Nuk jemi Telashexhinjtë e Ballkanit...

Opinione

Nuk jemi Telashexhinjtë e Ballkanit...

Nga: Agim Jazaj Më: 15 gusht 2021 Në ora: 07:45

Në datën 22 Prill 2001, kryetari P.D; Arbën Xhaferi deklaron: ”Nuk  jemi ne telashexhinjt e Ballkanit, por ne kemi telashe me Ballkanin”, duke kërkuar edhe ndërtimin e një qeverie me bazë të gjerë. Komunikohet ngritja e qeverisë me bazë të gjerë më 25 prill 2001. Do të marrin pjesë dhe P.P.D në qeverisja dhe partia e Cervenkovskit. Brenda javës deklaron ish presidenti, Trajkovski: ”Do të përcaktohen modalitetet”. Nga ecuria e dialogut palët shprehen “për progres, dhe të përfituar”.

Kjo ngjan si me përrallën e vjetër: ”Edhe ujku të jetë i ngopur dhe tufa të mbetet në vend”. Kur qeveria e  Fyrom bënte thirrje të shpërngulurve nga vatrat e tyre, më datën 27 Prill, në kufirin me Kosovën, vriten 8 ushtarë dhe policë, si dhe plagosen dy të tjerë. Pas këtyre provokacioneve, masakrave, NATO kërkon të përqendrojë në trekëndëshin e kufirit dhe forca të ushtrisë jugosllave.

Reagojnë forcat politike në Kosovë. Zoti, Sabri Godo i cilësoi: ”Ushtria jugosllave që ka sjell gjakosjen e popujve, nuk mund të garantojë lirinë e atyre që ka gjakosur”. Është shpallur ditë zie kombëtare në Fyrom, 30 Prilli, në nderim të 8 të vrarëve, pjesëtarëve të forcave të sigurisë.

Shteti për vrasjen e tyre akuzoi U.Ç.K. Presidenti i vendit, Trajkovski niset për Sh.B.A, ku do të kërkojë ndihmën për zgjidhjen e krizë-luftës. Televizioni i Shkupit ka ndërprerë transmetimin e emisionit shqip.

70 gazetarë dhe kronikave shqiptarë janë hedhur në grevë, për ndërprerjen e këtij emisioni. Datë 1 Maj 2001, në SH.B.A, për vizitë dhe kryeministri i Shqipërisë, z. Ilir Meta…Një koiçidencë, vallë?!. Kur ju rezervua nderi Trajkovskit nga administrata amerikane, shënova atë ditë. “Të ishte atje ku gatuhet paqja edhe pala shqiptare. Sepse; ka ndodhur në historinë tonë të ken gjykuar e vendosur të tjerët pa të ZOTIN“!..

Mirëpo një ditë më pas vjen lajmi: Kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta niset për në SH.B.A, më 2 Maj. Para syve më dalin sekuencat, kur z. Meta u takua kokë më kokë me ish presidentin Bush, në Athinë pa pranin e mediave. Kryeministri, Meta ka nderin dhe ftesën nga Sh.B.A ku përfaqëson denjësisht kombin shqiptar, atje ku gatuhet paqja dhe prosperiteti për të gjithë. Administrata amerikane shpreh brengosjen e rritjes së kurbës të krizë-luftës. Pikërisht 1 Maji është shoqëruar me vandalizmin, dhunën më të madhe kolektive. Kjo ka ndodhur në Qytetin e Manastirit, pikërisht pas ceremonisë së varrimit të 4 personave të vrarë.

Objekti i sulmit ka qenë pronësia e shqiptarëve, dyqanet e tyre të sulmuara, djegura e bastisur prej sllavo-maqedonasve. Bashkëjetesa  mund të quhet tashme:(ish) bashkëjetesa, mes etnive, por në realitet ajo mbeti bashkëjetesë edhe pas asaj që ndodhi, tashmë në vitin 2004. Shkatërrim i vendit dhe shkatërrim i tolerancës. Por dhe toleranca duket se nuk i përket ish toleranca, por po mbetet toleranca, në zbatim të marrëveshjes së Ohrit. Shqiptarët i përmbahen aksiomës së tyre, “Nuk jemi për luftë etnike dhe as për shkëputje”. Natën e 2 Majit është qëlluar me armë zjarri, ambasada Shqiptare në Shkup.

Provokacioni më i rëndë. Ministria e Jashtme e Tiranës proteston. Krimi ka këputur frerët. Krimi shtetëror edhe mbrëmë ka vrarë një shqiptar në Shkup dhe disa të tjerë të plagosur. Ka vazhduar djegia e 10 dyqaneve të tjerë, pronësi e shqiptarëve. Dhuna e demonstruar ka sjell reagimin e shefit të politikave të jashtme të B.E-së, Havjer Solana: ”Incidente të tilla vënë në rrezik bashkëjetesën e komuniteteve”. Në Tetovë është vënë ora e: “Ndalim Qarkullimit”, prej orës 23 deri ora 05 të mëngjesit.

 3 Maji ka shënuar përshkallëzim të situatës. Forcat ushtarake kanë nisur operacionin luftarak, kundër U.Ç.K në rrethinat e Tetovës, i nisur pas orës 15. Qeveria u ka bërë thirrje banorëve për t’u larguar nga vatrat e tyre, ndonëse këta janë treguar të “pa bindur”! Ushtria ka përdorur edhe avionët-bombardues, mjete të rënda, autoblinda, etj, sipas këtyre U.Ç.K kishte vrarë dy ushtar dhe kishin kapur një rob. Flet komandant Sokoli:”I paralajmëruam dhe ata nuk dëgjuan. Pastaj na qëlluan. Ne ju përgjigjëm atëherë”. Duke u gdhirë 4 Maji forcat qeveritare kanë sulmuar në mënyrë të kombinuara rrethinat e Kumanovës, duke goditur dhe mbi popullatën e cila nuk i është përgjigjur thirrjes për t’u larguar nga shtëpitë e tyre. Nga bombardimet e avionëve janë vrarë dy shqiptarë të moshës mbi 50 vjeç. Ndërsa njoftimet bëjnë të ditur se: U.Ç.K ka rrëzuar një avion luftarak, kur po bombardonte. Komandant Sokoli vazhdonte në intervistën e tij: ”Ne nuk luftojmë kundër popullit maqedonas, po luftojmë kundër mercenareve të shitur, ukrainas, rus, grek e bullgar”.

Lajm tronditës ...Banorët e Manastirit janë larguar nga vatrat e tyre prej dhunës së ushtruar. Në Manastir, Tetovë dhe Kumanovë zbatohet ora policore. Në rrethinat e Tetovës janë vendosur kordonët e ushtrisë dhe të policisë. ”Deri në orën 14 - 15 janë bombarduar nga avionët e ushtrisë rrethinat e Kumanovës, kanë filluar në orën 02 të natës-deklaron kryetari i komunës. Kemi shumë fëmijë e të moshuar të plagosur”. U.Ç.K është deklaruar për të zbatuar armë-pushimin.

Nga dita e fillim krizë-luftës për tek, piketimi i paqes më 13 Gusht 2001, e deri në ligjërimin e marrëveshjes së Ohrit, palët kanë ecur dhe kanë ngecur, duke pasur dhe protestat e opozitës maqedonase, “për humbjen e supermacisë dhe humbjen e identitetit”. Faktori europiano-amerikan ka qenë i pranishëm, duke ndjekur ecurinë dhe negociuar ngecjet dhe realizimin e marrëveshjes së Paqes dhe bashkëjetesës, në vendin dhe shtetin e përbashkët.

Kompromisi hap i parë i suksesit

 Edhe emigrantët shqiptarë, kudo ndodhen ndjekin me vëmendje dhe përjetojnë me dhimbje krizat që kapërcen kombi. Ata janë gjendur në ato momente piku, të shënjëstruar nga qarqe nacionaliste, dhe media ekstremiste: “Si të lidhur me U.Ç.K”. “Përgatiten për goditje”. “Financojnë U.Ç.K, etje. Por tashmë ato i mbeten së shkuarës, së largët dhe të afërt, të provuara katërçipërisht kërkesat e drejta e fondamentale të shqiptarëve.

U provua, si  e dështuar e me pasoja të rënda rruga e konfliktit. Ushtria dhe policia kanë goditur e bombarduar qytete, si Tetova, Kumanova, Manastiri dhe deri pran Shkupit. U rrafshuan shtëpi e pronësi, ka marr jetë njerëzish, po nuk ka mundur të zgjidh krizë-luftën, përkundrazi e ka zgjeruar edhe më atë. Pas këtyre U.Ç.K futet në Haraçinë dhe e shpall atë “ZONË TË LIRË“. Njëherësh paralajmëron: ”Në qoftë se nuk ndalen bombardimet mbi popullatën shqiptare, ajo do të godiste rajone të rëndësishme, strategjike me mortaja e raketa, duke ju afruar dhe Shkupit”. Lufta ngrinte flamurin e bardhë për t’i hapur rrugën paqes. U.Ç.K  më 8 Qershor shpall armëpushim të njëanshëm, për t’u futur ndihmat humanitare në Kumanovë.

Forcat qeveritare pasojnë armë pushimin. Datë 25 Qershor qeveria do të merret në provim nga B.E për zbatimin e planit, zgjidhjen e krizë-luftës. U.Ç.K e shtyn armë pushimin deri më 27 Qershor 2001. ”Armë pushimi ka hyrë në fuqi në datën 14 Qershor, në mesnatë, deklaron shefi i politikës së U.Ç.K, Ali Ahmet. Samiti i Shkupit dhe Goteborgut jep mbështetje vetëm dialogut. Armë pushimi hidhet në erë dhe këtë herë, në prag takimin e 25 Qershorit të Fyrom me B.E-. Lufta frontale nisi me egërsinë më të madhe, në emër të terroristëve Shqiptarë, në Haraçinë. U.Ç.K kishte shpallur armëpushim deri pas takimit me B.E. Bombardime nga ajri, sulme nga toka dhe lëndë helmuese të kombinuara. Sipas marrëveshjes së bërë me B.E; U.Ç.K tërhiqet nga Harçina. George Roberson e vlerësoi; ”MARRËZI” luftën në Haraçinë. Në fund ditën e 25 Qershorit, kur po merrej qeveria në “provim” nga B.E, civil e ushtarak sllavo-maqedonas duke demonstruar urrejtjen dhe supermacinë, protestuan dhunshëm, përpara Parlamentit, në Shkup, kundër shqiptarëve, marrëveshjeve në favor të tyre.

Kur tentohej të ulej kriza, ministri i brendshëm, Boshkovski ka ri-urdhëruar mobilizimin e forcave rezerviste. Pala politike shqiptare deklaron se: ”Në Maqedoni veprojnë forca paramilitare”. Paqja e gatuar me merak nga negociatorët euro-amerikan, Leotar-Pardju u hodh në lokomotivën e Paqes. U nis të nënshkruhej në Tetovë dhe u zhvendos pas disa ditëve të merrte vizion më 13 gusht 2001, në qytetin e OHRIT./ Vijon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat