Sa është Kosova sovrane me ngulime koloniale serbe?

Opinione

Sa është Kosova sovrane me ngulime koloniale serbe?

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 21 gusht 2021 Në ora: 18:09
Mehdi Hyseni

*** Nuk ka sovranitet të plotë Kosova dersia përditë e vërshojnë kolonët serbë në Veriun e saj (1999-2021), ku u janë ndërtuar shtëpi moderne banimi në  lagjen “Sunçana dolina” në komunën e Zveçanit. Ky proces 20-vjeçar ka vetëm një emër –RIKOLONIZIM i Kosovës shqiptare. Për këtë problem serioz kolonial, duhet debatuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, jo me "ça dhoga" në Bruksel.

*** Sa ia vlen mashtrimi i Beogradit, serbët në Brukesl dialogojnë, kurse, në anë tjetër, Kosovën sistematikisht po e kolonizojnë!?  

-Kush iu beson atyre se janë paqësorë, dhe se duan t’i  normalizojnë marrëdhëniet me shqitarët e Kosovës, kur përditë po e militarizojnë dhe po e rikolonizojnë Veriun e Kosovës!?

Kjo është ringjallja e sentimentit psikologjik, mitologjik, psikopatologjik dhe paranoid kolonialist serbomadh, që Kosovën shqiptare ta ripushtojnë me kolonë dhe autokolonë serbë, ashtu sikurse 100 vjet më parë (1912-1999).

Kështu, para 30 vitesh, kryekrimineli serb Slobodan Miloshviq pasi ripushtoi dhe rikolonizoi Kosovën (1989-1999), ku ndër të tjera pati “ngulur” edhe kishën politike serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës. Mirëpo, kjo kishë serbizuese e territorit të Universitetit  të Prishtinës, edhe pas luftës, me t’u pavarësuar Kosova (17 shkurt 2008) ende ka ngelur në pronësinë e Universitetit të Prishtinës, edhe pse është simbol i rikolonizimit të Kosovës.  Kësi shembulli i shkeljes së sovranitetit territorial dhe shtetëror nuk ekziston askund në botë.

Gjithashtu, edhe ndërtimi i qindra shtëpive në komunën e Zveçanit për kolonët serbë, tanimë të emërtuar si “Srpska dolina” dhe “Universiteti serb”  në Mitrovicën e Veriut, janë shembuj tipikë të strategjisë së RIKOLONIZIMIT të Kosovës, që do të thotë RIKTHIMIN  e Serbisë në Kosovë ! –

Pra, edhe ndërtimi i lagjes “Srpska dolina” (Lugina serbe) në komunën e Zveçanit për kthimin e kolonëve serbë, është provë konkrete e rikolonizimit të Kosovës nga ana e Serbisë kolonialiste (1912-2021),  përkatësisht është atak direkt ndaj  sovranitetit territorial  dhe shtetëror të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008). Kjo shkelje flgrante e së drejtës së sovranitetit të Kosovës, është në shpërputhje të plotë me normat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare, si dhe të Kartës së Kombeve të Bashkaura.

Pse asnjë qeveri e Kosovës nuk pati një strategji për dekolonizimin e Veriut të Republikës së Kosovës (2008-2021)?!

Gjithashtu, edhe hedhja e gurthemelit të Univeristetit serb në Mitrovicë, më 20 gusht 2021 nga ana e Beogradit zyrtar, është edhe një argument më përforcues i vazhdimit të kolonizimit të territorit verior të Republikës së Kosovës, i cili de fakto dhe de jure mohon sovranitetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008-20 gusht 2021).

Derisa Serbia vazhdon kolonizimin e veriut të territorit të Kosovës, duke përfshirë edhe gjysmën e qytetit të Mitrovicës, nuk mund të dokumentohet se Kosova është sovrane, ngase në atë pjesë Beogradi ka  ndërtuar qindra e mijëra shtëpi dhe banesa për kolonët serbë (1999-2021).

Gjithashtu, pjesa veriore së bashku me gjysmën e qytetit të Mitrovicës (tanimë dy dekada) është spastruar etnikisht nga shqiptarët, të të cilëve u është grabitur pasuria e paluajtshme dhe e luajtshme, dhe me dhunë janë  dëbuar nga shtëpitë, nga banesat dhe nga tokat e tyre.  

Të githë këta shembuj kolonizues, të kujtojnë kohën e largët  të kolonizimit gjenocidal të Kosovës nga ana e Serbisë (1912-1941).

Në këtë pikëvështrim, dallimi i procesit të kolonizimit serb  të Kosovës shqiptare , qëndron në këto dy fakte: (1) Në vitet 1912-1913, kur Kosova u aneksua dhe u kolonizua me agresion dhe me gjenocid nga Serbia, nuk kishte asnjë qeveri të veten, d.m.th. nuk ishte shtet të vetin. Prandaj, edhe nuk ishte çudi që Serbia me soldateskën e saj çetniko-barbare fashiste, e pushtoi lehtë dhe, pa asnjë pengesë Kosovën, e cila nuk kishte asnjë mbështetje prej fuqive të mëdha evropiane; (2) Ndërkaq, vazhdimi i kolonizimit të sotëm (1999-2021) të  territorit  verior të Kosovës nga Serbia po bëhet në praninë e faktorëve të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe të Qeverive të Repulikës së Kosovës (1999-2021). Ky është dallimi i vetëm i procesit të kolonizimit të Kosovës, ngase dikur (para 100 vitesh) Kosova nuk kishte as qeveri e as aleatë ndërkobëtarë (1912-1999).

Ky është absurditeti politik, që është i pajustifikueshëm dhe, në kolizion flagrant me të drejtën historike, të vetëvendosjes dhe të sovranitetit të Kosovës, spese Serbia në emër të kthimit të “refugjatëve” serbë po rikolonizon Kosovën pa asnjë kundërshtim të qeverive të deritashme të Kosovës (17 shkurt 2008-2021).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat