Pak fjalë për kontributin e jashtëzakonshëm të motrës medicionale -humanistës z.Sanije Desku gjatë luftës!

Opinione

Pak fjalë për kontributin e jashtëzakonshëm të motrës medicionale -humanistës z.Sanije Desku gjatë luftës!

Nga: Adem Bytyqi Më: 15 gusht 2021 Në ora: 19:30
Sanije Desku

Shumë fëmijë sot janë gjallë dhe burra, profesor, intelektual, e profesionesh tjera duke falenderuar punën vetëmohuese e kësaj humanisteje shumë të respektuar!

Kjo humaniste përveq që ka shpëtuar jetë fëmijësh gjatë luftës ka shpëtuar edhe jetën e shumë nënave shtatzëna, tani është vështirë për të gjetur fjalë falenderimi për kontributin e kësaj huministeje në kohë lufte!

Unë nuk e kuptoj se si nuk i është akordur një mirënjohje për merita të veqanta kësaj humanisteje në kohë lufte nga Presidenti i shtetit.

Unë them se Kryetari i komunës Malishëvës, z.Ragip  Begaj  ka qenë dasht të kërkojë nga Presidenti i shtetit t'i ndajë një mirënjohje presidenciale kësaj humaniste për kontributin e jashtëzakonshëm të saj gjatë luftës në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe nënave!

Është koha e fundit që të vlerësohet drejtë kontributi i atyre që gjatë luftës kanë sakrifikuar për t'i dalur në ndihmë popullatës në ditët më të rënda të tij, kur bëhej fjalë për jetë a vdekje, siq është rasti i humanistës së madhe dhe shumë të nderuar zonjës Sanije Desku!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat