Gjërat kanë ndryshuar ndër vite për popullin shqiptar

Opinione

Gjërat kanë ndryshuar ndër vite për popullin shqiptar

Nga: Adem Bytyçi Më: 22 gusht 2021 Në ora: 23:34
Adem Bytyçi

Po gëzohem pamatshëm emocionalisht kur po dëgjoj se ky ,ai , ajo po kremton ditëlindjen këtë datë të madhe dhe të shenjtë për të gjithë.

Besoni ishin ditë të vështira, ndihej mungesa e bukës githandej e rrymës, për radio e telefon as që mund të merrej me mend... Kosova ndodhej në terr dhe populli i saj në vujtje dhe mjerim.

Vërtetë ishin kohë të vështira, të cilat kurr nuk mund t'i harrojnë ata që i kanë përjetuar dhe akoma janë gjallë si rasti im...

Nuk mund t'i binte ndërmend në atë kohë as kujt të kremtonte ditëlindjen apo të dinte se çfarë është kollaria përkatësisht xhinset, as në Televizion nuk mund të shiheshin njerëz me veshje të tilla, ndonëse Televizion nuk kishte...

Çdo gjë e kishte pamjen e zymtë, mirëpo jeta nuk ndalej vazhdonte rrugën e vet të zhvillimit me të gjitha vështërësit dhe të papriturat e saj...

Tani, dallimët në mes asaj kohe dhe kohës se tanishme janë si dita me natën apo terri me dritën.

Sot çdo kush jo vetëm mund dhe e feston ditëlindjen, por edhe e gëzon jetën me të gjitha të mirat e saj.

Mjetët e informacionit masive kanë pësuar revolucion, informacioni me një shpejtësi marramendëse kalon kufinjtë e kontinentëve dhe i shkon në sy dhe vesh çdo banori të rruzullit.

Dija e ka ndryshuar mentalitetin njerëzor nga ai primitiv në atë bashkëkohor me një bagazh multi kulturor dhe multi gjuhësore.

Bashkëpunimi në mes popujve dhe kombëve veq sa vije e thellohet në interesin reciporok të tyre edhe kombi ynë është duke e vazhduar rrugën e tij të zhvillimit krah për krah me kombet tjera më të civilizuara të botës, pra jemi në rrugë të mbarë, por na duhet më shumë përkushtim, vigjilencë dhe vendosmëri për t'i kompenzuar ngecjet tona të cilat na i shkaktuan padrejtësitë historike nga armiqtë tanë, të cilët për fat të keq nuk e donin harten e Ballkanit dhe të Evropës me shqipëtarë edhe pse shqiptarët ishin ,janë dhe do të mbesin përgjithmonë populli më i lashtë i rajonit dhe Evropës si dhe themeli i civilizimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat