Kush na bie në fije neve shqiptarëve?

Opinione

Kush na bie në fije neve shqiptarëve?

Nga: Ismail Muçiqi Më: 27 gusht 2021 Në ora: 23:56
Ismail Muçiqi

Kosova po përballet me numrin më të madh të infektuarve me Covid-19 dhe me numrin e personave të vdekur. Shtrohet pyetja si te menaxhohet kjo situatë dhe si të tejkalohet ky problem shëndetësor.

Komentet e përditshme të partive politike në opozitë dhe të grupeve të ndryshme të interesit, të cilat e kanë humbur pushtetin dhe privilegjet tani janë ngritur duke akuzuar dhe kritikuar Qeverinë aktuale për gjendjen rreth menaxhimit të pandemisë. Kush na bie n‘fije neve shqiptarëve?

Në Qeverinë Kurti 1 kur shpërtheu pandemia në Kosovë partitë politike në opozitë, në mënyrën më të ashpër e kritikuan Qeverinë për vendimet e marra, të cilat ishin dal si masat e propozuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë. Opozita e atëhershme e kritikonte Qeverinë Kurti se e ka futur vendin në karantinë, duke aplikuar masa restriktive ndaj qytetareve dhe bizneseve.

Tani në Qeverinë aktuale Kurti 2 partitë politike opozitare, po të njëjtat po e kritikojnë Ministrinë e Shëndetësisë aktuale dhe Qeverinë Kurti për mos ashpërsimin e masave me rigoroze ndaj qytetareve dhe ndërmarrjeve të ndryshme ekonomike. Kjo sjellje me plotë hipokrizi nuk i ndihmon tejkalimit të situatës. Askush nuk po merr përgjegjësi dhe nuk po e thotë të vërtetën se pandemia mori hov dhe përmasa shqetësuese kohëve të fundit kur ne të gjithë vrapuam pas dasmave, synetive, kanagjegjeve, vrapuam pas darkave solemne, duke lëvizur gjithandej nëpër banjo dhe bregdete për t’u argëtuar dhe pushuar sa më mirë. Askush nuk po e thotë të vërtetën se pothuajse çdo familje në Kosovë kësaj vere ka pritur djalin apo vajzën apo farefisin nga vendet e ndryshme të Evropës, të cilët pas një kohe të gjatë u kthyen me plotë mallëngjim në vendlindje.

Duhet të jemi të sinqertë që faturën e dëmeve ta paguajnë të gjithë së bashku. Shtrohet pyetja çka mund të bëjnë më shumë institucionet shëndetësore dhe Qeveria e Kosovës? Detyrë e Qeverisë është sigurimi i vaksinave, të cilat nuk mungojnë, por janë në dispozicion në të gjitha qendrat e shëndetësisë familjare dhe në qendrat e vaksinimit. Po ashtu, institucionet shëndetësore kanë obligim t’i sigurojnë burimet njerëzore, të cilat do të jenë në shërbim të qytetareve të pacientëve të cilët prekën me Covid-19. Sipas të gjitha raporteve sasia e barërave adekuate tani gjenden gjithandej nëpër barnatore dhe qendrat shëndetësore dhe ato spitalore në Republikën e Kosovës.

theksuar se Epidemia e Covid-19 nuk largohet duke kritikuar njëri-tjetrin nga motivet dhe interesat politike. Këtë mister mund ta luftojmë vetëm përmes ngritjes së vetëdijes qytetare duke e bashkuar dijen shkencore dhe profesionale, dhe angazhimin qytetar. Mund t’ia dalim së bashku me të gjitha subjektet politike dhe institucionet e shtetit, të cilat kanë marrë besimin e popullit për ta udhëhequr vendin. Kësaj situate tani kur pritet të aplikohen masat e reja nga ana e Qeverisë duhet t’i ndihmojmë të gjithë në mënyrë që sa më lehtë t’i tejkalojmë pasojat e kësaj epidemie, e cila po troket në derën e çdo familje duke marr jetë njerëzish. Në ditët e vështira kur populli është në vështirësi nuk duhet të ketë pozitë dhe opozitë, të gjithë kemi obligim të kontribuojmë për të mirën e qytetarëve dhe shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat