Për vrasjen e 18 vjeçaresë në Ferizaj, dënimi me burgim të përjetshëm për dorasin

Opinione

Për vrasjen e 18 vjeçaresë në Ferizaj, dënimi me burgim të përjetshëm për dorasin

Nga: Ragip Guraziu Më: 24 gusht 2021 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Deri tani asnjë vitë nuk na ka pshtu,pa shënuar vrasjen e femrave, grave e vajzave,nga dhuna fizike e mashkujve qofte nga Burri-apo edhe dashnori.Për çdo vitë,deri të ky rasti I 18 vjeqares nga Frizajit ku viktima kanë qenë femrat.Ose burri ka vrarë gruan e tij, në një rast viktimë ka qenë vajza e të dyshuarit, kurse në rastin tjetër viktimë ka qenë gruaja e djalit të të dyshuarit, e kështu me radhë.

Viti 2018

Përveç vrasjeve që kanë ndodhur gjatë këtij viti, 785 raste janë raportuar për dhunë në familje, ku 620 nga to, viktima kanë qenë femrat, kishin thënë për Radion Evropa e Lirë zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Viti 2017

1533 ka qenë numri i rasteve të raportuara për dhunë në familje, kurse në 1229 raste viktima kanë qenë femrat.Në anën tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile theksojnë se dhuna në familje, konkretisht vrasja e grave, është bërë fenomen shqetësues dhe alarmues për shoqërinë dhe autoritetet kompetente.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës, dënimin më të rëndë për vrasje parasheh dënimin me burgim të përjetshëm.

Zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se deri më tani kjo gjykatë, ka vërtetuar dy dënime me burgim të përjetshëm, mirëpo njëri është kthyer në rigjykim.

“Gjykata e Apelit së fundmi ia ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetësohem të akuzuarit Naser Pajazitaj, i cili është shpallur fajtor nga ana e Gjykatës Themelore në Pejë,për vrasjen e Donjeta Pajzitit.

Gjatë muajit shkurt të këtij viti, kjo gjykatë po ashtu, ia pat shqiptuar dënimin me burgim të përjetshëm të akuzuarit Pjetër Nrecaj, për shkak të vrasjes së Valbona Nrecajt dhe vajzës së tij Klara Nrecajt. Ky rast është kthyer ne rigjykim, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, nga ana e Gjykatës Supreme”, thotë Jashari.

Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj,

Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka thirrur një protestë për sot në orën 12:00, pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj.

Protesta pritet të mbahet pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë në Ferizaj, në shenjë revolte ndaj dhunës.

Në njoftim thuhet se kërkesat e protestës janë adresimi i fenomenit të femicidit ashtu siç e parasheh Konventa e Stambollit, dënim maksimal për vrasësit, siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat, dhe trajtim të drejtë të dhunës me bazë gjinore ndaj grave nga Qeveria e Kosovës.

Ndryshe, personi me inicialet A.S është arrestuar dhe një tjetër është në kërkim nga policia lidhur me vrasjen e një 18-vjeçareje në Ferizaj.

Mediumi gjerman shkruan për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj

Lidhur me të dyshuarin e arrestuar, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar masë paraburgimi nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurit A.S., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Vjen reagimi i LDK-së për vrasjen në Ferizaj: Kjo tragjedi nuk duhet të kaloj veç me deklarata

Përmes një komunikate, LDK-ja thotë se kjo tragjedi nuk duhet të kaloj veç me deklarata dhe thirrje formale për drejtësi, por duhet të mobilizohet i tërë sistemi i drejtësisë për t’i kapur dhe dënuar autorët e krimit.

“Vajzat tona nuk meritojnë të dhunohen e të vriten kësisoji. Atyre nuk mund t’iu ndalen ëndërrat në gjysmë. LDK-ja dënon çfarëdo akti të dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë të gjitha krimet që ndodhin, është detyrë dhe përgjegjësi e jona t’i mbrojmë gratë dhe vajzat tona”, thuhet në komunikatë.Lidhja Demokratike e Kosovës, u shpreh ngushëllime familjarëve e miqve të Marigona Osmanit.

E fundit: Në këtë vend është parë për herë të fundit i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares

Dardan Krivaqa

Banorët në lagjen e Krivaqës në Ferizaj e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës se e kanë parë të dyshuarin për vrasjen e 18-vjeçares duke lëvizur në këtë lagje.

Ata kanë deklaruar se Dardan Krivaqa ishte vështirë të identifikohej pasi ka ndryshuar dukjen dhe se ka tentuar që të fshihet me një bluzë me kapele.Ata shtuan se dyshojnë që Krivaqa po qëndron diku në afërsi dhe thanë se ndihen të rrezikuar.

Kujtojmë se ish-partneri i viktimës, po vazhdon të jetë në arrati. Policia po kërkon që kushdo që ka informacione të vendodhjen e tij ta thërras numrin 192.

Rasti i 18-vjeçarës është cilësuar si “vrasje e rëndë”, ndërsa Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se vajza dyshohet se u privua nga jeta për motive të ulëta.

“Ndërsa, i dyshuari tjetër D.K., që gjendet ende në arrati, dyshohet se për motive të ulëta, ka keqtrajtuar fizikisht tani të ndjerën M.O., e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë dhe vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku me ç’rast i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ka njoftuar prokuroria.

Rrëfehet familja e 18-vjeçares së vrarë: Janë martu para dy muajsh, çka na thanë kur kemi pyet për djalin

Marigona Osmani, 18-vjeçare, është privuar nga jeta ditën e djeshme në Ferizaj. Ajo është dërguar pa shenja jete në spital nga Dardan Krivaqa 29-vjeç, me të cilin, sipas familjarëve, viktima ishte martuar rreth dy muaj më parë dhe nga Arbër Sejdiu 32-vjeç, i cili tashmë ndodhet në pranga. Të dy, menjëherë kanë ikur nga spitali.

Emri i Dardan Krivaqës ishte i njohur për qyetetarët në Ferizaj, edhe para se ai të kërkohej si i dyshuar për keqtrajtimin deri në vrasje të partneres së tij. Për Krivaqen, thanë se prej vitesh ka qenë problematik dhe i dyshuar për kryerje të veprave penale. Megjithat, familja e M.O, ia kishte dhënë “bekimin” martesës së tyre, pasi, sipas dajës së vajzës, nëna e Dardanit u kishte thënë se çifti kanë dashuri mes vete dhe nuk do të kenë probleme.

“Sipas raportimeve të mjekëve emergjentë që kanë qenë ekip kujdestare gjatë ditës së djeshme, dje pasdite është sjellë një person femër, pa shenja jete, në emergjencën e spitalit. Është konfirmu nga mjekët emergjentë që kanë qenë kujdestar, që pacientja është pa shenja jete. Ajo është sjellë nga dy persona të paidentifikuar që janë largu menjëherë nga spitali, është lajmëru menjëherë policia, Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilët më vonë kanë ardhë e kanë marrë rastin për Prishtinë”, tha Berisha.

Ish-partneri i viktimës, po vazhdon të jetë në arrati. Policia po kërkon që kushdo që ka informacione të vendodhjen e tij ta thërras numrin 192.

Rasti i 18-vjeçarës është cilësuar si “vrasje e rëndë”, ndërsa Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se vajza dyshohet se u privua nga jeta për motive të ulëta.

“Ndërsa, i dyshuari tjetër D.K., që gjendet ende në arrati, dyshohet se për motive të ulëta, ka keqtrajtuar fizikisht tani të ndjerën M.O., e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë dhe vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku me ç’rast i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ka njoftuar prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat