Tani punësimet pa meritë dhe kualifikim arsimor duke degraduar shoqëqrin më vitale

Opinione

Tani punësimet pa meritë dhe kualifikim arsimor duke degraduar shoqëqrin më vitale

Nga: Mr. Ali Hertica Më: 17 gusht 2021 Në ora: 08:45
Mr. Ali Hertica

Muajve të fundit, partitë politike në pushtet është raportuar se kanë punësuar qindra militantë nëpër institucione e ndërmarrje publike, çka kishte nxitur reagime të ashpra nga diplomatët ndërkombëtarë në Prishtinë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.   Nepotizmi (nipërimi rrjedhë nga fjala italiane “ nepoto” –nipi) iu mundëson udhëheqësve shtetëror që të lehtësojnë ngjitjen  e individëve,  anëtarëve të familjes së tyre apo të rrethit të tyre  në shkallëzimet shtetrore, të së cilës i janë vet në maje në dëm të meritës  apo të interesit të përgjithshëm. Punësimi partiak apo në bazë të lidhjeve familjare në institucione dhe pozita udhëheqëse në ndërmarrjet shoqërore, ka shkaktuar dëme dhe rrezik, në tenderim, prokurim dhe kontrata favorizuese. 

Për nepotizmin në punësim janë të shqetësuara shoqëria civile dhe sindikatat, të cilat vazhdimisht e kritikojnë dhe e luftojnë nepotizmin, por nuk bëjnë edhe aq shumë në sensibilizimin e opinionit dhe institucioneve përkatëse për ta eliminuar këtë dukuri të dëmshme për shoqërinë.

Është paradoks të dëgjohet nga politikanë se do luftohet nepotizmi, kur politikanët janë personat kyç që kanë zhvilluar këtë dukuri. Ndërsa e keqja e këtyre punësimeve vërtet është e dhimbshme, sepse secila parti që vjen në pushtet largon stafin paraprak dhe punëson staf të ri. Tani punësi  mi pa meritë dhe kualifikim arsimor, po ndikon në përfomancën e ndërmarrjeve dhe institucioneve në përgjithësi.“Një qasje e tillë, që penalizon profesionalizimin në favor të nepotizmit po shkatërron institucionet publike. Madje po humb shpresat e te rinjve dhe po përçon mesazh se pavarësisht angazhimeve në studime dhe trajnime, pa përkrahje familjare, partiake apo klienteliste nuk mund të angazhohen në institucione public. Viktimizimi i tyre nga nepotizmi është i kundërligjshëm. Prandaj, jo vetëm institucionet, të cilave iu takon primati në këtë problematikë, por edhe shoqëria civile, shoqatat, organizatat jo qeveritare, sindikatat dhe mediat, duhet të merren më shumë me nepotizmin dhe luftimin e kësaj dukurie të dëmshme për shoqërinë në përgjithësi, por konkretisht më tepër për të papunët, sepse ata shkaku i nepotizmit nuk mund të punësohen, në shoqërinë tonë nepotizmi është paraziti më i rrezikshëm i  cili po  i lëshon larvat e saj në trupin e shoqërisë  së Kosovës, dhe po bëhet shkaktari më i keq i dobësimit të një shoqërije të re. Dikur thoshte …Nënkryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, ka thënë se nepotizmi në Kosovë është dukuri masive dhe e gjithëpranishme nëpër institucionet vendore. “Nepotizmi është shndërruar në kriter të punësimit dhe vlerësimit në vendin tonë. Kjo dukuri ka pasoja negative largvajtëse për demokracinë dhe qeverisjen e drejtë në shërbim të qytetarit”,

Konjufca, duke shtuar se pasojat e këqija të nepotizmit janë të shumta,po tani…Nepotizmi, në fund të fundit është edhe praktikë negative, pasojat përfundimtare të së cilës i vuan qytetari i thjeshtë, sepse duke u vendosur nëpër pozita të shërbimeve publike njerëz të cilët janë aty më tepër për shkak të afërsisë familjare sesa të bagazhit dhe zotësisë profesionale, na krijohet një rrjet joefektiv i kryerjes së shërbimeve tona publike të cilat janë jetike për qytetarin. Në këtë mënyrë ne si taksapagues paguajmë njerëz të paaftë,ky problem qëndron te deformimi i tregut, heqja e kritereve profesionale dhe vendosja e kriterit nepotik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat