“Republika serbe” është ngrehinë e gjenocidit serb, ASIMETRIKE me Republikën e Kosovës!

Opinione

“Republika serbe” është ngrehinë e gjenocidit serb, ASIMETRIKE me Republikën e Kosovës!

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 16 gusht 2021 Në ora: 16:51
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Prandaj, deri më sot nuk e ka njohur asnjë shtet i OKB-së, sepse është në kundërshtim flagrant me rregullat, me parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare, si dhe me objektivat dhe me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Madje, “republikën serbe” nuk e ka njohur as Marrëveshja e Dejtotnit (1995).

Ndërkaq, Republika e pavarur dhe sovrane e Kosovës  e kanë njohur mbi 100 shtete anëtare të OKB-së, mbase është themeluar në mënyrë të ligjshme juridike të së drejtës ndërkombëtare si krijesë e luftës  së drejtë çlimirtare kombëtare dhe antikoloniale  e UÇK-së, të mbështetur nga mbarë populli liridashës shqiptar i Kosovës, si dhe nga Amerika dhe nga Pakti NATO, i cili pas bombardimit “78-ditor” të forcave agresore dhe pushtuese çetniko-fashiste serbe, përfundimisht e çliroi Kosovën nga  Serbia kolonialiste, militariste dhe hegjemoniste (1912-1999).

Për më tepër, se Republika e pavarur dhe sovrane e Kosovës u krijua në përputhje të plotë me normat, me rregullat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare., këtë e proovi edhe  opinioni këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së Hagës, më 22 korrik 2010.

Prandaj, as de fakto e as de jure Kosova nuk ka asnjë ngjashmëri me “republikën serbe” , e krijuar me gjenocid nga ideologu kriminel Radovan Karaxhiq dhe nga gjenerali famëkeq çetniko-fashist ser Ratko Mladiq, të dytë të dënuar me burg të përjetshëm nga Tribunali i Hagës së Kombeve të Bashkuara, themeluar më 1993 për kirmet e luftës në hapësirat e ish-RSFJ-së (1945-1990). Për kryerjen e gjenocidit  nga “republika srpska” përpos Karaxhiqit dhe Mladiqit, Tribunali i Hagës ka dënuar edhe “47 serbë të tjerë me 700 vjet burg”.  Prandaj, gjenocidin serb të kryer në Srebrenicë më 11 korrik 1995, ku forcat serbe kanë maskruar mbi “8000 mijë msylimanë boshnjankë” nuk mund ta mohojë asnjë njeri normal në botën e civilizuar, qofshin ata edhe serbë të Ballkanit.

Nuk ka “republika srpska”,  sepse është krijuar me gjeoocid!

Këtë të vërtetë, e pohon edhe deputetja e Kuvendit të Malit të Zi, Prof.Dr. Draginja Vuksanoviq Stankoviq : “  Republika srpska nije država niti će ikada biti, nastala je na genocid.” – “Republika serbe nuk është shtet  dhe, kurrë nuk do të jetë, sepse është krijuar me gjenocid”.  (Shih në: https://sandzaklive.rs/popularno/draginja-vuksanovic-stankovic-republika-srpska-nije-drzava-niti-ce-ikada-biti-nastala-je-na-genocidu/)

Profesoresha e së drejtës ndërkombëtare, Draginja Vuksanoviq Stankoviq  këtë vlerësim të saj të qëndrueshëm dhe objektiv e justifikon  me këto fjalë : “  Konsideroj se diçka që është krijuar me gjenocid nuk mund të jetë shtet. Unë kam qëndrimin tim dhe nuk frikësohem ta them botërisht. Unë e kam të qartë se çfarë shkruan në Marrëveshjen e Dejtonit, dhe e di se çfarë janë entitetet. Për mua Bosnja e Hercegovina  janë shtet, kurse republika serbe jo, dhe, kurrë nuk do të jetë shtet.” (Po aty ).

Këtë konstatim aksiomatik të Prof.Dr. Draginja Vuksanoviq Stankoviqit vetëm pjesërisht e pranon presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq,  duke theksuar se “Republika Srpska nije država nego entitet u Bosni i Hercegovini. (Republika serbe nuk është shtet, por entitet në Bosnjë e Hercegovinë).( https://www.oslobodjenje.ba/vijesti/region/aleksandar-vucic-republika-srpska-nije-drzava-crna-gora-nam-je-najbliza-589003 ).

Ky prononcim i Vuçiqit diametrlisht dhe thelbësisht dallon nga vlerësimi i deputetes malaziase Draginja Vuksanoviq Stankoviq, sepse  nuk refletkon se “republika serbe është krijuar me gjenocid”, ashtu siç është shprehur profesoresha e guximshme dhe demokrate e së drejtës ndërkombëtare Draginja Vukasanoviq Stankoviq.  Presidenti serb Aleksandar Vuçiq asnjëherë nuk ka pranuar  gjenocidin serb në Srebrenicë (11 korrik 1995), për këtë arsye ai “republikën serbe” nuk e quan gjenocidale, porse e PRANON që “nuk është shtet, por entitet” në kuadrin e shetit të Bosnjë e Hercegovinës.

Sa më sipër, çdo krahasim i “republikës serbe” gjenocidale të Bosnjës ( të cilën nuk e ka njohur asnjë shtet në botë)  me Republikën e pavarur dhe sovrane demokratike ( e themeluar në bazë të luftës çlirimitare kombëtare dhe antikiloniale të UÇK-së), të cilën e kanë njohur mbi 100 vende anëtare të OKB-së, është  qëllimkeq,  shumë i rrezikshëm dhe krejtësisht armiqësor ndaj shqiptarëve, me qëllim të mohimit të drejtës së vetëvendosjes  dhe të së drejtës  historike mbi Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat