Bashkimi Kombëtar – Çështje madhore

Opinione

Bashkimi Kombëtar – Çështje madhore

Nga: Gani Perolli Më: 25 gusht 2021 Në ora: 22:25
Gani Perolli

Bashkimi i trojeve kombëtare është një qështje që nuk duhët të injorohët më. Kjo është një qështje vitale për kombin tonë. Nga ky varet ardhëshmëria e tërë kombit.

Që nga Lidhja e Prizrenit e këtej ky ka qenë, është, dhe duhët të jetë objektivi kryesor për tërë kombin. Asnjë qeveri që nga shpallja e pavarësisë në 1912 nuk u morr me këtë çështje. Për bashkimin kombëtar nuk kanë qenë as ata që ne i kemi ngritur deri në qiell me lavdata.. Për bashkimin kombëtar nuk ka qenë Ismail Qemaili, për bashkim kombëtar nuk ka qenë Isa Boletini. Për bashkim kombëtar nuk ka qenë Fan Noli, nuk ka qenë Ahmet Zogu, nuk ka qenë Enver Hoxha. Nuk ka qenë asnjë administratë, as në Shqipëri as në Kosovë që nga dështimi i komunizmit sot 30 vjet.

Për bashkim kombëtar Enver Hoxha ka qenë njeriu më i dëmshëm i të gjitha kohërave. Ai jo vetëm që nuk ishte për bashkim, por pranoj për t’a zhbërë shtetin shqipëtar, e t'ia falë Titos si pjesë të Jugosllavisë.

Të dalim tek koha e shpalljes së pavarsisë, nuk ka pasur ndonjë diferencë të madhe mes Ismail Qemailit, Esat Toptanit, dhe Prend Bib Dodes, përsa i përket çështjës kombëtare. Ky i fundit e kishte pranuar këtë, në një bisedë që pati me Princ Vidin. Ahmet Zogu nuk u morr me çështjën e bashkimit kombëtar.

Gjatë këtyre 30 viteve të fundit pas falimentimit të komunizmit, shumë pak, ose hiç, është arritur në aspektin kombëtar. Në sipërfaqe kjo gjë duket e pakuptueshme, por është krejt e thjeshtë. Kjo ka ndodhur sepse politkanët e Shqipërisë, si edhe ata të Kosovës kanë vurë interesat e tyre personale, klanore, partiake, dhe ideollogjike mbi ato kombëtare.

Asnjë administratë as në Shqiperi as në Kosovë gjatë kësaj kohe nuk ka arritur asnjë rezultat pozitiv në çeshtjën kombëtare. Kjo gjë nuk është e rastit. Kjo ka ndodhur për arsye të injorimit të çështjës kombëtare.

Une jam besimtar i bindur i mendimit amerikan që thot se suksesi matet sipas rezultatit të arritur.

Është e novjshme të krijohet një entitet mbarëkombëtar i cili do të mirret veçanërisht dhe ekskluvikisht me shkoqitjen e problemit kryesor kombëtar, që është bashkimi i trojeve në shekullin 21. Jo me ligjerata pretenduase, por me aktivitet konkret. Një far “Think Tank”.

Të mos humbim kohë kot duke debatuar se kujt i takon kjo detyrë. Qe përgjegjia: I takon atij ose asaj që do t’a formoj

Ne tjerët duhët t’a përkrahim pa kondita, dhe ta përcjellim aktivitetin e tyre me vemendje e me komente dhe sugjerime.

Entiteti i ri nuk do të jetë i përsosur (perfekt). Do të evuloj me kohë. Harroni kritikat. Sugjeroni diçka pozitive. Harroni teoritë e gjata e të lodhëshme. Mirruni me realitetin që egziston.

Nuk na mungojnë shprehjet boshe patriotike. Nuk na mungon patriotizmi folklorik. Nuk na mungojnë teoritë e gjata e të mërzitshme.

Na mungon patriotizmi i vërtetë. Na mungon sinqeriteti. Na mungon dashamirësia dhe respekti për njeri tjetrin. Na mungon kriteria e shëndoshë e gjykimit. Ne nuk dallojmë trimin që flijohet për një qështje madhore nga krimineli ordiner.

Organizimi i këtij entiteti duhët të jetë i ngjajshëm me Bordin e një kompanije amerikane, me një numër antarësh të kufizuar, gjithënjë me numër tek.

Entiteti të mos jetë i përberë vetëm prej një gjenije.

Personat e këti entiteti duhët të shpërblehen për çdo takim me një shpërblim modest për çdo mbledhje. Prap, të ngjajëshme me atë të Bordit të kompanive amerikane. Shpërblimi të mos vijë nga çarqet shtetërore. Mbledhja e këti entiteti duhet mbajtur çdo tre muaj, dhe procesi verbal dokumentuar.

Entiteti duhët të zgjedh kryetarin ose kryetaren nga ky grup me një mandatë për vetëm dy vjet. Kryetari/Kryetarja ka për detyrë të drejtoj mbledhjen çdo tre muaj. Kryetari/Kryetarja gjithashtu ka për detyrë të takohet me çdo kryeministër të një shteti shqiptar, që sot janë dy: Shqipëria dhe Kosova, e së shpejti duhet të jenë tri shtete shqiptare. Kryetari/Kryetarja ka për detyrë të ja dorzoj kryeministrit një kopje të procesit verbal të mbledhjes, dhe të zvilloj një bisedë duke shkëmbyer mendime, të dyja në mënyrë konfidenciale.

Ky entitet duhet zgjedhur një sekretar, ose sekretare i cili, ose e cila ka për detyrë të mbaj dhe të shtyp procesin verbal të mbledhjes.

Mandati i sekretarit/sekretares duhet caktuar nga ky grup.

Ky entitet duhet të antarësoj edhe persona të përshtatshëm, me kujdesi më të madh, nga kombet jo shqiptare me një numër të kufizuar.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat