Politika e jashtme ose diplomacia e Kosovës nuk ka moral, ide, vizion, narracion as kreacion!

Opinione

Politika e jashtme ose diplomacia e Kosovës nuk ka moral, ide, vizion, narracion as kreacion!

Nga: Agron Shabani Më: 18 gusht 2021 Në ora: 22:09
Agron Shabani

Nuk bëhet dhe nuk mbahet politika e jashtme ose diplomacia, me kërma ose mbeturina të shtetit dhe shoqërisë. Kot se koti. 

Dhe, aq me pak përmes luftërave ose përpjekjeve infermale ose enciklike të dikujt ose disave atje që bartë (bartin) të njëjtat metoda, shablone, slogane, recidive, mentalitete, fiksione, lidhje, raporte ose marëdhënie fillestrare dhe 'ateiste' në raport me të "vërtetën tjetër politike ose diplomatike" në Kosovë.

Se këndejmi, sipas Erich Frommit, njerëzit e thjeshtë, të paditur, stupid, nebuloz, mediokrit, cinik, injorant ose të pazakonshëm, në pozita ose funksione të jashtëzakonshme shoqërore, kulturore, politike, ushtarake, diplomatike dhe të tjera, janë rreziku më i madh dhe kryesor për popullin, shtetin, pushtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare.

"Kur ikin ose largohën të mençurit, të diturit, trimat ose heronjtë e vërtetë nga skena, atëherë ngjitën ose ngritën kllounët ose të pamerituarit" (Henrich Heinne)

Për shkak të artit, pamjes, imazhit, mesazhit, shkëlqimit ose celebrimit të tyre intelektual dhe profesional, diplomatët ose kryediplomatët e mençur, intelektual dhe intelegjent, janë dekori ose ajo pjesa tjetër (sublime dhe relevante) e brilancës ose shkëlqimit të politikës së gjithëmbarëshme shtetrore dhe nacionale në arenën ndërkombtare.

U mor vesh se diplomacia ka forcën (fuqinë), magjinë, misterët ose sekretët e saj të cilat, në radhë të parë duhet njohur, studiuar, përjetuar, përligjur, zbatuar dhe afirmuar.

Ndërkaq, heshtja dhe buzëqeshja, janë dy mençuri ose arte të fuqishme në jetën ose botën e njohur politike dhe diplomatike, kur nuk keni asgjë të re për të thënë.

Buzëqeshja është arti ose menyra për të zgjidhur ose tejkaluar shumë sfida ose probleme të ndryshme objektive dhe subjektive, ndërsa heshtja për t'i shmangur ose injoruara ato.

Po vazhdimit të dialogut me Serbinë, por jo kundër interesave më të larta shtetrore dhe nacionale të Kosovës dhe shqiptarëve!

Një ndër çështjet, aspektet dhe pikësynimet kryesore ose esenciale (substanciale) të shtetit, pushtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarëshme njerëzore (qytetare) ose politike në Republikën e Kosovës, përveç lirisë, pavarësisë, sovranitetit, identitetit, eksluzivitetit dhe integritetit të përgjithshëm shtetror, nacional, institucional, funksional, politik dhe diplomatik, janë vlerat moderne ose bashkohore të qytetërimit të lartë evroperëndimorë. 

Duke i përfshirë ose nënkuptuar në këtë kontekst edhe ndjesinë dhe përkushtim esencial ose substancial për lirinë, drejtësinë dhe barazinë e gjithëmbarëshme sociale, societale, funksionale, profesionale ose kadrovike së bashku me punën e zellshme dhe profesionale si mjete kryesore për ndërtimin e një shtetit dhe shoqërie të vërtetë ose të organizuar si duhet.

E tërë kjo në një shtet dhe shoqëri të përparuar ligjore, qytetare, parlamentare dhe demokratike ku kontrabanda, familjarizmi, nepotizmi, sektashizmi, tribalizmi, provincializmi, partikularizmi, kaosi dhe anarkia, refuzohen si një mjete për të arritur qëllimet e ndryshme politike, diplomatike, karieriste, profiteriste etj.

Kjo në radhë të parë për faktin se njerëzit ose qytarët e nje shteti të pavarur, sovran, integral, ligjor, qytetar, parlamentar dhe demokratik, në instancë të fundit janë miq, aleat, partner, anticipant, pretendent dhe participant të njejtë dhe të barabartë të shtetit dhe shoqërisë së tyre përkatëse ose respektive. Duke filluar që nga presidenti, kryeministri, kryeparlamentari, ministri ose deputetit dhe deri tek njeriu ose qytetari i rendomtë. 

Ndonëse, njerëzit ose qytetarët e ndryshëm të një shteti ose të një vendi, dallojnë ose janë të veçantë nga njeri tjetri për nga postet ose funksionet e ndryshme pushtetmbajtëse, politike, diplomatike etj., për nga forca ose fuqia fizike, organilke, politike, materiale, sociale, societale ose ekonomike, për nga kapaciteti i tyre intelektual ose profesional, për nga edukata, kultura, arsimimi ose emancipimi, për nga konstrukti i tyre shpirtëror, emocional, mental ose psikologjik, për nga gjuha, kultura, feja (religjioni), etnia, raca ose gjinia e tyre dhe kështu me radhë.

Se këndejmi, ne u kemi borxh të përjetshëm grekëve të lashtë për zbulimet ose invecionet e njohura të politiktës, diplomacisë, skolastikës, retorikës, oratorisë, dialogut dhe dyshimit, si dhe mjetëve ose disiplinave tjera shkencore ose humaniste të cilat paraqesin konturat , idealet, parimet, vizionet dhe veçoritë themelore të kulturës euro-perëndimore.

Mirëpo, po aq të rëndësishme janë edhe koncepcet, përceptimet dhe anticipimet e njohura aksionale, reaksionale dhe funksionale të punës ose angazhimit praktik dhe teorik. Kombinimi, unifikimi ose konvencionalizimi i spiritualizmit me idealizmin dhe materializmin. Respektivisht,  interferimi i anës refleksive (reflektive) ose teorike në anën praktike. Duke e bërë në mënyrë kognitive, sintetike dhe metodologjike edhe integrimin e shumë elementëve të tjera brenda paradigmave të njohura politike dhe diplomatike. Respektivisht, integrimin dhe afirmimin e pluralizmit të vlerave të synuara parlamentare dhe demokratike . Dhe jo integrimin ose afirmizmin e  monizmit , autoritarizmit ose totalitarizmit politikë me thekse të ndryshme dogmatike, demagogjike, unilaterale, monologjike, reaksionare ose anakronike të liderëve-shtet ose shtetit-parti. 

Në të kundërten, siç dihet, pluralizmi politik ose partiak, nuk janë vetëm "një grumbull ideshë ose qëndrimesh të ndryshme elitare, egalitare, etatiste ose paternaliste", të cilat as nuk duan të pohojnë dhe as të mohojnë çfarëdoqoftë në politikën ose diplomacinë e lartë shtetrore ose nacionale.

Përkundrazi, ato metojnë të hedhin poshtë secilin mazohizëm dhe nihilizëm radikal ose ekstrem së bashku me "komoditetin" ose "ekskluzivitetin" e relativizimit etikë apo antropologjiko- epistemologjik te shtetit dhe pushtetit. .

Boshti  kurrizor i secilës etikë shtetrore, nacionale, qeveritare, politike ose diplomatike, është aftësia ose zgjuarsia për universalizimin dhe globalizimin e koncepteve dhe postulimin e parimeve të njohura shkencore dhe humaniste. 

Kjo do thotë se për të patur një karakter dhe shtrirje të përgjithshme (globale), etika e lartë shtetrore dhe nacionale, duhet të jetë universale. Mbase, ngritja, projeksioni dhe ndërtimi i një etike universale, integrale e humaniste. Domethënë, një gjakim i ri për virtytin dhe idealin nëpërmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.

Sa më precize dhe koncize të jenë marrëveshjet e ndryshme ose deklaratat, aq më të prirura dhe më të qarta do jenë ato për t´i identifikuar dhe definuar në mënyrë precize dhe pozitiviste të gjitha ato çfarë i duhen shtetit dhe rregullimit të gjithëmbarëshem shoqëror, qytetar ose politik në të ardhmën. 

Për shembull, shtetët e zhvilluara liberale ose demokratike të Perëndimit, kanë kokëqarje ose mosmarrëveshje të shumëta ligjore, administrative, juridike, politike, diplomatike, ushtarake, tregtare, ekonomike, konjukturale, manufakturale, pronësore, konceptuale, ideologjike dhe të tjera me shtetët ose regjimët e ndryshme militariste, autoritare, totalitariste,, hegjemoniste, ekspanzioniste ose komuniste të Lindjes. Në çështjet e konceptuale dhe ideologjike-sidomos. Por, kjo nuk pengon aspak që vlerat dhe parimet e përgjithshme për liritë dhe të drejtat e njeriut, t´i  përcaktojnë ose determinojnë parimet dhe postulatet e njohura të etikës globale ose universale. Respektivisht, aplikimin , interferimin dhe konjuktimin ose integrimin e tyre në menyrë racionale, kritike, ose shkencore dhe humaniste. Duke e vënë theksin në Deklaratën Universale për të Drejtave të Njeriut të vitit 1948 në San Francisko të SHBA-së etj.

Ndaj, për çështje dhe aspekte të rëndësishme që i përkasin interesit të gjithëmbarëshem ose kauzalitzetit më të lartë shtetror dhe nacional të Kosovës dhe shqiptarëve si "demarkacioni kufitar" i Kosovës me Malin e Zi ose Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, "asociacioni i pavarur i komunave serbe nëveriun e Kosovës ose Mitrovicës", "gjykata speciale", statusin politik i Kosovës dhe të tjera: Përballe vullnetit të shumicës së atjeshme parlamentare, qeveritare ose politike (volonte de tous), është dashur të pyetët, testohet dhe respektohet edhe  vullneti i sovranit. Respektivisht,  vullneti i përgjithshëm ose gjeneral (volontè genèrèle) i shumicës abslote të shqiptarëve. Dhe, jo vetëm vendimet ose nënshkrimet e ndryshme unilaterale ose monologjike "urbi et orbi" ose "ultima ratio" kundër interesave më të larta të Kosovës dhe shqiptarëve. Apo....?!

Gjykimi i shëndoshë dhe racional sikur janë "bërë shoshë" ose hi e pluhur në politikën dhe diplomacinë shqiptare ose të Kosovës.

Kjo sidomos atëherë kur merren vendime, gjykime ose aksione të rënda ose drakonike mbi bazën e asgjësë për asgjë!

Ndërkaq,  Kosova dhe shqiptarët, aq shumë kanë nevojë për lider, politikan, diplomat ose kryediplomat të zgjuar, intelektual, profesional dhe intelegjent, e jo për politikan, kryediplomat ose diplomat të formatit ose profilit "bla-bla-bla" që t'a çojnë tugën! (...)

Në instancë të fundit, ishin intelegjenca ose elita e njohur intelektuale, politike dhe diplomatike e Avganistanit, ata që i afirmuan dhe bënë të qarta luftën dhe përpjekjet e njohura çlirimtare dge patriotike të muxhahedinëve ose talibanëve të Hikmatijarit, Gjeneral Masudit dhe të tjerëve-kundër ushtrisë së fuqishme (okupatore) ruso-sovjetike dhe kështu me radhë, dhe jo politika ose diplomacia nënshtruese,, kolaboracioniste ose kapitulluese e Barbak Karmallit ose Naxhibullahut.

Komandatët ose çlirimtarët e tyre, politika ose diplomacia kosovare, ndërkaq i shpifit, etiketojnë, kriminalizojnë, demonizojnë ose satanizojnë, për t'i denuar ose çuar në burg!

I pëlqeu kjo dikujt, apo jo?! Punë e madhe. Ky është fakt dhe realitet që mund të shihet dhe prekët përditë. Kudo ose gjithandej.
 

Kosova dhe shqiptarët kanë nevojë për lider ose politikan të zgjuar, intelegjent, intelektual, racional dhe profesionalët në rrugën e gjatë dhe aq të mundimshme të mbijetesës ose ekzistencës sonë individuale dhe kolektive.

Po e ceku prap se nuk ka filozofi as politikë kosovare ku çdo ditë e jetës ose botës sonë nën robërinë dhe tiraninë serbiane, të mos jetë konsideruar si ferr ose një burg i madh. 

Nuk ka njeri ose politikan normal në këtë botë ose mbi këtë tokë që nuk mendon, rezonon, reflekton dhe nuk e ka të qartë faktin se Kosova dhe shqiptarët në kohën e regjimit kriminal dhe gjakatar të Beogradit (Rankoviçit dhe Millosheviçit & Company) - jetonin në burg (robëri),ferr, tirani, marrëzi dhe hipokrizi totale ose absolute. E sidomos atëherë kur popullit (kombit) dhe atdheut, u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i robërisë së gjatë, dikund thellë në fytë dhe në shpirtë.

Por, ja që nga ferri, burgu, tirania dhe mizoria serbiane, Kosova dhe shqiptarët, si "pa pritur dhe pa dashur" as vet: Rrëshqiten ose u zhytën në një sundim ose tirani tjetër...Të klikave të harbuara dhe korruptuara shqipfolëse, kleptokratike dhe anarkoliberaliste, të trafikuar ose kontrabanduar në hallkat dhe zinxhirët kryesor të shtetit, pushtetit, politikës dhe diplomacisë kosovare që gjetën strehën ose audiencën kryesore tek shtresat ose kategoritë më të varfëra, më të pazhvilluara dhe prapambetura të popullit kosovar.

Kemi vuajtur dhe sakrifikuar shumë ne shqiptarët në rrugën e gjatë dhe aq të mundimshme të mbijetesës ose ekzistencës sonë individuale dhe kolektive.

Edhe dialogu (monologu) i Kosovës me Serbinë, i imponuar edhe nga "miqtë ose aleatët e ndryshëm natyror dhe historik", është vazhdimi i luftës me mjete tjera për pasuritë (resursët), teritorin ose hapësirë jetësore të shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat