Politizimi i çështjes së të pagjeturve, që 22 vjet më parë

Opinione

Politizimi i çështjes së të pagjeturve, që 22 vjet më parë

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 4 shtator 2021 Në ora: 09:22
Ilustrim

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, që shënohet më 30 gusht, organizatat që merren me çështjen e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, vlerësojnë se kjo temë po politizohet.

Ata kërkojnë depolitizimin e çështjes së të pagjeturve.

Bajram Qerkini, drejtuesi i shoqatës “Zëri i Prindërve”, thotë se dhimbja e cila po përcjell këto familje tani e 22 vjet, është keqpërdorur nga politika dhe politikanët për përfitime të tyre. “Ju ndërkombëtarët dhe qeveritarët nuk mund të na shëroni, por mund të na zbutni dhimbjen që e kemi plot 22 vjet. Me çka? Me punët që i keni premtuar e që nuk po i kryeni. Kërkesa e familjarëve është një, zbardhja e fatit të pagjeturve", tha ai gjatë forumit “Nevoja për depolitizim të çështjes së personave të zhdukur”, të mbajtur të mërkurën, më 25 gusht.

Të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) përfshijnë një numër prej rreth 6000 personave, nga të cilët 1653 persona ende nuk janë gjetur. Lufta në Kosovë shkaktoi edhe shumë dëme të tjera të rënda në popullatën shqiptare: dëbime masive, shkatërrime vendbanimesh, vrasje të shumta, burgosje, dhunime, tortura etj.

Të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) përfshijnë një numër prej rreth 6000 personave, nga të cilët 1653 persona ende nuk janë gjetur.[1] Lufta në Kosovë shkaktoi edhe shumë dëme të tjera të rënda në popullatën shqiptare: dëbime masive, shkatërrime vendbanimesh, vrasje të shumta, burgosje, dhunime, tortura etj. Masakra e Suharekës e njohur edhe si Masakra e Therandës (serbisht: Masakr u Suvoj Reci) i referohet vrasjes masive të civilëve shqiptarë të Kosovës të kryera nga oficerët e policisë serbe më 26 mars 1999 në Therandë, Kosovë, gjatë Luftës në Kosovë.[2] Pas vrasjes, trupat e viktimave u transportuan në Serbi dhe u varrosën në varreza masive pranë një objekti policie në Batajnicë

Trotuar përballë vendndodhjes së masakrës në Therandën time, qershor 2017

Në masakrën e Therandës u vranë 48 shqiptarë, duke përfshirë katërmbëdhjetë nën moshën 15 vjeç. Dyzet e gjashtë ishin anëtarë të familjes Berisha - të cilët ishin në shënjestër sepse ata kishin marrë me qira njërën nga shtëpitë e tyre për vëzhguesit e OSBE-së në Therandë, të cilët siguruan një ndjenjë sigurie për shqiptarët vendës por u tërhoqën nga zona kur filluan bombardimet e NATO-s.[3] Një grua dhe dy fëmijë i mbijetuan masakrës. Viktimat u mbyllën brenda një picerie, në të cilën u hodhën dy granata dore. Para se të nxirrte trupat nga ndërtesa, policia dyshohet se ka qëlluar këdo që ende kishte shenja jete. Trupat e viktimave u transportuan më vonë në Serbi dhe u varrosën në varreza masive pranë një objekti policie në Batajnica, afër Beogradit.

Debatet për masakrën e Reçakut, reagon Ambasada e SHBA: E papranueshme retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë

Ambasada e SHBA në Prishtinë ka reaguar pas deklarimeve të kreut të shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka përkrahur ish-ministrin serb Ivan Todosijeviq, rreth pretendimeve të tij masakra e Reçakut ka qenë një ‘trillim’, deklarata këto që nxitën debate e reagime të ashpra në Kosovë.

Në reagimin e Ambasadës amerikane thuhet se ‘retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme’.

‘Gjithashtu, jeni të kujdesshëm në ndjekjen penale selektive të fjalës duke u bazuar në orientimin politik apo komunitetit’, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

“Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë. Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqëndrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes duke normalizuar marrëdhëniet”, thuhet në reagim.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur të tmerrshëm faktin që ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, Ivan Todosijeviq u dënua me dy vjet burg për shkak se tha se masakra në Reçak ishte e trilluar.

Edhe Vuçiq thotë se “Masakra e Reçakut është e trilluar”, ish-ministri i Millosheviqit e quan Walkerin “mashtrues”

Vuçiq ka thënë se edhe vet e përsërit se “ishte një krim i fabrikuar” dhe pyeti “a do të na dënojnë të gjithëve për këtë?”.

Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar udhëheqës shtetërorë dhe zyrtarë institucionesh e organizatash të ndryshme në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke reaguar pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se paqja, pajtimi dhe drejtësia nuk mund të ndërtohen duke mohuar krimet.

Thaçi në një postim tjetër në Twitter ka përmendur vizitën e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila për herë të parë vizitoi kampin më famëkeq Auschwitz, si veprim pozitiv dhe kritikoi deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për mohimin e masakrës së Reçakut.

Thaçi: Merkel foli me turp për krimet në Auschwitz, udhëheqësit serbë flasin me krenari për krimet e Millosheviqit

Ai tha se nëse Merkel flet me trup për krimet e së kaluarës të udhëheqësve gjermanë, udhëheqësit serbë këtë po e bëjnë me krenari për krimet e Sllobodan Millosheviqit.

Pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se masakra e Reçakut ishte një krim i fabrikuar, ka reaguar edhe Presidenca shqiptare.

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, që shënohet më 30 gusht, organizatat që merren me çështjen e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, vlerësojnë se kjo temë po politizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat