Shndërrimi i hajnisë në shprehi të strukturave udhëheqëse!

Opinione

Shndërrimi i hajnisë në shprehi të strukturave udhëheqëse!

Nga: Adem Bytyqi Më: 28 gusht 2021 Në ora: 14:37
Adem Bytyqi

Në të gjitha ato vende në strukturat udhëheqëse të cilave hajnia u është sedimentuar në mentalitetin e tyre udhëheqës, në ato vende nuk ka zhvillim dhe as mirëqenie të qytetarëve të tyre!

Për vendin tonë dihet, prandaj çdo koment është i tepërt, sepse lufta për pushtet i ka rrënjët se cila parti do të mund të vjedh më shumë...

Kurë dëgjon se ata që kanë qenë individët më të korruptuar, në kohë zgjedhjesh dalin e pohojnë se do të luftojnë korrupsionin, nepotizmin e mekanizmat tjerë negative dhe destruktive në vend nëse i fitojnë zgjedhjet, të vie trishtim, të rrëqethet trup e shpirt dhe thua me vetë a e di çka po flasin këta hajna e matrapaz, të cilët me pa përgjegjësit e tyre e shpopulluan Kosovën, duke i detyruar qytetarët të lëshojnë Kosovën për shkak të pa mundësisë për një jetë normale për ta dhe familjet e tyre!

Kjo klasë politike është e njëjta ,nuk ka mundësi as të ndryshojë vetën e saj dhe as gjendjen për të mirë në Kosovë, Kosovës i duhet një klasë e re politike e shkolluar dhe edukuar në ato shtete në të cilat shteti është në shërbim të qytetarëve e jo të grupeve mafioze politike siç ndodhë në shumë vende, edhe shtetit tonë i ka hy në shpirt një e keqe e tillë nga e cila nuk e ka edhe aq lehtë ta fitojë luftën për tu radhitur në mesin e shteteve me ekonomi të zhvilluara dhe sistem drejtësie i cili mbron vlerat e mirëfillta njerëzore dhe pasurit e përbashkëta u ndan në mënyrë të barabartë qytetarëve pa as një dallim...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat