Edhe diçka mbi sfidat dhe udhëkryqet e ndryshme të njerëzve intelektual dhe intelegjent dhe atyre jointelektual ose jointelegjent...

Opinione

Edhe diçka mbi sfidat dhe udhëkryqet e ndryshme të njerëzve intelektual dhe intelegjent dhe atyre jointelektual ose jointelegjent...

Nga: Agron Shabani Më: 8 gusht 2021 Në ora: 11:02
Agron Shabani

Sipas konceptëve ose definicionëve të njohura shkencore ose metodologjike të  H. Bergsonit, E. Frommit etj., "ne e vlerësojmë intelektin ose itelegjencën e njeriut, si gjenë, resursin ose asetin kryesor tek njeriu, dhe ne e dijmë se nuk ka ekskurs, diskurs, proces, fenomen, paradoks ose reaksion qytetar, fetar, kulturor, politik ose diplomatik, të cilin intelgjenca ose elita e njohur shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhe diplomatike, nuk mund të japin spjegimin, definicionin ose përgjigjën e duhur shkencore ose humaniste, si dhe nuk ka inferioritet ose maliciozitet të cilin, nuk mund të riparojnë dhe kompenzojnë."

Politikanët ose diplomatët e mençur, intelektual, profesional ose intelegjent, flasin të matur dhe në distancë mbi luftën ose konfliktin, mbi popullin (kombin), shtetin, pushtetin, politikën, diplomacinë etj. 

Sytë e tyre shohin dikund largë ose tepër thellë, dhe brenda algjebres ose alfabetit të tyre e kanë të bukurën, të dashuren, të mençuren, ekselenten, sublimën, madhështorën, racionalen etj. 

Ata flasin ose dialogojnë me gjuhë të zgjedhur ose elokuente, si dhe me rropatje ose "përplasje indiferente" qerpikësh që mezi i presin fundin ose epilogun e një dialogu (monologu) maratonik me Serbinë etj...Duke i njohur, lëxuar dhe kuptuar ngjarjet, mesazhet, interesat, aspiratat, fytyrat, figurat, portretët ose fotografitë e heronjve, aktereve ose protagonisteve të njohur dhe kryesor të ngjarjes ose ndodhjes së bashku me "figurat supreme" ose "madhështore" që i zotèrojnë edhe "mbretëritë e yjeve" së bashku me gjëmimët e motit ose bubullimat e qiellit! 

Edhe mbi ato koka të përulura dhe fare bosh që nuk i pren kurrë tehu i shpatës!  Edhe mbi qafen dhe kurrizin e thyer ose lakuar, poshtë krahut të së cilave, si dikurë, si gjithëmonë...edhe sot, prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometritë ose gjeografitë e reja shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, strategjike, gjeopolitike etj.

S'do mend se edukata, kultura, intelegjenca, disiplina dhe morali origjinal ose autentik, sipas Jean Paul Sartërit, Albert Camysë etj, në radhe të parë janë manifest, tundim, narracion ose shprehje e lirisë, autonomisë dhe pavarësisë objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit. Ato iu dihmojnë individit dhe kolektivitetit të zbardhin (ndriçojnë) dhe rregullojnë tërësinë e mendimëve, veprimëve dhe reagimëve të tyre.

U mor vesh se gjërat më të rrezkishme dhe më të shëmtuara për politikanët e ndryshëm ditor ose periodik në  Kosovë, Shqipëri, Serbi ose dikund tjetër në Ballkan, janë mburrja dhe krenaria e tepruar pa vlerat, cilësitë, atributët, prerogativet ose meritat paraprake. Kjo sidomos atëherë kur epshët ose vullneti i tyre për të sunduar, pushtuar ose dominuar, bëhen sëmundje ose pavetëdije individuale dhe kolektive, për faktin se ata gjithëmonë gjejnë strehën ose audiencën e tyre tek shtresat ose kategoritë më të varfëra, me të pazhvilluara dhe prapambetura të shtetit dhe shoqërisë.

Pse (përse) ndodhë kjo? 

Sepse, në shtratin ose gjirin e madh të ngritjes ose promovimit tè tij mbi luftërat ose konfliktet e ndryshme klasore, politike, shtetrore, nacionale, konceptuale, ideologjike, fetare, kulturore etj., lideri ose politikani serb, shqiptar ose ballkanik, i cilësuar, tipizuar, valorizuar ose glorifikuar deri në "instancën e lartë të kultit të personalitetit, seriozitetit dhe kauzalitetit të tij shtetror, nacional ose politik", është i prirë ose vendosur deri në fund për zbatimin, përvetësimin dhe aplikimin e dhunës, terrorit, shantazhit, komplotit, forcës ose fuqisë së njohur sundimtare, ligjore, policore, luftarake ( ushtarake), apo represive, inkursive ose reperkusive si mjet dhe si qëllim. E sidomos atëherë kur ai është në gjendje të shkel edhe mbi trupat e gjallë dhe të vdekur të rivalëve ose kundërshtarëve të tij, për t'i arritur dhe realizuar të gjitha planët, ambiciet dhe qëllimet e tij karieriste, profiteriste dhe të tjera në menyrë hipokrite, blasfemike, diabolike, djallëzore, demoniake ose satanike. Duke i përçare, hasmuar, tensionuar, inatosur dhe ndërsyer vazhdimisht (akoma më shumë)-popujt ose vendët (shtetët) e ndryshme të atij rajoni- kundër njëri tjetrit ose njëra tjetrës në emër të dofarë "kauzash, datash, numrash, shifrash ose ideologjishë" imagjinare, fiktive, spekulative, aproksimative,  aglutinative ose anarkoindividualiste që i shpartallon ose davarisë mengjesi.

Nga ajo lojë e ndyer dhe tepër përfide, mëse tepërmi përfitojnë "arkitektët" ose "instruktorët"("inxhinierët") e projektë­ve ose planimetrive të njohura diabolike, hipokrite, djallëzore ose satanike.

Ngritja ose formimi i vetëdijes kolektive (sidomos asaj shtetrore dhe nacionale) dhe mendimit politik në stadin ose rangun e lartë civilizues, ky është paramendimi ose qëllimi final i afirmimit të individualitetit dhe kolektivitetit në kuadër të pluralizmit politik dhe demokracisë parlamentare ose politike. Çelësi kyç i demokracisë dhe një shteti të pavarur, sovran, integral, modern ose bashkkohor.

E kundërta e saj janë "Shoqëria kundër shtetit" së bashku me "Demokracinë kundër shtetit" të paraqitura ose prezantuara në menyrë suplementare dhe kontemplative nga politologët dhe antropologët e shquar frëng, Pierrè Clastres dhe Miguel Abensour.

Kjo sidomos atëherë kur në "xhunglën e madhe" të ligjëve të pashkelura të shtetëve ose shoqërive të ndryshme eurolindore ose ballkanike: presidenti (presidentja), kryeministri (kryeministrja), kryeparlamentari ose kryeparlamentarja së bashku me çatipët e tyre e lozin rolin e "shefit të shefave"(pogllavicave), kallauzave ose "mbretërve të xhunglës" etj.

Se këndejmi, edhe Pierr Clastres, edhe Miguel Abensor në vepërat e tyre në fjalë, pos tjerash e vëjnë në spikamë faktin e njohur sipas të të cilit edhe komunitetët ose "shoqëritë primitive" mund të kenë natyrë ose karakter politik, për dallim të shoqërive moderne ose bashkohore, të ngritura, formuara dhe organizuara me anë të aparatit të njohur shtetror, ligjorë, inkursivë, represivë ose repërkusivë. Pse kjo? 
Sepse, gjithënjë sipas studiuesit ose antropologut të shquar francez (Pierrè Clastres), kjo do thotë se shoqëritë ose komunitetët e ndryshme ordinare, primitive ose parapolitike, nuk kanë qenè kurrë të interesuara për formacionet, organizimet ose aparatët e njohura shtetrore, qeveritare, ligjore, policore, ushtarake, administrative, juridike, politike dhe të tjera, por për organizimin, bashkimin dhe mbijetesën e tyre optimale, latente ose permanente me anë të një "barazie ordinare, natyrore ose mbinatyrore" me anë të një "ligji" ose "kontrate" të pashkruar shoqërore, sociale, politike etj. 

Ndaj, mu për këtë, në veprën e tij me titull "Antrophologie Politique" (Antropologjia Politike), ekselenca e tij, z. Pierrè Clastres, është i mendimit se për dallim të antropologjisë klasike e cila njeriun dhe shoqërinë e lashtë primitive ose arkaike i përshkruan dhe prezanton si një shoqëri ose komunitet të pashtet dhe të pa pushtet, gjegjësisht, si një shoqëri fragjile, heterogjene, poroze dhe tepër inkompakte ose ireverzibile: Duke iu referuar mjetëve, parimëve, premisave dhe postulatëve të njohura shkencore dhe metodologjike të antropologjisë së përgjithshme kulturore dhe asaj politike: Gjithëçka ose çdo gjë mund të ndryshoi, transformohet dhe substituuohet në të mirën e gjithëmbarshme të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme përkatëse ose respektive në qoftë se institucionët ose mekanizmat e njohura shtetërore, qeveritare ose politike, nuk i definojmë dhe konceptojmë vazhdimisht si instrumente ose kategori të ndryshme represive, inkursive, restriktive, repërkusive etj. Por vetëm si njjë diçka të përbashkët dhe të barabartë në të mirën e gjithëmbarshme (globale dhe universale) të individit dhe kolektivitetit..Respektivisht, shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare.

Pa i harruar këtu edhe konceptët, pikëpamjet dhe teoritë e ndryshme diskursive ose asimetrike në mes ithtarëve të njohur të "teorisè difuzive"  ose "kabinetike" dhe atyre tè teorive tè ndryshme evolutive, empirike, organike, dialektike, spekulative, kognitive, paradigmatike, rekonstruktive, diakronike dhe të tjera të zhvillimit dhe evolucionit të përgjithshëm të njerëzve, popujve, shtetève, kulturave ose shoqërive të ndryshme "ekskluzive" dhe "ekzotike" gjithandej globit.

Ndonëse, në kuader të epistemologjisë dhe antropologjisë së re politike, respektivisht, brenda "filozofisë së jetës materiale dhe asaj ekzistencialiste", sikur bëhët edhe deshifrimi dhe deskriptimi i botës dhe natyrës politike", gjë që është edhe qëllimi final ose kryesor i filozofisë. Në këtë rast, edhe studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, nuk ngelin të izoluara, por, ato kthehen tek vlerat dhe parimet e larta morale dhe njerëzore. Respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resurseeve të përbashkëta (globale ose universale) të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet njerëzore ose humane. 

Tek e fundit, është pesha e ligjit dhe autoriteti i shtetit dhe pushtetit që duhet të njihen dhe respektohen nga të gjithë.

U mor vesh se Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti, Kryeparlamentari Konjufca, Kryediplomatja Gërvalla, Ministri Vitia, Ministrja Albulena Haxhiu dhe qeveritarët tjerë, nuk janë kallauza (poglavica) ose "mbretër të xhunglës"! Jo çfare! Mos o Zot!

Në një shkrim të mehershëm në gazetën prestigjioze ose renomative shqiptare"Bota Sot" etj., me duket se kam cekur ose rikujtuar faktin e njohur, sipas të cilit, obduksionet ose disekcionet e para të trupit të njeriut pa jetë, janë bërë ose kryer në Itali.

Ndërkaq, nuk dihet me ekzaktësi (saktësi) ose konfidencë të plotë, në janë bërë (kryer) ndonjëherë eksperimente, skanime, anamneza ose ekzaminime të ndryshme obduktive, disektive ose anatomike në trurin e njeriut, për t'i matur, testuar ose detektuar dallimet esenciale ose substanciale në mes personave ose individëve intelegjent dhe jointelegjent.

Sidomos nivelin e intelegjencës së bashku me nukleusin dhe radiusin e veprimëve dhe ragimëve të njerëzve intelegjent dhe jointelgjent në atmosfera ose situata të caktuara...?!

Psikologët e specializuar dhe kompetent në fushat e njohura të psikologjisë kognitive ose analitike, janë të mendimit se personat ose individët e ndryshëm me koficient ose më një nivel të ultë të inteligjencës, nuk mund të jenë të suksesshëm dhe pfoduktiv në aspektin e njohur të profesionit, karrierës, edukimit ose rrethit të gjithëmbarëshëm shoqëror ose qytetar. 

Gjithashtu është dëshmuar shkencërisht se personat ose individët e mesipërm me edukatë, kulturë dhe intelegjencë të ultë, e kanë mëse të vështirë të jetojnë të lumtur ose të kënaqur me vetvetèn e tyre dhe me tè tjerèt. 

Pse (përse) ndodhë kjo tashti?!

Kjo ndodhë në radhë të parë për faktin e njohur sipas të cilit: njerëzit e paditur ose jointeligjentë, e kanë një "tendencë mizore" ose "misterioze" për të gjykuar ose paragjykuar së tepërmi çdo njeri (person) si dhe çdo aspekt të jetës së tyre dhe të tjerëve. Ata rrallëherë i shohin njerezit, figurat, personalitet, ngjarjet, zhvillimët ose situatat e ndryshme shoqërore (qytetare), kulturore, politike, diplomatike etj.., ashtu siç janë. Mbase, me tone, ngjyra ose simbole të preferuara pozitive dhe optimiste, por,  i "studiojnë" dhe "analizojnë" ato me epshe, instikte, emocione, fobi, paranoja të ndryshme, urrejtje ose xhelozi, derisa të gjejnë diçka jo të mirë, jofunksionale, jovalide, jorelevante, jopozitive ose jooptimiste në to.

Se këndejmi, mendimi iracional ose negativ, fobia, paranoja, urrjejta dhe xhelozia e tepërt ndaj dikujt, nganjëherë janë pengesë e madhe për shëndetin e gjithëmbarëshëm shpirtëror, emocional, mental ose psikologjik të personit ose individit. Prandaj edhe ekziston fraza ose metafora e njohur se “injoranca dhe padituria nganjëherë janë shpëtim dhe lumturi për disa specie ose "kafshë të larta politike ose diplomatike".

Standardet dhe kërkesat e tyre janë shumë të larta dhe të shumëfishta. 

Atyre nuk guxon kush t'ua prekë, qortojë, akuzojë, denoncojë, detektojë (deshifrojë) dhe identifikojë publikisht të metat, cemèt, komplekset ose sëmundjet e tyre nervore, shpirtèrore, emocionale, mentale (psikologjike), profesionale etj. 

Ata i paragjykojnë të tjerët së tepërmi dhe asnjëherë vetvetën e tyre. Ushqehën, eksitohen, satisfaktohën, ekzaltohen, gëzohen ose ndjehen shumë të lumtur dhe të kënaqur me vuajtjet, problemët dhe krizat e ndryshme objektive dhe subjektive të dikujt tjetër në diversitet, rivalitet ose polaritet.

Nuk durojnë fare. 

Natyra, atmosfera, ambienti dhe realiteti i përgjithshëm ose i përditshëm jetèsor, shoqëror ose qytetar, shpeshherë për ta janë të mërzitshëm ose deprimues e besa madje në disa raste edhe shumë të rrezikshëm ose vdekjeprues. 

Nëse, ua cekë ose ua lakon dhe atakon dikush për të keq "kosmosin" e ç'rregulluar shpirtërorë, emocional, mental ose psikologjik, xhindosën, tërbohen, eksitohen, deprimohen dhe skandalizohën keq. Bëhen si bisha ose kafshë të egra.

Lidhur me ndonjë shkrimi të radhës në gazetat ose revistat e ndryshme shqiptare, qentë ose "watch dogsët" e tyre gazetaresk, agjitues ose propagandistik, bëhen bashkë me disa "kafshë të larta" institucionale, politike ose partiake në Kosovë, dhe i sulmojnë ose atakojnë të tjerët me tërë arsenalin e tyre subverziv, agjitues ose propagandistik. Me breshërinë ose kanonadën e njohur forumiane ose kabinetike që mbushët dhe mitralon fyshek agjitues ose propagandistik-ndaj çdo rivali, oponenti, participanti ose kundërshtari politik, konceptual, ideologjik etj. 

Personat e paditur, stupid, nebuloz, mediokrit, mizantrop, paranoid ose jointeligjentë, nuk i njohin dhe s'i kuptojnë fare qarqet, elitat, strukturat ose superstrukturat e larta shkëncore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike dhë të tjera. Dhe, aq me pak ritmin, taktin, trendet, standardet, kuptimin ose domethënien e jetës, dhe nuk mund të pushojnë derisa t’i gjejnë ose "zbulojnë" shpifjet, trillët, sajimet, inskenimet, dramat, teatrot ose gjëjrat më elementare për të sulmuar ose injoruar dikënd në emër të shefave ose padronëve të tyre. 

Ndërkaq, kërkojnë ose duan më shumë se sa u takon ose meritojnë, sepse kanë natyrë dhe karakter labil, ablanativ dhe inhibilitiv. 

Vlojnë ose ejakulojnë shpejt.

 Kërkojnë të njihen, pranohen, kuptohen dhe respektohen nga tjerët edhe pa vlerat, atributet, prerogativet, afinitetët dhe meritat paraprake. Kanë "stilë" pedofilësh ose homoseksualësh në raport me respektin, simpatinë, idolatrinë ose dashurinë e tyre sodomiste ose gomoriste ndaj shefave ose padronëve të glorifikuar ose valoziuar. 

Derdhën ose ejakulojnë shpejtë para tyre. Apo, bëhen të egër dhe tepër brutal, rixhid, violent, infantil dhe patologjik kur ua qorton ose kritikon dikush Thaçin, Pacollin, Rugovëm, Haradinajn, Kurtin, Veselin, Limajn, Osmanin etj.

Vuajnë nga problemet, sindromet ose shqetësimet e ndryshme shpirtërore, emocionale, nervore, mentale ose psikologjike. 

Ndërkaq, shqetësimet e ndryshme sociale ose psikologjike së bashku me simptomet ose sindromet e njohura bipolare, libidore ose inhibilitive, janë rastet ose manifestimet më të shpeshta të njerëzit me inteligjencë ose aftësi të kufizuara intelektuale, profesionale etj.

Ndërkohë që problemet e tyre akute ose permanente, pos tjerash janë ankthi, stresi, mèrzia, tensioni, depresioni ose komplekset e njohura të inferioritetit, maliciozitetit dhe ekzistzencialitetit të njohur edipian ose hamletian. 

Ndaj, në ambiente, atmosfera ose situata të rënda krizash, tensionësh ose acarimësh të ndryshme akute ose kronike, edhe intelegjenca e kombit, respektivisht, elitat ose superstrukturat e larta shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhe të tjera, shpeshherë tremben ose ngelin pa fjalë-përballë mediokritetëve ose antivlerave të ndryshme. 

Aty janë edhe njerëzit e fortë të shtetit dhe pushtetit që kanë ndikime, influenca, reflektime ose interferime të fuqishme në qarqët, strukturat, superstrukturat ose elitat e ndryshme shkencore, intelektuale, kulturore dhe të tjera. Sidomos në rrjetët, degëzimët, rrethet (qarqet), proviniencat ose reminishencat e ndryshme vicioze ose biocenoze të bisnesit dhe interesit të përbashkët që e bëjnë akoma më të vështirë jetën dhe botën e njerëzve të ditur ose intelegjent.

 Këtu zatën ndodhën të fshehura ose maskuara edhe "sekretët" e ndryshme të dihotomisë së zorshme ndarëse ose identifikuese në mes gjenialitetit, budallallëkut, paranojës, skizofrenisë, psikopatologjisë dhe kështu me radhë. Mbase, në egot, libidot, alteregot, antiegot ose superegot e ndryshme iracionale ose negative të personit ose individit.

P. S. Po, ç'është intelegjenca?

Fjala ose nocioni inteligjencë vjen nga fjala latine 'interlligere', që do të thotë të krijosh ose organizosh relacione, respektivisht marëdhënie midis marëdhënieve ose lidhje midis lidhjeve. 

Ky term ose nocion është prezantuar dhe konfirmuar edhe nga Ciceroni, Sokrati, Platoni etj. Sipas tyre inteligjenca (intelegjencia) është ajo që bën njeriun të kuptojë dhe pranojë më mirë jetën, botën, natyrën, moralin, karakterin dhe vetvetën e tij. 

Ndërkaq, sipas Aristotelit, trupi, mendja (truri) dhe shpirti i njeriut janë të pandarë në kuptimin e asaj se shpirti i ka dy anë ose pjesë të tij: pjesën racionale dhe pjesën iracionale.


Ndaj, gjithënjë sipas Aristotelit, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe përceptuara përmes intelegjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut. 

Për Hegelin ndërkaq, intelegjenca është gardian ose kujdestari i të gjithë jetës koshiente (logjike) ose psikologjike. 

Përderisa, Imanuel Kanti e shikonte dhe kuptonte intelegjencën vetëm nëpermjet bashkimit të saj me intuitën dhe sensibilitetin,si dhe me ndërthurjet ose ndërvarjet totale dhe absolute që burojnë nga dija, evolucioni dhe përvoja e njohur e njeriut. 

Shopenhaueri e shihte intelegjencën si nënshtrim të shpirtit dhe vullnetit njerëzorë, gjegjësisht si elementin e parë dhe esencial. 

Dekarti  e percaktonte intelegjencen si "mjet për përfitimet e shkencës dhe teknikë perfekte të lidhur me një pafundësi gjërash". 

Leibnitzi i referohej intelegjencës si një shprehje e nukleusit dhe radiusit progresivë të arsyes, vetdijes dhe ndërgjegjës.

Se këndejmi, Darwin, në librin e tij “Origjina e specieve” pohon se "qenia njerëzore është kurorëzim i evolucionit dhe progresit, dhe intelegjenca është ajo që i dallon ose diferencon njerëzit prej kafshëve". 

Në psikologji, intelegjenca ka dy elemente kryesore që dallojnë një person intelegjent nga një person jointelegjent ose më pak inteligjent: enërgjia ose kapaciteti për të punuar dhe krijuar si dhe performansa dhe sensibiliteti.

Me fjalë tjera, një person inteligjent, intelektual ose performant në fusha të ndryshme, ka një kapacitet pune dhe një nivel ose radius levizjeje dhe enërgjie krijuese ose inovatore shumë më të madhe, sesa një person jonintelegjent ose më pak inteligjent dhe jointelektual. 

Ndonëse, psikologët dhe psikologjia i referohen intelegjencës së njeriut edhe nga pikëpamja intelektuale, profesionale, sociale, morale, materiale, shpirtërore, emocionale etj. Në këtë prizëm, të ndikuar paksa edhe nga filozofia sociale e Thomas Robert Malthusit i cili mbeshteste faktin se burimet ose resurset natyrore janë të limituara dhe se njerëzit mbi bazën e njohur të zhvillimit , intelektualitetit, akribitetit, luciditetit, subtilitetit dhe intelegjencës së tyre, konkurojnë për burimet, vlerat ose resurset e njohura globale ose universale: Psikologët janë të mendimit se është e drejtë sovrane dhe legjitime e personave intelektual dhe intelegjent të sundojnë ose dominojnë mbi personat jointelektual, jointelegjent ose më pak inteligjent. 

Ndryshe nga kjo, personat me probleme mendore ose me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale dhe profesionale, nuk arrijnè tè identifikojnè nè menyrè korrekte dhe koshiente ose logjike detyrat dhe misionin e tyre, tè planifikojnè njè strategji pèr zgjidhjen ose tejkaliin e njè problemi akut ose kronik si dhe tè monitorojnè sjelljet, veprimet ose reagimet e tyre.

Nëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur, njeriu i thellë, intelektual dhe intelehjent, sipas filozofisè dhe psikologjisè politike, ajo patjetër do duhej të zbriste ose ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare. 

Në të kundërten, duke i konsideruar joarsyen dhe jondërgjegjën si "derivate të dorës së dytë", Siegumnd Freudi, pèrveç tjerash, thekson faktin se përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes (jondërgjegjies) ose iracionales, përreth së cilave gjithçka duhet të përmbyset dhe rrotullohet në raport me figurat e ndryshme prindërore ose paternaliste, parasegjithash të ngjason në komplekset, incestet ose inçestuozitetet protofëminore ose adoleshente të tipit ose profilit të njohur të Edipit- ndaj nënës së nënshtruar dhe dhunuar nga i ati ose babai i tij i cili për Edipin e vocër, njëkohësisht është edhe i ndjerë, edhe i dashur, edhe i plotfuqishëm, edhe kundërshtar ose armikë i tij etj. 

Domethënë, "komplekset evolutive" të Edipit mund të tejkalohen, vetëm atëherë kur incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshem ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babait, shërohen ose sanohen me anë të zhbllokimit eventual të bllokadës foshnjore ose adoleshente që i kanè kapur dhe bllokuar tërësisht zhvillimin normal të psiçikës (logjikës) ose botës së tyre shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike. 

Në të kundërten, prej nënshtrimit ose dashurisë së marrëzishme ndaj shefave ose padroneve të glorifikuar ose valorizuar, ndjekësit dhe viktimat, shpeshherë e duan njëri-tjetrin. 

Hamendësimi, dyshimi, paranoja, fobia, cinizmi, injoranca, nihilizmi, mazohizmi, prepotenca, monopoli dhe diktati i njohur foumian ose kabinetik, të ngjajnë në një familje të mbyllur iracionale dhe hermetike, me etër ose baballarë të ndryshëm iracional, mediokritë, stupid, nebulozë, paranojak dhe tekanjozë, të cilët me ekuivalencën, polivalencën dhe ambivalencën e tyre imagjinare, fiktive ose halucinative, mundohen t´i disiplinojë, moralizojnë, emancipojne dhe kontrollojnë impulset, incestet ose defektët e ndryshme (në radhë të parë seksuale, shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike) të personave ose individëve të ndryshëm të cilët sipas tyre përbëjnë tufën ose kopenë dhe jo qarqet ose rrethet e njohura informative, kulturore, institucionale, profesionale, politike, diplomatike etj.

Ndryshe nga kjo, ëndërrat, iluzionet ose qëllimet e mëdha politike, karierieriste, materiale ose profiteriste, ndoshta janë 'ujdhesa' ose 'ishuj' tè vetëm shprese që mund t'i shpëtojnë individin dhe kolektivitetin nga fundosjet ose përmbytjet e përgjithshme shpirtèrore, emocionale, mentale ose psikologjike, por jo edhe nga obligimet ose pèrgjithèsitè e njohura morale dhe ligjore ndaj kombit dhe atdheut.

Në instancë të fundit, në mençurinë, zgjuarsinë, intelektin ose intelegjencën e njeriut, ndoshta ndodhèn tè fshehura të gjitha sekretët ose misterët e mundshme të besimit, shpresës dhe lumturisë së gjithëmbarshme individuale dhe kolektive.

Mëqe sipas Albert Einsteinit: "Mendja (koshienca) ose logjika na çojnë prej A-s në B.., ndërsa imagjinata ose fantazia, gjithëkah e gjithandej!": Politika dhe diplomacia shqiptare ose kosovare, sj duket, me tepër i marin ose kuptojnë gjërat ose çështjet e larta politike, ushtarake, strategjike, diplomatike, gjeopolitike, konjukturale, manufakturale dhe të tjera, me zemër dhe me shpirtë, se sa me tru ose logjikë.

Kështu që saherë të ndërrohën (substituohën) ose ndryshohën ministrat, pushtetët ose qeveritë në Kosovë, patjetër sikur duhet të ndryshohën ose ndërrohen edhe formulat, ekuacionet, doktrinat, narrativet, ambasadorët, korët diplomatike etj...!?

Ndërkaq, politika dhe diplomacia, në radhë të parë janë shkenca ose disciplina të shkencave politike, filozofike, sociopsikologjike dhe të tjera, në domenin ose kuptimin e posaçèm aksiologjik ("axios"- diçka me vlera dhe parime tè larta shkencore ose humaniste), antropologjik (anthropos- njeriu ), metafizik dhe gneseologjiko-epistemologjik (dhunti, talent, narracion, mision, princip ose kriterium i njohur shkencor ose metologjik) i ndarjes ose klasifikimit (principium divisionis) tè monizmit nga dualizmi dhe pluralizmi, tè anès njerèzore ose antropologjike nga ana jonjerèzore ose antropomorfologjike etj.

Gjuha është kyçi ose boshti kurrizor i shkencës, edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit, moralit dhe disiplinës së lartë intelektuale, kulturore, qytetare, profesionale, politike, diplomatike etj...Elementi ose instrumenti më i rëndësishëm ose kryesor i dialogut, konsenzusit dhe kompromisit të njohur intelektual, kulturor, qytetar, politik, diplomatik etj. Me gjuhë nënkuptojmë luftën dhe paqën, dashurinë dhe urrejtjen, jetën dhe vdekjën, fillimin dhe mbarimin etj.

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat