Çka s'ka n'deti...!

Opinione

Çka s'ka n'deti...!

Nga: Agron Shabani Më: 4 shtator 2021 Në ora: 21:10
Agron Shabani

"Mbi 70% e Ambasadorëve të Kosovës, do jenë ambasadorë ose diplomat të karrierës.", ka deklaruar kështu Haki Abazi i Vetëvendosjes, i cituar nga mediat e Kosovës.

Se për çfarë diplomat karriere e ka fjalën?, atë "punë" me gjasë e di vetëm z. Abazi. 

Ndoshta ka menduar me "ambasadorët ose diplomatët " e aktivëve, degëve ose nëndegëve të ndryshme të LDK-së, Vetëvendosjes, PDK-së, AAK-së, PSHDK-së, AKR-së dhe partive tjera kosovare në diasporë z. Abazi!?

Kosova kurrë në jetë (para vitit 1999 ose para 17 shkurtit të vitit 2OO8) nuk ka qenë shtet, për të pasur diplomaci profesionale ose aktive dhe diplomat të profesionit dhe karierës. Nejse!

Në Kosovë, siç dihet politika e shtetit, pushtetit dhe diplomacia, bëhen nga "kuadrot e larta shkencore, intelektuale ose profesionale" të "sistemit ose arsimit paralel", gjegjësisht të "shtëpive shkolla", podrumëve ose kursëve të natës...

Ndaj, nuk i dihet kurrë "politikës së madhe" ose "diplomacisë" së Kosovës!

Çka s'ka n'deti!

"Politika e jashtme ose diplomacia, janë një diçka e pavarur, sovrane ose indiferente në mes vajit dhe benzinës...", do thoshte dikur si me humor ish kryediplomati dhe veterani i njohur i diplomacisë ruso-sovjetike, Andrej Andrejeviç Gromiko, i njohur përndryshe si "Mister Njet"!

Nuk po di!?

Ai shoqi i asaj shoqes...deshti me u bërë Ambasador i Kosovës dikund në një shtet të madh e me rëndësi të posaçme, veç pse ia ka bartur dikur çantat ose valixhet e ndryshme Ibrahim Rugovës nepër hotele, airoporte ose konferenca të ndryshme jashtë vendit.

Ndërkaq, ky tjetri si nënkryetar partie dhe "bashkëpunëtor i afërt i presidentit historik", thotë se i ka pjekur kafe dhe treguar përralla -Ibrahim Rugovës, kur e kishte mëse vështiri dhe kur nuk e zinte gjumi pa gruan e tij në turnetë ose vizitat e jashtme.

Ndërkaq, ata aktivistët ose veprimtarët e jashtëm të Vetëvendosjes, PDK-së, AAK-së, AKR-së ose PSHDK-së, thonë se janë si "zhiva", apo si bimët asfodelte që dalin (mbijnë) dhe shumëzohen në terr ose ërrësirë. Shyqyr (falë Zotit)-nuk kanë rrënjë, por kanë i kanë lozët e gjata si pocërkat! ( ...)

Kështu që politika e jashtme ose diplomacia e Kosovës, i kanë shtrirë ose lëshuar lozët në Uashington, Bruksel, Berlin, Londër, Paris dhe gjithandej.

Ndërkohë që rënia ose shëmbja e ‘perdës së hekur’, gjegjësisht e ish perandorive të kuqe komunopansllaviste në ish BRSS-së, RSFJ-së dhe kështu me radhë, pos rënies së sistemeve (regjimeve) dhe ideologjive të egra autoritare dhe totalitariste, si dhe koncepteve të ngurta, hermetike dhe dogmatike të Lindjes: Para kontinentit dhe globit tonë, pos tjerash i parashtruan edhe nevojat dhe kërkesat e njohura mbi ripërkufizimet, ridefinimet, rikonceptimet, rirrjeshtimet, rikonfigurimet ose rikuperimet e reja politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, diplomatike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera, të cilat për dallim të doktrinave ose koncepteve të barrikaduara ose bunkerizuara nga e kaluara e ish ‘luftës së ftohtë’ dhe konfrontimeve të dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, sikur paraqesin një sfidë tjetër të re globale ose universale- përballë një të të ashtuquajturi “atavizmi modern” ose “bashkohor” në kumtimin e një “bote globale” ose sfiduese dhe turbulente për të gjithë.

U mor vesh se një politikan ose diplomat i rafinuar, profesional, intelektual ose intelegjent, me intelektin (intelegjencën), edukatën, kulturën, moralin, idealin, viizionin, moralin, kurajon, guximin,  karakterin, profesionalizmin si dhe me rezonin ose narrativin e tij politik ose diplomatik, jo vetëm marëdhëniet ose raportët e ndryshme politike ose diplomatike në mes popujve (kombeve) ose shtetëve të ndryshme, por mund t´i vëjë në lëvizje ose funksione të njohura pozitive dhe afirmative edhe raportet e gjithëmbarëshme botërore ose ndërkombëtare.

Në këtë kontekst të suspektshëm dhe dubioz, duhesh të keshë forcën dhe guximin e njohur qytetar dhe politik për t’i vërejtur, qortuar, kritikuar ose kundërshtuar hapur ose publikisht nihilizmin modern ose bashkohor së bashku me ikjen e “botës moderne” ose “bashkohore” nga diskursi global ose universal në retorikën, oratorinë ose frazeologjinë dogmatike, demagogjike, hipokrite, reaksionare ose anakronike që kanë për qëllim bartjen, relativizmin dhe reduktimin ekstrem të vlerave, resursëve dhe kapitalit të gjithëmbarëshem kontinental dhe interkontinental në një qark ose rreth të ngushtë vicioz ose biocenoz të atyre që me mjete (ushtarake, politike, industriale, teknologjike etj.) i justifikojnë qëllimet e tyre demoniake, diabolike, egocentrike, proteksioniste, paternaliste, ekskluziviste, ataviste, reaksionare, anakronke etj.

Të kërkosh definicion ideal ose final të "demokracisë së lartë" evroperëndimore, kjo nuk do të thotë automatikisht të braktisësh realitetin në llogari të botës së ideve dhe idealeve të njohura shkencore ose humaniste. Pa ide, ideale, teori, koncepte, definicione dhe vizione të njohura shkencore ose humaniste, çfarëdolloj gjykimi do ishte i pamundur dhe i gabuar.

Duhesh të keshë aftësi, sens dhe frymëzim aristotelian ose platonik, për t’i njohur dhe identifikuar problemet, sfidat dhe vështirësitë e hetueshme objektive dhe subjektive që ekzistojnë edhe në demokracitë më të larta të Perëndimit.

Koncepti elitar dhe egalitar mbi demokracinë si një koncepcion shkencor ose metodologjik, apriori nuk do vlente aq shumë poqese nuk do të nxirrej nga ndërthurjet dhe interferimet e njohura të interaksionit social dhe atij antropologjiko-epistemologjik, antropolitiko-antropohistorik, antropologjiko-ekzistencialist ose materialisto-dialektik etj. 

Kjo mbase, është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të parashtrohet në filozofinë politike. Duket se e tërë etika, politika, politologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi këto fenomene të njohuro diskursivo-ekskursive.

Kjo për faktin se idetë, konceptet ose idealet e njohura të demokracisë perëndimore ose kapitaliste, nuk paraqesin një model ose koncept të qartësuar dhe final i cili e ka arritur përsosjen ose perfeksionizmin e tij optimal ose maksimal. Jo, sepse, idetë e demokracisë nuk përmbajnë ndonjë substrat ose substitut esencial ose substancial që do e imponin vetvetën e tyre si fakte ose realitete të pakontestueshme dhe relevante. Sigurisht se jo.

Ky do duhej të ishte edhe kuptimi i përkufizimit që politikani ose diplomati shqiptar (kosovar) duhet t'i japin koncepcionit mbi lirinë, drejtësinë dhe barazinë. Me liri, drejtësi dhe barazi, duhet kuptuar një koncepcion të caktuar të jetës së përbashkët, përkatësisht të organizimit të bashkësisë europiane (BE-s ose UE-s), Natos, OKB-s etj., sipas asaj që secilit popull (komb) ose shtet veç e veç, i mundësohet të zërë vendin që i takon në pajtim me natyrën, karakterin, vlerat, resurset, potencialet, traditat, dëshirat, idealet, vizionet dhe aftësitë e njohura shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, intelektuale, profesionale, shkencore, industriale, teknologjike, finansiare, ekonomike, ushtarake etj., të cilët ndërkohë e sigurojnë mirëqenien dhe stabilitetin e shtetit dhe shoqërisë së tyre homonime ose respektive.

Pikërisht përmes një koncepti esencialist ose substancialist në kuptimin e qytetarit si ‘cityoen’ ose ‘burgerosi të barabartë me të tjerët', tek i cili do mund të pajtoheshin edhe dimensioni i veçantë ose specifik, edhe dimensioni i përgjithshëm global ose universal në kontekstin kontinental dhe interkontinental. 

Sepse, personi ose individi vërtetë mund të bashkohen me të tjerët, vetëm duke e  njohur dhe pranuar frymën e qytetërimit, identitetit, individualitetit, ekskluzivitetit, integritetit dhe subjektivitetin e tyre shtetor, nacional, qytetar, kulturor, etnik, historik, gjeografik, politik, diplomatik etj.

Ndryshe nga kjo, politologjia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e përgjthshme analitike dhe ajo politike, pos tjerash, na mësojnë ose bëjnë të ditur edhe mbi suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, strategjike, gjeopolitike, protokolare, diplomatike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. 

Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si amnezioni dhe retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, frika, depresioni, tensioni, sugjestioni,  inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë.

Me fjalë tjera: të kota ose fare boshe janë deshirat, vullneti, orvatjet ose përpjekjet (mundimet) e ndryshme sizifiane, hamletiane ose don kishotike, nëse Zoti, fati, shkenca dhe natyra janë kundër tyre. 

Po e riceku sërish se mendimi i njohur politik, do zhvillohët dhe afirmohët gradualisht dhe sistematikisht së bashku me ngritjen, zhvillimin, evolucionin, transformimin dhe përparimin e pojuve dhe shtetëve të ndryshme gjithandej globit nga sistemët ose organizimet e hershme teokratike, natyrore ose ordinare në shtetin e organizuar qytetar ose politik, të lindur ose projektuar në "polisin" e Athinës në Greqinë Antike, në Romën Antike etj. 

Aristoteli asokohe mendonte se shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, metodikè, ekonomi etj. Për dallim të "polisit" (shtetit) të Platonit, Tukididit etj.

Duke i kultivuar, zhvilluar, zbatuar, afirmuar dhe zgjëruar konceptët e mesipërme politike ose filozofike të Platonit dhe Arostotelit, gjegjësisht, të 'kopshti të madh' kulturor dhe filozofik grek: Romakët e lashtë e ngritën, zgjëruan, modernizuan dhe afirmuan Perandorinë Romake në Antikë nga "polisi", "politia"(politeia) ose "polietika" në "civitas" (qyteti-shteti), "civis" (qytetari) , "civilis" ( i hapur ose pranuar pèr tè gjithè) dhe "res publica" (republika ose fakti dhe realiteti i njohur shtetror, qytetar ose politik). 

Ndaj, mëqe sipas Shën Augustinit dhe Shën Tomës (Akuinskit): Që nga fillët ose origjina e civilizimi tonë njerëzorë, kanë ekzistuar problemët ose mospajtimët e ndryshme në mes "civitas terrenit" ( shtetit tokësor, gjeografik ose politik) dhe "civitas Deit" ("shtetit të Zotit"): Ishin përvoja, arti, talenti, mjeshtëria ose zgjuarësia e njohur politike, retorike, oratorike etj. (Ars Prudentia) së bashku me përvojen, aftësinë ose zgjuarësine e njohur qeverisëse, pushtetmbajtëse ose politike (Prudentia Regnativa), si dhe vigjilencèn ose zgjuarësinè e njohur popullore, qytetare ose nacionale (Prudentia Civilis ose Civilis Prudentia) ato që i bënin të kapshme, të prekshme, komparative dhe analogjike idetë dhe teoritë e ndryshme disolutive dhe spekulative mbi ngritjen ose ndërtimin e politikës mbi bazat e ndryshme religjoze (teologjike), filozofike etj.

Në epokën e re moderne ose bashkohore, politika e përgjithshme u ngritë ose transformua nga "Ars Prudentia" ose "Prudentia Regnativa" në "Virtus Prudentia", gjegjësisht, në aftësi dhe shkathtësi të mbajtjes së pushtetit me anë të mekanizmave ose instrumentëve të njohura ligjore, administrative, represive, inkursive, reperkusive ose juridike.

Socioantropologët e njohur politik si Linton, Lulen, Margaret Mid etj., janë të mendimit se në fokusin ose agjendën kryesore të epistemologjisë dhe antropologjisë politike, duhet të jenë marëdhëniet ose raportët e njohura në mes njeriut ( politikanit ose diplomatit), popullit (kombit), shtetit, pushtetit, edukatës, kulturës politike etj. Pa i harruar këtu edhe studimet, hulumtimet dhe analizat e thella të rendëve ose sistemëve politike, kushtetuese ose juridike së bashku me ndarjen ose klasifikimin e marëdhënieve, përgjithësive, ingerencave ose kompetencave të caktuara politike, kushtetuese ose juridike në mes presidentit (presidencës), ekzekutivit (kryeministrisë), legjislativit dhe gjyqësorit ose juridikativit.

Sipas Xhanbatista Vikos (Gianbatista Vico): Sociologjia ose antropologjia politike, në radhë të parë i studiojnë, hulumtojnë dhe analizojnë çështjet dhe aspektët e njohura të ekzistencës individuale dhe kolektive në kuadër të një shteti, pushteti ose sistemi të pavarur, sovran, autonim, ligjor, qytetar, parlamentar dhe demokratik.

Disa shembuj konkret: (Duke iu kthyer bashkëbisedimeve të dikurshme spontante me gazetar dhe intelektual fushash ose profilesh të ndryshme)

Lidhjet ose aleancat tona me të tjerët mund të bëhen vetëm përmes arritjes dhe lartësimi drejt asaj që është më e mira per njeriun, popullin (kombin), shtetin dhe pushtetin.

Vetëm duke u qytetëruar, edukuar, kulturuar dhe emancipuar ne mund të arrijmë një bashkësi të vërtetë njerëzore, qytetare ose politike ku edhe “unë” edhe “ti” , apo edhe “ne” edhe “ju” ose edhe “ata” dhe “ato”, do i gjenim ose zbulonin paqen sociale dhe politike si dhe formulën e harmonisë sonë politike, partiake, shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, natyrore dhe dialektike.

Do të ketë qenë (ndoshta?) kjo çështje si shpata e Damokleut të cilën ish Presidenti Thaci pranoi të ventë mbi kokë, por e cila (ndoshta?)- mund të jetë edhe arma kryesore me të cilën z.Thaci do përpiqet të ndeshet me sfidat e ndryshme epokale ose monumentale në karieren e tij ushtarake (luftarake), politike, diplomatike, gjyqësore ose juridike.

Kjo mbase është një formulë e njohur shkencore ose politologjike ku pajtimi, mirëqenia dhe harmonia e preferuar midis individit dhe kolektiviteti janë tërësishtë të mundshme? Dhe, kjo patjetër na shpien ose drejton drejt dyerve të qytetërimit evropian, ku resurset ose burimet kryesore të cilat i ushqejnë mendjen, zemrën dhe shpirtin e tij janë: kultura dhe civilizimi i njohur (antik) greko-romak, iluminizmi i madh evropian i shekujve 17, 18 dhe 19, dhe solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor, i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore. 

Janë pra këto thesare nga ku mund të nxirren edhe aksiomat, edhe idiomat, por edhe metafizika dhe filozofia e të qenit qytetar i këtij qytetërimi. Ndërsa, ura lidhëse drejt qytetërimit të lartë perëndimorë përmes edukimit empirik dhe modernist, do jetë pikërisht ylli ndriçues i ngadhënjimit të personalitetit dhe i ndërtimit të botës së vlerave dhe kapitalit. Vetëm duke u ngritur, avancuar ose kultivuar nëpërmjet edukimit modernist ose empirik, qenia njerëzore ose politike, do mund të zotërojë më shumë lumturi fatin e saj (tij) jetësor, si dhe t’i mbarësojë fatet e të tjerëve. Vetëm përmes edukimit personaliteti i njeriut ngjitet ose ngritet nga “tabulla rasa” ose “ligjet” e pandryshusra natyrore ose ordinare-drejt vlerave dhe përparimit.

Revista Drini : Me fjalë tjera kjo do thotë se Presidenti Thaçi synon dikund lartë, drejt rendit të vlerave të vërteta? Apo…?!

Agron Shabani (unè pra!): T’i pranosh tjetrit cilësinë e subjektit racional, kjo do thotë 'de jure dhe de facto' të pranosh të drejtën e tij për arsimim ose emancipim. Kjo, pikërisht për faktin se arsimimi i mundëson njeriut të jetë ai që është: qenie që mendon, që flet dhe komunikon. Një nga të drejtat bazike të secilit njeri, përveç lirisë, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale dhe profesionalr për ta fituar dhe mbrojtut atë liri. Të gjithë duhet pasur mundësi të nxjerrin dobi ose profite nga edukata, kultura, emancipimi ose arsimimi. Aty pra ku cili secilit i mundësohet të zhvillojë aftësi vetjake, të arrijë dije dhe arsimim dhe kështu ta zë statusin e vet prej subjekti dhe të sjellë vendime të arsyeshme.

Revista Drini: Mendoni në çështjet themelore ose esenciale si vlera të larta njerëzore ose qytetare, apo…?

Agron Shabani: Në ato pra që duhet arrirë ose realizuar patjetër. Sidomon vlerat, idealet, vizionet dhe atributët e njohura të qytetërimit perëndimor si liria, barazia, drejtesia dhe racionaliteti si udhërrëfyes për individin dhe kolekzivitetin. Sidomos për drejtësinë dhe barazinë e njohur intelektuale dhe profesionale si mjete ose instrumente kryesore për ndërtimin e një shtetit dhe shoqërie të vërtetë ligjore, qytetare, pluraliste, parlamentare ose demokratike ku dhuna refuzohet si një mjet për të arritur qëllimet. Duke i zëvendësuar ose substituuar ato me anë të dialogut, komunikimit ose diskutimi si burime të vetme ose kryesore për unitetin e preferuar shtetror, nacional, qytetar, kulturorë ose politik etj. Një komunitet politik definohet përmes refuzimit të dhunës si metodë e zgjidhjes së konflikteve. Respektivisht, përmes metodave të njohura shkencore ose metodologjike të debatit ose diskutimit publik si mjete për zgjidhjen e konflikteve përmes të cilave arrihet deri tek vendimet e përbashkëta.

Revista Drini: Nga kjo rezulton se…?

Agron Shabani: Gjithënjë duke pleduar ose aluduar në vlerat, parimet ose premisat e njohura të kulturës komunikuese ose dialoguese si invencion (zbulim), si narrativ, apo si instrument sublim dhe relevant të politikës dhe diplomacisë intelektuale, profesionale ose intelegjente, i cili konsiston ose pretendon njerën prej vlerave ose veçorive themelore të kulturës perëndimore: Nga kjo rezulton se identiteti i një kombi është identitet polemik, uniteti i të cilit konsiston në dialogun ose debatin ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe pajtohen referencat ose preferencat e ndryshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, konceptuale, ideologjike, fetare morale, kulturore etj., të cilat bashkërisht i japin një populli (kombi) dhe shteti identitetin dhe fizionominë e tyre. Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e popullit (kombit) dhe shtetit; është stili apo forma e debatit që krijon imazhin e tyre etj.

Revista Drini : Agron i nderuem, cili është roli ose misioni i  Kryeministrit Haradinaj në raport me Presidentin Thaçi? Pa e harruar këtu edhe Kryeparlamentarin Veseli.

Agron Shabani: Në kuptimin e përgjithshëm të bashkimit ose kombinimit (konvencionalizimit) të anës spirtuale dhe materiale me anë praktike dhe teorike, respektivisht, heroike dhe patriotike, unë mendojë se ish Presidenti Thaci dhe ish Kryeministri Haradinaj janë dy kokat krenare dhe kryengritëse në trupin e njëjtë ose të përbashkët të shqiponjës. Aty është edhe ish Kryeparlamentari Veseli me vigjilencen, zgjuarsinë, ndikimin dhe efikasitetin e tij institucional etj. Tek ato tre këto figura ose personalitete të larta shtetrore dhe nacionale, në menyrë elegante, konvencionale, suplementare, instititucionale dhe konstitucionale, ndodhën të ravijezuara, konturuara, eksploruara, sintetizuara, harmonizuara dhe konvencionalizuara edhe shumë elemente të tjera brenda paradigmave dhe narrativave të njohura në sfond, ku mund të shihet ose vërehet qartë se liderët e lartcekur, vazhdimisht e afirmojnë një pluralizëm vlerash të synuara e jo një monizëm politik me thekse autoritare ose dogmatike.

Me fjalë tjera, si vlerë madhore e filozofisë politike e Presidentit Thaçi, Kryeministrit Haradinaj,  Kryparlamentarit Veseli ose Zevëndëskryeministrit Limaj etj., pos tjerash është fakti se pluralizmi i tyre politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çfarëdoqoftë. Ndërkohë që ata janë të aftë te hedhin poshtë secilin nihilizëm radikal, si dhe komoditetin e një relativizmi ose instrumentalizimi politiko – epistemologjik të lirise individuale dhe kolektive si themel kryesor mbi të cilin gjithçka ngritët ose ndërtohet në të mirë të njeriut, populit (kombit), shtetit dhe shoqërisë.

Revista Drini: Agron, nganjehere sikur nuk pajtohem fare me qendrimet dhe konceptet tuaja të ngurtësuara ose pesimiste që kanë të bëjnë me ju si person ose individ dhe aq me pak me ato lidhur me disa lider historik te popullit (kombit) dhe atdheut tone si Dr. Ibrahim Rugova etj. Pse (perse) ndodhe kjo tek ju?

Agron Shabani: Une jetoj dhe krijoj në mërgim ose emigracion, ku dritat e mendjes, shpirtit ose muzes krijuese fikën shpesh. Ku të gjitha sendet ose gjërat e ndryshme, xhveshen (zhveshen) nga diçka me terrin ose muzgun e parë… Edhe ti (une) bashkë me to… Duke u endur si Fremde rrugëve ose koridorëve të huaja i shfaqesh papritur vetes sate në pasqyre …Portreti yt ose fotografia jote që nuk janë më si dikur. Duke i ngjarë një statuje ose përmendoreje të varur mureve të kohës pa kornizë. Mbi tavolinën e punës ndërkaq, qëndrojnë qirinjtë e pandezur dhe një vazo lulesh pa ere që nuk i rriti kurrë si duhet pranvera e dikurshme atdhetare ose vendlindore. Ti rri heshtur, fare heshtur..pranë vazos me lule që nuk i bëri kurrë pranvera, duke e trembur veten me heshtjen tënde që flet, djeg dhe vret. Dhe ti prap sikur meton t’i flasësh ose thuash disa fjalë mbi artin, kulturën, letërsinë, politikën, diplomacinë etj. Duke mos e pranuar pra disfatën ose dorëzimin e parakohëshëm në luftë ose ne një perballje të vazhdueshme infermale ose cikiliko-enciklike me fatet e jetës dhe ligjet e natyrës.  Duke ngritur dolli si gjithë të tjerët, apo si shumica e mërgimtarëve, me gota të zbrazura ose fare bosh. Sepse, të mbytë ose përvëlon etja e njohur atdhetare ose vendlindore! Aty janë edhe fjalët e djegura në maje të gjuhës të cilave u mungon nektari ose lëngu i njohur i lirisë, dashurisë, bukurisë dhe krenarisë atdhetare ose vendlindore. U mungon gjaku, palca, limfa.

Nganjehere shkruan, mendon ose mediton edhe mbi “figurat supreme” ose “madhështore” që i zotëronin dikur edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit! Atëherë pra kur së bashku me kokat e përulura dhe fare bosh që nuk i prente kurrë tehu i shpatës, zgjatej ose shtrihej qafa e tyre poshtë krahut të së cilës atëbotë preheshin tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë.

Edhe mbi ato mjekrra të rëna (varura) ose zhytura në gjoks….Mbi lapërat e zgjëruara të hundës dhe ato “flegëra të njoma” të buzëve ku mekej zëri dhe dridhëshin fjalët e pathëna në një kohë kur vjeshta dhe dimri ishin stinët më të shpeshta, ndërkaq pranvera dhe vera vinin shumë rrallë. Si për të mos i bërë as rritur kurrë lulet e munguara në vazon ose kopshtin tonë atdhetar ose vendlindor. Kështu që , ti shkruan, flet ose mendon me nota pesimiste ose kritike edhe për Dr.Rugovën dhe te tjerët, duke soditur dhe medituar mbi nektarin e luleve që nuk u bënë dhe s´u rritën kurrë si duhet me dritën dhe diellin e pranverës atdhetare ose vendlindore. Nuk e kam fjalën mbi bimët helmuese ose asfodelte..Jo, por vetëm për lulet e munguara në tryezën ose tavolinën tonë që nuk u mbushë dhe nuk u stolisë kurrë si duhet.

Në të kundërten, s’kemi si si të mos ndjehëmi të lumtur dhe tepër krenar me jetën, vepren ose botën e njohur shkencore, letrare, kulturore, intelektuale ose akademike të Dr. Ibrahim Rugoves kur edhe ai ishte pjese e tyre. Sigurisht.

Revista Drini:  Por ?!…

Agron Shabani: U mor vesh se ne nuk lindëm ose nuk erdhëm në këtë botë për të ditur dhe për të fituar gjithëçka. Jo. As Dr. Rugova, as Akademik Mark Krasniqi ose Akademik Rexhep Qosja, z. Demaçi etj. Dakord. Por, ne duhet arrirë dhe fituar gjithëçka ose çdo gjë me forcat tona. Dhe, jo duke shpotitur ose ngarendur të përulur dhe kokëposhtë pas mëshirës ose lëmoshës së huaj. Pa ua ditur gjërave ose ngjarjeve monumentale ose historike (sic ishte lufta clirimtare dhe patriotike e UCK-s)-vlerën ose kuptimin. Sidomos lirisë, heroizmit, patriotizmit dhe krenarisë së njohur atdhetare ose vendlindore.
Se këndejmi, në luftën, kampionatin ose maratonën e njohur të lirisë dhe pavarësisë së gjithëmbarshme shtetrore, nacionale dhe politike: thonë se të urtit, të diturit dhe trimat ose heronjtë e vërtetë, ndoçën yllin e dritës e lirise individuale e kolektive dhe shkëlqyen duke e braktisur idenë për t´u bërë “dikushi” ose “dikushat”!

Revista Drini: Me fjalë të tjera kjo do të thotë se ?...: 

Agron Shabani: Në këtë frymë, ne mund t’i urojmë të urtit, trimit dhe të diturit jetë të gjatë dhe shumë suksese të reja në botën ose karrierën e tyre nën lutjet dhe sloganet e njohura: Qofshi gjithëmonë të lumtur, ballëlartë, faqebardhë si dhe me mendje te ndritur ose pjellore!

Revista Drini: Thuhet se bazat hyjnore ose profetike të popullit ose kombit, ndodhën ose ekzistojnë në brendinë e heroizmit dhe sakrificës së tyre individuale dhe kolektive?

Agron Shabani: Sigurisht se po. Është interesante dhe jo pak e befasishme se si ish bashkpunëtorët e tij, i harruan ose nxorën jashtë ligjit ose etikës së tyre intelektuale dhe profesionale, fjalët lapidare ose emblematike të Dr. Rugovës kur tha dikur se shkrimtarët dhe ushtarët janë gjithëmonë pranë tokës. Kështu mendonin dikur edhe Platoni, Aristoteli, Hegeli, Shopenhaueri, dhe shumë të tjerë.

Revista Drini : Kjo do thotë se dikush mund të jetë shkrimtar, shkencëtar, kulturog ose celebrues i shkëlqyer i artit, kulturës ose letërsisë, por lider ose politikan i gabuar. Apo, z. Shabani?

Agron Shabani: Në kohë krizash ose fatkeqësishë të ndryshme individuale dhe kolektive, të flasësh ose të shkruash mbi poezinë, artin, kulturën ose letërsinë, është makabritet ose një akt i shëmtuar., tha dikur filozofi  dhe sociologu i shquar gjerman, Theodor Adorno i cili në bashkëpunim me mikun dhe kolegun e tij gjenial, Max Horkheimer; në kuader të “Dialektikës së Iluminizmit”, asokohe i bën të qarta dhe tepër transparente shkaqet ose motivet e ndryshme iracionale, makabre ose groteske të fatkeqësive ose katastrofave të ndryshme njerëzore ose qytetare-politike. Ata gjetën ose zbuluan në këtë kontekst një ndër shkaqet themelore ose ambivalente, në konceptin e arsyes instrumentale ose arsyes subjektive. Në këtë frymë, Adorno dhe Horkheimer, në kuader të “Dialektikës së Iluminizmit” në radhë të parë kishin për qëllim përshtatjen ose aklimatizimin e njeriut me ligjet dhe racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive). Ishte pra një tendencë ose tentativë e njohur skolastike dhe metaestetike e filozofëve ose përfaqësuesve eminent të Shkollës Elitare të Frankfurtit për një zhvillim ose proces evolutivë dhe çmitizues te atyre shkaqëve, indikatorëve ose predikatorëve të ndryshëm determinant ose paradigmatik të cilët e prodhojnë të kundërtën e tyre.
Një mitizim ose iracionalitet tjetër të ri, akoma më të qëndrueshëm, më të rezistueshëm dhe më të rrezikshëm se sa ai i pari. Atë të arsyes instrumentale ose asaj subjektive. Këtu zatën qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi kritik në raport me iracionalizmin. Në pasuesin që flet për “industrinë kulturore dhe politike” në raport me konceptët borgjeze, absolutiste ose aristokratiko-klerikaliste të “kulturës masive”, apo asaj etatisto-egalitariste, ku tharja, përthithja, fosilizimi, intstrumetalizimi, klanizmi, uzurpimi, monopolizimi, relativizmi dhe konsumimi i edukatës dhe kulturës së gjithëmbarshme shtetrore, nacionale dhe politike, gjegësisht, reduktimi, unilateraliteti dhe monodimensionalteti i tyre,  shihen si rrjedhojë ose pasojë e një sundimi (administrimi) të egër, ose tepër brutal dhe negativë nga ana e autoritetit (regjimit) ose totalitetit social dhe politikë, në funksion të logjikës së fitimit dhe mashtrimit te vazhdueshem ose permanent, me narrativin ose mundësinë e njohur bizantine, ortodokse ose heterodokse, për t’iu përgjigjur ligjëve, trendëve, standardeve, nevojave ose kërkesave të ndryshme fetare, kulturore, politike, ushtarake, diplomatike, sociale, ekonomike dhe të tjera të shtetit dhe shoqërisë me anë të eksplatimit (shfrytëzimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit-përmes shitjes, lecitacionit ose ankandizmit te tyre në “tregun global të vlerave dhe kapitalit botërorë ose universal”! (…)
Duke prodhuar ose fabrikuar ndërkohë muzikë ose “melodi” funebre me kompozime dhe instrumente autoritare, makabre ose totalitariste të cilat nuk kanè asgjë të përbashkët me kodin dhe unitetin e njohur etik dhe estetik. Dhe, aq më pak me kodin dhe unitetin e njohur teorik dhe praktik si dhe me “orkestrën” ose “kompozicionin” e marëdhënieve, raportëve ose konstelacionëve të njohura botërore ose ndërkombtare.

Revista Drini : Dhe, politika ose diplomacia e sotme kosovare?

Agron Shabani: Rasti i politikës së sotme ose diplomacisë kosovare, është një shembull ose ilustrim i qartë se si hedonizmi, alkimizmi, fetishizmi ose utopizmi i njohur politik ose diplomatik, patjetër çojnë në degradim ose në një regresion të përgjithshëm ose total. Duke i kontribuar kështu përforcimit të vazhdueshëm ose permanent të “interegnumëve kohore” ose “status quove” të ndryshme ushtarake, politike, diplomatike dhe të tjera në raport me Serbinë ose dikë tjetër atje si një “fat i paevitueshëm” ose “permanent” për Kosovën dhe shqiptarët!
Ndërkohë që substituimi ose zëvendësimi aparent, atavist ose transparent i një “modeli”, “koncepti” ose diskursi të pushtetit (qeverisë), politikës së jashtme ose diplomacisë kosovare me një “model, koncept ose diskurs tjetër” në kuader të një politike dhe diplomacie komerciale, karieriste, profiteriste, klanore, tribale, rurale ose provincialiste në Kosovë, në të vërtetë janë vetëm recidivë ose një riprodhim i  vazhdueshëm ose sistematik i po atyre marëdhënieve, raportëve, makinacionëve, instrumentëve, kthetërave, fiksioneve ose dogmave të njohura autoritare dhe totalitariste të ish regjimit kriminal dhe gjakatar të Millosheviqit që i ruajnë dhe trashegojnë aparatin dhe metodat e njohura udbiste ose staliniste të shantazhit dhe komplotit në esencën (substancën) ose tërësinë e tij.

Revista Drini : Per fund, sa ka subjektivizëm në objektivizmin intelektual dhe profesional të Agron Shabanit ose anasjelltas?

Agron Shabani: Po aq sa kanë nevojë bota e sotme shqiptare ose kosovare për të “vërteta absolute”, po aq mund të ketë edhe subjektivizëm objektiv ose objektivizëm  subjektiv në punën ose angazhimin tim praktik dhe teorik. Kjo përsa kohë që e vërteta të bëhet relative.

Në fund: Vet fakti se këtë bisedë ose intervistë e zhvilloj me një personazh ose personalitet të njohur të gazetarisë ose publicistikës shqiptare në Kosovë, siç jeni ju në njërën anë, si dhe për një medium të repektuar kulturor dhe informativ siç është mediumi juaj, në anën tjetër: Kjo nënkupton se në çdo pëgjigje të pyetje tuaja, me tepër kam qenë objektivë, se sa subjektivë ose sugjestivë. Apo...!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat