Mërgata është e përkushtuar në kombëtarizëm

Opinione

Mërgata është e përkushtuar në kombëtarizëm

Nga: Luz Tomaj Më: 8 gusht 2021 Në ora: 07:17
Luz Tomaj

Mërgata është e përkushtuar në kombëtarizëm dhe ndoshta një ditë do të bën invazion në shtetet shqiptare për t'i zhdukë Ramën dhe shumë të tjerë si Rama dhe komni të merr frymë.

Ditë më parë lexova se, gjatë korrikut, në Kosovë, kishin ardhë jo më pak se 220 mijë mërgimtar. Të harrojmë, për momentin, numrin e mërgimtarve në Turqi dhe gjetiu, të cilët ishin shpërngulur nga Kosova, në kohë dhe kushte të ndryshme - nën presion të Serbis famkeqe. Shkuarja e shqipëtarve në mërgim, vazhdoi edhe pas Luftes II, fal statusit të Kosoves në ish Jugosllavin dhe fal sistemit në Shqipëri. Nuk mund ti harroi ditet kur, dikush e fitonte të drejten e punes në Gjermani apo shtetet tjera, e ndiente kënaqësin më të madhe në jetë.

Sot, shqipëtarët, nga e gjith treva - Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali I Zi, po e vej anash Qamërin, shtrihen gjithandej Europes perendimore, Amerikes, Kanadas dhe gjetiu.

E keqja e madhe është se, as Shqipëria as Kosova, as sot e kësaj dite, nuk kanë informacione për numrin e të mërguarve. Mendoj se, mund të shtrohet pyetja se a më I madh është numri I shqiptarve në Shqipëri dhe Kosovë apo I atyre në mërgim.

Mërgimtarët, fal zotit, jetojnë dhe veprojnë dhe krijojnë kushte për egzistencë më të mira se në vendlindje. Megjithatë, shtetet shqipëtare, duhet të kuptojn se, shqipëtarët në mërgim, e kultivojnë, madje në mënyrë ekstreme, përkatësin dhe kulturen kombëtare dhe, edhepse fizikisht në mërgim, me mend dhe shpirt, janë në vendlindje.

Mërgimtarët kontribuan dhe, në mënyrë permanente kontribojnë për shtetet amë. A mund të harrohet, psh kontributi I mërgates gjatë luftes në Kosovë, kontributi me rastin e termetit në Shqipëri..?! Mërgata kontribonte gjatë luftes ndërsa Qeveria në egzil e Bukoshit manipulonte dhe keqpërdoronte me ndihmat financiare të mërgates.

Njerzit që e humbin vetëdijen për të kaluaren e humbin edhe vetveten

“Kryeministri” Rama

Po I sygjeroi që ta shiqon vetveten në pasqyrë. Shkenctari Cessare Lombro, po ta shiqonte ftyren e Rames, pa dilemë, kishte me e vu në radhen e kriminelëve të lindur. Në këtë moment e shtroi edhe pyetjen se a funkcionon legjislacioni në Shqipëri? Veprimet e Rames, fal pozites së tij, janë kundër interesave, jo vetem kombëtare por edhe kundër shtetit dhe si të tilla paraqesin krim. Si duket, në shprehje vjen edhe teoria e recidivizmit, sipas të ciles, recidivist është ai që kryen krim pas krimi, prandaj edhe konsiderohet I papërmirsueshëm.

Populli shqipëtar, vazhdimisht, e andërron bashkimin kombëtar. Rames, jo që nuk I shkon mendja por, ai as që komunikon me institucionet e Kosoves. Përkundrazi, në vazhdimsi, bashkpunon me Vuçiqin, I cili edhe është, vërtet kriminel dhe njiherit kryetar I shtetit serb gjenocidial.

Pse nuk reagon apo vepron Akademia e shkencave e nënes apo të zezes Shqipëri. A mos vall, edhe juve gjindeni nën ambrellen e Rames. Nuk dëgjohet zëri I Parlamenti, zëri I judikatures.

A është shqipëtar Rama apo vetem shqipfolës?!

Po me sa parë mend o Ramë zeza, lejon (pa lejen tënde personale nuk do vinte) që të sjellet nepër Korçë dhe Shqipëri, nuk muj as me Ia përmend emrin, krimineli serb dhe me kriju konflikte në mes shqipëtarve. Kosova dhe Shqipëtart e pretendojn bashkimin kombëtar Rama ia ve gardhin e ndarjes.

Kur bëhet fjalë për kombin por, edhe për shtetin, mjerisht, as Kosova nuk po lulzon. Është e papranueshme sjellja në relacion Pozitë - Opozitë. Fjala e moqme thot se vetem dreqi e ka nji mendje. Ose, shiquar nga aspekti psikologjik - çdo ai që mendon se mendimi I tij dhe vetem I tij është I drejt, ai është barazi me budall. Në atë mënyrë shteti nuk zhvillohet por pengohet.

Shteti nuk leviz me rrahje gjoksi apo me fjalë të mëdha. Jo jo, shteti kërkon njohuri të duhura profesional, punë të madhe dhe ndergjegje.

Jam shum I sigurtë se e ndaj mendimin e mërgates në se sygjeroi që të mos e harroni kombin, kulturen dhe traditen kombëtare, interesin e kombit dhe të shtetit, mos hapni kanale në mes shteteve shqiptare por, mbyllni ato.

Fundja, në se mërgata, vepron për të miren e kombit dhe shtetit, në vazhdimsi, pa ndërprer, I nep vedit të drejtë që të kërkon evitimin e negativizmit, të metave dhe dobësive, në proceset e zhvillimit të kombit dhe shtetit, që nenkupton edhe preventimin e përqarjeve brenda kombit, përqarjeve në mes shtetit dhe mërgates...

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat