Lufta, paraja, seksi dhe diplomacia...

Opinione

Lufta, paraja, seksi dhe diplomacia...

Nga: Agron Shabani Më: 14 gusht 2021 Në ora: 10:16
Agron Shabani

Thuhet se jetën, botën, kohën dhe natyrën tonë, mundi t'i ndryshojnë vetëm luftërat, paratë (kapitali) dhe femrat ose gratë e bukura.

Izabella (Evita) Peron, e cituar nga analet ose kronikat e ndryshme, njëherë kishte thënë se një thënie ose mendim i mprehtë në politikë të lartë ose diplomaci, nuk provon asgjë, ndërsa një femër (grua) e mençur dhe e bukur, mund të provokojë shumëçka, gjithëçka ose çdo gjë.

Se këndejmi, politika e jashtme ose diplomacia ruse, serbe dhe kështu me radhë, thonë se kanë forcën ose fuqinë e tyre të fshehur dhe garantuar tek sekretët ose misterët e femrave (grave) të mençura dhe të bukura.

Ndryshe nga kjo, ferri dhe llahtari i luftës, janë një audiencë ose auditorium gjysëm i mbushur dhe gjysëm i hapur për publikun ose auditorin e gjërë sipas asaj se nderi ose morali në luftë, janë vetëm kontrabandë dhe propagandë, pjesa tjetër e luftës i takon teatrit ose spektaklit të njohur politik dhe diplomatik.

Në të kundërten, përdorimi dhe jo shpërdorimi, sipas Volterit, i bëjnë njerëzit të ndihën mirë, të lumtur ose relaksuar.

U mor vesh se politologjia ose shkencat politike, e shohin me dyshim çdo lloj konceptimi të politikës, apo kulturës shtetrore, nacionale, institucionale ose politike që harron origjinën e vet të ngritur ose projektuar nga heroizmi dhe sakriica biblike dhe titanike e Jasharëve nga Prekazi, Haradinajve nga Glloxhani, si e shumë trimave, heronjve ose patriotëve shqiptar gjithandej. 

Sidomos aty ku midis stimujve ose motiveve të kritikës së kulturës shtetrore, nacionale, institucionale ose politike, një vend të veçantë zë motivi i gënjeshtrës. Ku edukata dhe kultura politike dhe diplomatike, paraqesin imazhin e një shoqërie njerëzore, qytetare ose politike që nuk ekziston fare. Duke i mbuluar, disajnuar, valorizuar dhe glorifikuar kushtët dhe rrethanat materiale dhe ekzistencialiste aty ose atje, ku çdo gjë që është humane, njerëzore, institucionale ose politike, ngritet dhe lartësohet, dhe me veprimin e vet qetësues dhe ngushëllues, kontribuon duke i ngritur, promovuar, afirmuar dhe mbajtur në jetë klikat, strukturat ose nomenklaturat e reja pushtetmbajëse ose politike në emër të ekzistencës ose mbijetesës individuale dhe kolektive. Kjo është dogmatike, demagogjike, hipokrite, paradoksale, reaksionare dhe anakronike për kohën dhe botën e sotme moderne ose bashkohore. Për kulturën dhe demokracinë e njohur perëndimore-sidomos.

Në politikë të lartë ose diplomaci, zëvendësimi aparent dhe transparent i një modeli me një model tjetër, është në të vërtetë recidiv, "revizion" ose një riprodhim i po atyre marrëdhënieve themelore ose elementare që ruajnë sistemin ose regjimin e kaluar autoritar ose totalitarist në tërësinë e tij.

Ndaj, duhet besuar dhe shpresuar se pushteti ose qevëria e re kosovare, me në fund, mund t'iu sherbejnë shtetit, pushtetit dhe shoqërisë moderne ose bashkohore në Kosovë, në esencën (substancën) dhe tërësinë e tyre. Sidomos në kuptimin e institucionalizimit, rikthimit ose ridefinimit të mendimit politik, shkencorë ose kritiko-metodologjik, për t'u kthyer nè institucion ose instancë të lartë morale, mendore, intelektuale dhe profesionale.  Dhe, jo në një mekanizem ose "institucion"që e redukton, prejudikon, determinon dhe e bën të pamundur puçjen ose inkuadrimin e heroizmit dhe sakrificës së Jasharëve, Haradinajve ose UÇK-s në politikëbërjen e Kosovës. 

Një digresion:

 "Çfarë (çka) mund të bëj për ju?", e pyeti njëherë Aleksandri (Leka) i Madh filozofin ose dijetarin e shquar, Diogjenim, dikund në një shesh të njohur të Athinës, pas një triumfi të madh ushtarak kundër persianëve. "Të mos me zësh më diellin!", iu gjegj  Diogjeni. Ndërkaq, Alekandri (Leka) i Madh, në silin dhe cilësinë e njohur të një strategu të madh dhe komandanti, si dhe të një nxënësi dhe studenti të shkëlqyer të Aristotelit në Akademinë e Athinës, i tha Diogjenit me një buzëqeshje të lehtë: "Po të mos isha Aleksandri (Leka) i Madh, me gjithë deshirë do isha filozofi dhe pedagogu i njohur Diogjen!", duke e bërë aty për aty Diogjenin mik të përjetshëm.

 Aleksandri (Leka) i Madh i cili, në fushën e nderit ose frontin e luftës, i mundi Darin e Madh të Persisë së bashku me shumë komandant të shquar ushtarak ose luftarak, mbretër dhe perandorë, nuk e vodhi (plaçkiti), nuk e nënçmojë dhe nuk e poshtërojë askënd. Dhe, lërë më ti shokët, bashkëluftëtarët, njerëzit ose popullin e vet. Sepse, Aleksandri (Leka) i Madh, nuk ishte pirat, llaskuc, matrapazë ose profiter lufte, por ishte luftëtarë i vërtetë dhe komandant. Sepse, jetën, shpirtin dhe trupin e vet, siç thoshte, ua kushte borxh Zotit dhe prindërve të tij, ndërkaq, edukatën, kulturën, nderin (moralin), karakterin, aftësitë ose shkathtësitë e njohura ushtarake dhe politike, ua kushte borxh Aristotelit dhe mësuesve të tjerë në Akademinë e Platonit dhe Aristotelit në Athinë. 

Gjithashtu thuhet se gjysèmotra e bukur, sharmante, ekskluzive dhe tepër ekzotike e Aleksandrit (Lekës) të Madh, Selanikia (Thesalonikia) në bazë të së cilës e ka marë emrin edhe Qyteti i bukur i Selanikut, e cila kishte luftuar deri nè fund mbi trashegiminè e madhe ushtarake dhe politike tè vallait tè saj, para se të nisej në luftë, atëbotë i kishte çuar fjalë vëllait të saj (Lekës të Madh), duke i thënë: 'Vëlla i dashur! Lus Zotin e tokës, detit dhe qiellit për jetën dhe sukseset tua në fushën e nderit ose fushën e luftës! Por, gjithashtu lutëm për kokën dhe shpatën tënde krenare! Sepse, Ti thonè se je si Akili, i dënuar nga nderi (morali), virtyti, karakteri, forca dhe madhështia jote!" 

Selanikia (Thesalonikia) me pamjen (bukurinë) dhe intelektin ose mençurinë e saj politike dhe diplomatike, ishte dora e djathtë e Aleksandrit (Lekës) të Madh.


Në kohën e Aleksandrit (Lekës) të Madh, shteti dhe shoqëria athinase ishin të fokusuar shumë tek të pasurit, aristokratët dhe politokratët e ndryshëm. Me tepër se 8O % e athinasve nuk kishin të drejtë vote as pune. Kështu që "polisi" (shteti) i Athinës asokohe ishte i ndarë në të varfër dhe shumë të pasur. Kjo deri me rastin e një intervenimi spektakular ose tepër enërgjikë të Aleksandrit (Lekës) të Madh i cili ua konfiskoi pronën ose pasurinë aristokratëve të lartët të Athinës, duke ua shpërndarë shtresave ose kategorive të varfëra, si dhe duke i burgosur, përndjekur ose internuar të gjithë të korruptuarit ose abuzuesit e ndryshëm me pronën ose pasurinë e shtetit së bashku me ata që çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike si dhe në luftëra e disfata fatale. Aleksandri (Leka) i Madh qëlloi edhe më fat, sepse prindërit e tij e dërguan në Shkollën ose Akademinë e njohur të Platonit dhe Aristotelit në Athinë.

Platoni besononte me pasion në arsimim, por gjithashtu deshironte të rifokusonin rolin e kurrikulës. Gjërat kryesore që ne duhet të mësojmë, nuk janë vetëm retorika, oratoria, matematika apo drejtshkrimi, por se si të jemi të mirë, produktivë dhe racional, tha dikur Platoni, i cili për të vënë në praktikë idenë ose teorinë e tij, e ngriti ose themeloi një shkollë të quajtur Akademia e Athinës, e cila lulëzoi dhe shkëlqeu më shumë se 400 vjet. Athinasit shkonin atje për të mësuar asgjë më pak, sesa si të jetonin dhe vdisnin si njerëz të mirë dhe me vlera të larta.

Testamenti që Aleksandri (Leka) i Madh në shtratin e vdekjes ua la gjeneralëve ose pasuesve të tij:

1. Unë i dua mjekët më të mirë për të mbajtur arkivolin tim; për t´iu treguar të tjerëve se fytyrën e vdekjes, madje edhe mjekët më të mirë në botë nuk kanë fuqi për ta shëruar.

2. Unë dua që bashkëluftëtarët ose bashkëkomandantët e mi të mos m´i bëjnë nderimet e fundit me armë të drejtuara kundër njeri tjetrit.

3. Unë dua që rruga deri në banesën e fundfit të jetë e shtruar dhe mbuluar me thesarin tim kështu që të gjithë ta shohin dhe kuptojnë se ajo pasuri materiale e fituar në tokë, ngelët ose qëndron në tokë.

4. Unë dua që duart e mia të lëkunden ose luhatën nga era deri në banesën e fundit në atë menyrë që të tjerët të shohin dhe kuptojnë se në këtë botë kemi ardhur me duar bosh dhe në botën tjetër gjithashtu do shkojmë duarbosh.

Për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë! "Bota globale" është pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal. Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit. Filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një "botë globale" ose "treg të përbashkët" të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botërorë ose ndërkombtarë, të bartur dhe koncentuar në duart e fuqishme të "mbinjerëzve" ose'supërmenëve' të ndryshëm ushtarak, politik, social, ekonomik, industrial ose teknologjik, të cilët në instancë të fundit nuk përbëjnë madje as 3 % të popullsisë së gjithëmbarëshme të globit.

Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose sociopolitike dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara. Është pra një "luftë" ose "stuhi infernale" që nuk pushon kurrë, ku qeniet njerëzore ose speciet politike, janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë, si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave jetësore, materialiste, idealiste dhe ekzistenciakiste.

Duhet cekur ose theksuar në vazhdim se sipas Aristotelit, shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, metodikè, ekonomi etj. Për dallim të "polisit" (shtetit) të Platonit, Tukididit etj.

Duke i kultivuar, zhvilluar, zbatuar, afirmuar dhe zgjëruar konceptët e mesipërme politike ose filozofike të Platonit dhe Arostotelit, gjegjësisht, të 'kopshti të madh' kulturor dhe filozofik grek: Romakët e lashtë e ngritën, zgjëruan, modernizuan dhe afirmuan Perandorinë Romake nga "polisi", "politia"(politeia) ose "polietika" në "civitas" (qyteti-shteti), "civis" (qytetari) , "civilis" ( i hapur ose pranuar për të gjithë) dhe "res publica" (republika ose realiteti i njohur shtetror, qytetar ose politik). 


Socioantropologët e njohur politik si Linton, Lulen, Margaret Mid etj., janë të mendimit se në fokusin ose agjendën kryesore të epistemologjisë dhe antropologjisë politike, duhet të jenë marëdhëniet ose raportët e njohura në mes njeriut (liderit institucional ose politik), popullit (kombit), shtetit, pushtetit, edukatës, traditès luftarake ose patriotike, kulturës politike etj.
 

Pa i harruar këtu edhe studimet, hulumtimet dhe analizat e thella të rendëve ose sistemëve politike, kushtetuese ose juridike së bashku me ndarjen ose klasifikimin e marëdhënieve, përgjithësive, ingerencave ose kompetencave të caktuara politike, kushtetuese ose juridike në mes presidentit (presidencës), ekzekutivit (kryeministrisë), legjislativit dhe gjyqësorit ose juridikativit.

Ndaj, spas Xhanbatista Vikos (Gianibatista Vico): Sociologjia dhe antropologjia politike, në radhë të parë i studiojnë, hulumtojnë dhe analizojnë çështjet dhe aspektët e njohura të ekzistencës individuale dhe kolektive në kuadër të një shteti, pushteti ose sistemi të pavarur, sovran, autonim, ligjor, qytetar, parlamentar dhe demokratik.
 

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat