Ku këndohet e vishet shqip, ku qahet dhe qeshet shqip…

Opinione

Ku këndohet e vishet shqip, ku qahet dhe qeshet shqip…

Nga: Agim Jazaj Më: 17 gusht 2021 Në ora: 08:10
Agim Jazaj

Shqiptarët kërkojnë të jenë pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, duke zhdukur së pari kufijtë SHPIRTËROR, dhe kufijtë shtetëror të mbeten si shprehje gjeografike. Kjo është dhe mbetet aspirta e shqiptarëve!

Brukseli i tundi këmbët qeverisë së Fyromit dhe ndihmat financiare të kushtëzuara.

Havier Solana, Kris Paten, Doris Pack dhe shumë emisarë të lartë të Evropës dhe Amerikës ushtruan presion politik për të pranuar atë që u arrit dhe u nënëshkrua nga palët politike. Ndërsa institucioni më i lartë i shpirtrave, kisha sllavo-maqedonese, trazoi shpirtrat, duke nxitur urrejtjen etnike, kundër besimeve ndryshe...Kriza e brëndëshme është kërkuar (e përciell) nga jashtë, duke akuzuar pa bazë dhe Shqipërinë, për baza terroriste, duke i hedhur akuzat në Kukës e Tropojë, qytete në veri të vëndit, afër qytetit të madh të Dibrës. Dukej jo pa shkak...Dibra synohej për të hedhur shkëndinë, të ndizej një MAL, i tëri!

Qyteti më i madhi në veri lindje të vendit, në trekëndëshin, Shqipëri, Kosovë, Fyrom. Dibra me popullsinë më të madhe shqiptare dhe më fanatikja në traditën historike. Edhe pas ndarjes më 1913, ajo mbeti unike në gjithë veprimet e saj historike. Dibranët andej e kwtej, vëllezrit dhe kushërinjtë të ndarë, edhe në kohën e sistemit të izolimit, socialist, komunikonin në vijën e kufirit. Prej 1913 deri më 1924 dibranët ishin njësh, andej e këtej. Mediat e shkruara i ranë fortë këmbanave duke paraparë e paraprirë kohët e marra.

Kokë nxehtit, sjellin kohë ogurzeza!

Marrwveshja e Ohërit, ratifikoi dhe zgjedhjet e parakohëshmë, për zgjidhjen e krizës: Rruga e miratimit të marveshjes dhe nxjerja e ligjeve u duk e thjeshtë, por ajo u bë tërkuzë, e parashikuar dhe e pa parashikuar, duke ngrën shumë energji të faktorit euro-amerikan dhe kohë për shqiptarët në Fyrom.

15 Shtator 2002; zhvillohen zgjedhjet e parakohshme të pas krizë-luftës. Raportet jan ndryshe. Partia e dalë nga “Guerilasit”, B.D.I, fituese e spekterit politik shqiptar, bashkëqeverrisëse e vendit. Nga 4 Marsi -tek 13 Gushti. Nga 5 Shtatoti 2001 duke mbwrriijtur tek (mos) zgjidhja e plotë: 15 Shtatori 2002, shumë energji, pse dhe gjak u derdh, angazhim të fatorit ndërkombëtar, për të fituar të drejtat si qytetar të barabartë në trojet e veta. Pala maqedonase dhe pse e ka pranuar dhe nënëshkruar Marveshjen e Ohërit, për dy vjet nga dita e “KRISMAVE” vazhdoi t’i bënte naze!

KRIZË - LUFTA NË KËMBIMIN E SHEKULLIT

Krizë- lufta në fund shekullin, ju përcuall dhe fillim shekullit.

Krizë –lufta ndodhi brënda kufijve të ish- Jugosllavisë. Kur luftohej në Fyrom, kondicionoi përkujtimi i masakrës më të madhe, ku humbën jetën 7000 myslyman nga masakra e serbëve në Bosnje. Masakrat janë përciell, ose përsëritur më parë në Bukovar, Sterbrenicë, etj…

Masakra e pa shëmbullt u krye mbi shqiptarët e Kosovës, nga politika diktatoriale e Milosheviçit më 1999, duke i dëbuar edhe nga vatrat e tyre. Kombi am hapi zemrat dhe dyert për bashkëkombasit e vet. Shpalosi vlera madhore përpara opinionit ndërkombëtar. Një popull i varfër, por i pasur me vyrtyte! Bota e civilizuar u ngrit mbi marrëzitë mizore.

Në këtë fillim shekulli, lufta i’u përcuall edhe në Fyrom. Mbi popullatën qytetare shqiptare (në emër të terroristëve, term sllavo-maqedon). Parlamenti Europian i ka quajtur Guerilas. E gjithë kjo krizë–luftë, brënda një harku kohor, të dhjetë vjetëve. Gjithashtu brënda kufijve të ish Jugosllavisë.

Televizioni amerikan CNN. (përkitazi me nënëshkrimin e Ohrit) jepte pamje rrënqethëse, në përkujtim të masakrës së vrasjeve te 7000 myslymanve boshnjak, vrarë nga politika gjaksore, sërbe. Më pas kronika “memece“ vijoi: Milosheviç përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. I akuzuar për KRIME LUFTE. Më pastaj kronika vazhdoi si një e tërë, në mënyrë përsëritse. Pamje nga takimi i emisarit të lartë të SH.B.A.-së, Xhejms Pardjy, me ish Presidentin e Fyrom-it, Trajkovski...

KRONIKA “MEMECE” përcolli me GJUHËN, FILLOZOFINË e sajë!...

Plagët i kujtojmë,

S’ duam t’i lëndojmë,

Ato apelojnë...

UDHËTIM PËR NË TROJET SHQIPTARE

Mund të kalosh kufirin pa vizë e shtërngim nofullash nga doganierët, prej Qafë Thanës për në pjesën matan, në trojet shqiptare, në Maqedoni. Nuk ndjen inferioritetin e punonjësve të dikurshëm dhe shfryrjet, kur të kontrollojnë pasaportën e dokumentat e tjera. Nëpunësit e pikës doganore të flasin edhe shqip. Të pyesin se sa kohë do të qëndrosh andej. Madje të urojnë dhe rrugë të mbarë! Sapo lë traun doganor, shumë taksist presin ndan rrugës për të shërbyre. Janë pothuaj tërsisht shqiptarë. Në rrugë sapo nisesh do të ndeshesh me tabelimin e fshatrave në sllavisht, latinisht, po dhe në shqip janë kthyer, duke u plotsuar të gjithë në dygjuhësinë, tashmë të zyrtarizuar dygjuhësia.

Janë troje shqiptare, të populluara nga shqiptarë të vjetër autokton. Vija e kufirit e vitit ’13, kështu e caktoi Shqipërinë, ndërsa 13 Gushti 2001, kësaj pjese i njohu të drejtat e kërkuara, 13 Korriku i 2004- (s‘ i’a akordoi të drejtat e mohuara.

Bashkëjetesa, mes dy etnive dhe jo vetëm është e prekëshme.

Pas Kërçovës dhe Gostivarit shkon në kryqytetin e Shkupit, një qëndër e rëndësishme me pastërti magjepse. Rrugë me shumë korsi, të gjera dhe të pyllëzuara nga pemët. Një kryeqytet i përmasave europiane. Ditët e fundit forcat e koalicionit qeverisëse, vendosën dhe dygjuhësinë në kryeqytet. Shqipja gjuhë e dytë zyrtare, në gjithë qytetet e rrethinat ku ka më shumë se 20 përqind të popullsisë shqiptare. Janë piketat e Ohrit. Maqedonia me dy kombësitë e mëdha dhe pakicat e tjera ka hapur negociatat me B.E. Nga vendet ballkanike, ajo ka shanset e ofruara se në 2007 do të afrohet në këtë bashkësi. Formulimet e marveshjes së Ohrit. Reformat po ecin. E gjitha kjo është e kushtëzuar me marveshjen mes maqedonasve dhe shqiptarëve, për të realizuar marveshjen e Ohrit. Pas marrwveshjes funksionon Universiteti shqiptar i Tetovës dhe universiteti i Europës Jugperndimore, po në Tetovë. Gjuha shqipe është vendosur në shumicën e hapsirës gjeografike dhe ende palët kanë ngecje dhe ecje për të plotësuar atë në gjithë hartën ku ka më shumë se 20 përqind qytetarë shqiptarë. Në mesnatën e datës 12-13 Korrik palët qeverisëse, partitë e Ali Ahmetit dhe e Branko Cervenkovskit arritën marveshjen kapitale për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në kryeqytetin Shkup, duke bashkëngjituar atij, Haraçinën dhe një tjetër komunë, duke tejkaluar masën e 20 përqindshit të popullsisë shqiptare. Marrwveshjen mes palëve qeverisëse për zyrtarizimin e gjuhës shqipe e ndoqi nga afër dhe përgëzoi edhe ambasadori amerikan në Shkup. Havjer Solana, shefi për politikë të jashtëme të B.E s. ishte në kontakt të vazhdueshëm gjatë negociatave mes palëve, me z. Ali Ahmeti, përfaqsuesi politik shqiptar dhe Branko Cervenkovski, përfaqsuesi maqedonas. Qeveria maqedonase e kryeministrit, Kostov miratoi në një mbledhje urgjente projekt- ligjin për ndarjen teritoriale të Maqedonisë. “Ashtu si maqedonasit kanë të drejtën e përdorimit të gjuhës së tyre, nuk është civilizuese që dikujt t’i privohet ajo”- deklaroi Kostov. “Kjo marveshje tregon se Maqedonia shkon drejt Europës, sipas Marveshjes së Ohrit”, përshëndeti Havjer Solana!

Pas 4 Marsit të vitit 2001, deri në 13 Gushtin e vitit 2004, shqiptarët dhe maqedonasit i kanë lënë shumë prapa, apo deri harruar konfliktin e armatosur, me kosto mbi ata, mosmarveshjet, dhe krizat.

Një shëmbull ku bashkësia europiane dhe ajo botërore e mer si pikë referimi për ndërtimin e shtetit mulitietnik dhe bashkëjetesën e shoqërive multietnike.

Gjithëçka (të) mbetet si një vegim i largët dhe i (pa) harruar.

Njerëzit, shoqëritë e amacipuara aspirojnë paqe, mirëkuptim dhe bashkëjetesë!...

13 Gushti 2001 hodhi rrënjët e paqes në ish FYROM- Maqedoninë e Veriut.

Vendi ku bëshkëjetojnë disa etnitete dhe bashkëqeverisin, maqedonët me shqiptarët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat