Skandali i një ‘non-paper’ të prodhuar në Beograd

Opinione

Skandali i një ‘non-paper’ të prodhuar në Beograd

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 5 shtator 2021 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Pas disa non –papers, që dolën dhe silleshin vërdall rreth Kosovës, tani na doli edhe një si i papritur për ne, mbase jo për Serbinë ?! Kështu në Beograd doli një ”non–paper”, në formën zyrtare institucionale nga Serbia. Për ndryshim nga të tjerët ky ”non–paper” do të qëndroj gjatë në Serbi , së paku për një vit ngase qëndron në një tekst shkollor të filloristëve në Serbi. Ky lëshim që në Beograd u vlerësua si skandal, apo si një skandal i paramenduar?!

Enti shtetëror i teksteve në Beograd ka ndarë Kosovën nga Serbia!

Ky ”non–paper”, qëndron në hartën e librit shkollor për klasën e shtatë! Dhe kjo nuk ishte e tëra – dhe jo se e pranojnë nga enti gabimin. Enti mbrohet me atë se “ajo që mund të shihet me sy, qartë tregon se paraqet simbolikën e territorit të Serbisë”,e jo për hartën, duke e bërë të bindshëm ndarjen e Kosovës nga Serbia, kjo si pjesë përbërëse e arsimit të filloristëve tanë, thonë në reagimet në Beograd.

Kështu në librin “Naš klas”, i botuar në 2020, i lejuar nga komisioni i Entiti për arsimim dhe edukim (ZUOV). Në leksionin ku nxënësit mësojnë mënyrën e prezentimit në gjuhën ruse, janë paraqitur dy globe, në njërin qëndron harta e Rusisë në të kuqe dhe në tjetrin harta e Serbisë, ku Kosova nuk qëndron në te. Drejtori i Entit, akuzave, i ështe përgjigjur portalit “Kurir”: se “…ne nuk po shohim mirë”.

Ndaj vrejtjeve që i kishin ardhur Entit për librin "Nash kllas" ku tregohet Serbia pa Kosovën. Enti e mohon fuqishëm se kjo nuk qëndron. Nga Enti pohojnë se kufiri nga jugu ku tregon përkufizimin me “Kosovë dhe Metohi” dhe Maqedoninë e Veriut është treguar vetëm si simbolikë dhe e treguar ashtu si “qëndron në jetën reale” e thonë nga Enti.

Megjithatë, ministri i arsimit Branko Ruzhiç,kishte kërkuar që ky gabim menjëherë duhet korrigjuar. Dhe se për këtë ka lëshuar urdhëresën për Entin e teksteve, kishte deklaruar për Kurir.

Por, ajo që u dhemb në Ministrinë e Arsimit të RS dhe Qeverisë, është deklarata e Institutit për zhvillimin e programeve dhe teksteve (ZUOV).

“Tani Enti ynë, bazuar në nenin 41 Ligjit për tekstet shkollore, do formoj komisionin prej tre anëtarëve, nuk do thotë të jetë në përbërjen e njëjtë që ishte si dhe komisioni cili ka lejuar tekstin. Ky komision do ketë afatin prej 30 ditësh të jap mendimin, dhe po të vlerësohet se ka të bëjë me lëshime, botuesi në afat prej 10 ditëve pune duhet të bëjë.

Megjithatë teksti apo libri do përdoret nga fillimi i vitit të ardhshëm shkollor, po ky i njëjti, aktualisht, do përdoret gjerë në përfundim të këtij viti shkollor. Po, edhe komisioni të vendos tërheqjen e këtij teksti shkollor, megjithatë i njëjti do përdoret gjerë në përfundim të këtij viti shkollor”.

Dhe nga ky libër jep të kuptohet, nga të mësuarit e gjuhës ruse, jo se në Serbi nuk mësohet edhe gjuha angleze dhe ajo franceze, tregon lidhjen tradicionale serbo-ruse. Se Serbia në vazhdimësi në politikën e jashtme ecte në dy binarët, atë të lindjes dhe perëndimit. Një ditë Serbia edhe mund të bëhet guberni e Rusisë.

Ky qe skandal, që ngjan në non-paper, qëndron për opinionin publik në Serbi, jo për ne në Kosovë. Dhe mund tu shërbej në Serbi për të përgatitur opinionin dhe ngulitur në mendje se ky “Skandal” qëndron, ashtu si thonë nga ZUOV kjo “qëndron në jetën reale”– se Kosova tani më është shtet i pavarur dhe sovran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat