Përse në Shqipëri nuk bëhet peticion për ndalesë të Goran Bregoviç?

Opinione

Përse në Shqipëri nuk bëhet peticion për ndalesë të Goran Bregoviç?

Ruzhdi Peçani Nga Ruzhdi Peçani Më 12 gusht 2021 Në ora: 20:53
Goran Bregoviç

Performimi i këngëtarit kontrovers serb Goran Bregoviç në festivalin e birrës në Korçë, pos reagimeve të shumta ka marrë edhe konotacion tjetër. Ndaj atyre që kishin reaguar dhe vazhdojnë të shprehin reagimin dhe pezmin ,tani nga “analistë” kozmopolit  serbofil  kemi kundër reagime ,se ata që reagojnë dhe nuk kuptojnë “nga arti” i Bregoviç janë “Taleban”?!  Bravo, atë që kishte për qëllim Serbia me Kryeministrin levë të Serbisë dhe këta “analistë” kozmopolit serbofil  i llojit Mustafa Nanoia ia ka arritur qëllimit –ta fut thikën e përçarjes brenda shqiptare.

Dhe kësaj fushate, të themi lufte psikologjike të Serbisë, po i frynë mjaftë mirë edhe Bashkia e Korçës? !

Sa që, Bashkia  na del dhe sugjeronte, “..që n`artistin Bregoviçi të shohin e dëgjojnë vetëm artin e tij dha ta konsumojnë gjithherë, duke abstrahuar faqen tjetër të personalitetit të artistit Bregoviç” ! Pra një sugjerim se ta lëmë anash atë se  Bregoviqit ishte një “artist” i cili ishte në shërbim të regjimit e të politikave të Milosheviqit dhe luftës tragjike e spastrimeve etnike në ish Jugosllavi - veçanërisht në Kosovë!

Nga rrjete sociale shifet se opinion i gjerë në Korçë, ngase vetëm katër veta ishin në protestë, po dhe Shqipëri nuk ka në dijeni se vërtet kush është Goran Bregoviç?! Apo edhe nuk duan t´ia din këta “kozmopolit” të mjerë. Duhët t´ua themi sërish, dhe do vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ky ishte dhe qëndron si një shovenist serb , muzika e tij, intervistat politike, angazhimi publik dhe e gjithë karizma e tij, ishin n ‘shërbim të gjakpirësit Milosheviqit dhe makinerisë se tij policore, ushtarake dhe paramilitare. Po dhe ky ishte dhe mbetet një antishqiptar dhe sot dhe gjithë ditën.

… për një “Peticioni online” – në Shqipëri dhe jashtë saj  

Qëndron mendimi se reagimi  kundër Bregoviç, nuk duhet lënë vetëm në rrjetet sociale, po nga gjithë Shqipëria dhe jashtë saj të jetë një nismë e një “Peticioni online” që do t´i bëhej Bashkisë së Korçës dhe Qeverisë së Shqipërisë. Le të mbetet me këtë një gjurmë që do shënohej, se ne shqiptarët dimë të reagojmë ndaj çdo të keqe që na vjen drejtë nesh. a bëjmë këtë patjetër ,në një kohë historia do e shënonte këtë.

Të kujtojmë këtë që sapo ka ndodhur në Serbi, po dhe të mësojmë nga kjo se kush janë serbët dhe si reagojnë po  cenohen si shtet dhe si shoqëri. Të shohim se çfarë reagimi kanë edhe për më të voglin skandal.

Peticioni që dy reperëve sarajevas t´u ndalohet hyrja në Serbi

Kështu në paraqitjen e reperve  Jasmin Fazlic (Dzale Brata) dhe Amar Hodzic (Bube Koreli )në  Nish ka ardhur gjerë tek një skandal, si shkruajnë mediat atje, kur sigurimi ka hedhur një djalosh nga platforma në publik dhe fizikisht janë sulur. Dhe për këtë skandal është ngritur peticioni për ndalesë të këtyre reperëve në Serbi. Dhe teksti I peticionit ishte:

„Nënshkruaj këtë peticion për ndalimin e hyrjes në Serbi të “reperve” te Sarajevës, ngase kushdo që nuk respekton këtë shtet, fëmijët dhe e popullin saj, nuk ka çka të kërkoj këtu ”shkruan në peticionin, të transmetuar në mediat e Serbisë.

Peticion ky me të cilin kërkohet që reperëve sarajevas (Dzala Brat) dhe (Buba Koreli) t´u ndalohet nga shteti hyrja në Serbi, peticion ky i nënshkruar nga 61.000 veta. Peticioni është vënë në qarkullim pas “dhunës fizike” nga grupi i tyre ndaj një djaloshi në Koncertin në qytetin Nish.

“Nënshkruaj këtë peticion për ndalimin e hyrjes në Serbi të “reperve” te Sarajevës,ngase kushdo që nuk respekton këtë shtet,fëmijët dhe e popullin sajë,nuk ka çka të kërkoj këtu”.Ngase “Serbia nuk është një grusht orizi që ta shkarravis çdo sorrë që do ta sillte era”-theksohet në peticionin online, të iniciuar të enjten e kaluar.

Peticioni është përcjellur me shumë komente, ndër to edhe aso me komente me urrejtje dhe përmbajtje shoveniste. Disa nga komentet shoveniste u kishin veshur këngëtarëve boshnjak se sikur ata kanë brohoritur mes tjerash:„Srbe na vrbe“- (“Serbët në shelgje”).S´është për tu habitur, ngase serbët janë mjeshtër të fabrikimeve të gënjeshtrave.

Dhe këtu qëndron edhe apsurdi, në Serbi përkundër thirrjeve shoviniste nga serbët, këta reper sarajevas nuk u quajtën nga askush “taleban”?!

Të quhen “taleban” nga M.Nano dhe se Edi Ramës “nuk i ha luli” se ç´thonë “ata matan kufirit”, nuk do përmend dhe t´ia zë goja Kosovën, ngase këtë kufi e shef si kufi  i “Open Bakan” (me Serbinë). Këtyre të marrëve u themi se matan kufirit qëndrojnë vëllezërit  e gjithë Shqipërisë, jo këtyre që na tradhtojnë dhe quajnë “taleban”.Sa ia shkon përshtati kjo politikës shoveniste serbomadhe në Beograd.O Zot sa i mjerë është Mustafa Nano dhe Edi Rama, ka dhe të tjerë, po këta si të veçuar nga se edhe Mero Baze nuk mbetet anash, mund të hatërohej po nuk përmendet.

Dhe ne vazhdojmë t´u kujtojmë korçarëve:  se Kosova akoma lëngon nga mbi 12.000 të vrarët,20.400 motrave dhe grave të dhunuara. Dhe një numër 1639,që nuk është vetëm numër! Ky numër tregon  emrat e shqiptarëve të pa gjetur  të cilët u vranë nga ushtria serbe, që “miku” që do ta prisnit t´u argëtoj Goran Bregoviċ i himnizonte dhe i frymëzonte që të vrisnin sa më shumë shqiptarë. Dhe ata vranë, nën opiumin e këngëve çetnike, vëllezër dhe motra korçare ky është Goran Bregoviç. Dhe kënga e tij “Kalashnikov”.

Dhe vazhdojmë t´u themi, në vazhdimësi … pa ndaluar.

Të dashur korçarë, mos u shtirni si kozmopolit me serbët, këtë ta bëni me kombet  tjera si me italianët, gjermanët, francezet dhe popujt tjerë të qytetërimit të vjetër.

Korçarë mos lejoni që të përbaltet historiku i Korçës, mësonjëtores së parë shqipe, liceut të parë shqip, kulturës së sotme shqipe dhe serenatave korçare. Mos lejoni  ngase Korça gjithmonë ka frymuar shqip dhe do vazhdoj të jetë po kjo që është.

Nëse organizatorët donin t´i kënaqnin  klientët e tyre, duke u ofruar ethno-music të ndonjë vendi tjetër   evropian, mund të kishin përzgjedhur  edhe bende tjera italiane, franceze, gjermane…, apo të ftonte yje botërore shqiptare, si  Rita Ora, apo Dua Lipa e cila deri para pak ditësh   ishte në Sarandë e Jug të Shqipërisë!? Mund zgjidhnin artistë të tjerë, qindra herë më afirmativ, dhe nivel më të lartë artistik, larg më të pranuar.

Se përzgjedhja ishte e gabuar tregon edhe bojkotimi dhe refuzimi i pjesëmarrjes në Festën e Korçës i artistes Besa Kokëdhima e moderatores Eva Murati, dhe nga Prishtina. Jo, nuk është ky fare një akt nacionalist, aq më pak mungesë ndjeshmërisë  artistike. Por është një refuzim human, etik dhe fisnik. Po pse jo edhe nacionalist – nacionalistët e duan vendin e tyre dhe e kanë mbi të gjitha!

Dhe tani Bashkia e Korçës, mbetet të zgjedh e përzgjedh: Të anuloj ftesën apo të vazhdon të lëndoj “përmes festës me Bregoviqin” qytetërimin dhe kombin e bashkatdhetarët edhe ashtu  të lënduar - duke nderuar artin e një bashkëpjesëmarrësi në krim si  Bregoviç.

Bashkia dhe Organizatorët e Festës fisnike të Birrës Korça, mund të kishin qindra përzgjedhje tjera, shumë më fisnike e larg më afirmative për traditën Korçare dhe Birrën e tyre të mrekullueshme. Pa pas asnjë nevojë që t’na  trazonin! Jo vetëm në Kosovë po në gjitha trevat shqiptare,  Maqedonin e Veriut, Luginë, Mal të ZI dhe mërgatën.

Po nuk e duam Bregoviç në “Festivalin e birrës” në Korçë – Shkojmë me “Peticioni online” në Shqipëri dhe jashtë sajë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat