20 vjet nga konflikti i armatosur...

Opinione

20 vjet nga konflikti i armatosur...

Nga: Agim Jazaj Më: 14 gusht 2021 Në ora: 07:44
Agim Jazaj

Më 22 Mars 2001 pasi mbaroi afati i ultimatumit, forcat e sigurisë dhe të policisë nisën represaliet. Ngritën postblloqet nëpër rrugë, me tanke, autoblinda, ushtarë e mercenarë, të armatosur dhe të inatosur... Në qendër të qytetit ushtarët maqedonas vrasin barbarisht dy qytetarë shqiptarë, babë e bir, Ramadan Kovaçi.

Nëpërmjet kamerave duket se si shfaqet dhuna mbi njerëz të pafajshëm, që janë krejt normal dhe në zbatim të ligjit. Një ushtar tërhiqte prej zverku, njërin nga Kovaçët prej vetura së tij. Tjetri e godiste me grushta, shqelma e armë, fare pa arsye. Viktima mbante në dorë telefonin celular dhe po ”mbrohej” nga goditjet barbare të barbarëve.

Breshëri plumbash mbi trupin e tij. Plumbat nuk kursyen as të birin. Ata u vranë barbarisht nga sllavo-maqedonasi, kurrë nuk harrohen. Kjo ishte masakra me e ekspozuar dhe më kriminalja e par syresh, në mes të ditës. Kamerat të instaluara, filmonin, aty ku do të kryhej masakra me efekte prapavepruese e terrorizuese, për ata që kërkojnë të drejta dhe liri...Reprezaljet, ndoqën masakrat, si plaçkitje e djegie shtëpish, tym e flakë banesave të shqiptarëve në rrethinat e Tetovës. U arrestua rreth 60 civil shqiptarë. Të shpërngulurit e asaj dite shënojnë numrin 200. Të mbrojturit në Prizren, arrijnë në 1700 shqiptarë. Kreu i O.K.B-ës, Kofi Anann më 23 Mars do u bënte thirrje palëve duke u shprehur, citojmë: ”Luftëtarët i njohin kufijtë e Maqedonisë”.

Në ditët e para të shkëndisë së luftë-krizës, zbritën në Fyrom; shefi i politikës së Jashtme të B.E. së, Havjer Solana, ministri i jashtëm francez, Vedrine, sekretari i jashtëm i Anglisë, Robin Kuk, ministri i jashtëm gjerman, Joshka Fisher, ministri i jashtëm dhe kryeministri bullgar, ministri i jashtëm i Greqisë, Jorgos Papandreu, etj.

Kancelari gjerman, Shrërder u bëri thirrje palës shqiptare, ish Presidentit, Trajkovski dhe ish kryeministrit, Gjeorgjevski: ”Të bëjnë marrëveshje substanciale me shqiptarët”. NATO sheh pamundësinë : ”për dhënien e mbështetjes ushtarake”. Kryeministri i Bullgarisë datë 23 Mars shihte: ”Nga ky konflikt mund të përfshihet  dhe Bullgaria”. Nga Stokholmi ish kryeministri i Turqisë, Bulent Eçevit, u drejtohet me deklaratë, presidentit të SH.B.A-së, kreut të Këshillit të Sigurimit dhe z.Havjer Solana, për të zgjidhur politikisht konfliktin.

 Gazeta “Kathemerini”, e përditshme greke, komentonte: ”Tirana si dhe udhëheqja politike e shqiptarëve etnik jashtë vendit kanë treguar vetëpërmbajtje që të shmangin kështu një izolim diplomatik ndërkombëtar”. 25 Marsi dita e sulmit të madh nga forcat qeveritare, sulme të kombinuara nga toka me tanke e topa, nga ajri me avion luftarak mbi lartësitë e Tetovës. Djegie shtëpish, demonstrim forcash, para kamerave...Spitali i Tetovës njofton për 4 të plagosur, qytetarë të thjeshtë.

Kokëfortësia, masakra dhe negociatat   

Ish Presidenti i Shqipërisë, zoti, Rexhep Mejdani, ftoi ish presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç për të negociuar me ish presidentin Trajkovski, për zgjidhjen e situatës me mjete paqësore, mision të cilin e pranoi negociatori. 28 Mars shënon aksione të forcave qeveritare në fshatin, Gracanicë. Deputeti i zonës së Kumanovës, i zgjedhur për tri legjislatura, Hysni Shaqiri deklaron”: Është e vërtetë, unë jam në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Momentalisht ndodhem në fshatrat e Kumanovës”. 29 Mars është ndërmarrë një sulm nga brenda kufirit të Fyrom me mortaja, duke qëlluar brenda kufirit të Kosovës. Janë vrarë 3 civil dhe një gazetar anglez, si dhe janë plagosur 10 civil. 30 Mars, Lordi Xhorxh Roberson kërkon një hetim serioz për masakrën.

Branko Cevenkovski, deklaron: ”Nuk ka e nuk do të bëjmë dialog e as ndryshime të Kushtetutës”. 1 PRILL 2001.  Pikërisht e njohur si dita e gënjeshtërtave nuk doli e tillë. Këtë ditë arrestohet diktatori, Sllobodan Milosheviçi, i akuzuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës. Pas prangosjes së Milosheviçit, u lirua dhe politika në Fyrom. Sot, më 1 Prill, në Fyrom ka nisur; beteja politike.  2 Prill në betejën politike mes palës Shqiptare dhe qeveritare kanë zbritur në Shkup, Havjer Solana dhe Kris Paten.

Forcat ushtarake kanë djegur 4 shtëpi rreth Tetovës. Emisarët e lartë të B.E-së kanë zhvilluar takim me krerët e lartë vendor me dyer të mbyllura. Përkundër vizitës së tyre janë tubuar jashtë rezidencës 100-200 vet. 3 Prill, Partia e Prosperitetit Demokratik kërkon: ”Të zhvillohet dialogu në praninë e faktorit ndërkombëtar, të përfshihet dhe U.Ç.K në këtë proces”. Në Shkup ka bër një takim me 19 ambasadorë të akredituar, Xhorxh Roberson, shefi i aleancës së NATO- s. Kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta kundërshton akuzat: ”Nuk ekziston asnjë plan i Shqipërisë së madhe”. 5 Prill, sekretari i punëve të jashtme të Anglisë, Robin Kuk u ka kërkuar autoriteteve më të larta të Fyrom, ndryshimin e Kushtetutës. Faktorit Shqiptar vazhdimin e dialogut.

Diplomati i parë që hodhi këtë shkëndi. 6 Prill P.P Demokratik, ka denoncuar dhunën e policisë kundër shqiptarëve dhe ka deklaruar ngrirjen e marrëdhënieve me ish Presidentin Trajkovski dhe ish Kryeministrin, Gjergjevski si dhe mos pjesëmarrjen e saj në takimin e Brukselit për çeljen e negociatave të Fyrom me B.E. Policia ka arrestuar 30 qytetar shqiptarë, duke i akuzuar si pjesëtar të U.Ç.K. Shqiptarët kanë ngritur zërin: “Policia ka çuar vet armë në banesat e qytetarëve shqiptarë”. 8 Prill, Qeveria e Fyrom paraqitet në Bruksel për nënshkrimin e marrëveshjes së asiocim -stabilizimit. Më 9 Prill hodhën firmat: kryeministri, Gjeorgjevski dhe ministri i jashtëm, Sergan Kerim. Në delegacion ishte dhe kryetari i P.D shqiptare, Arbën Xhaferi.

Universiteti i Tetovës do të hapet në muajin tetor, njoftoi më 11 Prill komisionari, Van Der Shtult. Sekretari i shtetit të SH.B.A së Koliun Pauell ka mbërritur në vatrën e Luftë-Krizës më 12 prill, i cili takon partitë parlamentare dhe partitë Shqiptare. Liderët e politikës shqiptare i kërkuan, z. Pauell, zhvillimin e dialogut nën vëzhgimin e faktorit ndërkombëtar. Shefi i politikave të jashtme të B.E-së përsëri në Shkup më 19 Prill për të pestën herë, duke vëzhguar dialogun dhe kërkoi të përfundojë ky proces deri më 15 Qershor. / Vijon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat