Turpi e mallkimi do t’u mbulojë

Opinione

Turpi e mallkimi do t’u mbulojë

Nga: Rexhep Torte Më: 17 gusht 2021 Në ora: 09:10
Rexhep Torte

Po e shohim të gjthë se pëkundër tërë këtyre reagimeve tona, Goran Bregoviqi, ky ky sharllatan kangëtar çetnik serb, as që mendion të tërhiqet nga pjesëmarrja në Festivalin e Birrës në Korçë.

Na mbetet që ne t’ia tregojmë vendin dhe t’i themi stop këtij këgëtari çetnik serb, duke e bojkotuar me të gjitha mënyrat dhe veprimet tona, me çka do t’i dalim zot dhe do ta nderojmë Shqipwrinë dhe kombin shqiptar.

Ftesa e Festivalit tw Birrës në Korçë që natën finale të festivalit është të jetë mysafir speciial këngëtari çetnik serb Goran Bregoviq, është tradhti pro serbe, çmenduri, kryeneçësi, dinakëri, prepotencë, poshtërsi politike kombëtare shqiptare, është tradhti provokuese, denigruese dhe inatçore.

Kjo nuk kishte bërë vaki, është e pabesueshme, por ja që pritet të ndodh, në Korçë të Shqipërisë, në Festivalin e Birrës, më datë 22 gusht 2021, dhe në shekullin e 21.

Kryeministri Edi Rama, Qeveria e tij, Bashkia e Korçës, të ndihmuar nga lakejtë e tyre flliqanë e faqezi, organizatorët, gazetarët, opiniosnistë dhe puthadorasit qytetarë Ramoistë, po lejojnë që një këngëtar çetnik serb, kriminelnxitës, të ndotën dhe të përdhosën në Shqipërinë amë.

Edi Rama, Qeveria e tij, Bashkia e Korçës, organizatorët, mbështetësit e organizimit të Festivalit të Birrës në Korçë, këngëtarët pjesëmarrës shqiptarë, opinionistët dhe mbështetësit e pjesëmarrjes së Goran Bregoviqit, do të bëhen qese najlloni ku Goran Bregoviqi do t’i urinojë, poshtërojë, do t’i përdhosë dhe do t’i mbulojë me turpin dhe mallkimin kombëtar mbarë shqiptar.

Po e përsëris se, Shqipëria amë, është e miliona shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi , në Luginën e Preshëves, dhe se është mëmë e tërë mërgatës shqiptare, anë e kënd botës, atje ku jetojnë e punojnë.

Shqiptarët në Ballkan ia kalojnë 12 milionëshit duke i llogaritur edhe shqiptarët që Serbia kriminale i dëboi në Turqi, e që janë shtuar sëbashku me mallëngjimin që e ndjejnë për vendlindjen.

Shqiptarët në Ballkan, pëkundër gjenocideve shekullore të Serbisë kriminale, që i bëri shkrumb e hi trojet shqiptare, me ndihmën e Zotit, gjithnjë po hedhin shtat mu si pylli i shkrumosur, duke vegjetuar edhe më i dendur.

Edi Rama është duke kryer krim dhe trafikim të motrave tona, tëcilat nga Shqipwria shiten në Serbinë kriminale.

Edi Rama, i lejon avokatët e Shqipërisë të bëhen shkues dhe tu shesin dhëndurëve serbë femra shqiptare për 2-3 mijë euro, për ta rritur Serbia natalitetin e serbëve.

Tashmë qindra motra tona shqiptare të martuara për serbë në Serbi, u shërbejnë serbëve kriminelë si tokë pjellore për lindjen e fëmijëve serbë për ta shtuar natalitetin e serbëve.

Shqipëria amë, nuk është pronë e Edi Ramës, e këtij kryeministri prej maskarai e tradhtari kombëtar shqiptar.

Shqipëria amë, nuk është pronë as e Bashkisë së Korçës dhe as e korçarëve, që e ftuan kengëtarin çetnik Goran Bregoviq në Festivalin e Birrës në Korçë, sepse pjesëmarrja e këtij këngëtari çetnik në këtë festival e denigron dhe e poshtëron festivalin, e poshtëron Korçën, Shqipërinë dhe e poshtëron mbarë shqiptarinë.

Pjesëmarrja e këngëtarit çetnik serb Goran Bregoviq, shkel mbi nderin, dinjitetin dhe amanetin shekullor të qindra mijëra dëshmorëve dhe viktimave të pafajshme autoktone shqiptare të vrarë, të masakruar, të dhunuar dhe të dëbuar nga trojet shqiptare nga Serbia kriminale.

Goran Bregoviqi me grupin e tij me ftesë të maskarait dhe tradhtarit Edi Rama edhe në vitin 2006 e vizitoi Tiranën, ku e shfaqi edhe koncertin e tij, për çka në shejë falenderimi Edi Rama që asokohe ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës ia dhuroi Çelësin e Tiranës.

Goran Bregiviqi ka qenë adhuruesi dhe inspiruesi i kriminelit serb Arkanit, i cili komponoi këngën e tij frymëzuese çetnike “Kallashikov” për t’i motivuar “Tigrat” e Arkanit të vrasin e të masakrojnë shqiptarë të pafajshëm.

As Edi Rama maskarai dhe tradhtari prej kryeministri, as Korça, as Bashkia e Korçës dhe as kryesia dhe organizatorët e Festivalit të Birrës në Korçë, nuk kanë të drejtë morale e kombëtare shqiptare t’i poshtërojnë, ofendojnë dhe iritojnë shqiptarët e Shqipërisë, të diasporës shqiptarë dhe mërgatën shqiptare.

Ështe çmenduri e Edi Ramës, e këtij kryeministri prej maskarai e tradhtari, e Qeverisë së tij dhe e institucioneve të Shqipërisë, që në plazhet e Shqipërisë lejojnë të jehojnë këngët serbe të këngëtares Ceca, bashkëshortes së kriminelit çetnik Arkan, vrasësit dhe armikut të përbetuar të shqiptarëve.

Është çmenduri shkuar çmendurie që në plazhet e Shqipërisë lejohet të këndohet kënga çetnike, “ Ko to kazhe, ko to llazhe Serbija je malla. Nije malla, nije malla tri put ratovalla” ( Cili thotë, cili gënjen se Serbia është e vohgël. Nuk është e vogël, nuk është e vogël se tri herë ka luftuar).

Edi Rama dhe Qeveria e Shqipërisë, duke i lejuar këngët çetnike serbe në plazhet e Shqipërisë për t’a kënaqur një pakicë të turisteve serbë, po i ofendon dhe shqetëson qindra mijëra shqiptarë që gjatë pushimeve verore e vizitojnë Shqipërinë.

Kjo këngë çetnike serbe që thotë se Serbia tri herë ka luftuar, dëshmon qartë për tri gjenocidet që Serbia i kreu kundër trojeve shqipatare, duke i vrarë, masakruar, dhunuar e dëbuar shqiptarët autoktonë vendas për t’i okupuar tokat shqiptare.

Shqipëria dhe shqiptarët i kanë këngët e tyre miliona herë më të bukura dhe më cilësore se ato çetnike serbe, dhe nuk ekziston nevoja për këngët çetnike nacionaliste serbe.

A kanë menduar njdonjëherë Edi Rama dhe Qeveria e tij, se a mund të këndohen këngë shqiptare në Beograd e në Serbi?!

Para mbajtjes së Festivali të Birrës në Korçë p ka reagime të fuqishme dashamirëse kombëtare shqiptare, që Goran Bregoviqit t’i refuzohet pjesëmarrja në këtë festival.

Intelektualë atdhedashës shqiptarë organizuan edhe peticion kundër pjesëmarrjes së Goran Bregoviqit në Festivalin e Birrës në Korçë.

U organizua edhe një protestë, për fat të keq vetëm në Korçë, por klika e Edi Ramës i frikësoi dhe kërcënoi shqiptarët e Korçës dhe të Shqipërisë, dhe në këtë protestë dolën vetëm 4 persona dinjitozë e sypatrembur.

Këtë kërcënim ndaj shqiptarëve e bëri edhe Benila Terova, nënkryetare e Bashkisë së Korëës, e cila deklaroi publikisht se, “nuk ka shqiptarë aqë trima që të bëjnë turbullira gjatë Festivalit të Birrës në Korçë.

Të gjithë pjesëmarrësit nga Kosova në Festivalin e Birrës në Korçë u vetëdijësuan dhe nuk do të marrin pjesë në këtë festival ku pritet të performojë edhe Goran Bregoviqi.

Xhevdet Mazrekaj, botuesi i Gazetës Kombëtare Shqiptare “Bota Sot”, më 14 gusht, pati një reagim të fuqishëm ndaj atyre që e ftuan dhe e mbështesin performancën e këngëtari serb Goran Bregoviq në Korçë, me tekstin me titull “Bashkë me Stanishiqin organizuan masakrën ndaj familjes Jashari, Zoti i marroftë serbët-shqiptarë. Nuk mund të jenë shqiptarë ata që i bëjnë ftesë Bregoviqit në festën e tyre, duke e ditur se ai ka përkrahur ushtarët serbë me këngë motivuese për t’i kryer masakrat, dhunimet, vrasjet e krimet më të tmerrshme ndaj popullit të Kosovës. Nuk mund të jenë shqiptarë ata që e ftuan për t’i argëtuar personin që paturpërisht u mundua t’ia ndëronte identitetin Nënë Terëzës, duke gënjyer se është cigane, duke u muinduar ta zhvlerësojë të vetmen shqiptare që mori Çminin Nobel për Paqe. Bregoviq e poshtëron me vetëdije racën shqiptare. Nuk mund të jenë shqiptarë ata që organizuan masakrën e paparë ndaj Familjes Jashari , e në të njejtën kohë të veshin bluzë me slloganin “Lirfia ka emër”. Të njejtit bëjnë thirrje për mbështetje të Goran Bregoviqit. Nuk mund të quhen shqiptarë ata që nuk i thërrasin yjet shqiptare me famë botërore për të kënduar, ata që vendosën Bregoviqin para Rita Orës, Dua Lipës dhe Ramë lahajt, me të cilët mburret gjithë bota. Këta janë serbët-shqiptarë nga të cilët po lëngon atdheu momentalisht. Por, do të kalojë edhe kjo, sepse sado që kemi pasur shqiptarë-serbë në mesin tonë, atdhedashuria e shqiptarëve të vërtetë ia ka dalë të triumfojë.”, tha në fund Xhevdet Mazrekaj.

Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të zhdukurve të Kosovës që përfaqëson më shumë se 20 shoqata të të familjeve të të zhdukurve në Kosovë, më 12 gusht 2021, iu drejtua me shkresë Bashkisë së Korçës duke kërkuar anulimin e pjesëmarrjes së Goran Bregoviqit në Festivalin e Birrës.

Ahmet Graiçevci, kryetari i këtij asociacioni në letër thksonte se, “ Bashkia e Korçës nuk mund të bashkohet në kauzën për ta mësuar të vërtetën për fatin dhe vendodhjen e 1643 të zhdukurve , të paktën të respektohet dhimbja e familjarëve. Mos na lëndoni më shumë duke lejuar pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit ose të ndonjë artisti tjetër serb, që për 22 vite bënë përpjekje të vazhdueshme t’i mohojnë ktimet gjenocidale”, thuhet në fund të kësaj letre.

Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e dhunës në Kosovë, deputetete e VV-së në Parlamentin e Kosovës, më 9 gusht, deklaroi se, ““ Goran Bregoviqi nuk bënte thirrje të ndalet gjenocidi serb, po bënte thirrje të ndalen bombardimet e NATO-s. Përse Korça ime !? Dhimbja jonë shkon përtjej asaj që ne e vlerësojmë kombëtare-nacionale primitive apo civilizuese”.

Driton Hila, ky analisti skandaloz nga Tirana, më 9 gusht, kritikoi kërcënimet që, sipas tij, “duan ta prishin Festivalin, duke thënë se kemi të bëjmë me çështje shijesh. Korça nuk e meriton një rrëmujë. Ata edhe bustin e Enver Hoxhës e hoqën me proçesverbal. Kush ka qejf të tregojë patriotizëm Beogradin e ka afër. Le të shkoje e ta kall. Shpresoj se rrugës ta marrin edhe Mitrovicën nëse i lejojnë të kalojnë nga ura. Vetëm se mos rini gatitu para policëve serbë në doganë “ .

Driton Hila, ky mjeran analist hileqar e tradhtar shqiptar me këtë reagim, shprehu injorancën dhe mediokritetin e tij të mos njohjes së trimërisë e guximit të shqiptarëve të Kosovës ndaj Serbisë kriminale.

Mustafa Nano, kungullaqi më 9 gusht, deklaroi se, “Fakti që Goran Bregoviqi ka dëshirë të vijë në Shqipëri , do të thotë se nuk është më anti shqiptar, se është penduar për çka kathënë. Po të ishte anti shqiptar as që do ta çnte në mëndje të vinte këmbë në Shqipëri. Pastaj ai mund të vijë sa herë të dojë, për sa kohë që në Shqipëri ka njerëz që duan ta dëgjojnë. Mustafa Nano me idiotësinë e tij shkoi aqë larg sa që shqiptarët kundërshtarë të Goran Bregoviqit i quajti talebanë, ndërsa shqiparët jashtë kufijve të Shqipërisë trushpërlarë”.

Mustafa Nano, duhet ta shikojë veten në pasqyrë, për tu bindur sa totkun, sa trutharë, dhe sa i varfër është për nga etika, karakteri dhe morali kombëtar shqiptar.

Mero baze, pronar i gazetës “Tema, puthadorës i Edi Ramës, ishte llomotitësi i radhës, duke derklaruar më 9 gusht 2021, marrëzinë e tij të radhës se, gjoja, “Kosovën e ka çliruar Shqipëria”.

Kapakun këtyre budallallëqeve e vuri shqiptarja torollake dhe shizofrene, e cila i shkruajti Goran Bregoviqit ne istigramin e tij, “Të dua Goran”, përkundër shumë femrave tjera shqiptare, të cilat i thanë këtij këngëtari çetnik serb se, “Nuk je i mirëseardhur në Shqipëri”.

Se performanca e Goran Bregoviqit në Festivalin e Birrës në Korçë ështe çorbë politike antikosovare dhe anti shqiptare e Edi Ramës, deshmon fakti se vetëm për performancën e Goran Bregoviqit, pjesëmarrësit detyrohen të paguajnë biletë për pjesëmarrje, ndërkaq kocertet e mbrëmjeve tjera do të jenë gratis.

Gazetari Xhevdet Pozhari nga Kosova, më 9 gusht, deklaroi se “Shqipërinë e kemi të ndarë, por plehun e kemi të përbashëkt”, duke aluduar në Baton Haxhiun dhe Mustafa Nanon.

O Edi Rama, o Qeveri e Edi Ramës, o Bashki e Korçës, o këngëtarë shqiptarë që do të merrni pjesë në Festivalin e Birrës, o shqiptarë pjesë e publikut në këtë festival, o gazetarë, opionistë dhe të gjithë ju që e mbështetni pjesëmarrjen e këngëtarit çetnik serb Goran Bregoviq, kthjellohuni, ta dini se për jetë e mot, turpi e mallkimi do t’u mbulojë, do të bëheni qese najlloni u, ku Goran Bregoviqi do t’u urinojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat