Ramë Bllaca, përmendore që ju qëndroi të gjitha furtunave në Kosovë

Opinione

Ramë Bllaca, përmendore që ju qëndroi të gjitha furtunave në Kosovë

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 28 gusht 2021 Në ora: 07:59
Ramë Bllaca

Politikan i spikatur, patriot i patundur, inteligjent jo i zakonshëm, trim. Këto do të ishim disa nga vetitë që mbartet karakteri i tij. Lindur dhe rritur në mjedis patriotesh,  ndjeheshin thellë vuajtjet që Serbia u shkaktonte shqiptarëve. Mundi që gjithë jetën t'ia kushtonin një vepre, një ide; mos lejimin e zbrazjes së Kosovës nga shqiptarët.

Janë gjashtë arsyeje shumë të fuqishme që I bëjnë krenar banorët e fshatit Bllacë të komunës së Therandës(ish Suhareka), për personalitetet e tyre historike të të gjithave kohërave. Ali (Bllaca)Guraziu përfaqësues në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, krahas emrave të tjerë të njohur si Shaip Aga, Haxhi Beqiri, Selim Ibrahimi, Shaban Bajraktari, etj. Pastaj, vjen Ramë Bllaca, njeriu që kishte bërë histori si rrallëkush në kohërat më të zeza për shqiptaret. Asllan Fazliu, biri tjetër i Bllacës, kolon e fuqishme ngulur thellë në memorien e shqiptarëve, ishte Qazim Bllaca i biri i Ramës dhe ,vjen rapsodi i mirënjohur Riza Bllaca, kënga e të cilit vazhdon të jehojë sot e gjithë ditën ndër shqiptarët. Por në memorien e bllacianëve ka mbetur e pashlyer butja e Isa Boletinit në këtë fshat. Por, nga memorien e bllacienëve nuk mund të shlyhet as Azem Galica, dhe jo rastësisht Bllaca ka hyrë në historinë kombëtare shqiptare.

Përfaqësuesi bllacian në Lidhjen shqiptare të Prizrenit

Ka qenë ky Ali (Bllaca),Guraziu që bënte pjesë edhe në Komitetin e Lidhjes për degën e Prizrenit, krahas emrave të tjerë të njohur si Shaip Aga, Haxhi Beqiri, Selim Ibrahimi, Shaban Bajraktari etj.

Një vit pas lufte për Kosovën, luftë që bëri të mundur njohjen e rinjohjen, lidhjen e rilidhjen e shqiptarëve mes vete të të dyja pjesëve të Shqipërisë, rastin e solli të njohur Adem Derguti duke hulumtuar e grumbulluar material për të botuar një libër. Një libër për Bllacën e Therandës-ish-Suhareka, fshatin e tij të lindjes. Fshati që kishte pësuar shumë gjatë kohës së të gjitha luftrave, dhe gjithnjë duke dalë fitimtar. Dhe Adem Derguti ia doli në librin e tij ''Bllaca” (Monografi),qiti në pah shumë gjëra historike kombëtare.

I pash me vëmendje materialet që solli Ademi. U binda se kishte kolona të fuqishme, që mund të mbanin jo një monografi të thjeshtë e modeste, por volume serioze e pretenduese. Një kolonë e fuqishme ishte Ramë Bllaca, njeriu që kishte bërë histori si rrallë kush në kohërat më të zeza për shqiptaret. Ishte Kulla e Ramës, të cilës shqiptarët i detyrohen shumë.. .Jo veç për të shpall monument historik që e mbrojnë shqiptarët, por shumë e më shumë... Ishte biri i tij Qazim Bllaca. Ishte pastaj një bir tjetër i Bllacës-Asllan Fazliu- kollonë e fuqishme ngulur thellë në memorien e shqiptarëve. Vinte rapsodi i mirënjohur Riza Bllaca, kënga e të cilit vazhdon të jehojë sot e gjithë ditën ndër shqiptarët. Dhe vinte më pas Ushtria Çlirimtare e Kosovës, krenaria shqiptare. Ushtri që i bindi shqiptarët se serbët i vret plumbi...

Mungesa e lirisë, ka bërë që bllacianët të sakrifikojnë për LIRI!

Bllaca, ky fshat i madh, veçse është ndanë rrugës kryesore Prizren-Prishtinë, ka fatin të ketë mes përmes udhën për në Malishevë. Në këtë fshat të lashtë shqiptar, jetojnë njerëz punëtorë të mirë që janë, ta nderojnë shkollën e dijen. Mungesa e lirisë për mote e mote, ka bërë që bllacianët ta adhurojnë dhe të sakrifikojnë për liri. Dhe historia e Bllacës është e mbushur me shembuj të pafund sakrificash e qëndrestarësh. Por të bënë të ndjehesh krenar, është dashuria dhe nderimi që kanë bllacianët për vendin e tyre. Është harmonia e pashoqe e bllacianve, që i ka bërë ta mbajnë e duan njëri-tjetrin edhe në rrethana të pafavorshme. Është solidariteti që kanë bllacianët për njëri-tjetrin që të imponon respekt për këta njerëz.

Në memorien e bllacianëve ka mbetur e pashlyer bujtja e Isa Boletin në këtë fshat. Por, nga memoria e bllacianëve nuk mund të shlyhet as Azem Galica. Dhe jo rastësisht, janë shumë raste që do të silleshin se për çka kanë marrë për sipër rasti i shum ë njohur në Kosovë e në krejt botën shqiptare, rasti i Ramë Bllacës...

Ky njeri që bëri histori duke mbrojtur të drejtat e shqiptarëve edhe në rrugë institucionale si deputet i Kosovës që ishte në parlamentin e Jugosllavisë por edhe me armë në dorë kundër bandave serbe, u vra pabesisht nga serbët. Por mbeti lapidar në kujtesën kombëtare të shqiptarëve. Pra kjo është arsyeja se Bllaca, fshat i komunës së Therandës, në të gjitha luftërat në trevat shqiptare, gjithmonë ka dalur fitimtar dhe nga vetja ka dhënë njerëz patriotë të çështjes kombëtare brez pas brezi, për të vetmen arsye për lirin dhe bashkimin kombëtar, që po kjo Europ që na ndau neve shqiptarëve në disa shtete dhe na bëri pik e pesë, tani do të duhej ta ndryshoj pak qëndrimin prej njerke që kishte mbajtur për shqiptarët edhe si komb.

Historia e Bllacës e shkruar me germa te arta që nga Ali (Bllaca)Guraziu, Ramë Bllaca,Qazim Bllaca,Asllan Fazliu, dhe UÇK, Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Po ky biri i Bllacës, ishte kalitur e rritur në një fshat historik dhe brymos gjithnjë e gjithherë për çështjen kombëtare, e që erdhi deri te pjesëmarrja e tij, jo rastësisht në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Pastaj dolën burra tjerë po nga ky fshat, deputeti i parlamentit të Jugosllavisë dhe mbrojtësi numër një i Shtjefën Gjeçovi, kujdestar i studentëve të shoqërisë ''Besa” të Beogradit të viteve të 30-ta,dhe njeriu që kishte pas për dore në ditën e vrasjes nga UDB-ja serbe, birin e tij Qazim Bllacën dhe Asllan Fazliun, deri sa i kishte regjistruar në Medresenë e Shkupit, e që quhej Ramë Bllaca. Pastaj Rapsodi i njohur i këngëve historike kombëtare e që vije nga fshati Bllacë, Rizah Bllaca i njohur për gjithë kombin shqiptar.

Kush ishte Ramë Bllaca?

Politikan i spikatur, patriot i patundur, inteligjent jo i zakonshëm. Këto do të ishim disa nga vetitë që mbarte karakteri i tij. Lindur dhe rritur në mjedis patriotësh, ndjente thellë vuajtjet që Serbia u shkaktonte shqiptareve. Mundi që gjithë jetën t'ia kushtonte një vepre, një ideje; mos lejimin e shprazjes së kosovës nga shqiptarët.

Dy vjet pas themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e pikërisht në vitin 1880,në fshatin Bllacë, komuna e Suharekës, tani Therandës, u lind patrioti Ramë Bllaca. Babai i Ramës ishte luftëtar me armë në dorë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Siç shkruan dr.Muhamet Piraku. Pra, dhuna sistematike, e programuar e serbëve kundër shqiptarëve në të gjitha mënyrat, llojet dhe format më perfide, kultivoi rezistencë dhe qëndresë shqiptare në të gjitha kohërat. Por do të duhej të vinte mesi dhe gjysma e dytë e shekullit të njëzetë që të merrte formë dhe karakter më të organizuar qëndresa shqiptare. Do të duhej të vinte një brez i ri, një gjeneratë e re të rritej pa luftë që të bëhej më e madhe popullsia, që të merrte vetën popullsia shqiptare pas masakrimeve e shfarosjeve në masë që kishte pësuar sidomos në dy dekadat e para të shekullit të kaluar...Do të duhej që edhe Evropa ta ndryshonte pak qëndrimin prej njerke që kishte mbajtur për shqiptarët. Do të duhej që edhe iluzionet e shqiptarëve të fashiteshin dalëngadalë dhe të bëheshin më realistë ,më të përgjegjshëm, dhe të organizoheshin më mirë për qëndresë kolektive, për reagimin e kundërshtimit kolektiv përballë një armiku që nuk ishte më i madh por që kishte vetëm avantazhin e organizimit më të mirë se shqiptarët.

Si njeri dhe si i ri aktiv, i mbrujtur me dashuri për kombin dhe me urrejtje për serbët e turqit si pushtues, Ramë Bllaca në kohën e kryengritjeve shqiptare ishte me armë në dorë. Luftëtar i spikatur për sakrifica dhe i evidencuar si organizator. Nuk shuhet nga kujtesa e bllacjanëve dhe e gjithë Kosovës rasti i tentimit prej Ramë Bllacës e Hasan Hysenit për me vra në vitin 1914 Krajl Petrin që ka udhëtuar andej i shoqëruar prej më shumë se 100 oficerëve dhe ushtarëve serbë të veshur me rroba shqiptarësh. Pastaj me emrin Ramë Bllaca filloi ta thërriste populli kur ai filloi të ndërtohej si figurë e njohur patriotike. Jeta dhe veprimtaria e tij atdhetare është shumë e gjerë. E shtrirë në shumë dekada. Veprimtari rrezatuese edhe pas vdekjes së tij fizike.

Pjesëmarrja aktive në luftërat kundër turqve dhe ndjekjet që i bëheshin për ta arrestuar, e detyruan Ramë Bllacën, që në vitin 1910 të ikte e të strehohej në ;Lumë, e cila siç thotë dr.Muhamet Pirraku,''..gjatë tërë Rilindjes Kombëtare Shqiptare mbajti premtimin e një kështjelle shqiptare, ‘Dhe përsëri si shumë bllacjanë, Rama është shumë aktiv në luftë kundër serbeve në vitin 1913-1914-1915.DHe në sajë edhe të pjekurisë më të madhe ,manifestonte aftësi më të madhe në luftë kundër bullgarëve 1915-1918.Dhe të duam ne, nuk mund ta kalojmë krejt në heshtje luftën e shqiptarëve kundër bullgarëve. Se edhe bullgarëve u ka ra radha të luftojnë kundër shqiptareve. Edhe bullgarët e kanë synuar pushtimin e Shqipërisë. Por si kudo, edhe në Kosovë, edhe në Bllacë, kanë hasur në një rezistencë të fortë të shqiptarëve.

Dhe Ramë Bllaca kishte zgjedhur frontin e luftës së tij kundër serbëve. Dhe natyrisht, nuk ishte front i lehtë lufte... Dhe vjen viti 1921,Ramë Bllaca me manovrat e tij politike dhe me votat që mori si kandidat për deputet, arriti të bëhet deputet për krahinën e tij në kohën e qeverisë së Nikolla Pasjhiqit. Më parë ishte në postin e kryetarit të komunës në Duhël. Fillon tanimë një stad i ri për këtë politikan shqiptar, për këtë luftëtar shqiptar. Pastaj serbët akuzë mbas akuze i ngrinin për t’a ulur reputacionin që po i ritej me shpejtësi në sytë e popullit. E ndaluan në burg tri herë sipas një akuze sikur Ramë Bllaca paska vrarë tre oficer serbë. Zvarritje pas zvarritje, shkres pas shkresash deri në organet më të larta të ish, Jugosllavisë. Por Ramë Bllaca s’ishte tashmë gur aq i lehtë sa e konsideronin armiqtë dhe kundërshtarët e tij serbë.

Shtjefën Gjeçovi është njeri i ynë, kishte thënë Rama

Ja një ngjarje e thjeshtë që tregon se sa i respektuar ishte Ramë Bllaca në popullsinë shqiptare. Në vitin 1929, Shtjefën Gjeçovi kalon në atë anë, natyrisht për të bërë punën e tij e cila dihet tashmë-mbledhja e visarit të popullit shqiptar.

Serbët e kishin halë në sy ’’popin’’ e veshur me të zeza. Përpiqen të nxisin fshatarët që ta vrisnin SHtjefën GJeçovin, ta nxirrnin në mal e t`i japenin nja, dy plumba’’. Vendoset të njoftohet Ramë Bllaca se ‘’ veç ai mund ta dijë kush është ai njeri’’.

Dhe kur Rexhep Krasniqi i tregon Ramës se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë kishte thënë komandanti serbë për njeriun e veshur me të zeza, Ramë Bllaca kishte thënë për Shtjefën Gjeçovin : “Ai është njeriu ynë. Ai punon për të mirën tone. Ruajeni, shoqërojeni dhe ndihmojeni nëse u jepet rasti ,se pasha Zotin, me ba e me na e gjet diçka atë njeri në anën tonë, përgjithmonë na mbetet faqja e zazë’’

Në vitin 1937 Serbia kishte planifikuar që Kosova të mos ishte më me shumicë popullsie shqiptare

Dhe dhunshëm Serbia e vazhdonte kolonizimin e Kosovës nën pretekstin e reformës agrare. Reformë kjo që shqiptarët veçse me dëbime e shpërngulje e paguan me humbje jete në shumë raste. Serbët kishin krijuar edhe infrastrukturën e duhur gjëja për t’u krijuar lehtësira shqiptarëve që të shpërngulen. Mijëra njerëz ,për të marrë një vizë për në Turqi, shisnin fare lirë tokat e shtëpitë e tyre.

Në Bllacë, por edhe në Kosovë njerëzit e mbajnë mend një ngjarje që ka të bëjë me Ramë Bllacën dhe me Hasan Hysenin në Shkup; Njëfarë Shasivari që ua rregullonte shqiptarëve vizikat(pasaportat) për në Turqi. Njerëzit shisnin krejt pasurinë për me e siguruar një visikë…’’ .Pra të dy patriotët shqiptarë kishin shkuar në Shkup dhe po e kërkonin një njeri. E gjejnë pas tri ditësh. I futen në zyrë. Ai ua kishte dëgjuar zërin të dyve dhe kishte frikë se do ta vrisnin.

Por nuk e vranë. ’A e di ti se ç’dëm je duke sjellë këtij populli? Na e le Kosovën shkretë!...Na po ta falim jetën veç me një kusht që prej sot të mos merresh më me këtë punë të fëlliqtë’’…

Çfarë të bënte Ramë Bllaca kundër një shteti gjakatar?

Rama si deputet që ishte medeomos duhej dhënë shembull këtij populli. Në vitin 1936,pa patur nevojë për shtëpi të re, Ramë Bllaca thërret njerëzit dhe nis ndërtimin e një shtëpie të re. Ishte bash koha kur kishte nisë një valë e madhe shpërnguljesh të shqiptareve. Njerëzit e shihnin. Benin çudi. Të tjerët po shisnin shtëpit, toka e troje dhe po iknin, ndërsa Ramë Bllaca kishte nisë shtëpi të re.

Dhe në një rast Rama i thotë Rexhep Krasniqit; ’’thoni popullit se Ramë Bllaca nuk është i padijshëm, ta ndërtojë shtëpinë sot e nesër ta lërë shkretë e të shkojë në Turqi. Kini kujdes se i merrni në qafë fëmijët…ju e dini se turqit gjithmonë na kanë thënë pis arnaut, dhe kurdoherë kanë qenë armiq për ne e tash kur u bënë miq! Kush e lëshon vatanin,  bëni mëkat dhe gabim të hatashëm!..’’

Thonë, se Ramë Bllaca kurrë nuk ka udhëtuar më shumë. Kishte hedhur në veprim të gjithë shqiptarët që ishin figure të nderuara. Të gjithë studentët e ‘’Besës’ ’kësaj organizate shqiptare. Serbët e kishin kuptuar nxitjen e kundërshtimit që bënte Ramë Bllaca. Por ai vazhdonte të ishte deputet i parlamentit Jugosllav.

Në këtë vit(1937),gjatë zhvillimeve të punimeve të parlamentit, qeveria e Beogradit paraqet në parlament për të miratuar(sepse formalisht mbase duhej ta miratonte edhe parlamenti Jugosllav) traktatin e turpshëm Serbi-Turqi, trakt apo marrëveshje që lejonte shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Në bazë të dokumenteve të kohës, por edhe në bazë të tregimeve popullore e të këngëve që këndoi populli, këtu në parlamentin Jugosllav u demonstrua në mënyrën më të shkëlqyer trimëria, patriotizmi dhe shqiptaria e Ramë Bllacës. Ai votoi kundër këtij trakti, duke bërë një argument bindës pse e kundërshtonte. Por kur i japin dokumentin për ta nënshkruar, Ramë Bllaca brof në këmbë; ’’JO!’’-tha Ramë Bllaca, dhe e grisi dokumentin në mes të parlamentit, në sy të deputetëve. ’’Jemi në tokën tonë, në të drejtën tonë. Sa mund ta shkulni Kosovën e ta çoni në shkretëtirat e Anadollit, aq mund ta shkulni këtë popull nga kjo tokë e larë me gjak…’’ Dhe mbase pa mbërritur Ramë Bllaca në Kosovë, në Bllacë, populli ia kishte ngrit këngën; Ky Ramë Bllaca shka ka thanë-Hiq nuk mundem me dhanë-Shqiptarët në Turqi nuk munden me shku-Pesëqind vjet me ta kem luftu…..

Akti i grisjes së traktatit serbo-turk në parlamentin Jugosllav, Ramës i kushtoi me jetë

Deri në fund vitin 1936,Serbia kishte mundur të shpronësonte shqiptarët dhe të sillte në Kosovë e t’u jepte pronat e shqiptarëve rreth 31 mijë familje serbe. Më shumë se gjysma e këtyre familjeve ishin kolonë të rinj serbë që i kishte sjellë Serbia nga anë të ndryshme e i kishte vendosë në Kosovë, në tokat e trojet më të mira të shqiptarëve, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, në Podrime dhe në Fushë Kosovë. Ndërsa në fshatrat e Suharekës, që ishin me tokë jo të paktë, ,u vendosë. Mbi 160 familje kolonësh. Në fshatin Bllacë, si fshat më i madh që ishte, dhe në fshatrat përreth, u vendosën 30 familje kolonësh serbë e malazezë,(që autori i këtij shkrimi i posedon emrat dhe mbiemrat e tyre me emër e mbiemër. Këto familje filluan të vendosën në tokat e trojet shqiptare që pas vitit 1918,e sidomos kur qe ashpërsuar zbatimi i reformës agrare nga Beogradi, reformë që në fakt kishe për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve e vendosjen e serbeve e malazezëve në tokat e trojet shqiptare në Kosovë. Dhe njëmendësimit të popullit shqiptar të Kosovës për të mos lënë trojet e të parëve.

Ndaj Ramë Bllaca mbeti kala. Kala në memorien e shqiptarëve. Kala e pathyeshme për çështjen më serioze të shqiptarëve. Se ndryshe s’do të kishte asnjë kuptim gjithë historia e rezistencës kombëtare shqiptare kundër serbëve.. Se ndryshe do të delte se shqiptarët nuk paskan luftuar për trojet e tyre. Nuk paskan pasur qenë trojet e tyre. Ndaj Ramë Bllaca është gjeneral I luftës më të ashpër shqiptaro-serbe të viteve tridhjetë të shekullit të kaluar. Është nga ato gjeneral që atë që s’e realizoi në gjalljen e tij e plotësoi me vdekjen e tij….Akti i grisjes së traktatit serbo-turk që bëri Ramë Bllaca në parlamentin Jugosllav, ishte kulmi i gjithë kundërshtimeve të tij ndaj politikës së Beogradit që donte shfarosjen e shqiptarëve. Po atë ditë, që grisi dokumentin që i kushtoi me jetë, viti 1937,UDB-ja Jugosllave, në orët e mbrëmjes së asaj dite kishte planifikuar vrasjen e tij dhe mu në hyrje të fshatit të lindjes së tij, Bllaca, fshat i komunës së Suharekës, tani Theranda, vrite në pusi Ramë Bllaca, por jo edhe ideali i tij patriotik kombëtar.

Ky akt e lartësoi Ramë Bllacën aq shumë sa u bë legjendë për shqiptarët. Aq qëndrestare sa u bë Kulla e Ramës, po aq q ëndrestar u bë edhe vetë Rama, dhe te dy bashkë, ai dhe Kulla e tij, ia thyen hovin shpërnguljes masive të shqiptarëve. Por,në momentet më të vështira dhe të duhura, Ramë Bllaca, e kishte krah të djathtë, deputetin tjetër shqiptar, Sherif Vocën. Por sot nëse me të vërtet jemi shqiptar dhe kemi kombin tonë, atëherë edhe Ramë Bllacës t’i jemi mirënjohës. Çdo shqiptar, gjithë Kosova, gjithë Shqipëria i gjithë kombi ynë, duhet t’i themi me zë të lartë e gojën plot; Faleminderit O Ramë Bllaca! 

Por kur i japin dokumentin për ta nënshkruar, Ramë Bllaca brof në këmbë; ’’JO!’’ - tha Ramë Bllaca dhe e grisi dokumentin në mes të parlamentit, në sy të deputetëve. ’’Jemi në tokën tonë, në të drejtën tonë. Sa mund ta shkulni Kosovën e ta çoni në shkretëtirat e Anadollit, aq mund ta shkulni këtë popull nga kjo tokë e larë me gjak…’’ Dhe mbase pa mbërritur Ramë Bllaca në Kosovë, në Bllacë, populli ia kishte ngrit këngën;

Si e lë Thaçi vite me radhë pa derkorim Ramë Bllacën?!

 Presidenti Thaçi dekoroi një mori personalitete, por anashkaloi patriotin kombëtar, Ramë Bllacën?!

Ramë Bllaca, nuk ishte vetëm i Bllacës dhe i Kosovës, por i tërë kombit shqiptar?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat