Pritjet tona nga politika dhe diplomacia botërore...

Opinione

Pritjet tona nga politika dhe diplomacia botërore...

Nga: Agron Shabani Më: 4 shtator 2021 Në ora: 14:01
Agron Shabani

Politikës dhe diplomacisë së Kosovës, si duket edhe njëherë (ose, edhe 1OO1 herë!) -duhet sqaruar ose bërë të qartë faktin se "kulaçi i shtetit të pavarur, sovran, integral dhe demokratik" të Kosovës, është gatuar me brumin e njohur të "narodit" të dikurshëm jugosllavë ose ruso-sovjetik në Rambuje, Vjenë, Moskë, Stamboll (Ankara), Beograd etj... Ashtu sikuse në Herceg Bosne. Pikë!

Ndërkaq, në Bruksel ose Uashington, bëhet vetëm pjekja e atij "kulaçi politik ose diplomatik" për Kosovën dhe "popullin e ri kosovar" të dalur nga "lufta dhe 'kushtetuta' e Ahtisarit, Çernomirdinit, Primakovit, Vedrinit, Fatmir Sejdiut, Blerim Shalës dhe anëtarëve tjerë të 'grupit të kijeve (kishkave) të tredhur, të përkthyer ose mbiquajtur si "grup i elefantëve"!!!

 Kosova dhe shqiptarèt tani e mbi dy dekada po i vuajnë pasojat e "status quos", tranzicionit ose "interegnumëve" të ndryshme taktike, strategjike, gjeopolitike, konjukturale, nomenklaturale, ideologjike dhe të tjera në raport me Serbinë, të vendosura nga  fuqitë e ndryshme euro-perëndimore nè emèr tè marèdhènieve ose raportève tè tyre strategjike ose gjeopolitike me Rusinë dhe Kinën.

Me fjalë tjera, si vlerë madhore e politikës dhe diplomacisë kosovare, pos tjerash do duhej të ishte fakti se pluralizmi i tyre politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çfarëdoqoftë në politikë të lartë ose diplomacinë ndërkombtare në raport me Kosovën.

Në "Politological’s Contribu­tion to New Global Chalenges" ( New Trend) si dhe në "International Perspectives on Global Science Policy and Science Diplomacy" dhe

kështu me radhe, mund t'i njohim (zbulojmë) dhe kuptojmë më mirë fenomenët, paradokset dhe anomalitë e ndryshme reaksionare dhe anakronike së bashku me formulat ose ekuacionet e komplikuara të bashkësisë ndërkombtare ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Me shumët të panjohura dhe të papritura në sfond. E posaçërishtë të shtetëve ose fuqive të ndryshme (kryesore) të UE-së ose Perëndimit, të cilat vetëm i përligjin ose përkthejnë urdhërat ose diktatët e ndryshme (urbi et orbi, ultima ratio ose sine qua non) të Moskës ose Kremlinit në raport me Kosovën dhe shqiptarët.

Aty i keni edhe sundimtarët e ndryshëm "popullistë" ose "karismatikë" të cilët me anë të dogmave, demagogjive, hipokrizive, parullave, sloganëve, recidivëve, retorikave ose oratorive të zjarrta "nacionaliste" ose "patriotike", ka shumë kohë që i kanë shndërruar shtetin, pushtetin, pronën (pasurinë), vlerat dhe resursët e përgjithshme shtetrore dhe nacionale në pronë të tyre private dhe klienteliste nga brenda dhe jashtë vendit, gjegjësishtë, në apendikse, eldorado, pashallëqe, sulltanate ose emirate të Ballkanit ose Evropës Juglindore, ku nën firmat, parullat, sloganet, retorikat ose oratoritë e zjarrta "liridashëse", "shtetrore", "nacionale" ose "patriotike"; lulëzonin dikur krimi i organizuar, prostitucioni, kotrabanda dhe korrupsioni i përgjithshëm nga lartë-poshtë dhe anasjelltas.

Në këtë vorbullë Kosova së bashku me disa minishtete të tjera në ato hapësira si Herceg Bosnja, Malii Zi, Maqedonia e Veriut etj., sikur janë shndërruar në Panama, Kolumbi ose "parajsa" të ndryshme të krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit të lartë në shkallë vë­ndore dhe ndërkombtare. Përkatësishtë, në "tokë të premtuar" për shpërlarje parashë, bisnesësh dhe llogarishë të panjohura (misterioze) për publikun.

Ndryshe nga kjo, edhe "tarifën e 2 % nga buxheti i pergjithshèm shtetror ose nacional" të vendosur nga ana e SHBA-s ndaj vendëve tjera të Natos së bashku me reduktimin ekstrem ose radikal të trupave amerikan në Europë,  Kosovë (Ballkan) etj., si dhe ligjët ose rregullat e reja tregtare dhe ekonomike në mes SHBA-s dhe UE-s, i kanë vendosur qarqët ose rrethet e ndryshme egocentrike, proteksioniste, vicioze ose biocenoze në Europë dhe gjithandej, në kuadër të "shtetit të thellë" ose dubioz.

Të gjithë sikur besuan dhe shpresuan me herët se nën Administratën e z. Biden dhe znj. Hartis, do ketë me shumë Gjermani, Francë, Itali (UE), se sa Kinë dhe Rusi. Por jo.

Në menyrë rapide ose frapante, sikur janë ngritur ose përforcuar e majta esktreme ose radikale së bashku me "forcat" e ndryshme ' revolucionare, proletare, internacionaliste, neobolshevike' ose "neosovjetike" në Europë dhe gjithandej globit së bashku me fantazmat ose recidivet e njohura militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, autoritare, totalitariste dhe të tjera të Rusisë dhe Kinës etj.

"Në Danimarkë (Perëndim) - diçka ose shumëçka, sikur është e kalbur dhe qelbur në embrion.

Kosovës së vogël dhe të varfër ndërkaq, përditë i dhëmb barku (stomaku) ose i çohet tuga nga "bakllava" turke dhe çorba e përbashkët ruso-serbo-europerëndimore.

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat