Memlit të “Ritmit të rrugës” i ka humbur rruga në oborr

Opinione

Memlit të “Ritmit të rrugës” i ka humbur rruga në oborr

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 11 gusht 2021 Në ora: 17:18
Memli Krasniqi

Njëri këngëtar, jo nga më të mirë, në krahasim me tjetrin gjithsesi shkëlqen.

Memli Krasniqi, ish pjesëtar i “Ritmi i rrugës” nga rruga u fut drejt në institucione fal emrit të babait të tij.

Ndonëse nuk u shqua asnjëherë, as sa ishte ministër apo deputet, Memli arriti aty ku as në ëndërr s’do i shkonte akujt, të bëhet kryetar i PDK-së.

Melin nuk e lidh asgjë më organikën e PDK-së, në embrionin e saj është fjala, por janë krejtësisht të përbashkët kur vjen fjala për popullizëm dhe mashtrim, njësoj janë dhe si të tillë duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Memli sa ishte këngëtar nuk është se ka qenë i suksesshëm, nëse duhet bërë një analizë e krahasimit më duhet të them se megjithatë si këngëtar ka qenë më i suksesshëm, jo se ka ditur shumë mirë të këndoj mirëpo, s’ka pasur përgjegjësi për të dëmtuar dike tjetër, kush e ka dëgjuar mirë dhe kush jo prapë njësoj.

Memli si këngëtar s’ka qenë i dëmshëm, skam pasur asgjë në dorë që të mund të dëmtonte qytetarin, si politikan i ka pasur këto gjëra, dëmet janë jo të vogla.

Vetëm si ministër i kulturës Memli s’ka bërë asgjë për kulturën, nuk njihet për asgjë të mirë, veço këtu skandalin me foton e Nënën Terezës.

Tani si kryetar i ri i PDK-së, Memli Krasniqi ka formuar një kryesi e cila është shumë e varfër nga intelektualiteti, nuk janë njerëz që premtojnë ndryshim.

Me t’u publikuar lista filluan të largohen emrat e atyre që ishin, deri tani së paku dy nga ta janë larguar. Një listë e varfër, jo premtuese dhe që nuk ka sjellur njerëzit më të duhur.

Memli duket shumë i papjekur dhe i papërgatitur politikisht për të qenë kryetar partie, në veçanti i një partie që mëton të jetë e para në të ardhmen. Me Memlin, PDK e ka të garantuar opozitën për shumë vite, mbase edhe për 20 po.

Natyrisht nëse nuk ka ndryshime në skenën tonë politike. Memli është një shembull i keq i të bërit politikan, një djalë i papjekur, pa asnjë dëshmi të të qenurit i suksesshëm ka arritur të jetë në majën e njërën prej partive kryesore ne vend.

Një lideri i tillë i opozitës është zgjedhja më përfekte për një qeveri, mungesa e lidershipit, karizmit të liderit të opozitës dhe mbi të gjitha mos besimi i qytetarëve në të ia zgjat në pakufi partisë qeverisëse jetën e saj në pushtet.

Albin Kurti s’do mund të gjente dike më të përshtatshëm për të qenë lider i opozitës se sa Memli. Nga “Ritmi i rrugës” në rrugën e përjetshme në opozitë, kështu pritet të jetë karriera politike e Memlit dhe bashkë me te edhe e PDK, e cila në vend të reformave të mirëfillta po bën hapa mbrapa na fitimin e besimit të qytetarëve.

Ndonëse nuk thuhen, pakënaqësitë brenda PDK janë të mëdha me zgjedhjen e Memlit, të cilat pritët të përkthehen edhe në rezultatin e zgjedhjeve të 17 tetorit, zgjedhje të cila do të jenë më rezultatin më të keq që PDK ka pasur në zgjedhjet lokale viteve të fundit. Memli s’ka guxim për mos të kandiduar Sami Lushtakun për kryetar komune, Memli është një kukull që s’ka guxim për asgjë, është i kurdisur nga dikush tjetër në emër të reformave.

Vet Memli nuk është më reformë, është moti në politikë, s’ka dëshmuar asgjë pozitive në asnjërin prej funksioneve që ka pasur deri tani. Kështu që , me pak fjalë, më zgjedhjet e fundit në parti dhe zgjedhjet e ardhshme lokale në vendin tonë, PDK do të merr dënimin e merituar nga qytetarët.

Dështimin e tij në muzikë e ka mbartur edhe në politikë, qoftë larg ky njeri të jetë një ditë kryeministër i vendit, imagjino çfarë tmerri do të jetë për vendin të mbetet shteti në duart e një reperi të pasuksesshëm, alias një politikani të dështuar.

Ndryshimet e vërteta janë ato për të cilat ka nevojë skena jonë politike, jo kamuflime në emër të reformave, me njerëz të dështuar, të konsumuar e të cilët nuk sjellin shpresë pas për partinë në të cilën janë, dhe as për qytetarët në të anshmen në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat