Kufizimi i udhëtimit dhe pjesëmarrja në evenimente me vërtetim të vaksinimit është shkelje e lirive dhe drejtave njerëzore në Kosovë

Opinione

Kufizimi i udhëtimit dhe pjesëmarrja në evenimente me vërtetim të vaksinimit është shkelje e lirive dhe drejtave njerëzore në Kosovë

Nga: Av. Faik Miftari Më: 13 gusht 2021 Në ora: 13:53
Av. Faik Miftari

Kushtëzimi i hyrjes apo  udhëtimit të qytetarit të Kosovës apo të  kufizimit të pjesëmarrjes në evenimente të ndryshme  me pajisje paraprak me vërtetimin për vaksinim apo vërtetimin për testin negativ RT- PCR paraqet kufizimin e  drejtës së lirisë së lëvizjes dhe pjesëmarrjes  sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Vendim i këtillë i qeverisë së Republikës së Kosovës paraqet segregacion i cili është në kundërshtim me nenin  1 të Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi: “Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i një kornize të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit në bazë të kombësisë apo lidhjes me ndonjë komunitet, origjinës sociale apo kombëtare, racës, etnisë, ngjyrës, lindjes, origjinës, seksit, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, gjuhës, shtetësisë, besimit fetar dhe besimit, përkatësisë politike, mendimit politik apo mendimeve të tjera, gjendjes sociale ose personale, moshës, gjendjes familjare ose martesore, shtatzënisë, lehonisë, gjendjes pasurore, gjendjes shëndetësore, aftësisë së kufizuar, trashëgimisë gjenetike ose ndonjë baze tjetër, me qëllim të zbatimit të parimit të trajtimit të barabartë”, dhe nenin 4 paragrafi 1 nënparagrafi 1.6: “Segregacioni konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, duke përfshirë mbrojtjen e çdo personi që nuk merr pjesë në një ankim për diskriminim po që i cili mendohet ta ketë bërë atë, i cili ndodh në rastet kur një ose disa persona veçohen nga të tjerët përmes personave fizik, juridik, ose me kombinimin e të dyjave, nga sektori publik, privat apo nga të dy sektorët, dhe ky veçim bëhet mbi një nga bazat e përcaktuara në nenin 1 (një) të këtij Ligji”, të Ligjit Nr. 05/L-021 për  Mbrojtjen nga Diskriminimi i cili reflektohet me trajtim diskriminues në formë të pamundësisë së udhëtimit të lirë dhe pjesëmarrjes së lirë ne bazë të gjendjes shëndetësore si dhe paraqet vepër penale të shkeljes së statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës sipas nenit 190 paragraf  1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës:” Kushdo që për shkak të përkatësisë kombëtare apo etnike, racës, fesë, apo për shkak që nuk i përket ndonjërës përkatësi, apo për shkak të bindjeve politike ose bindjeve të tjera, gjinisë, invaliditetit, identitetit gjinor, orientimit seksual, gjuhës, arsimit, pozitës shoqërore, prejardhjes sociale, gjendjes materiale, apo ndonjë karakteristike tjetër personale, tjetrit ia mohon ose kufizon të drejtat e përcaktuara me Kushtetutë, ligj ose dispozita të tjera, akte të tjera të përgjithshme ose marrëveshje të ratifikuara ndërkombëtare, apo i jep privilegje apo favore bazuar në këto dallime, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet”.

Lidhur me këto kushtëzime të lartcekura,  kemi edhe Rezolutën e miratuar numër 2361 të Këshillit të Evropës të miratuar me 27 janar 2021 në të cilin është caktuar se të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës të informojnë qytetarët e vet se vaksinimi nuk është i obliguar dhe askush nuk ka të drejtë të  imponojë presion politik, social apo shoqëror, në rast se vet qytetarët nuk dëshirojnë dhe askush nuk duhet të jetë i diskriminuar  për shkak se nuk është vaksinuar për shkak të efekteve anësore të vaksinave apo thjeshtë sepse nuk dëshiron të vaksinohet.

Në rastin konkret, edhe pse kufizimi i lirisë së hyrjes, lëvizjes, udhëtimit dhe pjesëmarrjes në evenimente është kundër kushtetuese dhe kundërligjore,  qytetarët e Kosovës  prapë se prapë mund të marrin dënimin apo gjobën e shqiptuar për shkak të mos pajisjes me vërtetim për vaksinim apo vërtetim për testin negativ RT-PCR.

Qytetarët  e Republikës së Kosovës duhet të thirren gjithmonë në drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe drejtën pozitive në fuqi në Kosovë, me të cilin mund të kërkojnë dhe realizojnë nëpërmes  procedurës gjyqësore pasi që gjithmonë me shkrim do të kërkoni nga cilido organ administrativ apo ekzekutiv dënimin apo gjobën e shqiptuar.

Në situatat në të cilin ballafaqoheni me kësi lloj kufizimi dhe shqiptimi dënimi,  duhet gjithmonë të merreni me veten tuaj, të keni njohuri se cilat të drejtat i keni  të garantuara dhe të mos lejoni assesi që këto drejtat dhe liritë që i keni kushdo qoftë t’ju shkel, kufizoj dhe t’ju dënojë në mënyrë të kundërligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat