20 vjet nga konflikti i armatosur

Opinione

20 vjet nga konflikti i armatosur

Nga: Agim Jazaj Më: 13 gusht 2021 Në ora: 18:47
Agim Jazaj

13 Gushti hodhi rrënjët e paqes, në Maqedoninë e Veriut, ku bashkëqeverisin maqedonët me shqiptarët!

Nga krismat e marsit, tek gushti i paqes shqipe dhe bashkëqeverisja e Maqedonisë së Veriut...

Pas 20 viteve luftë, përpjekje dhe negociata gjuha shqipe është zyrtarizuar si gjuhë zyrtare në vendin e përbashkët, Maqedoninë e Veriut.

Vendi bashkëqeveriset për 2 legjislatura nga maqedonasit dhe shqiptarët.

Kryetari i Parlamentit është rizgjedhur Talat Xhaferi për dy legjislatura, si dhe bashkëqeveisja, një sukses ndoshta i shumë vonuar, po aq i shumëpritur dhe për gjithë shqiptarët në trojet e tyre në; Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Mali Zi, në Preshevë e Bujanovc, dhe në gjithë botën ku janë dedgdisur si emigrant shqiptarët.

Në fund mandatin e zgjedhjeve, 3- 4 muajt e fundit, vendi do të qeveriset nga shqiptarët dhe zgjedhjet do të zhvillohen nga qeverisja shqiptare!

Pra, kjo do të ishte si i thonë llafit të moçëm dhe “qershia mbi torte”, për të rikujtuar përpjekjet dhe luftën e bashkëkomabasve tanë shqiptarë, kulmuar në luftën e Marsit 2001, deri në Gushtin e paqes të vitit 2001, për të drejtat e shqiptarëve si të barabard në shteformimin, përfaqsimin, dhe përdorimin e gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare, etj:

Vitet shkojnë, plagët rrjedhin dhe plagët shërohen!...

-Shënime për ngjarje dhe data. -Terrorist, luftëtar, apo guerilas? -Faktori shqiptarë përballë krizës. -Të tjerët për shqiptarët. -Kur jemi të përçarë, jemi dhe të humbur. -Kompromisi hap i parë i suksesit. -Aleatët e vjetër në ditët e reja. -Shqipëri e Madhe, apo Shqipëri e vërtetë. -Sherret e brëndëshme, shtyjnë zgjidhje e “jashtme”. -Luftën e ndezin të mëdhenjt dhe digjen të vegjëlit. -Nga 4 marsi 2001 tek 13 Gushti 2001, i marveshjes së OHRIT. -Nga 4 Marsi me krisma, tek 13 Korriku 2004, i realizimit të marveshjes substanciasle të Ohrit. –

15 gusht 2001, 13 korrik 2004

Viti ‘1913, 13 Gushti 2001 dhe 13 Korriku 2004, data që kondicionojnë me 13-tën, të gdhëndura në kujtesën e shqiptarëve!

Pas 100 vjetësh më 2013 (a) do të hapen (kapakët) aktet e Konferencës së Ambasadorëve, kur u vendosën kufijtë e copëzuar të Shqipërisë?!

Në Shkup, është arritur marveshja mes palëve dhe ka miratuar me urgjencë projekt ligjin qeveria maqedonase e kryeministrit Kostov: “Për ndarjen teritoriale të Maqedonisë”.

Gjuha shqipe është gjuha e dytë zyrtare. Aspirata e shqiptarëve dhe e mbarë shqiptarëve. Edhe emigrantët shqiptarë kanë qënë të ndjeshëm ndaj këtyre krizave, dhe i kanë përjetuar ato. Madje ata kanë “paguar” dhe faturën. Nga qarqe të ndryshme dhe media, të veçanta emigrantët në Greqi janë akuzuar dhe paditur si: “Terrorrist, “Stërviten për llogari të U.Ç.K. “Janë të armatosur”, “Sjellin armatim për goditje”. Fenomene të njohura, të bëra publikisht. Përpara këtyre mediave, ( jashtë frymës së përgjithshne dhe politikës zyrtare) të pa barabartë, kanë mundur të argumentojnë drejtësinë e shqiptarve në trojet e tyre si ish avokati i njohur arvanitas, i ndjeri, Aristidh Kola, Jorgo Gjera, kryetari shoqatës së Arvanitasve, apo dhe emigrantët e thjeshtë. Lefter Marta, Tahir Mici, etj.

Ajo që dje quhej herezi, sot është e pranueshme, dhe nesër duhet avancuar. Ajo që sot është e përparuar, nesër bëhet e prapambetur dhe duhet ndryshuar.

Maqedoninë e shtetit dhe të shoqërisë multietnike.

Plagë të vjetra të luftës së re

Eleganca nuk ka shkuar kurrësesi përballë përbindshit. Ka nisur shpejtë dhe shpërthehu në sipërfaqe, pikërisht më 4 Mars të vitit 2001 konflikti mes kërkesave të palës shqiptare në Fyrom dhe mos përmbushjeve të tyre për më se 10 vjet nga shteti sllavo-maqedonas. Nisi si një konflikt i thjeshtë, duke marrë përmasa të gjera dhe të pa parashikueshme, duke përfshirë në zgjidhjen e tij edhe faktori; Euro-Amerikan. Si shkak i konfliktit u bë i njohur, veç pakënaqsive të akumuluara dhe disnivelit midis dy popujve në vendin dhe në shtetin e përbashkët, të bëhej NËNËSHKRIMI I MARËVESHJES së bërë prej qeverisë së Fyromi-it me atë të ish Jugosllavis, për përcaktimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Fyromit. Në këtë mënyrë injorohej pala e Kosovës, duke qënë ajo pjesa e kufirit me Fyrom. Icidenti shënoi tre viktima nga radhët e policisë, dy të vdekur nga shpërthimi i një mine dhe i treti i vrarë me snajper. Icidenti; prag lufta shënohet në fshatin, Tanush, mes kufirit Kosovë-Fyrom. Pala maqedonase akuzonte sulmin me bazë nga Kosova. Kishte dalë atëherë “në horizont”, të vet deklaruar prej luftëtarve: U.Ç.K, (Ushtria Çlirimtare Kombëtare), të cilët ishin të organizuar në guerile dhe të hedhur në veprim. Një guerilas deklaronte në (B.B.C) : ”Në fillim veprojmë si guerile, sepse çdo formacion, apo njësi kështu nis organizimin. “A jeni për Shqipërinë e madhe”?–vijon pyetja për guerilasin: “Jo, nuk jemi për një gjë të tillë. Jemi për ruajtjen e kufijve të Maqedonisë. Duam të jemi shtet formues dhe të mos trajtohemi si minoritet”.

Guerilas, terrorist apo luftëtarë?!

emërtimit të shqiptarëve të armatosur për të drejtat e tyre kishte shume diferenca. Gjuha maqedonase i quante: ”terroristët shqiptar”, media greke: ”Ekstremistët shqiptarë”, Gjermania: “Guerilasit shqiptarë”, Sh.B.A dhe Anglia i deklaronte: ”Luftëtarët Shqiptarë”. Diplomacia ndërkombëtare dhe ajo shqiptare lëvizinin në një paralele: ”Zgjidhjen politike”. Partia e Prosperitetit Demokratik i quan të dyshimta vizitat e emisarve bullgar, e cila prononcohet më datën 8 Mars. U kishte paraprirë më 7 Mars këtyre dyshimeve zoti, Ibrahim Rrugova duke deklaruar: ”Nëse pretendojnë; këto janë synime të vjetra ”. Datë 8 Mars, Presidenti Trajkovski takohet me kryetarin e partisë së Prosperitetit Demokratik, Ymer Ymeri. Lufta në Tanush e rrethinat e tjera vazhdon. Lufta u pasua me mbylljen e kufirit mes Fyrom dhe Kosovës më 9 Mars të vitit 2001. Po këtë ditë situtata përshakllzohet edhe në luginën e Preshevës. Rastësi?! Kjo situatë, akuzonte kryeministri maqedonas, Gjeorgjevski e ka marë nxitjen prej: SH.B.A-s dhe Gjermanisë, më 9 Mars, duke akuzuar edhe radion angleze, B.B.C., si dhe televizionin amerikan, CNN. Vizitat më të shpeshta të krerve bullgar, ukrahinas, grek, etj i ka dënuar i pari, kryetari i politikës së jashtëme të Parlamentit shqiptar, z.Sabri Godo të ripërsëritura më 9 Mars:” duke paraparë: “Hesape të vjetra”. ”Mos përzierjen e të tjerëve në këtë luftë. UMINK dhe KFOR janë të aftë të ruajnë stabilitetin”. Më 14 Mars lufta shpërtheu edhe në rrethinat e Tetovës. Ish presidenti, Trajkovski mbledh Këshillin Kombëtar, dhe deklaron: ”Dhunës do t’përgjigjemi me dhunë”. Në qëndër të Shkupit organizohet një tubim në mbështetje të U.Ç.K. 15 Mars: Ish kryeministri, Gjeorgjevski deklarohet: ”Do të përzgjedhim aleatët”. Përkundër qëndrimit të B.E-së, NATOS dhe gjithë Bashkësisë Ndërkombëtare për të zgjidhur luftën-krizën me mjete politike në, Fyrom mbërrijnë mjetet e “ndihmes”, avionët nga vëndet e “përzgjedhura”! Më 16 Mars goditet stacioni i policisë në Kërçovë. Parlamenti në Shkup diskuton me dyer të mbyllura. Ditët e luftë-krizës vijojnë duke sjellë rrezikun dhe shpresën... Më 19 Mars qeveria maqedonase urdhëron futjen e tankeve në qytetin e Tetovës. NATO nga Brukseli i bëri thirrje qeverisë së Fyrom për vetpërmbajtje. P.P.Demokratik akuzoi kryeministrin për diversion pas deklarimit të bërë prej tij: ”Do të përmbush kërkesat e disa qytetarve për t’u armatosur”.

Mars, forcat e ushtrisë dhe sigurisë nisin sulmin e kombinuar,”për të shporrur terroristët”. Havjer Solana takon tri forcat politike shqiptare. Rrugova: ”NATO dhe K.E-ja të shohin implikimin e vëndeve të tjera, si Bullgaria, Ukrahina që dërgojnë armatime”. 21 Mars: Qeveria u ka dhënë ultimatum, forcave të U.Ç.K-së: ”Të dorëzohen ose të largohen”. ”Kryeministri, Gjergjevski deklaron: ”Duan të realizojnë skemën e fuqive të mëdha (UÇK-ja, shën ynë). Pas Shkupit zbriti për vizitë në Tiranë, ministri i jashtëm rus, Ivanov. Ai i propozoi ministrit tonë, z. Paskal Milo edhe një projekt deklaratë ku të nënëshkruanin vendet ballkanike për mos ndryshim të kufijve. Pas nënëshkrimit kjo deklartë të ishte e detyrueshme dhe të depozitohej në Këshillin e Sigurimit të O.K.B-së. Një thikë pas shpine e projektuar për shqiptarët, veçanrisht për shqiptarët e Kosovës si dhe për shqiptarët e Fyrom. Ndërsa, Ivanov hidhte këtë TEZË TË ZEZË, kur vazhdonte takimi mes diplomatëve, qindra njerëz tuboheshin para selisë diplomatike, duke thirrur:”Ivanov! JASHTË SHQIPËRISË”!.../Vijon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat