Kohë xhenazesh....!

Opinione

Kohë xhenazesh....!

Nga: Agron Shabani Më: 27 gusht 2021 Në ora: 10:34
Agron Shabani

Në "pallatin mbretëror" të Tebës "mozaik hijesh", freska, skelete, fosile, portrete dhe fotografi të grisura me fytyrë njeriu, kacavarur nëpër muret e rrënuara të kohës pa kornizë... Me tingujt e muzikës funerale që e mbushin boshllëkun ose zbrazëtirën e frikshme të pallatit, mbreti Laj dhe mbretëresha e bukur Jakostë nga Teba, sikur e lozin ballon e fundit mbretërore dhe martesore. Një zë i shashtrisur fëmijët të skurruar në lot, vazhdimisht sikur u vjen nga mali,si për t´i shkuar në vesh atij famullitari të urtë dhe zemërbardhë. Shërbëtorët në pallat thonë se është zëri vajtues i Edipit të vocërr të humbur dhe braktisur në mal nga të babai i tij, mbreti Laj! Sebepi ? " Rruga e lartë mbretërore" e ëndrrave dhe " profecia" e astrologëve helen (grek) të cilët i kanë dëftuar mbretit Laj në ëndërr mbi të birin e tij të "rrezikshëm", sukurpuloz dhe erotik" që mund t´ia merr edhe pushtetin, edhe Jakostën e bukur, sharmante, pikante dhe tepër ekzotike e cila është edhe e ëma (nëna) e Edipit....!? Bubu....!


Në Pjoniang të Koresë së Veriut, kohë morti ose kohë varrimesh. Diktatori i egër koreano-verior, Kim Yong Il, thuhet se nuk ndodhët më në jetë. Kudo nëpër rrugët ose sheshet e ndryshme të Pjongiangut, "dhimbje" dhe " pikëllim i madh" për diktatorin e vdekur për së gjalli. Në atë "zgjua të madh" mortor edhe disa politikan ose "diplomat" nga Prishtina dhe Tirana.. Tek qëndrojnë kokulur ose kokëbosh para sarkofagut ose arkivolit të Kim Yong Ilit, me letargji dhe një letargji të pafshehur i flasin në vesh mbi Milladin Popoviçin, Koço Popoviçin, Dushan Mugoshen,, Aleksander Rankoviçin, Millosh Miniqin, Raif Dizdareviqin, Brezhjevin, Sokollovin, Zhivkovin, Justinovin, Milloshevqin, Sokolloviqin, Stalinin, Kastron, Mao Ce Dunin, Xhin Shi...Edhe për Ali Shukriun, Rrahman Morinën etj. Ndërkohë që satrapit dhe diktatorit të ndjerë korean, i shkon buza në gaz!

I përmalluar për ta i pyet në vazhdim për Isa Mustafën, Avdullah Hotin, Mehmet Maliqin, Edi Ramën etj..,duke u bërë shumë të fala nga ajo "bota tjetër"-" përtej vdekjès"...!

Në Prishtinë ndërkaq, kohë zhvarrimesh të kufomave politike të vdekur për së gjalli. Edhe ai me ta. I "përjetshmi"

Në Tiranë dhe Korçë, kohë dashurish të marrëzishme në kohë kolere!
Ndërkohë që në "portën e madhe" të Hadit, futeshin ose përbiroheshin “njerëzit e përjetshëm “si "Sizifi mitik" i Homerit...!

Nastradin Hoxha thuhet se dikur e shiti rrenën në "sabah"(mëngjes) 5 lira, ndërsa në aksham (në mbrëmje) u detyrua me e ble (blerë) rrenën (gënjeshtrën) e vet 1OO lira.

Euuu...Ncncncnc...!

Thonë se kur i pyetën njëherë disa politikan ose diplomat shqiptar ose kosovar mbi dashurinë, politikën dhe diplomacinë...I pari tha: Dashuria, politika dhe diplomacia, janë si "vodka"e rusit ose "shlivovica" e serbit....Kështu që nëse pini "vodkë" në "Moskë ose "shlivovicë" në Beograd, iu djeg prapanica (by...a) në Tiranë ose n'Prishtinë!

Ani de!

"Dashurisë, politikës dhe diplomacisë, duhet me iu futur (rrasë) përfundi, dhe me shkua tuj prek (duke prekur) avash, avash...deri sa të ngjitësh në maje t'mullarit! Sepse, i kanë rrajtë (rrënjët) përjashta si kompiri ose si patatja!" ia priti i dyti

Ndërsa i treti pohoi: " Nuk di as nuk kam ditur kurrë se ç'a (çka) është dashuria. Nuk isha martuar kurrë, por më martoi baba me zor, veç mos me mbet (ngelur) pa hise. Me politikë dhe diplomaci, jam marrë kaherë...Hala pa ecë... Kur isha n'djep ose lulak baco...! Qy qy...!

Nuk e kishin keq francezët, italianët dhe kroatët o bac ku thanë dikur se nga rrushi bëhen ose prodhohen vëra ose rakia, por nga vëra ose rakia nuk bëhet rrushi.

...!
Euu po... sa e sa herë gjatë jetës time o bac me ka rastisur të takoj "misionarë" ose "pelegrinë" të ndryshëm të Anti-Zotit ose Anti-Krishtit;- tek e" lusnin Zotin" që nuk e kishin dhe s´i besonin! Uhuuu!
Të tjerët ndërkaq, dridhnin "lot" dhe tundnin kokat e tyre bosh mbi "arkivolin" ose "sarkofagun" e një kohe të pakohë dhe të pashpresë që së bashku me trupin dhe vetveten e tyre të pabesë dhe të pavlerë, nuk dinin se ku t´i varrosnin!


Dhe, të tjerët, se si të verbuar nga s`mira, inati, xhelozia dhe urrejtja e tyre infantile dhe patologjike ndaj të tjerëve që nuk flisnin, nuk shkruanin, nuk besonin, nuk luteshin, nuk faleshin, nuk mendonin, nuk shanin ose nuk "celebronin" (blasfemish) si këta të fundit: E kishin humbur dhe harruar diku edhe udhën ose rrugën e njohur të Zotit së bashku me "gjeometrinë" ose "gjeografinë e stisur" të varrit dhe natës së fundit mbi tokë...!

Ani të paditurit, të pafetë, horrat, injorantët, intrigantët dhe antimetafizicientët e ndryshëm tek e" ngrohnin shpirtin", i fërkonin duart dhe merrnin zjarr nga flaka e madhe (olimpike) e një besimi të moçëm mijëravjeçarë në Hyjin ose Zotin i cili gjithashtu thuhet se kishte qenë dikur edhe besimi i Platonit, Sokratit, Aristotelit, Aleksandrit( Lekës) të Madh, Akilit, Homerit, Aristofanit ose Ezopit etj.

Ani, ato “figura supreme” ose “madhështore” që i zotëronin dikur edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit! Atëherë pra kur së bashku me kokat e përulura dhe fare bosh që nuk i printe kurrë tehu i shpatës, zgjatej ose shtrihej qafa e tyre poshtë krahut të së cilës atëbotë preheshin tabelat e ligjeve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë.

Ato mjekrra të rëna (varura) ose zhytura në gjoks…Lapërat e zgjeruara të hundës dhe ato “flegëra të njoma” të buzëve ku mekej zëri dhe dridheshin fjalët e pathëna në një kohë kur vjeshta dhe dimri ishin stinët më të shpeshta, ndërkaq pranvera dhe vera vinin shumë rrallë. Si për të mos i bërë as rritur kurrë lulet e munguara në vazon ose kopshtin tonë atdhetar ose vend-lindor.

Kështu që aty ishte edhe 'Sizifi mitik'i Homerit me atë guri të rëndë mbi supe fund e krye asaj kodre të madhe të Golgotës, gjatë asaj rruge të gjatë dhe aq të mundimshme për në Had...Në "ngarendje fanitëse" dhe tepër "profanike" pas "eliksirit" të "jetës se pasosur" dhe atyre "lezeteve" ose "qelepirëve të bollshme" përtej "anës tjetër" të asaj" jete të gjate"- përtej vdekjes!...

Hedonizmi dhe magjia e zezë ( alkimia) -thonë se nuk kanë fund.

Po..'miti' ose kompleksi i njohur i Edipit...!

E kam parë dhe takuar dikund atje edhe Akilin e Trojës së lashtë Antike të cilit, tek po e shalonte kalin e hingëlluar trojan, i pikonte prap gjak nga thembra...Ata sy të dashuruar dhe aq të bukur e profetik të Helenës që edhe sot e kësaj dite po e digjnin dhe kallnin flakë edhe detin edhe qiellin e pafajshëm.

..E kam takuar edhe Hektorin.., Po, po Hektorin...! Edhe " Ali Babën e madh" me 4O cubat ose "musketarët" e tij tek po pandehnin dhe ngarendnin galdueshëm ose të matufosur dhe turravrap pas fijes së hollë të dritës në "llambën e bekuar" të Alajdinit...Odiseun e Homerit, tek po luftonte i patrembur me Uliksin ose Katallanin dhe valët e trazuara të detit...duke soditur dhe medituar vazhdimisht në brigjet e arta të Itakës dhe Penelopen e tij të dashur që ishte thinjur dhe bërë xhog në kokë dhe dikund thellë në shpirt nga ajo pritje ose odisejadë e gjatë epike dhe baladike.

Me duket se atje diku larg; me ka rastisur të shoh dhe takoj diku edhe "judeun apostull" që e kishte tradhtuar Krishtin të 'Premten e Madhe' në Baltohem ose Nazaret! Edhe Agaten, Esteren, Dalilen dhe Anen profetësh, duke pritur me padurim ardhjen ose shfaqjen e madhërishme të Maria Magdalenes me Jezu Krishtin nè tempullin ose shtëpinë e bekuar të Zotit.

Me duket se i kam parë, njohur ose takuar dikur edhe rrathët e ferrit të Dante Infernos dhe...Njerëzit tanë o Zot, tek po i zbrisnin shkallët e fundit të asaj apokalipse të madhe të atij fundshekulli t ‘përgjakshëm!

Edhe të "huajin e përjetshëm" në romanin e njohur të Albert Kamysë " së bashku me "nomadin fisnik" të Daniell Defosë, tek po sodisnin, meditonin dhe reflektonin ( kësaj radhe t´shpënguar) mbi të 'metat, cemët dhe dobësitë e ndryshme' të kontinentit plak.

Edhe Maksimilian Roberspierin i cili i përndjekur ose dënuar me vdekje nga Napoleon Bonaparta dhe "jakobinët" e tij, e kishte kaluar natën e fundit mbi tokë, diku pranë kishës së Shën Zhisit në një distrikt të njohur të Parist.

Ani tregtarët e ndryshem ordiner ose ambulant së bashku me profiterët ose demagogët e luftës si dhe "stërshitësit e sofistikuar" dhe ordiner të flamujve, shpirtërove të pafajshëm dhe moralit të përgjithshëm shtetëror ose nacional nëpër ndeja, fushata elektorale, ose tubime dhe manifestime të ndryshme mburrjesh dhe krenarish të ndryshme shtetërore, nacionale, politike dhe partiake: Duke bërtitur dhe uluritur si në kor me togfjalëshin ose recidivin e njohur revolucionar: "Rrofshin apostujt e lirisë! Rrofshin frytet dhe idealet e njohura të revolucionit tonë! Poshtë burbonët, poshtë zhirondinët dhe jakobinët e pakënaqur ose në revoltë! Rroftë republika (me falni "komuna" e Parisit!) dhe liderët tonë suprem!" Aiii bac!

I kam parë dhe takuar atje diku edhe të nënshtruarit e përjetshëm, vasalët e ndryshëm, çatipët e përdhunuar të Dante Infermios, shërbëtoret e pallateve të rrënuara, kamarilat e të gjitha ngjyrave, stinëve, klimave ose ideologjite të mundshme, si dhe kameleonët tjerë të pafytyrë, të pagjak dhe të pakurrizë, tek shpotisnin të përulur dhe kokëposhtë mbi 'sipërfaqet e mahisura' të dhimbjeve, plagëve, plazmimëve dhe pezmatimëve të ndryshme skeletore dhe gjenetike, pa ditur as pandehur kurrë se ndoshta ( ?) ishin pikërisht këta të fundit, pjesët, detalet, gjymtyrët, organet, skeletet, fosilet dhe hijet me të trashtë ose tmerruese të ngjarjes dhe të ndodhjes!

Edhe Sodomën dhe Gomorën në fund të Detit të Vdekur, duke e pritur shterimin e fundit të lumit Jordan...I kishte mallkuar Zoti mu në Ditën e Shën Valentinit!
...!
...Tutje, tutje.. atje diku në " Trokadero", pranë kështjellës së Bastilës ose diku tjetër (nuk më kujtohet se ku) në Paris, i kam parë dhe takuar "rastësisht " edhe burbonët, zhirondinët dhe jakobinët e pakënaqur dhe në revoltë. Edhe proletarët, komunarët, internacionalistët dhe "revolucionarët" tjerë (jo francez) tek i rrihnin, spiunonin, survejonin, burgosnin, vrisnin, përndiqnin, plaçkitnin dhe maltretonin qytetarët ose francezët e pafajshëm dhe të vërtetë, në emër të shtetit dhe një pushteti të pashtet, në një kohë kur liderin e tyre suprem (...) së bashku me frytet dhe idealet e njohura të revolucionit, i kishin marruar dhe bartur me veti era dhe valët e trazuara të detit ...Duke i përplasur dhe vërvitur atje diku larg në "ishullin e bekuar" të Shën Helenes.

 

Aty diku pari ishin edhe " Antropologie politique", "Sens et puissance , les dynamiques sociales- Le Desorde : Eloge du mouvement ", dhe "Socilogie actuelle de l ´ paran. noire, Sociologie des Anim. noires..." etj. Ndërkaq, përballë tyre ishin fjalët ose mesimet e njohura nga vepra e famshme e Volterit ( Voltaire) : " Essai sur les Meurs et l´Esprit des Nations abrege de l´Historie Universelle".


I kam parë dhe lexuar diku edhe "Europe and the new colinial ecquality"si dhe " Europe and the People Without History" të Erich Wolfit etj. (...)
Po, po...!

Kam parë dhe vizituar tempuj të bukur, kështjella të ndryshme dhe pallate të praruara, stolisura dhe shkëlqyera me drita, shandane ose llambadarë të çmuara prej neoni ose kristali që bëjnë dritë dhe rrinë ndezur ditë e natë...Në stilin dhe finesat me të preferuara të kohës.

Edhe fytyra të zgërdhira, të buzëqeshura dhe salakuqura "mbretërish" ose "perandorësh" të ri të kontinentit plak....Tryeza ose tavolina të mbushura me plot e përplot pije, therore, baltore dhe dhurata të shumta ...Edhe lider, politikan ose diplomat të ndryshëm ditor ose periodik të Kosovës, të cilët mezi i tubojnë dhe bëjnë bashkë gjysmën e shkronjave të alfabetit së bashku me fjalët, leximet ose njohuritë e tërë jetës dhe motmotit nëpër gazeta, tubime, samite ose konferencat të ndryshme botërore ose ndërkombëtare.

Ndonëse, në këtë "ekskursion" të përgjithshëm diskurseve, me ka rastisur të njoh dhe takoj" diku kalimthi, edhe ' lirinë e munguar - antiinflatore'!
Por... liri po i thoshin edhe kësaj “lirisë tjetër": Lirisë së importuar dhe inflatore vëllaçko! "E baftë Zoti detin kos dhe rrogëtarin zotni!", tha dikur potragjeli i një katundi të ngelur pa kallauz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat