Virusi Delta – “Lufta për Prishtinën” dhe çmenduria e skenës politike

Opinione

Virusi Delta – “Lufta për Prishtinën” dhe çmenduria e skenës politike

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 29 gusht 2021 Në ora: 18:02
Ruzhdi Peçani

Kosova sot gjendet në pikun infektimeve me virusin Delta po dhe me çmendinë në skenën politike që po ndodhë.

Nga qeveria masat mund të merreshin edhe më herët

Në kohën kur po regjistrohen shifra alarmante të të prekurve me Covid-19 në Kosovë ndërsa numri i vdekjeve për një javë ka kaluar mbi 100,numër alarmant, që edhe shtyu Qeverinë të marr masa të kufizimit që do fillonin më 30 gusht. A kishte vend për kritikë për menaxhimin e pandemisë, padyshim se po – masat mund të merreshin më heret.

Po, fatkeqëisht për 5 ditë kishim 77 vdekje,se Kosova sot është e renditur në 5 vendet e para në botë për nga numri i të infektuarve për banorë,se tani me masat e reja po shkojmë drejtë mbylljes dhe kjo do ketë koston ekonomike.Por të thuhet,nga lideri LDK Lumir Abdixhiku, se e gjithë kjo ishte “si rezultat i menaxhimit inekzistent pandemik”dhe se “…alternativë të mirë më nuk ka”.Kjo, apsurd në vete!

Dhe kur kritika kalon racionalen duke iu drejtuar qytetarëve : ”Qytetarë, vaksinohuni dhe mbrohuni. Nga shteti mos prisni gjë…”.Kjo thirrje iracionale që përcjell defetizëm dhe humbje besimi në institucionet e shtetit është e paparanuar.Kështu,ajo fjala e fundit me apelin : “Na duhet një reagim kolektiv për ta përmbysur këtë keqmenaxhim”. Kur bëjmë kritikë të përpiçemi të jemi më racional, jo të biem në nihilizëm.

Po dhe nga partia tjetër opozitare nënkryetarja e PDK Vlora Çitaku: ”Të jemi të qartë, nuk po shohim as përpjekje për menaxhim të pandemisë.

Po shohim indiferencë dhe arrogancë. Indiferencë dhe përpuzje ndaj personelit mjeksor, indiferencë dhe përbuzje ndaj qytetarëve. Arrogancë.”

Kërkesa për dorëheqje të kryeministrit – iracionale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të jap dorëheqje.

Në konferencën për media, Haradinaj i kishte kërkuar dorëheqje kryeministrit Kurti se duhet të jap ose të lirojë nga detyra ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, pasi sipas tij, kanë dështuar në procesin e vaksinimit. “Besoj se dorëheqja e zotëri Kurtit do të ishte ekuivalencë e gjendjes. Ministri sot e merr rrogën për shëndetin tonë, ai është duke mbledh vota. Nuk mund të shkojnë të dyja në këtë kohë. Le ta liron menjëherë ministrin, ose le të jep dorëheqje vet”, ka thënë Haradinaj.

Është e drejtë e zotit Haradinaj dhe opozitës të kërkojnë dorëheqje për ministrin po edhe të kryeministrit. Kosova,padyshim se ka probleme me pandeminë, por jo me probleme të një kolapsi ekonomik.Opozita dhe qytetarët duhët të ishin më të përgjegjshëm duke dhënë kontributin në luftimin e pandemisë.

Partitë opozitare,nuk duan t´ia dinë për veprimet këthesë që bëri kryeministri Albin Kurti në dialogun me Serbinë.Vështërsitë dhe presionet e hasura nga marrëveshtjet dhe kompromiset e dëmshme,si Marrëveshtjet e 2013 dhe 2015,për “Aasociacionin e komunave me shumicë serbe”,dhe idetë me marrëveshtje të fshehta për “korigjimtë kufirit”dhe “shkëmbim teritori”, që dhe sot i qëndrojnë Kosovës si shpatë Demokleu.

Ish Presidentin dhe ish kryeministrin ,që tani ka pohuar se “Marrëveshtja e 2015 ishte e gabuar “ dhe sot e kësaj dite nuk do i kën gjykuar si shumë të dëmshme.Nëse opozita i ka harruarr – qytetarët Jo! Dhe për këto kurrë kjo opozitë ,PDK dhe LDK, nuk kishte kërkuar dorëheqje nga liderët e vet,përkundrazi u thurrnin elozhe dhe nderonin me epitetin “Kryetar nderi” në parti. Edhepse kishte të bënte me shkelje,me dy këmbët të Kushtetutës, sovranitetit dhe integritetit territorial.

Hipokrizia e opozitës

Këtu qëndron hipokrizia e opozitës.Kjo e gjitha qëndron si një luftë politike kundër qeverisë.Një opozitë jo se i bënë opozitë qeverisë – i bëjnë opozitë shtetit.Dhe e gjithë kjo qëndron në fushatën elektorale, thënë shkurt ,qëndron lufta politike për Prishtinën! Këtu fle lepuri! Këto parti sikur nuk mësuan gjë nga zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit, sa më shumë që sulmonin LVV me arsenal të ashpër e denigrues,aqë rritej LVV,dhe tani mund t´u këthehet boomerang.

Me kërkesë të rrëzimit të Qeverisë,në pikun e pandemisë,sikur që bënë në 2020 që ishte rast eklatant sui generis,po ja që tani këtë nuk mund ta arrijnë,dhe vetë e dinë.Kjo sa për të thënë –një populizëm.

Prishtina është arrë e fortë dhe mund të fitohet me marketing politik – jo propagandë politike!

Këto parti opozitare,që ishin në koalicion,e kishin futur dialogun në qorrsokak duke e bërë këtë,edhe tani në vazhdim, si shumë të rrezikshëm për Kosovën. Dhe tani kryeministri Kurti duhët t´i përballoj presioneve të shumta për të bërë kompromise.

Tani nuk e dim se si do të shkojnë zhvillimet e ardhshme. Për këtë do duhej t´i drejtoj energjitë saja pozitive opozita.Tani duke mbështetur fuqishëm kryeministrin Albin Kurti. Tani kur Kosova gjendet në pikën infleksive të zhvillimeve politike rajonale.Tani kur shumë pikëpyetje po i sillen vërdallë Kosovës.Tani si kurrë ,të bëhemi një. Të ken parasysh pozitë dhe opozitë se do ket një dinamizëm me gjysmën e shtatorit. Ja pase!

Sipas informacioneve nga analistët në Vashington,emërimi i Gabriel Escobar,zëvendës ambasadori i SHBA në Beograd,si emisar special për Ballkanin Perëndimor, është treguesi se Shtëpia e Bardhe,nën komandën e presidentit Joe Biden është vendosur “për të luajtur rolin e sajë më energjik dhe proaktiv në hapsirën e Ballkanit”.

Eskobar do të zëvendsoj emisarin e gjertanishëm special Metju Palmer. Po cili është Escobar? "Ky është njeriu i cili bënë detyrat që i besohen dhe gjenë zgjidhjet,nganjëher edhe dukei i imponuar, në mënyrën diolomatike”- cituar nga burimet amerikane.Përndryshe është njohës i mirë i rrethanave në Ballkan.Në këto hapsira është prezent dhe ishte shumë aktiv që në periudhën nga 1998 gjerë në 2001.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatisin politikën proaktive për Ballkanin

Emrimi i Escobar, si njeriu kyç për Ballkanin Perëndimor, mund të vlersohet si një sinjal se politika e Shtëpiisë së Bardhë vërtet do jetë e gjitha ndryshe nga jo e Donald Trump që ishte. Se si do reflektoj ky ndryshim mbetet të shifet shumë shpejt.Me kët për Serbinë reflektimi do tregoj se “muaji i mjaltit i administratës së Aleksandar Vučić, i filluar në kohën e Tramp, këtu përfundon.

Kjo le të kuptohet se do ket ndikim edhe në intensifikimin e problemit kyç të Ballkanit – raportit të Kosovës me Serbinë. Duhët pritur se në “listën” e Escobar do jete dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.Kjo do nënkuptonte gjetjen e daljes nga gjendja e tanishme e “zgjidhjes së ngrirë”.

Cili është njeriu i dytë në ambasadën Amerikane në Beograd?

Për Gabriel Eskobar, zëvendësin e ambasadorit të ri amerikan në Beograd, Entoni Godfri. Mund të thuhet me të drejtë se është një diplomat karijere me përvojë të bujshme.Pra ky kishte kryer funksione me rëndësi në në ambasadën në Bagdad,ishte edhe i quajtur minister counselor,dhe një kohë të ditur të karierës kishte bërë në disa shtete të Ballkanit Perëndimor!

Zotri Escobar para dhjetë vitesh ishte në misionin amerika në Republikën Srpska.Pra kësaj ishte i ngarkuar me punë edhe në Mal të Zi,kjo tregon se njef mjaftë mirë këtë rajon.Fletë rrjedhshëm gjuhën serbe dhe njef shumë njerëz.Kështu emrimi tijë në ambasadën Amerikane në Beograd nuk ishte rastësi.

Duhët pritur se Eskobar,duke u bazuar në ekspertizën e tijë të madhe,do të ketë një qasje më serioze dhe më aktive në zgjidhjen e problemeve në Ballkanin Perëndimor,gjë që për këtë edhe janë të interesuara Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Përndryshe Gabriel Escobar gjatë karierës së tijë diplomatike kishte shërbyer në Lisbonë,Romë,Pragë,Moskvë,La Paz në Bolivi dhe Peshavar në Pakistan.

Flet nga gjuhët shpanishte,ruse,italiane,çeke dhe serbe.Është i diplomuar në Universitetin Kolumbia në Njujork.Gjashtë hera është dekoruar me „Superior Honor Award” nga Stejt Department, dhe njëher me „Meritorious Honor Award”, gjithashtu nga Stejt Departmenti. Në institucionin më të rëndësishëm në SHBA,Eskobar fiton edhe „Expeditionary Service Award”, gjerësa në Departamentin e Ushtrisë Amerikane është dekoruar me shpërblimin „Army Superior Civilian Service.

Duhët thënë edhe këtë se Eskobar tani është për herë të dytë në Serbi,ngase pas rihapjes së ambasadës amerikane në 2001,ky kishte shërby në kohë të shkurtër në Beograd.

Pritet forcimi i ndikimit të SHBA në rajon

Është mëse e qartë se emrimi i diplomatit amrikan me përvojë,tregon dhe qëndron si një paralajmrim i ndryshimit dhe aktivizimit qensor të rolit të SHBA.në vazhdimsinë e stabilitetit të kursit euroatlantik, brenda skenës politike në Kosovë dhe rajon.

Sipas informatave, Escobar do jetë i emruar në pjesën e parë të shtatorit dhe pritet se për dhjetë ditë do vizitoj së pari shtetet antare të NATO-os,dhe se prioritet do të jetë Kosova,si pikë referimi thelbësore.

… Duke pritur aksionin

Ndër detyrat me prioritet të emisarit të ardhshëm special për Ballkanin do jetë Kosova po dhe Mali i Zi,Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut si antarëe të NATO-os,që këto të mos jenë shtete me jostabilitet,jo poroze ndaj sulmeve politike dhe shërbimeve intelegjente,kryesisht nga Kremlini i presidentit Putin dhe Beogradit imperial.

Analizat për veprimet e sistemit të shërbimit informative,në këto shtete dhe aferave të shumëta ,që kanë tronditur shërbimet intelegjente kanë treguar se kan rënë apo janë “shpuar” shumë sisteme të sigurisë dhe se informacionet e klasifikuara nuk qëndrojnë më si sekret edhe për shtetet jashtë NATO-os.

Të gjitha këto paraqesin sfidat për “lojtarin numër 1”amerikan në Ballkanin Perëndimor.Dhe tani mbetet të shifen levizjet e para të Gabriel Escobar dhe atë nga fundi i muajit shtator.Qartë shifet se aktiviteti i SHBA në këtë rajon do intensifikohet dhe të jëtë dinamik,dhe kjo për Kosovën ëhtë një lajm i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat