Sa e tmerrshme, para se të ndodhte askush nuk do të mund ta merrte me mend?!

Opinione

Sa e tmerrshme, para se të ndodhte askush nuk do të mund ta merrte me mend?!

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 4 shtator 2021 Në ora: 09:51
Edi Rama

Ata që shkruajnë dhe flasin kundër Kryeministrit aktual të Shqipërisë Edi Ramës, mikut dhe vëllai të Presidentit aktual të Serbisë Aleksandër Vuqiq, bashkëpunëtorit të kasapit të Ballkanit Millosheviq, ideatorit të zhbërjes definitive të popullatës shqiptare në Kosovë dhe në të gjitha trojet tjera etnike në Serbi, në të cilat popullata shqiptare ka qenë autoktone historikisht, nuk e dinë se Shqipëria prej që ekziston si shtet as edhe një herë të vetme në historinë e saj politike nuk ka patur dhe mendohet se nuk do të ketë Kryeministër më "debill" sa u përket mbrojtjes së interesave kombëtare shqiptare, duke përjashtuar Esat Pash Toptanin,të cilin Serbët e varrosën në Kalamendan të Beogradit dhe sot e asaj ditë e deri në ditët e sotit për çdo vit ia vizitojnë varrin duke i dërguar lule dhe bërë homazhe.

Vërtetë nuk mbahet mend në as një periudhë historike ,si në përudhën në të cilën Edi Rama ,është Kryeministër i Shqipërisë , që raportet vëllazërore në mes shqiptareve të Shqipërisë dhe të Kosovës kanë qenë në nivelin më të pakënaqshëm, pikërisht për shkak të politikës pro- serbe dhe anti shqiptare të Edi Ramës.

Edi, siç mësohet nga shtypi shqiptarë, mediat dhe gazetaria e shtetit shqiptarë të gjithë arsenalin propagandistik të mediave të shkruara dhe vizive e ka vënë në funksion kundër Kryeministrit aktual të Kosovës z.Albin Kurtit, thuajse me të vetmin arsyetim pse e refuzojë Minishëngenin Ballkanik e më në fund OPEN BALLKAN, ide kjo e Aleksandër Vuçiq në favor të Serbisë e kundër interesave të Kosovës dhe përpjekjeve të BE-së, për t'i anëtarësuar të gjitha shtetet e Ballkanit perëndimor sw bashku në Bashkimin Europianë, më në fund OPEN BALLKAN, të Edi Ramës, Aleksandër Vuçiqit dhe Zaivit, BE-ja, e vlerësojë si një nisme kundër aspiratave të BE-së, për integrimin e të gjitha shteteve në BE, si një zgjidhje në interes të BE-së, dhe të gjitha shteteve të Ballkanit perëndimor.

Më në fund, fitojë ideja e Kryeministrit Kurti,  se OPEN BALLKAN, ishte në interes të Serbisë dhe jo në interes të Evropës apo të shteteve anëtarë të OPEN BALLKAN.

Nuk mbahet mend që nga përfundimi i luftës së ftohet e deri në ditët sotit ,Serbia të ketë arritur të përçajë shqiptarët për mes bashkëpunëtoreve të saj se sa në periudhën në të cilën Edi Rama ka postin e Kryeministrit të Shqipërisë. 

Sidoqoftë, shqiptarët nuk do të mund t'i ndajë as kush dhe as establishmentët e tyre të korruptuara të cilat me çdokush synojnë ruajtjen e pozitave të tyre në vend që të angazhohen për t'i mbrojtur interesat imediate të kombit dhe qytetarëve të tyre ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat