Lideri i vërtetë i Ballkanit është Albin Kurti

Opinione

Lideri i vërtetë i Ballkanit është Albin Kurti

 Isuf Çipi Nga Isuf Çipi Më 15 gusht 2021 Në ora: 08:04
Albin Kurti

Sot Ballkani në përgjithësi dhe Shqipëria në veçanti, vuajnë nga klikat udhëheqëse të pushtetit politik, të ndihmuar nga kisha dhe xhamia.

Të gjithë administratorët, të cilët kanë marrë drejtimin, në shekuj me radhë, në shumicën e rasteve janë vënë në drejtim, nga politika, në bashkëpunim me fenë. Edhe kur kanë ardhur pa bashkëpunimin e tyre, ato shumë shpejt kanë rënë në kthetrat e tyre, sepse morali dhe fuqia e rreme e tyre janë bërë dominuese në shekuj me radhë.

Gjatë kësaj kohe shumë të gjatë në historinë njerëzore popullit i është dashur të lindë, përveçse bij e bija më të përparuar në rrugën e zhvillimit edhe bij e bija të tjerë me një ndërgjegje kombëtare plus, për t'u sakrifikuar, vetëm e vetëm që të mposhtin administratorët e rremë, të cilët me anë të demagogjisë dhe forcës i kishin rrëmbyer pushtetin popullit, vetëm e vetëm për ta shtypur dhe shfrytëzuar atë.

Sigurisht që në këtë çrregullim të zhvillimit dhe të përparimit, shqiptarët kishin edhe një të keqe plus, atë të ekspansionit të vendeve të tjera, për t'a përdorur vendin tonë në plotësimin e interesave të tyre. E gjitha kjo veprimtari me përjashtime të rralla, ka dominuar në mijëvjeçarë.

Rastet e udhëheqësve popullorë, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, në Ballkan kanë qenë të rralla, ku udhëheqësit të vërtetë, më shumë i është dashur ta kalojë kohën në luftë me të keqen, se sa në punë për lumturinë e popullit të vet.

Një nga armët më të suksesshme të së keqes ka qenë barriera, që u vihej përpara njerëzve të ndërgjegjshëm e të aftë, për mos të ardhur në qeverisje, ku këtu mund të sjellim shumë shembuj, sidomos për ne shqiptarët, deri sa do të krijohej një opinion ndërkombëtar, që ne jemi një shoqëri, e pa aftë të qeverisim veten.

Në këto barriera e kundërvënie kaloi edhe kryeministri i sotëm i Dardanisë, Albin Kurti, me shokët e shoqet e tij. Albini që shquhej shumë mirë për cilësitë e tij të atdhedashurisë dhe vlerave të vërteta njerëzore, do të luftohej ethshëm, jo vetëm nga reaksioni i brendshëm, por në ballë qëndronte armiku i vjetër i shqiptarëve, Serbia, e cila edhe kur vriste, priste e përdhunonte dardanët, në letra e në "ligj" shkruhej për fajet e vetë dardanëve.

Sot Albini, meqë populli arriti ta nxjerrë në krye të tij, po shkëlqen si një reze dielli në mes të një stuhie të zezë, e cila kërkon të përpijë gjithçka. Këtë administrator sot nuk e do vetëm populli i vet, por dhe popujt e tjerë të Ballkanit. Jam shumë i sigurt, që sot po t'a shohim Albinin në votimet e Serbisë, përballë Vuçiqit, populli serb do të votonte bindshëm për Albinin, sepse popujt kurrë nuk e duan tiraninë.

Në vazhdën e liderëve largpamës, të cilët kërkojnë lumturinë e vërtetë në jetën e tyre dhe jo qetësinë shpirtërore në plotësimin e epsheve, Albini është shndërruar i tëri në plotësimin e aspiratave të popullit vet, pa cenuar aspak interesat e popujve të tjerë me të cilët kufizohet. Në këtë këndvështrim, një njeri të tillë do t'a dëshironte i gjithë rajoni. Me një udhëheqës të tillë do të kishte vend vërtetë Ballkani i hapur, Europë e Hapur dhe Botë e hapur. Të gjithë popujt nuk kanë aspak qëllime ekspansioniste ndaj njëri-tjetrit, pavarësisht se kanë kultura, që ndryshojnë nga njëra-tjetra. Ekspansionin e ka ngritur njeriu i keq dhe dembel, duke e ngulur te politika dhe te feja. Atëherë si mund të flitet për një Ballkan të hapur, kur në krye të shtetit më të madh të Ballkanit qëndron Vuçiqi? Një njeri me karakteristika kanibale, që kërkon të pijë gjak njeriu, ku në të njëjtën kohë harxhon nga buxheti i shtetit të vet miliarda dollarë⁶ për të ngritur qeveri kukulla në vendet rreth e rrotull, në shërbim të tij.

A mund t'i besojnë popujt një njeriu të tillë? Sigurisht që as vetë serbët nuk do t'a dëshironin një udhëheqës të tillë; atëherë si mundet që t'i besojmë ne shqiptarët?

Ja pra, sa e pabesë paraqitet politika shqiptare ndaj popullit vet! Ja sa demagogë e mashtrues del kryeministri ynë Edvin Rama! Ky mashtrues paguan me mijëra patronazhistë, nga parat e shqiptarëve, vetëm për të fituar zgjedhjet, sepse është në shërbim të Vuçiqit. Kjo kukull në duart e politikës ekspansioniste serbe mendon vetëm për interesin e një personi me emrin Vuçiqi, i cili i ka mbjellë Ramës në qenien e tij tërë veset e poshtërsitë, në dëm të shqiptarëve.

Rama i droguar kujton se populli flen gjumë, se populli pjellë vetëm jashtëqitje, si puna e tij dhe harron krejtësisht, se po i njëjti popull lind edhe xhevahir, si Albini me shokët e shoqet e tij!

Albini nuk i urren serbët, po urren rrugën shoviniste, ku i ka futur politika tradhtare e qysh krajlve të tyre, ku sot e mban gjallë Vuçiqi.

Në të njëjtën kohë Albini, siç lufton për aspiratat e popullit të tij, lufton dhe për çlirimin e serbëve nga grykësia, ku përpiqen t'a futin politikanët e saj.

Albini e di shumë mirë se populli i Serbisë ka kulturën e tij dhe të gjitha vlerat që ka një shoqëri njerëzore e zhvilluar, por që politika dhe feja e poshtërsive mundohen ta armiqësojnë me shqiptarët. Populli serb këtë e kupton shumë mirë dhe po t'i krijohej mundësia në vend të Vuçiqit do të votonte Albinin.

Këtë të vërtetë sot e kuptojnë edhe grekët, që në fakt janë shqiptarë, por nuk i lejon kisha, e cila ka themeluar shovinizmin. Këtë e kuptojnë edhe turqit, apo njerëzit e shkretëtirës, por nuk i lejon Sulltani i rilindur Erdogan, megjithëse e di që Stambolli dikur ishte i Ilirëve!

Shkurt e saktë, të vërtetën përsëri e mbrojnë ata që e kanë patur, e mbrojnë ata që e keqja përpiqet t'i asimilojë dhe t'i zhdukë, e mbrojnë ata që lindën gjuhën e parë në botë, si nevojë e komunikimit të njerëzve, e mbrojnë ata që lindën shkrimin e parë dhe kulturën e parë njerëzore, e mbrojnë shqiptarët, që lindin bij e bija mendje mprehtë e zemërzjarrtë pa pushim, cilësi që sot janë të mishëruara tek Albin Kurti me shokët e shoqet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat