnin sa më shumë shqiptarë. Dhe ata vranë, nën opiumin e këngëve çetnike, vëllezër dhe motra korçare ky është Goran Bregoviç. Dhe kënga e tijë “Kalashnikov”.

Korçarë!

Në Kosovë mbeten akoma 1639 varre të hapura në zemrat e nënave shqiptare të Dardanisë që presin ka 22 vjet eshtrat e bijve tanë që t'ju bëjnë nga një varr, ku të kenë  të vejnë nga një lule.

Bashkia dhe Organizatorët e Festës fisnike të Birrës Korça, mund të kishin qindra përzgjedhje tjera, shumë më fisnike e larg më afirmative për traditën Korçare dhe Birrën e tyre të mrekullueshme. Pa pas asnjë nevojë që t’na  trazonin! Jo vetëm në Kosovë po në gjitha trevat shqiptare. Veri Maqedoni ,Luginë Mal të ZI dhe mërgatën.

Nëse organizatorët donin t´i kënaqnin  klientët e tyre, duke u ofruar ethno-music të ndonjë vendi tjetër   evropian, mund të kishin përzgjedhur ta zëmë Gipsy Kings, apo edhe bende tjera italiane, franceze, gjermane…, apo të ftonte yje botërore shqiptare, si  Rita Ora, apo Dua Lipa e cila deri para pak ditësh   ishte në Sarandë e Jug të Shqipërisë!? Mund zgjidhnin artistë të tjerë, qindra herë më afirmativ, dhe nivel më të lartë artistik, larg më të pranuar .

Se përzgjedhja ishte e gabuar tregon edhe bojkotimi dhe refuzimi i pjesëmarrjes në Festën e Korçës i artistes Besa Kokëdhima e moderatores Eva Murati, dhe nga Prishtina. Jo, nuk është ky fare një akt nacionalist, aq më pak mungesë ndjeshmërisë  artistike. Por është një refuzim human, etik dhe fisnik.

Dhe tani Bashkia e Korçës, mbetet të zgjedh e përzgjedh: Të anuloj ftesën apo të vazhdon të

lëndoj “përmes festës me Bregoviqin” qytetërimin dhe kombin e bashkatdhetarët edhe ashtu  të lënduar - duke nderuar artin e një bashkëpjesëmarrësi në krim si  Bregoviç.

Këto ditë, më 29 korrik, nisur edhe më herët ndodhi një pabesi e madhe nga Kryeministri Edi Rama, Shqipëria u vu përkrah  Serbisë, duke u bërë pjesë e trinomit të “vëllazërim-bashkimit jugosllav” duke  sulmuar  në mënyrën më absurde Kosovën se “qëndron te e kaluara dhe nuk sheh të ardhmen”, se duhet të bashkohet në aleancën e re me Serbinë. Duket qartazi se ”Shqipëria nuk e sheh traun e së kaluarës kriminale, ku dhe tani qëndron  presidenti serb Vuqiç, i cili nuk pranon as gjenocidin serb në Bosnje dhe as gjenocidin serb në Kosovë dhe nuk ka kërkuar falje”. Me këtë Kosova mori  thikë pas shpine!

Defakto Shqipëria, me pranimin e hyrjes në aleancën serbe të “mini Shengenit”, tani si “Open Balkan”, gjen pajtim me qëndrimin serb të mosnjohjes së Kosovës si shtet i pavarur, “sepse është pajtuar me pretendimin e Serbisë që Kosova të përfshihet me statusin e provincës serbe në këtë grupim dhe jo si shtet. Pra ky është statusi i “provincës serbe”, me të cilin Beogradi kërkon që Kosova të përfshihet në nismën serbe.

Është një pabesi , në komprometimin e qëndrimeve edhe pozitave të Kosovës në bisedimet e Brukselit me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje  përfundimtar të marrëdhënieve midis tyre. “Ballkani  i hapur “ serb ka marrë rol dhe po angazhohet në një fushatë të egër diplomatike kundër politikës dhe shtetit të Kosovës në dialogun me Serbinë. Kundër Pavarësisë të Republikës së Kosovës.

Dhe tani si simbolikë të një fillimi të një “Jugosllavie të re”, ku do bënte pjesë edhe Shqipëria, Kryeministri  naiv dhe sharlatan, që me veprimet e tija po dëmton rënd interesat kombtare, vendosi që të sfidoj Korçën, dhe festa e birrës ishte moment i përshtatshëm të sillte artistin serb Bregoviq. Kështu “Open Balkan” do niste në Korçë.

A do ta lejojnë këtë korçarët?

Them se Jo! Nuk do lejonin! Korçarët nuk pajtohen që të përbaltet historiku i Korçës, mësonjëtores së parë shqipe, liseut të parë shqip, kulturës së sotme shqipe dhe serenatave korçare. Nuk do lejonin ngase Korça gjithmonë ka frymuar shqip dhe do vazhdoj të jetë po kjo që është.

“Open Balkan” dhe performimi  i artistit serb në Korçë është pjesë e luftës speciale që Serbia bënë ndaj ne shqiptarëve, tani qëllimi i sajë të na përçaj si komb. Serbia edhe sot mbetet shtet hegjemonist, këtë e tregon me projektin “Srpski Svet” (Bota serbe) thënë shkurt Serbia e madhe.

Të dashur korçarë, mos u shtirni si kozmopolit me serbët, këtë ta bëni me kombet  tjera si me italianët, gjermanët, francezet dhe popujt tjerë të qytetërimit të vjetër.

Edi Rama kishte sulmuar Kryeministrin e Kosovës  Albin Kurti se ky nuk pranon dhe nuk donë ta njoh “mini-schengenin”. Edi Rama kështu bëri tradhti  të interesat kombëtar.

Pra Edi Rama kërkon që Albin Kurti t´u bashkohet në “Open Balkan dhe ti thotë Presidentit serb “Faleminderit qe me ke përdhunuar nenat e motrat!”, “20.400 femra shqiptare ne Kosove, gjë që këtë lloj krimi nuk e ka bere në shekuj as edhe nje pushtues i trojeve shqiptare

Se kush janë serbët, nga historiku i Kosovës:

Mësojeni gjithashtu, Serbët kishin ardhur në Ballkan si barbarë dhe kishin 14 shekuj që silleshin si barbarë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Jo thjesht duke i përzënë nga trojet e veta, por duke i therur dhe duke e varrosur në varre masive, në vitet 1998-1999 kishin mbushur 530 varre masive. Por, ju duhet ditur për raportimin që bëri në Këshillin e Sigurimit Përfaqësuesi Special i OKB për Kosovën, Dr.Bernard Kushner, në vitin 2004:

 “Si mund të pajtohet kaq shpejt ai popull me Serbinë ,të cilat kanë 1400 vjet që vriten mes veti. Jo më kot në atë popull ekziston shprehja: sikur të hedhësh në një enë për të zier një dorë serbi  e një dorë shqiptari, as ujët nuk përzihet.”

“Historia shqiptare na mëson se shqiptarët i kanë mbijetuar historisë jo me trimërinë, por me nënshtrimin. Shqiptarët si komb nuk kanë dalë ende nga cikli historik i mbijetesës” .Po me luftën e UÇK djemtë dhe vashat e reja nga Kosova dhe Shqipëria i thanë jo nënshtrimit .Dhe tani të jemi tok, si në vitet 1998 – 1999,të themi –kurrë më të nënshtruar!

“Festa e birrës Korça” me performim të Bregoviç mund të ndodhi – po dhe s´mund të ndodhi!

Po, të themi se ndodhi?! 

Të dashur korçarë, ne do vazhdonim të ju duam, vëllezër jemi dhe mbetemi – por nuk do kemi mallin për ju!

Korçarë mos bini pre e politikës pansllaviste ruso-serbe!

Mos lejoni  që Korça të bëhet pjesë e pabesisë  dhe tradhtisë që po ndodhë!

Urojmë dhe duam thellë të besojmë, tek korçarët po dhe gjithë shtetasit shqiptar, se kjo nuk do ndodhi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat